E enjte, 07.11.2024, 05:13 PM (GMT)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Rrëshqitja

E enjte, 22.02.2018, 06:52 PM


Shyqyri Fejzo

 

Rrëshqitja (Sipas nje barcelete)

 

Lajmi u përhap rrufe

Në mëngjes në atë fshat

“Ndryshe do rrëfehemi ne

Për mëkatet” thanë grat

Porosit prifti ynë i mirë

“Kur mëkatet do të tregoni

Kur mëkatoni me dëshirë

“Rrëshqita” do të më thoni

Gratë u kënaqën shumë

Se si do bëhej rrëfimi i ri

“Rrëshqitjet” u shtuan lumë

Prifti i dëgjonte me zili

Priftin një ditë e transferuan

Një tjëtër në kishë po vinte

Me të riun që e ndërruan

Ai “Rrëshqitjen” nuk e dinte

Filluan gratë avazet e vjetra

Njëra:”rreshqita tri herë”

“Katër herë” ia prêt tjetra

“ Rrëshqita vetëm pesë herë”

Prifti i ri fort u alarmua

“C’është kjo hata e vërtet?

Cfarë po ndodh kështu me mua?

Të jap alarm, se faji më mbet

Te kryetari i komunës shkon

“Shtroni ato rrugë, o zotni”

Me shqetësim i raporton

Të dëgjosh si ankohen gratë ti!”

“E keqe e madhe në këtë fshat

Si në dimër dhe në verë

Shumë po na rrëshqasin grat

Jot shoqe ka rrëshqit pes here.”

 

Drejtësia

 

Zihej rakia, kërciste oxhaku

Mes ortakëve valonte dajaku

Varda, njëri-tjetrit ja mbanin

Donin të ndanin kazanin

Rrefenja thotë, te kadiu shkuan

Për ndarjen e re drejtësi kërkuan

Kadiu që e mban “drejt sherjanë”

Me të shpejt e hapi davanë

Flet kadiu; “erdhët te unë?

Njëri merr kapak e tjetri fundë

Ti që bëre davanë

Merr në prapanicë dhe llullanë”

Kohët shkojnë e kohët ngjajnë

Gjykatat gjithnjë një turi kanë

Miqt e mi sa herë bëjnë dvanë

Sot,kanë marrë vetëm llullanë

Dashuri

Haha

Uau

I mërzitur

Kostumi i vërtetësisë

 

Kur budallait shpata ju dha

Hata ka qënë me të vërtet

Po ka ndodhi edhe më të mëdha

Kur të pandershmit ju dha pushtet

 

Përgjërohen në popull kur duan vota

Bëhen vaj në emër të drejtësisë

E di njerzia po e mëson dhe bota

Me astar gënjeshtre kostum i vërtetësisë

 

Martesa bashkëkohore

 

Dihet martesa, rrit mirësinë

Si ajo nuk ka ende një të dytë

Që shton pa rreshtur popullsinë

Ndaj në  shekuj ruhet si sytë

 

Martesa me bazë dashurinë

Shumë cifte me të shijojnë jetën

Disa lidhen me bukurinë

Të tjerë shikojnë vec kuletën

 

Në këtë mes “ndrit” një model

I martesës së sotme bashkëkohore

Më i bukur e bindës tani po del

Me burrin “shurdh” e gruan “qorre”

 

Le ta shoh nënën pa burrë…

 

Në gjith mitingjet e vendit

Nuk ju mbyll goja kurrë

Rrahu gjoks para kuvendit

“Për Shqipërinë baba jam unë”

 

Merr zotim për “ligjin e drunë”

I ndodhi si qenit, balobardhit

Kur hallkën në qafë i vunë

Mbushi purthë vrimat e gardhit

 

Të parë Lulin sot nxjerr esber

Si tellall njoftoi dhe botën

Prapa tij na mbeti sufler

“Ja, dhe Lulit i vodhën votën”

 

Po kjo nuk  ka ndodhur kurrë

Nga shumica sot një betim ka

“Le ta shoh nënën pa burrë

Pa le të mbetem pa baba.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora