E hene, 14.10.2024, 06:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Vjollca Pasku: Fat i dhimbshëm

E shtune, 24.02.2018, 07:28 PM


Vjollca Tiku Pasku

FAT I DHIMBSHËM

Sapo kisha mbaruar pushimet në vendlindje dhe mora avionin drejt Perëndimit, ku unë kisha krijuar jetën time të re. Ishte muaji shkurt me të ftohtin dhe ngricat, kur njerëzit nuk lëvizin shumë nga shtëpitë e tyre të ngrohta. Avioni ishte pothuajse gjysmë bosh, po ashtu pa njerëz ishte edhe radha e karrigeve ku u ula.

Vura re pak me tej, dy fëmijë, një vajzë katër vjeç, me flokë të gjatë e të verdhë, me sy bojë qielli, ku dukej sikur vet kaltërsia lëvizte brenda syve të saj dhe i vëllai gjashtë vjeç, i veshur si një marinar i vogël luanin të gëzuar. Hera herës ata vinin drejt meje, më shikonin duke buzëqeshur dhe iknin përsëri drejt prindërve të tyre, të cilët ishin ulur në radhën përpara. Vajza e vogël, e veshur me një fustan rozë të trashë, me dopjo pullë të zezë, me një kapele të zezë dhe me geta të trasha, dukej e gëzuar dhe nxirrte here pas here nga çanta e saj e vogël, një pasqyrë me të cilën shikohej vazhdimisht.

Mbylla sytë, ndoshta nga dëshira për të ndenjur në një gjendje prehjeje. Por papritur zëri i tyre më erdhi lehtas, të dëgjoj gjithë bisedën e tyre:

-Kemi ndalesën në Frankfurt pastaj direkt në Francë,- thotë gruaja.

-E di, - thotë i shoqi. - Ne po shkojmë atje, po pse mos t’i japim të dy fëmijët, t’i adoptojë çifti i pasur, që na erdhi në shtëpi?... Fëmijët do kenë aty një të ardhme të madhe...Shtëpia jonë është gjithë igrasi, muret e tavanet të rënë, buka na mungon shpesh, po ashtu, rrobat e ngrohta për dimër... Të gjitha këto, do u plotësohen nga familja e pasur...

-Jo, jo, më pikon në zemër kur e mendoj, -tha ajo.

-Atëherë, përse po vemi ne? Kur gjithçka e kanë paguar ata, udhëtimin, rrobat, të gjitha të mirat që kemi tani..

-Të shohim një herë, - tha ajo e pa vendosur.

- Pse nuk mendon pak më thellë, ata janë njerëz të dashur, do të na ndihmojnë të bëjmë letrat, të gjejmë punë dhe të jetojmë në Francë.

-Ku e di ti, që do na ndihmojnë, e do bëhemi me letra. Mos vallë ata janë kaq budallenj, te harxhohen kaq shumë...Ne po të kemi mundësi të punojmë, nuk i japim fëmijët për adoptim, edhe sikur me flori të na peshojnë...

-Mirë, po pa më thuaj, kemi ne mundësi tjetër?!.. Të dy jemi pa punë, me paratë e asistencës paguajmë vetëm korentin. Shpesh nuk hamë vetë dhe ua japim fëmijëve bukën tonë dhe ata përsëri kanë uri...Si do rriten ata me një vakt bukë thatë, e shumta dy... Harrove kur u sëmur vajza, me kë shkove fjete, vetëm për ilaçet e vajzës... Unë ta kam falur me dhimbje, por jam burrë dreqi e mori... Tani kemi një shpresë... Po të jemi dakord të dy, besoj të na shkojë mbarë...

Sakaq, zëri i altoparlantit lajmëroi zbritjen. Të dy fëmijët u ulën dhe lidhën rripat e sigurimit.

Teksa unë ndjeja brenda vetes me dhimbje, dy zemrat e vogla, që fluturonin nga gëzimi, se kishin të mira që nuk i kishin parë asnjëherë ...Ndjeja dhe atë zemër gruaje që ishte gati të shpërthente si bombë. U nisa përpara duke i lënë të katër pas vetes ... Por për një moment ktheva kokën prapa padashur. Ajo po gëlltiste lotët e saj, ndërsa i shoqi e mbante për krahu, duke vazhduar rrugën drejt shtetit tjetër...



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora