Kulturë
Pal Neçaj: Elegji për mësuesin Gjon Jaha
E diele, 25.02.2018, 12:13 PM
ELEGJI PER MESUESIN GJON JAHA
Nga Pal Neçaj, NY, USA
Zilja bie, telefonin hapa,
Jam shokuar nga lajmi i rende,
Thon'jete ka ndrruar Gjon Jaha,
S'mbaja lotet, zemra u be plage,
Koleg dhe miku im ne dekada.
Ne njeri tjetrin patem uruar,
Per Krishtlindje edhe vitin e Ri,
Askush vec Zotit, s'kishte menduar,
Shkurti do t'i merrte jeten Atij,
PISHTARI-DRITE, u fike, u shua.
Perhapi drit'e dije ne brezni,
Frymzonte nxenesit gjithpasion,
Burr'i urte, gojembel ne shoqeri,
Ne t'gjitha shkollat ku ai punoi,
Kulture dhe vlera n'tere Malesi.
Ndigjon mali Korja, koken uli,
"Lulja permbi gur" lote vesoi,
Ka vdek'mesuesi nga Merturi,
Edhe Valbona me shum'ushtoi,
Qau Shengjergji ku lindi burri,
Shkolla Geghysen, Pac edhe Llugaj,
Ne shejzie, mesimin e ndaloi.
Vlerson Tropoja, nderon Tirana,
Qindra qytetar' nga mbar'Shqiperia,
Ne vepra do t'jetojne Gjon Jaha,
Nxensit n'zemra, s'harron shoqeria,
Qytetarsimbol e ruan Babruja,
Dhe, ne "Librin e Nderit" Ministria.
I dhan'lamtumiren mesuesit ralle,
Miq'e t'aferm, shume te piklluar,
Femijt'e tij duhet te jene krenar,
Gjoni, ish dhe mbetet, igjithrespektuar,
Ju la Ze t'Mire dhe "Faqen e Bardhe".
Sa t'jete Shengjergji, Nikaj-Merturi,
Dhe, te lulezojne "Bjeshket e Bardha",
Nuk harrohet ai sokol burri
Do t'kujtohet mesuesi Gjon Jaha.
-Per ZemraShqiptare, nga Nju Jorku Shkurt 2018-