Kulturë
Demir Krasniqi: Kosova në zemrën e Bill Klintonit
E diele, 25.02.2018, 11:47 AM
KOSOVA NË ZEMRËN E BILL KLINTONIT
Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi
Moj Kosovë, Kosova trime –
Nga çdo anë po t’ vinë urime !
N’ 10 – vjetor të Pavarësisë –
T’ vijnë urime të fatbardhësisë !
Moj Kosovë , kala kreshnike –
Prit urime nga vendet mike !
Të urojnë e t’ përgëzojnë ,
Çdo të mirë të dëshirojnë !
Urimi i parë nga vendet mike –
Ty , të vjen prej Amerike !
Ish presidenti Bill Klintoni –
Ta dërgon prej Vashingtoni !
Bill Klintoni – një burrë me emër ,
Thotë :” Kosovën e mbajë në zemër !
Kudo t’ rri e kudo t’ shkoj –
Kurrë Kosovën nuk e harroj !”
Bill Klintoni , thotë n’ formë intime :
“Për Kosovë ruaj shumë kujtime !...
Vend t’ veçantë ka n’ zemrën time –
Me respekt dhe shumë nderime !...
Për Kosovë kam shumë respekt ,
Jam mirënjohës si President
I Shteteve t’ Bashkuara të Amerikës –
Që i ndihmova Kosovë – mikës ! ...
Për një të ardhme n’ prosperitet –
Që kërkohen për një shtet !
Të rrugëtojë drejt aleancës ,
Të lirisë dhe tolerancës !...
Gjatë dekadës në pavarësi ,
Janë dashtë hapa me rëndësi –
Për ta kuptuar ardhmërinë
Dhe për ta gëzuar lirinë !...
Këtë mundësi duhet ta shfrytëzoni –
Drejt përpara që të shikoni ,
N’ rrugë të mbara që të kaloni ,
T’ gjitha sfidat t’i tejkaloni !...
Unë vazhdoj për të besuar –
Se Kosova ka merituar ,
T’ jetë anëtare e plotë me plan ,
Në Bashkimin Evropian !...
Kosova pa pikë t’ inatos –
Do të jetë anëtare e NATO-s !
Do t’ jetë n’ hap përparimtarë –
N’ Komunitetin Ndërkombëtarë !”...
Kështu na këshillon Klintoni :
“Miqtë tuaj n’ botë t’i nderoni !
Të vazhdoni e të punoni –
Konfliktet e së kaluarës t’i harroni !”...
Bill Klintoni , fjalë ka qua :
“Me juve dua me u bashkua ,
10 – vjetorin me e festua ,
Pavarësinë me e gëzua !”...
N’ fund t’ urimit , Klintoni thotë :
“Jam i lumtur për jetë e mot !...
Gjithmonë do t’ jem i nderuar –
Që pata shansin për t’ ju ndihmuar !...
Punës mbarë për t’ ia filluar –
N’ rrugë të mbarë për t’u drejtuar !
Shpresoj t’ jem gjallë edhe një kohë –
N’ shtëpinë tuaj , t’ lumtur t’ ju shohë !...
M’ uron zemra ditë e natë –
Që të keni jetë të gjatë ,
Si n’ qytet , ashtu në fshat ,
N’ punë të mbara paçi fat ! “