E enjte, 25.04.2024, 08:42 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Ndarja e VV-së

E enjte, 08.02.2018, 07:09 PM


Ndarja e VV-së, ndarje e "shapit nga sheqeri" apo fundi i një alternative për ndryshim!?

Shkruan Florim Zeqa

Ashtu siq e kam cekur edhe më herët, fuqizimi i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit nacionale të 11 qershorit të vitit të kaluar ishte surpriza më e këndshme dhe shpresa për një ndryshim jo aq shumë të dëshiruar nga popullata, por si e vetmja mundësi për largimin e së keqës së instaluar në këtë vend tani e 19 vite më parë.

Lëvizja Vetëvendosje si subjekti më i madh politik, i pasprovuar deri më tani në qeverisjen qendrore kishte mbetur shpresa e vetme për ndryshimin e kursit qeverisës në vendin tonë.

E kam thënë edhe në një rast, po e përserisë prapë, tërheqja e zotit Albin Kurti nga posti i kryetarit të VV-së ishte akt i pamenduar mirë, konseguencat e të cilit veprim po i vuan sot VV-ja, me ç'rast Kurtit i doli gjithçka nga kontrolli!

Mbajtja e zgjedhjeve në mënyrë të përshpejtuar brenda këtij subjekti politik  e solli  përseri Albin Kurtin në kreun e VV-së, por jo edhe fuqinë politike që kishte më parë dhe as rikthimin e namit të VV-së së dikurshme.

Rrugëtimi i Albinit

Enigmë mbetët fakti, se si do të funksionojë VV-ja pas ndarjes së fundit, a do të mbetët edhe më tutje organizatë apo do të profilizohet si parti politike e qëndres së majtë!

Po ashtu enigmë mbetët edhe kredibiliteti i udhëheqjes së re të VV-së! A u nda "shapi nga sheqeri" apo jo pas largimit e të "klonuarve" të Albinit nga ky subjekt!?

Të larguarit (të "klonuarit") nga VV-ja, të cilët deri dje, përveq imitimit të idhullit të tyre (Albinit) në gjeste dhe veprime (lëvizje të duarëve), mundoheshin edhe të imitonin edhe mimikën e tij, tani pas largimit edhe pse po mundohen ta bëjnë të kundërtën, megjithatë nuk po mund i heqin veset e pjekura në trurin e tyre.

Qytetarët, tani e kanë akoma mëse të vështirë t'i besojnë Albin Kurtit në rrugëtimin e tij, e aq më pak të "klonuarëve" të tij, tashmë të distancuar nga konceptet politike të Albinit, anipse vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtit binarë ideologjik të idhullit dhe mentorëve të tij politikë.

Pavarësisht faktit të rikthimit të Albin Kurtit në krye të VV-së, tani i kemi dy degëzime të të njëjtit krah ideologjik dhe në asnjë rrethanë VV-ja nuk është dhe nuk do të jetë ajo që ishte më parë, shkaku i humbjes së kredibilitetit në opinionin publik pas zbardhjes së përgjimeve të klanit COCA COLA ZERO.

Tani, fati i VV-së është në doren e prokurorisë për zbardhjen e prapaskenave të klanit të inkriminuar COCA COLA ZERO, nga e cila do të bëhej e mundur ndarja përfundimtare e "shapit nga sheqeri" nga kjo organizatë.

E përbashkëta e LDK-së dhe VV-së

Vetëm pas pastrimit të plotë nga të inkriminuarit, korruptuarit dhe grupet e interesit të lidhura me mafio-oligarkët ekonomik, VV-ja mund të rimarrë veten, gjegjësisht fillimin nga pika zero, ndryshe çdo neglizhencë në ndarjen e "shapit nga sheqeri" në këtë organizatë, përveq humbjes në kohë, këtij subjekti do t'i kushtojë përveq humbjes së primatit të partisë më të madhe në vend, edhe me rënje të vazhdueshme në elektorat, ngase në klanin COCA COLA ZERO janë të infiltruar njerëz nga shërbime të ndryshme sekrete, të cilat qëllim kryesor e kanë jo rrënimin e VV-së si subjekt politik, por dobësimin e forcave kreative në vend, zvogëlimin e opozitarizmit dhe eleminimin e zërave ndryshe në vendin e padrejtësive të mëdha të quajtur Kosovë.

Përfundimisht, skenari i atyre që shkaktuan çarjet dhe përçarjet deri në ndarje të VV-së, ishte shuarja e të vetmes alternativë për ndryshim. E vetmja alternativë për faktin se LDK-ja, që ishte alternativa reale për ndryshime pozitive në vendin tonë, u katandis keq me koalicionet qeverisëse me kapësit e shtetit nga 2007-a e këndej, duke shkelur mbi parimet, qëndrimet dhe vullnetin e elektoratit besnik të frymës rugoviane.

E përbashkëta e LDK-së dhe VV-së qëndron në faktin se futja e përçarjes dhe ndarjes në fraksione u erdhi nga të njëjtit faktorë, përderisa e para (LDK-ja) dy herë u shantazhua përmes pushtetit, gjegjësisht të shantazhimit të dy liderëve të saj, pasardhës të liderit historik Ibrahim Rugova. kjo e fundit (VV-ja) u parandalua të vie në pushtetin qendrorë pas sprovimit në pushtetin lokal.

Sadoqë është i vështirë përafrimi i këtyre dy subjekteve (LDK-VV), është mundësia e vetme për largimin e së keqës nga pushteti dhe defaktorimzimin e plotë të listës "Srpska", gjegjësisht largimin e saj përfundimtarë nga pushteti dhe vendimarrja politike në Kosovë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora