Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Namazi nuk krijon gjenialitet kombëtar!
E merkure, 07.02.2018, 10:16 PM
Namazi nuk krijon gjenialitet kombëtar!
Nga Fahri Xharra
Shqiptaret janë kudo ne bote. Dhe sukseset e tyre ne bote po shihen çdo dite. A nuk është kjo një krenari?
Një sukses te madh e ka arritur edhe shkencëtari Edor Kabashi. Ai ka marre çmimin “ENCALS Young Investigators Award” apo Çmimi ENCALS per Hulumtuesit e Rinj për vitin 2015. 38-vjeçari nga Durrësi u nderua si shkencëtari me i mire i grupmoshës nen 40 vjeç fale punës shkencore te tij ne fushën e gjenetikes, ne specializimin e ngushte te sëmundjes se ALS-se -Skleroza Amiotrofike Laterale.
Ky çmim iu nda ne Dublin nga Amar Al Chalabi, nje nga neurologët me te mire ne bote. Çmimi ENCALS per Hulumtuesit e Rinj ka per qellim identifikimin e shkencëtare me te afte dhe me te zgjuar dhe jepet për kërkime ne çështje te pazgjidhura ne lidhje me sëmundjen ALS”, shkruhet nder te tjera ne motivimin e çmimit për dr. Kabashin.
Por, kush është Edor Kabashi? Ai vjen nga Shqipëria, shkollën fillore dhe te mesme e ka përfunduar ne Durrës, ndërsa ishte viti 1995 kur se bashku me familjen e tij emigruan ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës.
Paramendoni një shami apo ferexhe mbi kokën e Ermonela Jahos !” Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, ka më shumë se dhjetë vjet qe këndon në skena të ndryshme të botës. Këtë fundmuaji ajo do të këndojë në seknat e Akademisë së Muzikës “Opera Company of Philadelphia” tek Kimmel Center, Philadelphia, SHBA.
“E paarritshmja, e mrekullueshmja Ermonela Jaho, sopranoja më e madhe shqiptare e të gjitha kohrave, me interpretimin e saj tronditës të Violetës në Operën Nacionale të Lyon-it, i tejkaloi mbrëmë të gjitha sopranot e epokës së saj. Një imazh, mjafton një i vetëm për të ilustruar « Traviatën » : Ermonela Jaho, më tronditësja, më e zjarrta, më njerëzorja, thjesht njerëzorja e të gjitha heroinave të tij… Timbri i saj i ndritshëm dhe harmonik transmetoi emocione të forta, alternuar me një lojë të brishtë e njëkohësisht sensuale, tronditëse për publikun që e shoqëroi me ovacione të gjata daljen e saj në skenë në fund të shfaqjes.
Po Klajdi Selimi – balerin ?
“Vështirë të mos gjesh Klajdin në ekran po të hapësh këto ditë “Canale 5“ në orën 16.20 kur transmetohet programi “Amici“ i Maria de Filippit. Ai është shqiptari i fundit që ka mbërritur në këtë spektakël dhe i ka mjaftuar shumë pak kohë për ta vënë veten në qendër të vëmendjes. Është jo vetëm më i votuari në klasifikimet e fundit por edhe protagonisti kryesor i të gjitha pikave. Dhe paradoksalisht personazhi më i anatemuar. Të paktën nga rivalët ose pjesëtarët e tjerë të shkollës televizive “Amici“. Polemikat e ashpra e kanë shndërruar atë në një anti-hero. I dashuruar dhe i urryer në të njëjtën kohë. Nuk e gëzon aspak simpatinë e Kledi Kadiut, por me antipatinë e tij ka bërë që të flitet vetëm për të. Përtej të gjitha polemikave, Klajdi Selimi, balerini i ri që vetëm pak muaj më parë është larguar nga Shqipëria për në Itali, është tanimë një nga pretendenët kryesorë për të fituar edhe një edicion të “Amici“ (edicioni i vjetshëm u fitua nga balerini shqiptar, Leon Cino). Pas një sërë shqiptarësh të adhurueshëm si Kledi Kadiu e Ilir Shaqiri, Anbeta Toromani e Tili Lukas, Klajdi Selimi përfaqëson në televizionin italian ndoshta shqiptarin tipik, atë të vërtetin, që është edhe arrogant, edhe simpatik; edhe egoist, edhe bujar; edhe dinak, edhe kinse naiv. Është ky shqiptari që italianët hasin më shpesh dhe më në fund kjo tipologji mbërriti edhe në televizion si për të testuar në janë vërtet kaq të dashur me shqiptarët italianët sa ç‘duket në “Amici“? |
Imagjinoni sikur Saimir Pirgun ( tenor ) ta mbyllnim në errësirën e prapambetjes !
Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu dhe koncert recital në Merkin Concert Hall me këngë nga albumi i tij i fundit “Il mio Canto” “Kënga Ime”. Saimir Pirgu është legjenda shqiptare e muzikës botërore i cili ka rrëmbyer zemrat e artdashësve të shumtë në botë. Zëri i tij tërhoqi qysh në momentet e para të karierës së tij Luciano Pavarotin, Luanin e skenës siç do ta quajë vetë Saimiri dhënë në një intervistë per TV “Alba Life” në New York. Vetë Pavaroti ka thënë se: “It is so important for people at a young age to be invited to embrace classical music and opera”, që përkthehet: është shumë e rëndësishme për njerëzit në një moshë të re që të ftohen për të përqafuar muzikën klasike dhe operën. Dhe Saimiri e pati këtë fat të mrekullueshëm në jetë
Po sikur Detina Zalli ti nënshtrohej proagandes se imamëve te Fierit ?
Detina Zalli shkencëtare e Harvardit
Detina punon në Universitetin e Harvard si shkencëtare dhe lektore në fushën e cell biology/biochemistry.Ajo gjithashtu ka filluar projektin We Speak Science Worldwide, projekt shumë interesant me shumë shqiptar nga vende të ndryshme të botës.Detina rreth vetes në këtë projekt ka mbledhur doktor dhe kërkues shkencor për të informuar publikun me më të rejat e shkencave mjekësore.
Nga ku mendoni se vjen fuqia e këtyre qe i përmenda ?
Pse nuk i lejojmë fëmijët që fuqinë e tyre ta kenë nga inspirimi që e kanë. Pse nuk lejojmë që fëmijët tanë të thonë të njëjtën si Detina Zalli “ Ndonjëherë më duket se kam një rreze brenda vetes që dua ta shpërndaj sa më shumësi një inspirim tek të rinjtë, një rreze shprese, një rreze drite për të ju thënë atyre se ju jeni njëjtë si unë. Nëse ia dola unë, ju nuk jeni asgjë më pak se unë dhe për këtë e di se mund t’ia dilni edhe ju si unë.” Mrekulli e vetvetes , mrekulli shqiptare .