E diele, 10.11.2024, 05:52 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Florim Zeqa: Rreth sofrës së bekuar dardane

E diele, 12.11.2017, 09:21 AM


U mbajt edicioni i tretë "Darka e Lamës" në Moosburg

Shqiptarët e bashkuar rreth sofrës së bekuar dardane

Shkruan Florim Zeqa

Atë që nuk po mund e arrijnë dot politikanët shqiptarë në trojet etnike, po e realizojnë shqiptarët në Diasporë. Shoqata "Bekim Berisha-ABEJA" ia doli t'i tubojë rreth Sofrës  Dardane shqiptarët nga të gjitha shtetet evroperëndimore e deri në Amerikë.

Të shtunën e 28 tetorit 2017 të gjitha rrugët çonin për Moosburg të Gjermanisë, ku ishte pikëtakimi i mërgimtarëve nga të gjitha shtetet evropiane dhe interkontinentale.

Ishte ky evenimenti i tretë me radhë Darka e Lamës, organizuar nga shoqata shqiptaro-gjermane "Bekim Berisha-Abeja", në kujtim të njërës nga traditat më unikale të kombit tonë, e kthyer në kujtesën tonë, në vjeshtën e vitit 2002 nga presidenti historik Ibrahim Rugova, tashmë të bërë festë tradicionale edhe në Mërgaten tonë, falë shoqatës "Bekim Berisha-ABEJA" në Moosburg të Gjermanisë

Kësaj radhe manifestimi Darka e Lamës filloj në një mënyrë pak më të veqantë, nën tingujt e Kavallit, ekzekutuar në mënyrë mjeshtërore nga rapsodi popullor Imer Kurti dhe deklamimin artistik të zonjushës Mailinda Luan Haxhija të poemës "Lutja për Darkën e Lamës", të poetit Mentor Thaçi.

Me pas, moderatori i këtij aktiviteti, poeti i madh dardan Mentor Thaçi për një fjalë rasti e ftoi të zotin e shtëpisë, kryetarin e shoqatës Xhemajl Hoxha i cili përshendeti të gjithë pjesmarrësit duke ju uruar mirëseardhje në Darkën e Lamës, për të vazhduar me paraqitjen e bukur artistike, të pritjes së mysafirëve sipas traditave popullore.

Surpriza e këtij aktiviteti ishte improvizimi i bukur artistik i një ceremonie të fejesës sipas traditave të lashta, ekzekutuar në mënyrë briliante nga Mentor Thaçi, Sylë Bajrami, Fran Tanushi dhe Xhemajl Hoxha.

Nuk munguan as recitimet dhe vallet me motive nga të gjitha trevat shqiptare. Recitimi i poezisë ,,Gjaku shqiptar" recituar nga Arbesa Kurti u duartrokit gjatë nga të pranishmit, përderisa vallja ,,Drenicase" interpretuar nga Arbesa -Linda -Valentina dhe Dardan Kurti elektrizuan mërgimtarët e shumtë në sallë.

Po ashtu në "Darkën e Lamës" me këngë të mërgimit suksesshëm u prezentuan motrat (vajzat e Kryetarit Xhemajl Hoxha) Doruntina Hoxha Selmanaj dhe Donika Hoxha.

Pas pjesës së parë të programit artistik, arritem tek momenti më kulmor i kësaj mbrëmje, tek shtruarja e Sofrës Dardane, urata dhe nderimi i veçantë për Presidentin Ibrahim Rugova, për njeriun që e riktheu si ripërtërierje në traditën popullore këtë mrekulli të uljes në sofër, të përcjellur ndër shekuj nga brezi në brez, nga gjenerata në gjeneratë.

Ishin të zotët e shtëpisë, kryesia dhe antarët e shoqatës atdhetare "Bekim Berisha-Abeja", që mbushen sofren përplot me ushqime të llojllojshme tradicionale nga të gjitha trevat dardane, të përgatitura nga nënat, gratë dhe motrat tona që sollën gatesa dhe ushqime të shijshme nga kuzhina popullore shqiptare.

Pjesa e dytë e programit vazhdoi me këngë nga rapsodët Lavdim dhe Fitim Bilalli, Imer Kurti me djalin Dardanin, grupi i këngëtarëve të shoqatës "Mërgimi" nga Shtutgarti, grupi i valleve të shoqatës "Iliria" nga Mynihu dhe grupi i pavarur artistik ,,DRENICA’’ në krye me mjeshtrin e muzikës dhe koreografin e shquar Imer Kurti me fëmijët e tij, i cili me përformancen briliante i dha shije të rrallë artistike Darkes së Lamës në Moosburg.

Mbrëmja festive e "Darkës së Lamës" në Moosburg" u përmbyll me një kolazh të gjatë të këngëve patriotike të kënduara nga djemt e rapsodit të mirënjohur Musë Hertica, vllëzërit Ladi e Fita, të shoqëruar nga të pranishmit në sallë.

Nga personalitete që ishin prezent në edicionin e tretë (tradicional) të "Darkës së Lamës", veqojmë: Adem dhe Rita Saliu nga Amerika, Konsulli i Përgjithshëm i Republikë së Kosovës në Mynih z. Naser Idrizi, pastaj konsulli në Mynih z. Ethem Reçica, poeti Musa Jupolli dhe Sokol Ahmetaj nga Parisi, Florim Hoxha mysafir special nga Kosova, Rifat Rugova nga Belgjika, analisti Florim Zeqa nga Italia, Milaim Krasniqi (shoqata "Bavarezo-Kosovare" në Mynih), shoqata "Shën Tereza" nga Altottingu, publicisti Idriz Zeqiraj, poeti Fran Tanushi, veprimtarët Lon Karrica dhe Lekë Preçi, Deli Balidemaj, Bahri Shyti, Maxhun Smajli, Adem Olluri e deri tek mërgimtari më i vjetër Muzli Mahmutaj nga Shaptej (80 vjeçar).

Vlenë për t'u theksuar se i gjithë ky aktivitet u përcjellë nga syri i kameramanit Halil Rrustemaj dhe çdo detaj tjetër nga blici i aparatit të veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare Reshat Murati, promotorit kryesor të këtij evenimenti kulturor, ku falë punës së çmuar e vlerëmadhe në dërgimin e ftesave dhe afirmimit të ngjarjes më të rendësishme vjetore, kësaj radhe në Darkën e Lamës kishin ardhur bashkatdhetarë nga Amerika, Italia, Zvicra, Holanda, Gjermania, Belgjika, Austria, Kosova dhe gjitha lamdet e Gjermanisë.

Simbolika e bashkimit rreth sofrës, nënkupton unifikimin e gjakut ët pastër dardan, nënkupton bashkimin e shpirtërave dhe zemrave për kthimin e besimit për jetë në trojet tona etnike.

Sikurse që e kishim për nderë të festojmë së bashku Darkën e Lamës, këtë traditë të lashtë të popullit tonë, të ripërtërirë nga presidenti historik Ibrahim Rugova, ashtu e kemi për obligim të çojmë në vend amanetin e tij, për një shtet vërtetë sovran dhe demokratik, me simbole kombëtare në vend të dizajnimeve aktuale antikombëtare.

Zoti i bekoftë të gjithë ata që kontribuan me shpirtë e zemër për kultivimin dhe ripërtërirjen e vlerave kombëtare dhe trashëgimisë tonë kulturore në Darkën e Lamës në Moosburg.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora