E diele, 10.11.2024, 06:08 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Selën e vrau 'Besa' në pusi politike

E diele, 29.10.2017, 05:06 PM


SELËN E VRAU “BESA”

NË PUSI POLITIKE

NGA KALOSH ÇELIKU

Selën, nuk e vrau Menduh Thaçi e as huliganët e 27 prillit (2017) në Kuvendin e IRJ të Maqedonisë, që mezi e shpëtoi shqiptari me pak shpirt dhe e nxorri në spital. Selën, e vrau “Besa” në pusi politike pas shpine. “Besa”, që gjatë atyre ngjarjeve të dhunshme në Kuvend, iku në shtëpi. Edhe, atë: nuk e vrau në zgjedhjet parlamentare (2017), platformën e përbashkët të “Tiranës”, por në zgjedhjet lokale me koalicionin e përbashkët me “Besë” për të “fituar” një parti politike shqiptare (BDI -në).

Vërtetë, para kamerave të sigurimit dhe atyre policore e zvarritën për këmbësh e duarsh korridoreve të Kuvendit, por ai nuk diti këto veprime antishqiptare t’i përdori për karrierë politike. Mendja ime ma thotë, se: Sela është patriot i mirë, por nuk është politikan. I hurit dhe kallirit, turr me shkrime publicistike ta shpallnin “hero” shqiptar. Pavetëdije, se dardha e ka bishtin prapa. Thotë, populli shqiptar.

Fatkeqësi e politikës shqiptare: vetëm për interesa karrieriste partiake, personale, familjare e klanore. Mos them, edhe të ulta lokale. Nuk e shoh punë me mend të lësh postin e deputetit popullit dhe të zbresësh në gara lokale për kryetar komune. Fushëbetejën politike, ku më së shumti duhet të dëgjohet zëri i shqiptarëve.

Sela, edhe në këto zgjedhje lokale si politikan me përvojë nga shkolla politike e Arben Xhaferrit, në rrethin e dyt eshtë dashur të dalë vetë si burrat për mejdani pa “Besën” e keqpërdorur të popullit shqiptar e titullin e dramës të Sami Frashërit. Ndoshta, edhe do ta fitonte me forcat e veta politike komunën e Strugës. Punemadhe, edhe nëse në këto zgjedhje e humbëte postin e kryetarit të komunës. Rrezik politik, dihet që do ta paguaj me kokë. Kundërshtarë, kësaj radhe nuk do ta ketë Menduh Thaçin e as BDI -në, por “Besën” me këmbët dhe trutë në legen.

Dëshmi tjetër është ajo se, në prag të zgjedhjeve parlamentare e lokale (2017), Ali Ahmeti përmes mjeteve të informacionit u bënte thirrje partive politike shqiptare: bëhuni bashkë ta fitoni BDI -në! “Politikanët” e arratisur dhe shashtisur të mejdanit asaj kohe, nuk u bënë kurrësesi bashkë për zgjidhjen e Çështjes Shqiptare. Kokë më vete si shqiptarët, njëri i binte këmbës e tjetri patkonit. “Muslimani”, luftonte për Fe e “Vatan”. Në zgjedhjet parlamentare edhe ato lokale dolën krye më vete, mu si ato dy dhitë kryeneqe mbi vig të lumit te Abetarja.

Edhe, pas zgjedhjeve lokale kur e panë, se: që dyja do të përfundojnë bythekrye në fund të hurdhës lidhën “besë”, e bënë koalicionin për ta “fituar” BDI -në. E, jo partitë politike kundërshtare historike nëpër shekuj, që gjithë jetën mbetën në rolin e argatit, ose lypsit te Ura Gurit, matanë Vardarit. Hap politik shumë i vonuar në politikën shqiptare për Nesër, që më veç mbyten në dallgët e lumit malor. Askushi, sot nuk ua zgjatë dorën për shpëtim, t’i mxjerrë nga hurdha.  Shkaku, se: i ndjek prapa historia. Thënja e popullit shqiptar: të mbyturit mos ia zgjatë dorën, po shtyje me të dyja duart në kokë të fundoset në hurdhë, se të tërheq edhe ty mes rrymës ujit të Lumit.

Pjellat kopile të PDSH -ës dhe BDI -së, sotpërsot u pa se, nuk mund të sjellin ndryshime në politikën shqiptare. Aqmëpak, partitë politike me “besë”: Sela dhe Kasami. Partizanët e tyre të dikurshëm “besnik” me poste politike. Ashtu, siç nuk sollën deri më sot pjellat e PPD -ës, që në fillim ishte një lëvizje e jo parti politike.

Menduh Thaçi është i pakalueshëm në djegëjen e “patiotëve”, por jo edhe të politikanëve shqiptar. I dogji gjatë këtyre viteve të ndryshimeve demokratike mjaftë personalitete politike që lindin si “patriotë”, e vdesin si politikanë me “besë”. Politikanë që i përzënë nga partia si dudumë, dhe këto të mësuar me karrigen përmbrapa dhe postet politike, nuk mund të pajtohen me fatin politik, turr në themelimin e partive të reja politike. Përçarjen e popullit shqiptar, ashtu edhe ashtu i përçarë deri në palcë.

Dukuri negative kjo, në politikën shqiptare, që edhe sot e kësaj dite me vite i ngatërrohet popullit shqiptar nëpër këmbë si kërrocë e keqe rruge. Arsye, që edhe nuk mund të dalim nga bataku me këto politikanë të partive politike shqiptare që i patëm dje, dhe i kemi edhe sot ende gjallë në skenën politike.

Edhe Sela, edhe Kasami janë pjella partiake (kopila) me poste politike nga këto dy parti politike në pushtet e pa pushtet (PDSH dhe BDI). Kurrë, deri më sot nuk e kanë vënë në rend dite në Kuvend: Zgjidhjen e Çështjes Shqiptare në Ballkan. Fytyrë politike, që pavetëdije e zbuluan sot nga mbulesa “partiake”: Shamia “politike” dhe ferexhetë e zeza hedhur krahëve me koalicionin politik mes ASH -ët dhe “Besës” për pushtet, për ta “fituar” një parti politike shqiptare BDI -në, që zbriti nga mali.

Fatkeqësi kjo kombëtare, nëse ky koalicon fiton ndonjë komunë shqiptare dhe vijnë në pushtet. Burrat e grave me “besë” përsëri do të na e grushtojnë Babadimrin te “Mavrovasja” në Shkup, si i dërguar i Shejtanit. “Çairin”, edhe katër vite me radhë për Vitin e Ri do të na lënë në errësirë pa drita festive.

Selën si politikan, e vrau “Besa”!...



(Vota: 27 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora