Kulturë
Jusuf Zenunaj: Vetëm maskën kanë të re
E diele, 18.06.2017, 10:12 AM
Jusuf Zenunaj
VETËM MASKËN KANË TË RE
Kaloi një javë e ca ditë,
në shoqëri me të parët
bashkë me brohoritë,
Kudo i shfaqem fotografitë,
në facebook,
në twitter e në gazetë.
Me shpresën për punë,
do ta hedhi "kokërren " unë.
Sot që veshet kanë qetësi,
prapë me gjete moj dro, ti !
Mashtruesit janë si dje,
vetëm maskën kanë të re....
KJO ËSHTË DEMOKRACIA
Në një një vend të lashtë,
në një vend të ri,
sot Kosovë,
dikur Dardani,
Një vajzë në garë
për ne Kuvend ka hy,
jo me plis të bardhë,
por me shami,
sikur t'ish n'Stamboll
apo në Arabi.....
J.Z. 8 qershot 2017
KUSH JANË KËTA ?
Kush janë këta burra
e këto burrënesha,
që japin premtime
e na ngjallin shpresa?!
Dashkan t'i harrojnë
lukset e veta ;
si n'Londër a në Paris
t' na bëhet jeta !
Si nê Tiranë
ashtu në PrishtInë,
vendi do t'lulëzojë
si politikanët që dinë...
J.Z. 7 qershor 2017