E diele, 06.10.2024, 05:25 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Kush do ta udhëheqë Kosovën?

E hene, 22.05.2017, 08:14 PM


MË MIRË, APO MË KEQ, KUSH KOSOVËN DO TA UDHËHEQ ?

Nga Dedë Preqi

Përpjekja për të zhvilluar sensin e një arti dhe për të shikuar gjërat  në një dritë të mundur, është një lloj taktike e mësuar gjatë zotërimit të këtij arti, të cilin do ta shfrytëzonim për mirë, apo për keq gjatë jetës në kushte dhe rrethana të ndryshme. Edhe politikbërjen në Kosovë, shumica e njerëzve e muarën këtë lloj « arti » si një matematikë të thjeshtë, që nuk do shumë përpjekje profesionale e intelektuale, nuk do guxim e shkathtësi politike për ta udhëheqë një shtet, por do, vetëm urdhëra dhe zbatimin e tyre, sipas dëshirave dhe ëndjeve, përmes të cilave do të përvetësonin  kapital edhe brenda një nate në kurriz të popullit dhe shtetit.

Është detyrë e sëcilit qytetarë të Kosovës, që të gjykojë dhe të kritikoj  gjërat e tilla negative dhe shumë të tjera, sepse herët e vonë bëhët fjalë për jetën dhe mirëqenjën e qytetarëve të këtij vendi, dhe sëcili duhet ta pyes vetëvetën me një sinqeritet, kur Kosova do të çlirohet edhe nga këto të kqija që e kanë kapluar, apo kur njerëzit e saj do të kënaqën me jetën e tyre. Kosova nuk është një Kinë e madhe, që nuk i dihen qoshet e saj, por ky vend ka mundësi të punohet dhe zhvillohet brenda një kohe të shkurtër dhe të tërheqë vëmendjen e rajonit dhe botës së qytetëruar, për një vend të zhvilluar dhe të integruar në përspektivat evropiane.

Kosova po vonohet në shumë aspekte zhvëllimore dhe në integrimet evropiane dhe kjo e fundit që i ndodhi me rrëzimin e qeverisë së kaluar, është një predentim që të shpëtojë vetëvetën nga të kqijat që e kanë kapluar, sidomos korrupsioni, krimi i organizuar dhe organizimi i disa grupeve të dyshimta, që janë kundër vlerave të këtij vendi dhe të cilat i kërcënojnë vlerat e jetës dhe dinjitetit njerëzor, për të cilat raste duhet të bëhën përpjekje të vetëdijshme dhe urgjente në pajtim me ligjet e domosdoshme për parandalimin e elementeve të tilla.

Shkalla e fatit të Kosovës, nuk duhet të diktohet përmes diktatorëve dhe njerëzve të cilët shtyhen me bërryla për pushtet, apo komandantëve të luftës, për të cilët duhet të kemi respekt, por siq thotë populli, madje edhe kjo liri, do të ishte vetëm si një farë mënyre relative, që do të thotë, sipas kësaj teorie edhe mbas 18 vitëve të çlirimit, populli i këtij vendi kënaqësitë e lirisë së vet i shijoj me një lloj gëzimi negativ. E thëmi këtë, duke u përqëndruar në kushtet dhe rrethanat e qytetarëve të Kosovës, ku karakteri i këtij qytetari është përzier deri në atë pikë kur ai është i zënë me një rrëmujë të plotë shpirtërore, nga shkaku i kushteve socio-ekonomike, e cila ia kërcënon vlerat e jetës dhe të ardhmën e tij njerëzore.

Prandaj, fati i qytetarëve të Kosovës, nuk duhet të konsiderohet si një lodër, të cilën mund ta rrotullojmë ka fryejnë erërat politike, por fati i popullit është në dua dhe mendjen e udhëheqësve të vendit, të cilëve ua beson populli përmes votës së lirë dhe demokratike. Asnjë qeveri në Kosovë, e krijuar mbas luftës, nuk e përfundoi mandatin e vet të plotë, të gjithë i dimë arsyet dhe shkaqet, sepse nuk e treguam zotësinë tonë, përkushtimin dhe sinqeritetin pushtetar për të kryer detyrat shtetërore me korektësi dhe në harmoni me ligjet e Kushtetutës së vendit.

Të zemëruar dhe të dëshpëruar shumë, në kohën më të nevojshme dhe më të kërkuar për vendin, tani këto ditë rrëzohet qeveria në krye me Isa Mustafën dhe stafin e tij, të cilin nuk mund ta fajësojmë të vetmin, sepse ishte në koalicion me PDK, një koalicion i pa harruar dhe shumë i përfolur, me ç’rast kaloi një kohë e gjatë dhe e mërzitshme deri te dhënja e mosbesimit dhe përfundimi i tyre në qeverisjen e vendit, përshkak të mungesës së përspektivës ekonomike dhe politike të vendit dhe  mospajtimëve tjera në mes  këtyre dy subjekteve të mëdha politike, të cilat u bashkuan për interesa pushtetare dhe karieriste.

Kosova tani po hynë në zgjedhje të reja Parlamentare dhe ndarja e saj në një mënyrë, simbas krahut të luftës dhe krahut të paqës, do ti kushtojë edhe më keq Kosovës, sepse në këtë mënyrë, jo që krahu i luftës të ndjehët i degraduar, por duke ditur se ka mbaruar koha e luftrave dhe koha e komandatave, Kosova ka nevojë sot të luftojë me njerëzit e kapacitetëve intelektuale dhe me rininë e paqës, me rininë e saj të vrullshme dhe të mrekullueshme, për të pasur një Kosovë të ndërtuar, të zhvilluar dhe një vend të modelit të integruar.

Nga kjo pikparje, populli i Kosovës, si kurrnjëherë tjetër, duhet të dëshmojë pjekurinë dhe përvojën e saj në analizat përfundimtare, që të vendosë për të marrë vendime për të zgjedhur fatin e vet, zgjedhje kjo e cila vendos se, a do, apo nuk do t’u nënshtrohesh atyre që abuzonin me jetën dhe dinjitetin e qytetarëve të vendit dhe të bëhësh lodër e rrethanave të tyre, që të heqësh dorë nga liria dhe dinjiteti, apo të shdërrohesh në një formë të një njeriu pa vlerë dhe pa përspektivë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora