E hene, 11.11.2024, 10:18 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Zgjedhje të reja me hipoteka të vjetra

E marte, 16.05.2017, 07:44 PM


ZGJEDHJE TË REJA ME HIPOTEKA TË VJETRA

Nga Dedë Preqi

Për shkak të krizëz së përgjithshme të vendit u krijue dhe pakënaqësia me udhëheqjen e kësaj qeverisje, e cila në Palamentin e Kosovës, e muar votën e mosbesimit të qeverisë Mustafa.  Në bazë të Kushtetutës së vendit, kryetari i Kuvendit e shpërndanë Parlamentin, dhe sipas rregullores së Kushtetutës, duhet të mbahen zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme në afat prej 45 ditëve, të cilat i cakton kryetari i shtetit.

Iniciativën e „mocionit“ për rrëzimin e kësaj qeverie e muarën deputetët e Nismës, së bashku me opozitën, por ajo që e vëndosi rrëzimin e saj ishte vota e PDK-së, e cila ishte vetë në kualicion me LDK, duke e udhëhequr këtë qeverisje të dobët.  Arsyet ishin të ndryshme dhe kontraditore, por në rend të parë ishte, dalja nga kriza e krijuar institucionale dhe ekonomike, ku pasojnë edhe problemet sociale dhe të tjera, si pasojë e keq-qeverisjes së koalicionit në mes PDK-së,dhe LDK-së.

Me votimin e mocionit, kjo qeveri e votoi  rrezimin e vet-vetës ( PDK-ja), që do të thotë se ishte vetëm një lojë e orkestruar dhe e dizajnuar nga vetë krijimi i këtij koalicioni në mes Thaqit dhe Mustafës, për të realizuar qëllimet e tyre vetiake e partiake. Por, PDK-ja, në këtë rast, duke u fshehur pas këtij mocioni, dhelpërisht e shfrytëzoi rastin në fjalë, aq më i pa kapshëm është arsyetimi i tyre, kur dihet se po këta ishin vetë bashkëautorët  kësaj  keq-qeverisje.

Kjo qeveri e votoi vetëvetën për ta rrëzuar pushtetin e vet dhe nuk ishte hera e parë në këtë formë të demokracisë, kinse po dëshmon një parim demokratik, por ishte e qartë se, kjo formë e qeverisjes ishte më shumë se një qeveri e pa zonja dhe e pa fuqishme, që ti realizojë programet dhe obligimet veta shtetërore. Ndoshta ndryshimet, do të ndodhëshin sipas ëndërrës së kasaj qeverie, por së paku nuk do të rënkonte ky popull prej gjendjes së mirë, por të mjerueshme, që dita ditëve po shtohet edhe më shumë halli i tyre.

Do të ishte një pëgjegjësi morale dhe institucionale, e cila nuk do shumë komente për ta shtjelluar dhe njohur  natyrën e kësaj qeverie, që nuk do të thotë ndryshe se, duke abuzuar me votën e popullit dhe shtetit e vet. Kjo qeveri e krijuar në mes dy partive të mëdha, në mes PDK- dhe LDK, premtuan aq shumë, sa që  arritën shumë pak dhe realizuan vetëm qëllimet e veta për ta ndarë pushtetin e tyre me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar gjithçka që ishte e popullit dhe në kundërshtim me të mirën dhe mirëqenjën e tij.

Një fjalë popullore thotë, populli nuk hanë barë, e kuptoi që në fillim se, ambiciet dhe ëndërrat e  këtij pushteti do të kenë edhe pasojat e veta, sepse u krijue në kushte dhe rrethana qëllimkqija, e cila mënëfund e rrëzoi vetëvetën, jo për të pranuar dështimet e saj, por për të meremetuar dhe krijuar favore me projekte të tjera në qeverisjen e ardhshme. Ky ambient politik është deshtë më herët të përfundoj mandatin e vet, sepse e zhgënjeu  e mashtroi dhe abuzoj me votën e popullit të vet, prandaj është detyrë e brezit të ri dhe qeverisë së ardhshme, që të mësoj nga e kaluara e një pushteti të tillë.

Ky pushtet përveq shumë mangësive në mos përfilljen dhe zbatimet ligjore, tregoi jo sukses në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, tregoi jo guxim në marrëveshjet politike me Serbinë, tregoi neglizhencë ekonomike, dhe duke e lënë përspektivën qytetare nën mëshirën e kohës, e  cila mënyrë dhe metodë e udhëqjes nuk mund ta qojnë vendin përpara, apo të synohet ndonjëherë në integrimet evropiane.

Në këtë pushtet nuk u arritë që të realizohen disa çështje të rëndësishme të vendit, sikur ishte çështja e formimit të Ushtrisë së Kosovës, çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, çështja e plotësimit të kushteve për liberalizimin e vizave dhe shumë çështje tjera, të cilat do të ishin edhe zgjidhje e nyjës së shumë problemëve që e kanë kapluar vendin. Prandaj, pushteti i kaluar ka lënë një sëri problemesh të pazgjidhura dhe ka sjellë një barrë të madhe qeverisjes së ardhshme të vendit, pa marrë parasysh se kush dë të qeverisë në mandatin e ardhshëm.

Shpresat e popullit të Kosovës, janë të drejtuara kah rinija e vendit, ku më shumë se gjysma e popullsisë së Kosovës, i takon një moshe të re dhe bënë pjesë një ndër vendet me popullsi më të re në Evropë. Kosova dhe shteti i saj, ka nevojë për një frymë të re të qeverisjes, ka nevojë për energji të reja dhe pozitive, e cila kishte me qenë më produktive, më talente, më e shkathtë, më e guximshme dhe më e fuqishme në qeverisjen e shtetit të ri të Kosovës.

Një bashkim i forcave të reja, pa marrë parasysh se nga cili subjekt politik vjen, mund ta ndërtojnë dhe prosperojnë Kosovën. Një llum politik i cilësuar, që dominoi deri më tani dhe po tenton akoma të shtrijë rrënjët e veta të qelbura, mund ta mbajë akoma peng Kosovën dhe të ardhmën e saj. Tani e ka fjalën vetë populli i vendit dhe të mendon mirë dhe mirë të ardhmën e vet, kur ti vie radha e votës dhe nesër nuk ka se për çka të ankohet, përndryshe me dyfishin e problemeve mund të ballafaqohet.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora