E shtune, 03.05.2025, 05:39 AM (GMT+1)

Mendime

Dibrani: 'Goranët e Dragashit nuk e njohin Kosovën'

E shtune, 13.05.2017, 10:55 AM


Reagim kundër artikullit "Goranët e Dragashit nuk e njohin Kosovën si shtet„!

Shkruan Luan-Asllan Dibrani

Ky komunitet asnjanës e ngatërron "nocionin e identitetit  në boshnjak, serb mysliman, 'maqedono- mysliman, shqiptar-mysliman bullgaro -maqedon"  etj

Nxitje për këtë shkrim, u bë një takim që u zhvillua me rastin e ditës së Shën Gjergjit në Dragash me 06.05.2017. Në këtë manifestim ka marrë pjesë edhe zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev.

Në këtë ditë është mbajtur edhe një seancë në të ashtuquajturës Komunë e Gorës, ku është folur për “mundësinë që Qeveria e Serbisë t’i ndihmojë goranët në ruajtjen e identitetit të tyre”. 
Njeri nga deputet i cili bënë pjesën në Grupin Parlamentar të Listës Serbe,ishte Adem Hoxha, i cili ndër të tjera ka thënë, citojmë deklaratën e tij si me poshtë:
“Do t’i falënderoj të gjithë miqtë tonë, dua të falënderoj shtetin e Serbisë dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq i cili na ka dërguar urime për Ditën e Goranëve. Po ashtu dua ta falënderoj edhe kryeministrin (Vuçiq). Kjo tregon se përfaqësuesi i goranëve  shtetin e Serbisë e konsideron si te vetin, apo njëfarë mënyre  shtetin  e Kosovës e injorojnë”.
-Ka shumë kohë që kam vrarë mendjen, se pse komuniteti goran, që përbëhet prej 25 fshatrash, me një popullsi që nuk i kalon 17 mijë banorët, kërkon të ikë me vullnetin e plotë prej identitetit të vet, të përcaktuar nga rrethanat historike kur ai është formësuar në kohën ilire nga fiset shqiptare!

Realisht, kjo orvatje disi e pakuptimtë, ose është akt naiv i një pjese drejtuese politike dhe intelektuale gorane të pasluftës në këtë regjion për t’iu përshtatur një lloj politike të ditës (praktikë e njohur e krijuar nën sundimin e Jugosllavisë titiste dhe pushtetit serbo-sllav,maqedonas e bullgar në Kosovë gjatë sundimeve të tyre.

-Ky komunitet asnjanës e ngatërron "nocionin e identitetit edhe në boshnjak", i cili, për hir të së vërtetës, as në aspektin etnik, as atë historik, as kulturor e gjuhësor, nuk kanë asnjë pikëpjekje me Gorën e goranët!. Nuk është për tu çuditur me këta të ashtuquajtur "sllave" që nuk e njohin shtetin e Kosovës!?. Fajet janë të politikanët tanë që iu kanë lejuare të ushtrojnë planprogramet serbeo-maqedonaso-bullgare me një propagandë antishqiptare??? Politika e Kosovës nuk veproj ne reciprocitet me Serbinë qe i ndaloj abetaret shqipe me vite dhe akoma janë nën pluhurin e harresës ne depotë në kufirin e Serbisë me Kosovën në afërsi të Preshevës!?. 
Dihet se Gora deri në vitin 1999, gati kish mbërritur në kufijtë e asimilimit total prej politikës së Serbisë. 
-Ajo realisht e praktikisht pas ndryshimit që solli kjo luftë (edhe sot e gjithë ditën) ka rastin fatlum të inkuadrohen në jetën e re në Kosovë, duke mbartur e ringjallur të gjitha vlerat më të mira që ka kjo zonë me veshje ,kulture dhe zakone të shqiptarëve, pos një gjuhë të imponuar sllave qe ju ka mbetur nga e kaluara e dhunshme për shkak të agresionit kulturor serbo-sllav.
Për të shqyrtuar identitetin e goravëne, duhet parë fillimisht ku futen myslimanët që flasin gjuhë sllave, çfarë janë ata, jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet fqinje. Goranët gjenden në Kosovë, Maqedoni dhe kryesisht në Shqipëri.

I harruar pas shpinës së Zotit”!.

 

Nëse ata i definon si myslimanë që flasin gjuhë sllave, atëherë lind pyetja cilën gjuhë sllave flasin ata?. E dyta çfarë kanë qenë më parë, pra, çfarë kanë qenë para se të myslimanizohen dhe sllavizohen?. Për këtë pyetje ka disa teori.
Të nisur nga pikëvështrimet nacionale, vende të ndryshme bëjnë përpjekje që ta përvetësojnë këtë grup, për shembull ka gjuhëtarë maqedonas që i quajnë goranët maqedonas për shkak të afërsisë gjuhësore, ashtu siç ka edhe bullgarë që i quajnë goranët bullgarë. Këto përpjekje nuk kanë të bëjë me lëvizjet e goranëve, pra nuk ndodhin, sepse goranët nuk kanë ardhur prej këtyre vendeve, ose se aty kanë origjinën etnike, por lidhen me definimin e tyre në bazë të gjuhës. Që do të thotë, se për shkak të afërsisë së madhe gjuhësore me maqedonishten , pra maqedonishten sllave, e parë tradicionalisht nga bullgarët si dialekt bullgar, edhe dialekti sllav apo serbo-boshnjak,gjë qe as njëra as tjetra  si version  nuk mund te jetë e qëndrueshme ,por del se një gjuhe që e përdor ky komunitet sot në Kosovë është si konvertim  i dhunshëm edhe ne gjuhë besim  e kulturë!?.
Një i huaj e pyet një goran kur e shef  me veshje tradicionale shqiptare, se çfarë kombi jeni ju !?. Ai i përgjigjet se është goran: Po çka do te thotë goran e pyeti i huaji goranin? Gorani duke mos ditë se çka ti përgjigjet ja kthen përgjegjejen !: Gorane, do te thotë ;”I harruar pas shpinës së Zotit”!.

Goranët ,tërbeshët ,mysliman- maqedonasit ,etj janë dhe kanë qenë fise te moqme shqiptaro-Ilire!
Pra goranët ,tërbeshët ,mysliman- maqedonasit ,etj janë dhe kanë qenë fise te moqme shqiptaro-Ilire te cilët në mungesë të shkollave shqipe e flasin dhe llafosin gjuhën e huaj sllave ose njashtu te përzier me rastin e pushtimeve te këtyre trojeve nga sllavët siç cekem më lartë. Raste konkrete edhe sot kemi  te bëjmë më  të apostrofuarit hoxhallarët e Kosovës qe mundohen të na shndërrojnë të gjithë shqiptarëve në mysliman,turq e arab!.
Sido qe të jetë, si ka mundësi që një person qe ka veshjen kombëtare tirqi e xhurdi ,plis të bardhë e karakteristika tjera shqiptare, të jetë sllav,të identifikohet si sllav ,kjo është absurde dhe jo e vërtetë!. Shteti ynë i ri dhe i brishte duhet të këtë kujdes të ofrojmë e të hartojmë programe të nevojshme për këto fise tona dhe t'ju kthejmë identitetin e vet autokton,ti bashkojmë në gjirin tonë kombëtarë . Sot për sot gorarët e ngritur e të shkolluar e theksojnë në forume të shumta shkencore gjithandej, se me rrënjë e gjene janë ilir e shumë te përafërt me shqiptarët, kurse me gjuhe fatkeqësisht janë te përafërt me sllavët... Veshja e popullit të Gorës, kanë të njëjtën formë dhe përmbajtje me veshjet e krahinave të Opojës, Lumës, Tetovës e më gjerë. Kjo tregon se veshja gorane, i ka të gjitha elementet e saj të veshjes së popullsisë të krahinave shqiptare.

Shndërrimi  i emrave dhe toponimeve te kësaj krahine gorane  nga ato shqipe në sllave argumente asimilimi!

Sipas studiuesit Qemal Mataj, Gora bënte pjesë në territorin verilindor të shtetit të Arbërit edhe trojeve të kësaj krahine, dhe ishte nën sundimin serb, i cili ushtroi sllavizmin e emrave të fshatrave të Gorës. Si në mjaft krahina të Shqipërisë, që kanë qenë objekt i pushtimit serb, edhe në krahinën e Gorës e më gjerë, ishte bërë një imponim i tillë nga këta pushtues me ndryshimet, që u kanë bërë emrave shqip me emra sllave, duke përdorë parashtesat dhe prapashtesat sllave. Të tilla ndryshime kanë bërë edhe në fshatrat e krahinës së Gorës,në toponistikë si p.sh. në fshatin Borje janë bërë ndryshime në emërtimin e fshatit dhe të vendeve përreth tij dhe konkretisht Boro (Borje), Pishë (Pishec), Lisi (Lisena), Ulan (Ulançe) Rrasë (Rrasannçista), Mal (Malina), Kashtë (Kashtarnik), Damat (Damatova) et.

-Ndryshime emrash, kanë pësuar edhe emrat e fshatrave të krahinës së Gorës, siç janë Brrut (Brot), Sapot (Zapot), Orgust (Orgosta), Rrap (Rapç), Shishe (Shishtavec), Kola (Kollovoz) etj. Pavarësisht nga këto ndryshime, që janë bërë një pjesë e emrave të fshatrave të Gorës, kanë mundur t’i rezistojnë imponimit të pushtuesit serb, si emrat e fshatrave Pakisht, Oreshkë, Orçikël, Kukalan, Vranisht etj.

Në këtë krahinë përkundër  dhunës dhe ushtrimit asimilues janë ruajtur mbiemrat dhe emrat shqip!

Në këtë krahinë përkukundër dhunës dhe ushtrimit asimilues janë ruajtur mbiemrat dhe emrat shqip si : Ferri, Mangaj, Krasniqi, Shllaku, Mataj, Alinci etj apo si deputeti i apostrofuar i Listës Serbska, Adem Hoxha!?.
Në Pakisht janë ruajtur këta mbiemra: Bajraktari, Porova, Meçkaj, Hoxha etj.
Në Kosharisht janë ruajtur këta mbiemra: Hasanaj, Murataj, Mustafaj etj.
Në Orçikël janë ruajtur këta mbiemra: Gashi, Hoda, Krasniqi, Mujaj etj.
Në Orgjost janë ruajtur këta mbiemra: Qevani, Osmanaj, Kalimashi, Seferi, Hoxha etj.
Në Cërnalevë janë ruajtur këta mbiemra: Durmishi, Hodaj, Hoxha, Hajdari, Xhaferi etj.
Në Oreshkë janë ruajtur këta mbiemra : Memishi, Nuredini etj.
Në Shishtavec janë ruajtur këta mbiemra : Kingji, Bala, Bela, Basha, Kasta, Çeliku, Grisha, Çaka, Uka, Ballabani, Përnari, Biçaku, Sokoli, Haxhiaj, Hoxha etj.
Siç shihet, në të nëntë fshatrat e Gorës (në Shqipëri) shumica e emrave të fiseve, janë shqipe dhe në asnjë fshat të kësaj krahine, nuk ka asnjë emër sllav.
Fakte të ngjashme dallohen dhe në zonën e Gorës që sot është në shtetin e Kosovës. Në zonën e Opojës e Dragashit kemi emra fisesh si : Bajzovci (nga emri shqip bajzë i shpendit Fulica), Baljevci (nga antroponmi shqip Balë,-a), Bibarovci (nga antroponimi shqip Bib nga lat. Bibius, Vibius), Bufle (nga shq. buf,-i „hut” zool. noctua, nottola, ulula, alocco,) ; Cakovci (khs. emrat shq. Cak, u/ Cakë/a ), Cekovci (khs. mbiemrin shq. Ceka), ?afševci (khs. shq. Qaf'-lesh ) ; Kr?ovci (khs. variantin shqip të emrit Kërçovë të qytetit, sllav. Ki?evo) ; Kokljevci (khs. mbiemrat e shqiptarëve Koka, Kokaj); Kolješevci (khs. mbiemrat e shqiptarëve Kolaj, Kolshi, Koleci etj.); Lekovci (khs. mbiemrat e shqiptarëve Leka, Lekaj), Likovci (khs. antroponimin e shqiptarëve Lik dhe emrat e vëllazërive Likaj, Liku etj.) ; Ljokanovci (khs. mbiemrin e shqiptarëve Lokaj), Luminci (khs. antroponimin e shqiptarëve Lum dhe emrat e vëllazërive Lumaj, Lumi dhe emrin Luma të lumit e të regjionit) ; Malezinci (nga emri i një vendi të quajtur Mali i Zi, që ishte në këtë regjion); Rendovci (nga fjala shqipe rendës „vrapues”) ; Shatinci (nga fjala shqipe shat, fshat „katund”) ; Shukekinci (nga trajta e shkurtër shqipe Shuk e antroponimit të shqiptarëve Pashk) ; emrat e vëllazërive aktuale Doda e Kushii në Restelicë, Kokle në Zlipotok, Buza, ?apar, Karpa?, Koljo, Lika, Lila, Ljuša, Paljoš e Ziza në Brod.

Goranët kanë qenë të manipuluar në anën e Jugosllavisë ,por nga ta pati mjaft edhe pjesëmarrës në UÇK për çlirimin  e Kosovës!

Goranët kanë marrë pjesë dhe në lëvizjet për çlirimin e Kosovës, dhe në luftë kundra serbëve në vitet 1912-1913 por edhe ne luftën e Kosovës kundër Serbisë në vitin 1999 .
Gjatë luftës në Kosovë, Goranët kanë qenë të manipuluar në anën e Jugosllavisë. Po ashtu edhe pas tërheqjes së ushtrisë jugosllave, KFOR që erdhi në Kosovë ,Goranët përjeton një eksod i cili po vazhdon me propagandën sllave, prandaj ne duhet të punojmë me shume si popull shqiptar për mos me i lënë hapësirë ish-pushtuesve të manipulojnë me vlerat tona kombëtare , të goranëve që janë pjesë e trungut tonë kombëtar ,pos me dhunë që i ndërroj gjuhën armiku.
Konvertimi i goraneve nga te krishterë ortodoks ne myslimane mendohet te këtë ndodhur aty nga shek. XVIII, në të njëjtën periudhë, kur ka ndodhur edhe konvertimi i shqiptarëve në myslimane. Goranët në Kosovë nuk kane një identitet te vetin kombëtar, por deklarohen ashtu siç u diktojnë rrethanat politike: 'Musliman' - në kuptim etnik të fjalës, boshnjak, serb mysliman, 'maqedon' mysliman, shqiptar ose thjesht 'gorane .Përmes këtij shkrimi i bëjë thirrje edhe historianëve të përgjumur kosovaro-shqiptar, shkencëtarëve, dhe politikanëve shqiptar të veproni sa më shumë ta kthejmë këtë popullatë në vlerat e veta kombëtaro- shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx