E diele, 28.04.2024, 11:19 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Trëndafilja me aromë të pakëndshme

E shtune, 13.05.2017, 11:09 AM


TRËNDOFILJA  ME  AROMË TË PAKËNDSHME

Nga Dedë Preqi

Trëndafili është një lloj shkurre me gjemba, që prodhon lule të bukura, shumë ngjyrëshe dhe aromë të këndshme, e cila është kultivuar shumë herët e kultivohet edhe sot, që prezenton e jep mesazhe të ndryshme, veqanarisht atë të dashurisë, respektit, pasionit, mirëkuptimit, entuziazmit, lumturisë dhe nëse i kombinojmë ndonjëherë të gjitha këto ngjyra pa shije dhe rënditje, nënkupton edhe mesazhe të gjelozisë.

Shumica e njerëzve e pëlqejnë këtë lloj lule dhe shumica e tyre e përvetësojnë emrin e saj, sikurse vjen edhe mbiemri i Kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, zonja Ekatarina Trendafilova, e cila do të udhëheqë proceset e një strukture ligjore për Dhomat e Specializuara, për zbardhjen e së vërtetës për krimet e dyshuara nga UçK-ja.

Në këtë rast, kjo trëndafile do të duket ndryshe nga trëndafilet e rëndomta, jo vetëm që do të ketë aromë të pakëndshme për popullin e Kosovës, por therrat e kësaj trëndafile do të gërvishin fytyrën, sedren dhe historikun e UçK-së, apo edhe në të kundërtën, ndoshta do të zbardhët fytyra e vërtetë e saj.

Nga shumë informata që jep zonja Trëndafilova, lidhur me këtë enigmë, përsëri mungon një sqarim i linjave dhe qëllimëve të kësaj gjykate për opinionin shqiptarë kosovar, se pse, një Gjykatë e tillë Speciale, po bëhët kundër njerëzve të UçK-së, kur dihet botërisht se, kjo ushtri e kishte qëllimin e çlirimit të vendit dhe lirinë e popullit të vet, ndërsa kriminelët e regjimit serb, që shkakëtuan gjenocid në Kosovë, janë akoma të lirë dhe të pa prekur nga një gjykate e tillë.

Sëcili do të pyste se, ciilat janë qëllimet e kësaj Gjykate, e cila i gjykoj njëherë autorët e krimeve të supozuara në Hagë, ku shumë prej tyre dualën të pafajshëm dhe tani  predentohet të gjykohen dhe rigjykohen të tjerët, apo (vetëm shqiptarët) nga radhët e UçK-së. Është fakt se, nëse dikush nga radhët e kësaj ushtrie është i akuzuar për krime të bëra gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë, këto pasoja duhet ti bartin autorët e krimit dhe të marrin dënimin e merituar, por  drejtësia Ndërkombëtare në Hagë, po mbushët plot e përplot me dosje të shqiptarëve, sikur këta të ishin shkakëtarët e gjenocidit në Ballkan, e jo serbët dhe regjimi i tyre, që shkakëtuan katër lufta njërën pastjetres.

Dhe sëcili do të pyste se, pse një Gjykatë e tillë nuk u krijue edhe në shtetin e Serbisë, aty ku është selia e krimeve dhe kriminelëve, aty ku kriminelët shetisin të lirë dhe mbajnë poste përgjegjëse në qeverinë e Serbisë, aty ku akoma njerëzit kryesor të qeverisë së saj thërrasin për luftë dhe krijojnë ide e ëndërra për të pushtuar zona dhe toka shqiptare.

Nëse jemi të prirur të besojmë se kjo formulë sipas Bashkësisë Ndërkombëtare, është një zgjidhje e duhur për shqiptarët, duke supozuar se shqiptarët ishin vrasës edhe të njëri-tjetrit, atëherë ç’farë është vizioni i këtij kontinenti për kombet tjera, apo për vetë serbët, të cilët ishin shakëtarë të shumë luftrave dhe gjenocidit në këtë kontinent, që humbën jetën me mijëra njerëz të pafajshëm dhe as çereku i këtyre kriminelëve nuk është dënuar për krimet e shkakëtuara.

Padyshim se Kosova, ka pasë dhe ka nevojë për ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare, për shkak të pasojave që ka shkakëtuar lufta dhe krimet e Serbisë, poashtu edhe krimet e supozuara nga vetë shqiptarët, që këtë të fundit kanë mundur ta vetëgjykojnë Institucionet dhe ligjet e Kosovës, mirëpo, mosbesimi real në fuqinë e politikës zyrtare të këtyre institucionëve për një zgjidhje të drejtë dhe të shëndoshë të problemeve në Kosovë, u pajtuam me mbikqyrjen  ndërkombëtare, të cilën e kemi menduar dhe ëndërruar ndryshe… !

Duke u nisur që nga UNMIK-u, në vitin 1999, siq e kanë quajtur, Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë(The United Nacions Mission in Kosovo), i cili në bazë të Rezulutës 1244, kishte për qëllim të krijojë Institucionet e Kosovës, të mbështesë funksionimin e ligjeve dhe të kordinojë e mbrojë rendin dhe sigurinë e ligjit, si edhe të ngrisë të drejtat e njeriut, poashtu edhe të mbështesë edhe shumë shtylla të tjera të sigurisë dhe Institucioneve tjera në Kosovë.

Mirëpo, gjatë këtij Misioni të OKB-së, që zgjati 8 vite në Kosovë, sipas Raportit të Amnesti Internacional dhe Raportit të Panelit Këshillimor për të Drejtat e Njeriut, janë bërë shumë vërejtje nga ana e këtij misioni, duke cekur edhe dështimet e tij, veqenarisht në mungesën e mbrojtjes së kosovarëve shqiptarë, të cilët u vranë mbas lufte, duke mos hetuar si duhet autorët e vrasjeve. Shumë herë në këto raste ka bërë edhe shkelje të ligjëve, i cili akuzohet se ka bërë edhe zhdukjen e shumë raporteve të hetimëve të rastëve që kanë ndodhur në Kosovë.

Dhe mbas UNMIK-ut, caktohet misioni i EULEX-it, në Kosovë, i cili e trashëgon funksionin e tij nga i pari, duke vepruar nga viti 2009-2018, në kuadër të kornizës së Rezulutës së njëjtë të OKB-së, e përkrahur nga 28 shtete anëtare të BE-së, dhe 5 vende tjera kontribuese, (Kanada, Norvegjia, Zvicrra, Turqia dhe SHBA). Ky mision i trashëgoi shumë lëndë të pakryera nga misioni i parë, duke besuar se trajtimi i këtyre lëndëve do të përfundojnë me një përkushtimin më të  sinqertë të këtij misioni si dhe në bashkëpunim me prekurorët e gjykatësit vendor, sidomos trajtimi i krimëve të luftës, krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Për dallim nga misioni i parë, Eulex-in, e kritikojnë edhe eurodeputetët në Bruksel, që japin vlerësimet e tyre nagative në drejtim të tyre, përveq të tjerave,  nuk janë të kënaqur me përformancën e këtij misioni në Kosovë, përshkak të mos arritjes së rrezulltatëve konkrete, sidomos në aspektin funksional të ligjeve, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, të cilat e qojnë vendin në krizë të thellë, ndërsa taksapaguesit evropian pagujnë nga buxheti i vetë mbi 100 million në vit.

Kosova dhe populli i saj, nuk duhet të krijojnë ironi, apo urrejtje ndaj këtyre emisioneve ndërkombëtare, sepse mbështetja e tyre e ka luajtur rrolin kryesor në krijimin dhe fuqizimin e Institucionëve të shtetit të Kosovës, dhe nuk mund të konkludojmë se misioni i tyre do të kualifikohet si i tëri i dështuar, por nëse kthehemi në anën tjetër, sikur këto misione do të kishin kryer rrolin e tyre në mënyrë të sinqertë dhe me një përkushtim të dinjitetshëm në bashkëpunim me vendorët, posaqërisht në trajtimin e krimeve dhe vrasjeve të pas luftës në Kosovë, me siguri se nuk ka pasë nevojë me ardhë deri te Gjykata Speciale e ditëve të sotme.

Mirëpo, ekziston edhe një pikpamje tjetër, e cila mbështetët edhe në faktorin vendor, i cili  nuk e dëshmoi të tregoi besimin real në udhëheqjen e drejtë të vendit të vet, duke shuar orekset e tyre të shfrenuara politike dhe avanturiere nga udhëheqësit e saj, të cilët erdhën në qeveri jo me meritë, por zbritën sikur nga malet dhe ndoshta nuk duhet të fajësojmë të tjerët, kur vetë nuk tregojmë respekt dhe përkushtim ndaj vendit tonë. Nga kjo prizmë mund të përfundojmë se, edhe ndërkombëtarët të cilët erdhën për të na ndihmuar janë njerëz, që kanë ndjenja njerëzore dhe pasionet e tyre, të cilët e gjetën terenin e përshtatshëm në Kosovë, për të qenë të ndërgjegjshëm, apo të pandërgjegjshëm, por,  si do që të jetë, pasojat e të gjithave  po i bartë popullata e këtij vendi.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora