Shtesë » Lajme
Petrit Aliaj: Emigrantët në fokusin e ministrisë
E diele, 21.05.2017, 08:42 AM
EMIGRANTËT SHQIPTARË, NË FOKUSIN E MINISTRISË TË DIASPORËS TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
Nga Petrit Aliaj
Një delegacion i ardhur nga Ministria e Diasporës së Kosovës, me datë 20/04/2017,në bashkëpunim me organizatën vullnetare”Interaction”në Breshja (Itali),arriti të realizojë dy takime për problemet e shkollave shqipe në emigracion , frekuentimin ,hapjen dhe zhvillimin e tyre nga bashkatdhetarët tanë. Delegacionin nga ministria e Diasporës e kryesonte zoti Janez Frrokaj, zv.ministri i kësaj ministrie i shoqëruar nga zoti Hysni Pukaj ,jurist , të cilët kisha nderin ti prisja në aeroportin e Bergamo-s ,së bashku me zotin Gjergj Harka, aktivistin e shoqatës “Drita “.
I pari takim u organizua në mbas ditën e datës 21prill ,ora 17.00 në komunën e Rovatos(B.S),pikërisht sepse aty jetojnë rreth 1500 bashkëatdhetar, emigrantë nga Kosova e Shqipëria .Eshtë komuna që ze vendin e parë të banorëve shqip folës në hartën demografike të provincës së Brescias.
-Sindako i kësaj komune ,zoti Tizziano Alessandro Belloti i u përgjigj pozitivisht kërkesës për të pritur delegacion tonë,duke i mundësuar këto bisedime së bashku me ndihmësat e tij ; dott, Simone Giovani Agnelli e zj.Sonia Bosio. Ndërsa delegacionin e min, së Diasporës nga Rep, e Kosovës e kryesonte zoti Janez Frrokaj e z.Hysni Pukaj të cilët shoqëroheshin nga presidenti i org,vullnetare”Interaction”zoti Ardit Aliaj, prof.Ndue Shabaku ,bashkëpuntor e inisiator për hapjen e shkollave shqipe në Brescia. Presidenti i org.Internacionale “Rinia”në Riva del Garda; zoti Erio Korani,si edhe dr,Blerina Shabaku.
Mbas përshëndetjeve të rastit z.Janez Frrokaj,falenderoi autoritetet e kësaj komune për pritjen dhe qëllimin e kësaj vizite .Ai fillimisht qëllimin e kësaj vizite e lidhi me përgjegjësinë që ministria e diasporës ka në krijimin, zhvillimin dhe mbajtjen e lidhjeve të gjithanëshme instuticionale të Kosovës me bashkatdhetarët tanë,kudo ku ndodhen ,pa përjashtuar edhe të zhvendosurit e komuniteteve të tjera fetare e gjuhësore nga Kosova.
Detyrimet që ministria e Diasporës ka ndaj bashkëatdhetarëve të saj shqip folës,theksoi zoti .J.Frrokaj ,na krijojnë mundësi të lidhim marëdhënie dinjitoze në fushën e bashkëpunimeve të ndërsjella me ju e me komunitetin tonë ,për të qënë sa më afër,e ndihmuar konkretisht në ruajtjen dhe zhvillimin e këtyre marëdhënieve . Ndërmjet të tjerave zoti .J.Frrokaj u kërkoi drejtuesve të kësaj komune një informacion të saktë mbi numrin e shtetasve shqip folës që jetojnë nën juridiksionin e tyre për faktin se, kjo ministri në bashkëpunim me agjensinë e statistikave ,(ASK) mbështetur në ligjin 04/L-095 ,kanë marrë përsipër, realizimin e rregjistrimit të shtetasve, shoqatave e formave të tjera të organizimit të tyre brënda afateve të caktuara kohore.
Ndër të tjera një vend të veçantë zunë bisedimet edhe për mundësinë e hapjes së një shkolle shqipe, për të cilën autoritetet e komunës së Rovatos ranë dakort me kërkesën e zotit J.Frrokaj . Ndër të tjera z.Tizziano A.Belloti, në emër të komunës, premtoi të vinte në dispozicion lokalin e shkollës së bashku me kompletimin e bazës materiale të domosdoshme për kushte normale të mësimdhënies.
Ndër të tjera komuna e Rovatos vë në dispozicion falas edhe sallën për takime e evente të ndryshme simbas kërkesës së komunitetit shqipfolës të kësaj komune.
-Ndërmarrja dhe realizimi i hapjes dhe funksionimit të shkollës i hap rrugën organizimit dhe gjetjes së mësuesve që do të vihen në dispozicion nga pala e jonë ,paisjes së tyre me programet e librat e veçanërisht sensibilizimit e punës bindëse me prindërit për dërgimin e fëmijve të tyre në shkollë .
Delegacioni i ministrisë së Diasporës Kosovë të nesërmen,nën përkujdesjen e org ,InterAction,mbajtën takimin e dytë me mësues të shkollave shqipe,drejtues shoqatash e aktivistë nga Brescia e provincat .
Në takim u ftuan mjaft mësues e drejtues të shkollave shqipe nga Milano.Gjenova.Parma,Treviso ,Lecco,Trento,Bergamo,Vicenza e Brescia si edhe mjaft aktivistë e drejtues shoqatash.
Kryesisht nga zv.ministri i Diasporës z. Janez Frrokaj u trajtua evidentimi i problemeve që ndeshen në terren me autoritetet përgjegjëse për lokalet e njohjen e të drejtave që na njeh ligji etj. Hapja e shkollave ,gjetja e personelit të kualifikuar për mësimin e gjuhës si edhe funksionimi e paisja e këtyre shkollave me programe e libra është dhe duhet të mbetet detyra më e rëndësishme për të ardhëmen në punën tonë si diasporë theksoi z .J.Frrokaj.
Pjesëmarrësit në këtë takim folën për rëndësinë dhe seriozitetin që ministria e Diasporës tregon jo vetëm me gadishmërinë për paisjen me programe dhe libra për shkolla tona por, edhe me praninë e funksionarëve të kësaj ministri pranë nesh. Në takim merrnin pjesë; presidenti i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistave shqiptarë në Itali z.Skënder Lazaj.Presidenti i shoqatës “Vatra”në Trento z.Sokol Abazaj.Presidentja e shoq,”Alba”në Brescia zj.Alma Marku .Drejtuesit e shoqatës .”Drita”z. Fatmir Kora ,z.Dashnor Bitraj e zj .Shpresa Ndini .Shoqata“Raggi e Ali” Chieti, përfaqësohej nga dottssa Anisa Karagjozi.Ndërsa nga shoqata “Shqiponja në Val Camonica ishin presidenti dhe sekretari i kësaj shoqe.
Të pranishëm ishin mësues e mësuese të gjuhës shqipe si;zj, Marjana Shabaku, Arjeta Kola,Demir Sinani e drejtuesja e shkollës shqipe në Milano zj.Violeta Dyrmishi. Presidenti i shoq.”Shqiponja”Val Camonica Sebino ,z. Sherif Nuredini në fjalën e tij ndër të tjera njoftoi se në shtator hap dyert e saj për herë të parë shkolla shqipe. Edhe sekretari i kësaj shoqate z.Jasin Dauti vlerësoi përpjekjet e të gjithë stafit dhe aktivistave për kontributin e tyre në hapjen e shkollës duke kërkuar mbështetje me programet e librat.
Pranija në këtë takim e zonjës Alba Kurino nga San Cosimo Albanese (Kalabri)dhe inisiativa që ajo ka marrë për të studjuar gjuhën shqipe në shkollën “Drita” Milano ,u prit me admirim e duartrokitje nga auditori .Mjaft diskutantë në takim,vlerësuan praninë e përfaqësuesve të lartë të kësaj ministrie për faktin se; shumë qeveritarë nga Tirana, nga frika e përballjes me problemet e shumta të emigrantëve ,vijnë e hikin si hije duke u bërë bisht takimeve të hapura të kësaj natyre.
Ndër pjesmarrësit e shumtë nuk mund të rri pa përmendur mikun dhe kolegun tim, aktivistin më të moshuar e pedagogun e ing .mekanike në pension zotin,Ferid Kora i cili ndjek nga afër shumë aktivitete të shoqatave duke u bërë një shëmbull inkurajimi për këdo.
Zëvendës ministri i Diasporës z.Janez Frrokaj,në përfundim të diskutimit të tij, i u dha përgjigje pyetjeve të bëra nga mjaft të pranishëm.Ai falenderoi organizatorët dhe pjesëmarrësit në këtë takim të mrekullueshëm për mundin e sakrificat e tyre me fjalët ;ju falenderoj shumë të gjithëve, ku disa prej jush kanë ardhur nga qindra kilometra larg, e me këtë rast unë ju uroj të gjithëve suksese në jetë e lumturi në familje.
Gjithçka që ju bëni për atdheun ,për ruajtjen e gjuhës ,kulturës ,artit dhe traditave tona të mrekullueshme ,ne na oblikon ti shkojmë punëve tona deri në fund së bashku.
Në përfundim të takimit z.Ardit Aliaj, falenderoi delegacionit nga ministria e Diasporës të kryesuar nga Z.Janez Frrokaj ,zv/ministër dhe z. Hysni Pukaj si koordinator dhe bashkëpunëtor i ngushtë edhe në realizimin e takimit me ministrin Valon Murati vitin e shkuar ku ishin të pranishëm rreth 12 shoqata e organizata vullnetarësh.
Për përkujdesjen dhe vlerësimin e veçantë në mbajtjen dhe ruajtjen e raporteve me shoqatat dhe organizatat e ndryshme kulturore në Itali të ministrisë së Diasporës, zoti Ardit Aliaj në emër të stafit të org.“Interaction”,kërkoi ti përcillen falenderimet tona ministrit Valon Murati i cili mori në
konsideratë ftesën tonë duke mundësuar ardhjen e përfaqësusesve nga kjo ministri për bisedime e pjesmarrje në eventin më të rëndësishëm kulturor të vitit ”Arti në lëvizje”. Event i organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistave Shqiptarë- Itali në bashkëpunim me Org.Vullnetare ”InterAction,në Brescia .
Në fund të takimit presidenti i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistave në Itali z.Skënder Lazaj falenderoi zotin Janez Frrokaj për marrjen në konsideratë të projektit për kulturën kombëtare Shqiptare të paraqitur nga organizata vullnetare”Interaction”;organizata internacionale vullnetare“Rinia” Riva del Garda e shoqata “Shqiponjat” në Mantova.
Petrit Aliaj
Brescia (Italy) 27.04.2017.