E shtune, 20.04.2024, 07:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Malli për krahinat shqiptare

E premte, 12.05.2017, 08:20 PM


MALLI PËR KRAHINAT SHQIPTARE

 

Zemra po ma thotë , t’ këndoj  këngë krenare –

Malli po më djeg për krahinat shqiptare !

 

Sa më ka marrë malli me shkua  n’ Gollak –

T’i  shoh ato  oda , lojëra me bollak !

 

Sa më ka marrë malli me shkua  n’ Karadak –

T’i  shoh ato oda t’ ngritura me çardak !

 

Sa më ka marrë malli t’ shkoj  n’ Anamoravë –

T’ shoh si shtrohen sofrat plot pite e bakllavë !...

 

Sa më ka marrë malli t’ shkoj n’ Grykë t’ Kaçanikut –

T’ shoh ku ua  zunë  pritat shqiptarët –  armikut ?!

 

Sa më ka marrë malli t’ shkoj n’ fshatra kah  Llapi –

T’ shoh në oda t’ burrave se qysh bahet llafi ?!

 

Sa më ka marrë malli t’ shkoj n’ Kosovë  për s’ gjati –

T’ shoh vendin ku u vra ai Sulltan Murati ?!...

 

Sa më ka marrë malli t’ shkoj n’ fshatra t’ Drenicës –

Dhe t’ ua këndoj  n’ dasma Trimat e Galicës !...

 

Sa më ka marrë malli t’ shkoj në Shalë t’ Bajgorës –

T’ shoh vashat këmishë bardha si basët e borës !

 

Sa më ka marrë malli t’ shkoj në Bjeshkë t’ Rugovës –

Prej atje t’ ia shoh bukuritë Kosovës !...

 

Sa më ka marrë malli t’ shkoj n’ Rrafsh  t’ Dukagjinit –

T’ ua shoh ujëvarat Mirushës dhe Drinit !...

 

Sa më ka marrë malli t’ shkoj në fshatra n’ Has –

Në Bjeshkë të Pashtrikut , të pi ujë me tas !

 

Sa më ka marrë malli t’ shkoj në Bjeshkë të Sharit –

T’ shoh majat me borë , si plisi i shqiptarit !

 

Sa më ka marrë malli të shkoj kah Presheva –

T’ shoh si luajnë  vallet , burrat n’ ato treva !...

 

Sa më ka marrë malli t’ shkoj n’ Stubëll t’ Medvegjës –

T’ shoh ato themele , t’ shoh varrin e Rexhës !...

 

Sa më ka marrë malli t’ shkoj në liqe t’ Plavës –

T’ shoh Syrin e Safkaçit , Krojet e Ali Pashës !...

 

Sa më ka marrë malli t’ shkoj n’ lug t’ Podgoricës –

Ta shih Tuzin , Krajën, Kullat e Vraninës !...

 

Sa më ka marrë malli Tivarin me e pa ,

Plazhet e Ulqinit , s’ bashku me Kala !...

 

Sa më ka marrë malli  për luginë t’ Pollogut –

Që të rrimë së bashku me burrat e logut !

 

Sa më ka marrë malli për luginë t’ Uskanës –

Me bylbyla t’ malit , bashkë t’ia themi  këngës !

 

Sa më ka marrë malli , kujtimet m’i  treti –

Ta shoh Manastirin , ku u lind Alfabeti !

 

Sa më ka marrë malli për trojet e Atdheut –

Të shkoj ta shoh Krujën e t’ madhit Skënderbeut !

 

Sa më ka marrë malli për Vlorën , Shqipërinë –

Ku Ismail Qemajli  e shpalli  Pavarësinë !

 

Sa më ka marrë malli për Dragobinë e Bajram Currit –

Ta dëgjoj  me  ëndje  Himnin “Rreth Flamurit” !

 

Sa më ka marrë malli për  trojet Ilirike –

Ta shoh të bashkuar Shqipërinë etnike !

 

Gjilan, më 29.04.2017.       Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora