Kulturë
Demir Krasniqi: Dasma jonë
E diele, 07.05.2017, 09:38 AM
DASMA JONË
Valët e gëzimit seç po e dridhin malin –
Nëna edhe baba , sot po e martojnë djalin !
Do ta dridhim malin, do ta dridhim fushën –
Do ta martojmë djalin, do t’ ia marrim nusen !
Refreni:
Sonte kemi dasmë , le ta dijë gjithë bota ,
Sonte prej gëzimit , do të cakërrojmë gota !
Le të dridhet toka , t’ ngritën valët e detit –
Sonte po e martojmë djalin e hasretit !
Seç po dridhen bjeshkët , malet edhe kodrat –
Vëllain e hasretit po e martojnë motrat !
Po dridhet oborri , po dridhet shtëpia –
Hedhin këngë e valle nuse edhe bija !...
Seç po dridhet Shari , Tivari , Çamëria –
Birin e shqiptarit , po e martojnë vëllazëria !
Seç po dridhet Shkupi , Shkodra e Kavaja –
Në dasmën e nipit , sot po vallëzon daja !
Seç po dridhet Llapi , Mati e Preveza –
Në dasmën e nipit , sot po vallëzon tezja !
Seç dridhet Tupalla , Rezalla , Kavalla –
Në dasmën e nipit , vallëzojnë mbesa e halla !
Seç po dridhet Kaçaniku, Kopliku , Adriatiku –
Në dasmën e djalit , sot po vallëzon miku !...
Seç po dridhet Kërçova , Zajazi , Garana –
Në dasmën e djalit , vallëzojnë shokë , jarana !...
Seç po dridhet Ohri , Prespa edhe Fieri –
Në dasmën e djalit , miq nga Manastiri !...
Seç dridhet Shkëlzeni, Korabi e Shari –
Në dasmën e djalit , vallëzon mërgimtari !...
Seç na janë bashkua qytetarë , fshatarë –
Seç po jehon kënga e Bashkimit Kombëtarë !
Seç po jehojnë këngët maleve kreshnike ,
Seç po hidhet vallja e Shqipërisë etnike !...
Seç po dridhet Presheva , Malësia , Kolonja –
Lartë në qiell valon flamuri me shqiponja !
Seç po bien sirenat , valëviten flamurat –
Shkojnë e marrin nusen , krushqit me vetura !
Nusja edhe dhëndri si Dielli me Hanë –
Në ballë të dasmorëve , hijeshi kanë dhanë !
Seç urojnë nga zemra , miq e vëllazëri –
U trashëgofshi për jetë, ju , o çifti i ri !
Gjilan, më 28. 04. 2017. Demir KRASNIQI