E shtune, 09.11.2024, 09:38 AM (GMT)

Kulturë

Nebi Dragoti: Nuk e dëgjuat Naimin

E diele, 07.05.2017, 09:22 AM


NEBI DRAGOTI

 

MENDJA DHE DORA

 

Dora kalloflorinjta,

shërbëtorja e mendjes.

C”thotë mendja

qëndis dora,

dora punëtore,

e shkathta,

e palodhura.

 

Mendja inteligjente,

inxhiniere

projektuese qytetesh,

dora

zbatuese projektesh.

 

Mendja dhe dora

veç per luftë mos qoftë!

Bashkë, sakaq,

ndryshojnë Botën,

Botën e bëjnë të artë.

 

 

DORA E POETIT

 

Dora më e forta

lidhëze  e ngrohtë

simbolikë:

shoqërie,

miqësie,

dashurie.

 

Kur dora

doren shtërngon

çiltërsisht,

flet zemra:

nuk ka tjetër thënie,

tjetër thënie nuk ka

verditkt.

 

O njerëz të mirë,

dorën e poetit

e keni të tillë…

 

 

NUK E DËGJUAT NAIMIN*

 

Nuk e dëgjuat Naimin,

mendjendriturin:

“Larg, larg nga qyteti,

nga rrëmuja, nga rrëmeti”.

 

Nuk e dëgjuat Naimin:

latë fshatin,

latë vreshtin,

qetësinë,

gjelbërimin…

 

Zilkat e kopeve,

pëllitjen e lopëve,

këngën e këndezave,

kakarisjen e pulave,

prodhimet bio

i latë, i latë,

atje, atje në romantikun fshat.

 

Latë burimet e kristaltë,

misrin, tërshërën, thekrën

dhe grurin dallgë-dallgë.

 

Nuk e dëgjuat Naimin…

O bashkëfshatarë,

erdhët në qytet

të bëheni qytetarë…

 

• Poeti kombëtar



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora