E merkure, 09.10.2024, 11:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Një antologji e këndshme poetike

E enjte, 11.05.2017, 07:56 PM


Një antologji e këndshme poetike për krijuesit e Dardanës…

Nga Tefik Selimi

Ditë më parë, Shefik Shkodra, shkrimtar nga Gjilani, doli me veprën më të re me titull “Zjarri poetik”, e cila vepër është një  lloj antologjie e këndshme që ka të përfshirë të gjithë krijuesit nga Dardana (Kamenica). Në dukje të parë, kjo vepër e këtij studiuesi apo krijuesi duket si një lloj vepre poetike, sepse nga brenda prezenton krijuesit e kësaj ane që kanë harutar vargje poetike nga një kohë e hershme e gjer në ditët e sotme, të cilët, me veprat e tyre poetike, kanë lënë gjurmë të thella në artin e shkrimit.

Siç dihet, Shefik Shkodra është njëri nga krijuesit, kritikët dhe opionistët aktiv nëpër gazeta e revista tona. Ai gjer më tani ka botuar disa vepra letrare e publicistike. Vepra më e re e tij “Zjarri poetik” ngërthen në vete 25 autorë krijues të Dardanës. Janë këta krijues, të cilët kanë botuar nga një e më tepër vepra letrare të zhanreve të ndryshme letrare. Autori në parathënien e tij shton se, krahas letërsisë botërore të popujve të ndryshëm e të mëdhenj, edhe letërsia shqipe e ka bërë hapin e parë me rilindësit tanë për diçka serioze pas bejtexhinjve.

Pra, sipas autorit të antologjisë në fjalë, zanafilla e poezisë është e hershme. Mirëpo, si shton Sh. Shkodra, poezia “është jo vetëm kënaqësi përjetuese, por edhe  parashikim, porosi, vlerësim e gjykim”(f.5). Due folur për krijuesit e artit poetik, autori në hyrje të veprës shton se, “Poezia për autorin është shoqëruesja më besnike dhe më intime në çdo çast vetmitar”(f.7). Edhe “Voleri ka thënë se, “Poezia është një lloj muzike: duhet të dëgjojmë për ta kuptuar” atë  (po aty). Pra, kjo gjini e artit është më e veçantë nga gjinitë tjera letrare sepse, jo vetëm në të hartuarit e vargjeve, por edhe në të përjetuarit e përmbajtjes së  saj.

Ky art i bukur nuk shabllone e as “rrëfime” të gjata, ka shtuar hartuesi i angologjise në fjalë. Ky art i bukur duhet të shkruhet me pak fjalë. Këtu është koncentracioni poetik, ku mendimi  i poetit vie në peshojë duke thënë troç e me pak fjalë shprehjeje. Këtë “ide” e ka adhuruar dhe e ka çmuar Lasgush Poradeci, shkrimtar yni, i cili ka shtuar se “me pak fjalë, të thuhet shumë”. Pra, kjo është “ligji” poetik, i cila kërkon “mjeshtri” dhe talent për vargnim artit poetik.

Tek kjo antologji poetike vërejmë një pedanteri të autorit të veprës. Këtu ai (autori) nuk ka bërë biografi të gjata të krijuesve të kësaj antologjie, por ka dhënë  (shkruar) shënime kryesore të autorëve në fjalë. Krahas shkrimeve të marra të tyre, pra vargjet poetike, aty autori ka vënë edhe fotot e krijuesve. Edhe kjo nuk e dëmton veprën, përkundrazi, ia shton shijen për ta lexuar dhe njohur më mirë autorin e vargjeve të kësaj vepre në fjalë.

Në antologjinë “Zjarri poetik”, Shefik Shkodra shton se, poezia shqipe tek ne ka qenë e “formë” nga e cila janë janë ruajtur e “mëshehur” krijuesit. Këtë “roje” e kanë bërë krijuesit nëpërmjet figurave stilistike, sidomos me anë të metaforave të përdorura, nga të cilat kanë “shpëtuar poetët nga rreziku politik i asajo kohe”. Pra, poezia ka qenë ajo që krijuesit tanë më lehtë e kanë përballuar censurimin e ashpër politik, sepse, nuk kishte “armë”tjetër të luftohet armikut i asaj kohe, pos kjo mënyrë e shprejes me artin e bukur.

Prandaj, autori shton në këtë antologji se, të kësaj kohe i takonte edhe vetë ai dhe gjenerata e tij. Për këtë arsye, autori i përfshiu disa nga krijuesit e hershmë të kësaj ane të Dardanës, të cilët vepruan nga vitet e para të pragut të gjysmës së dytë të shekullit njëzet, si janë: Mehmet Surdulli, si shton autori, “një poet tërësisht i traditës, por entuziast i madh; mandej, Ali Huruglica, njëri prej krijuesve më të njohur për më të vegjlit, Muharrem Shahiqi, me tendencë të një shprehje moderne e të avansuar nga tradita; Mustafa Morina, i cili shkroi edhe për fëmijë etj. Ja si ka kënduar M. Surdulli: “Në tokën time jam vigan/ Në tokën time jam vullkan”. Apo tek poezia e këtyre krijuesve gjejmë vargje me nyanca atdhetare, si R. Gashi: “Gur i bardhë dhe  bricak/ Llavë vullkani të  mbuloi/ tërmetet t’i lëkundën themelet/ e  sot e shumë shekuj baltë nuk u bëre” (f.12).

Mandej, autori citon poetin Zeqir Fazliun, i cili ka kënduar: “Në portën e  asaj Kulle/ e hodhën shkrepsën në momente delikate/ e zgjodhën më të mrekullueshme/ gacëzën e kuqe” etj. Këtu në veprën e Sh. Shkodrës gjejmë vargje kurbeti, por gjejmë edhe vargje etorike.

Sidoqoftë, vepra “Zjarri poetik” e Shefik Shkodrës, ndonëse na duket jo aq voluminoze, ajo e ka rëndësinë e saj dhe ia vlen jo vetëm të lexohet e të adhurohet, por aty gjen edhe vlera më të mira poetike të krijuesve të kësaj ane, të cilët, edhe në kushte jo aq “normale” të një kohe, lanë gjurmë të pashlyera në jetën e tyre krijuese.

Vepra “Zjarri poetik” gjendet në gjitha libratitë në Gjilan dhe Dardanë. E botoi Shtëpia Botuese “Sogjetime” në Gjilan.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora