E shtune, 27.04.2024, 06:37 AM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: 20.2.1989, Kosova ishte në këmbë

E marte, 21.02.2017, 09:32 PM


Me 20 shkurt të vitit 1989 Kosova ishte në këmbë.

Nga Ismet Uka

Pra kjo datë duhet të jetë datë  feste në Kosovë sepse kjo datë dhe muaji shkurt për shqiptaret  është një dit e veçante,muaji i një lëvizje të madhe politike për shqiptarët në përgjithësi a në veçanti kjo datë është e rëndësishme për shqiptarët e Kosovës .Muaji shkurt është muaji i një vendosmërie të madhe gjithë popullore ku regjimit Serb ju tha një jo e madhe dhe e vendosur që ma me ty jo si rob.

Serbia edhe se e kishte vesh,Kosovën me çelik vdekje kundër shqiptarëve dhe atëherë kur Serbia mendoj se shqiptarët e Kosovës i mposhti dhe ma ata nuk guxojnë të ndihën as që janë gjallë dhe kur deshi ti bëjë hapat e par për futjen e Kosovës nen ingjirencat e veta juridike politike dhe ekonomike,Minatorët e Starë -Tergut u ngujuan në zgafellen e minierës në Stanë-Tergut e shalës së Bajgores duke kundërshtuar fuqishëm qëllimin e Serbisë .

Pra minatorët sakrifikuan shëndetin dhe jetën e vet për pavarësinë dhe barazinë e Kosovës me njësit tjera federale në atë kohë.Mesazhet e minatorëve nga nen toka ishin të shkurta dhe të kjarta por edhe të vendosura se Kosova do të jetë republikë duke e hedh poshtë çdo pretendim të Serbisë që Kosovën ta fut nen territorin e Serbisë së madhe që regjimi i Millosheviqit  tentonte ta bënte .Pra Serbia ishte në këmb si policia ushtria akademia e shkencës e arteve,kisha ortodokse Serbe qonin porosi se nuk duhet kursyer asgjë për ti mposht shqiptaret vetëm e vetëm që robëria të sigurohet për ta në token dhe territorin e tyre.

Minatorët kësaj radhe nuk ishin vetë dhe  greva e tyre e lëkundi popullin e Kosovës anë e mban viseve të Jugosllavisë ku punonte e jetonte kërkesat e minatorëve përkraheshin publikisht nga populli shqiptar në përgjithësi Trepça ishte paralizuar ma pushoj së  prodhuari pasi që të gjitha njësit e saj punuese i përkrahnin minatorët dhe kërkesat e tyre .Ma qendrat e partisë komuniste në Kosova nuk funksiononin sipas hierarkisë ato tani ishin të orientuara në Trepçë dhe përkraheshin kërkesat e minatorëve pra edhe politikisht tani partia komuniste pësoj një prerje vdekjeprurëse nga greva e minatorëve sepse partia beri gabim shumë të madh .Kërkesat e shqiptarëve të Kosovës që e donin Kosovën republikë i quante nacionaliste e separatiste kurse kërkesat Serbe për tua marr autonomin shqiptarëve i quante si kërkesa të arsyeshme.

Pra ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e kish qit Millosheviqi nga përdorimi ma ligji nuk vlente për shqiptar për shqiptar ishte rezervua dhunë fizike burgosjet izolimet për krejt ata që kundërshtonin qëllimet fashiste të Millosheviqit.

Sa kohë që minatorët ndejten në zgafelle nga 20 shkurti i vitit 1989 deri me 28 shkurt po të njëjtit vit gjendja veç sa vinte dhe u acarrojke edhe më shumë Serbia sillte në Kosovë tanke topa automjete të blinduara qielli ishte i kontrolluar maksimalisht nga helikopterët aeroplanët filluan të fluturojnë ulët mbi Kosovë dhe lironin zhurmime të frikshme .Në tok policia serbe e kish hup kontrollin dhe sulmonte qytetar pa marr parasysh edhe se gjendej rrugës se vet duke shkuar për ta kryer ndonjë punë të doemos doshme .

Njësit punuese të Trepçës ishin të mbushur për plot me punëtor të sigurimit shtetëror kontrollohej dhe incizohej çdo kthinë dhe skutë mirëpo edhe për kundra këtij presioni kaq të furishëm të pushtetit  asnjë punëtor nuk deshi ta lëshoj prodhimin .Kërkesa ishte e kjart dhe e shkurt pa daljen e minatorëve nga zgfella e minierës prodhim nuk ka edhe ashtu ndodhi .Kishte kërcënime se një grup i Serbëve dhe malazezve të dal në pension para sa kohe janë organizuar në Zveçan dhe po donë me ardhë e me anë të dhunës me e leshu prodhimin në shkritoret dhe rafineri .Mirëpo drejtorit Serb i cili gjendej në krye të metalurgjisë së plumbit ju bë me dije se nëse ka tendenca të tilla mos u habitni se as ne shqiptaret nuk do të rrimë duar kryq dhe ata këtu brenda oborrit të fabrikës nuk kanë punë e aq ma pak nuk kanë punë të vinë dhe të përpiqen ti zanë me dhunë vendet e punëtorëve shqiptar një përpjekje e tillë nuk do të kaloj pa konflikt e për këtë konflikt shqiptarët nuk do të bartin kurrfarë përgjegjësie.

Pra Serbia krejt vëmendjen e kishte përqendruar te mposhtja e Kosovës dhe qetësimin e gjendjes në atë formën që shqiptaret nga frika ta mbajnë kokën ulur dhe ti kryejnë detyrat ashtu si javë përcakton regjimi Serb mirëpo vendosmëria për liri dashuri ndaj atdheut e kombit beri që kërkesat e minatorëve të përkrahen dhe nga ato kërkesa mos të hiqet dorë pa marr parasysh çmimin që do ta paguajmë .

Millosheviqi dhe regjimi i ti përkundra kësaj vendosmërie të minatorëve dhe përkrahja e popullit që ju vinte dhuna nga regjimi shtohej dita me ditës kështu që me anë të dhunës Serbia arriti ta ndryshoj sistemin kushtetutar të vetin fare pa e pyet Kosovën gjë që ishin kundër kushtetues ato ndryshime.

Kushtetutën e Kosovës arriti ta eliminoj fare më tani Kosova mbet pa kurrfarë statusi  mirëpo ato ligje të Serbisë të dalura nga ajo kushtetutë prapë minatorët e Trepçës nuk i pranuan nuk i pranoj as klasa punëtore e Kosovës .Mos pranimi i këtyre ligjeve Serbe e egërsoj regjimin edhe më shumë dhe filloj dhunë dhe represion mbi punëtor të Trepçës ku i zinte në rrugë autobus ka ngja që edhe duke dal jashtë kufirit të identifikohen që janë punëtor të Trepçës dhe të rrahën e maltretohen .

Pra punëtorët e Trepçës e qiten një guri shumë të çmueshëm në themelet e pavarësisë së Kosovës  shumë nga ta nga torturat dhe represioni Serb vdiqën në moshë bukur të re dhe nuk përjetuan ta shohin Kosovën e lirë,pra mërit për lirin dhe pavarësinë e Kosovës krahas minatorëve ka klasa punëtore në përgjithësi,e Kosovës dhe populli punues por edhe diaspora që nuk kursej kapitalin e vet për luftë kundër fashizmit Serb .Për lirin e Kosovës populli shqiptar ka pagur çmim shumë të lart dhe trajtimi që është duke ju ber popullit pas lufte me siguri se ketë trajtim nuk e meriton,në gjdo drejtim është i diskriminuar si nga aspekti social material shëndetësor dhe i punësimit.

Mos përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe asaj politike .Pas lufte në vend ka ber që shumë qytetar të Kosovës të largohen nga Kosova për shtete të perëndimit për të kërkuar qetësi dhe rahati sociale e materiale .Shumë janë  pasuruar në emër të luftës që kanë ber a në realitet u pasuruan ata që nuk dhanë kurrë asgjë për Kosovën e këta që dhanë po trajtohen në mënyrën më të keqe të mundshme që shumë prej luftarëve të lirisë nga dëshpërimi i mohimit të sakrificës nga ana e byrokracis në pushtet kanë ber vet vrasje .Çështja e stazhit të punëtorisë kosovare nuk po zgjidhet qe sa kohë tani si po i mbushin kohen e pensionimit e sop i kanë 15 vjet shtazë pune para vitit 1999 nuk po ju takon pensioni i plot por edhe si i plot është një pension shumë diskriminues sepse nuk i ipet sipas kontributeve po sipas kualifikimeve ,pra metodë e pa pranueshme e kërkuar nga burokracia në pushtet vetëm e vetëm si me e gjet formulën që edhe kjo gjeneratë që e ndërtoj Kosovën besa edhe e çliroj të diskriminohet në mënyrën si është duke u diskriminuar

Pra u vendos një sistem anarkie që mas pakti mendon për mirë,qenjen e qytetarit krejt pas lufta ka shkua,vendor së bashku me ndërkombëtar në vend që të zhvillohet dhe përparohet Kosova edhe aty ku ka mujt mu punu në mënyrë rentabile u shit e u shkatërrua e punëtoret janë mbet në rrugë nen mëshirën e Zotit .Të vetmit janë fëmijët e Kosovës qe nuk e gëzojnë shtesën sociale për tu rrit e zhvilluar pa brenga por nëse prindi merr social si ti bën femiju 5 vjet i ndalet sociali u krijua gjendje konfuze e rënd dhe e pa durueshme dhe nga mos durimi i kësaj gjendje kaq të rënd sociale ekonomike e besa edhe politike qytetaret po shpërngulën nga Kosova ku regjistrimi i fundit i popullsisë që jashtëzakonisht dëshpërues.

Ne anën tjetër këta rrahagjoksit,në pushtet që po marrin rroga luksi  për veti Serbia para hundëve të tyre sa here ti teket e shkel sovranitetin e Kosovës dhe integritetin territorial hyn dhe del kah të donë dhe si të donë pa kurrfarë pengese,në anën tjetër dialogon duke i krijuar favore Serbisë për tu pranuar në Evropë a qytetarët e Kosovës ende nuk kanë liberalizim të vizave nen akuzën se duhet të luftohet krimi e korupcioni.

Lufta ndodhi në Kosovë që secili qytetar të jetë i rëndësishëm për vendin dhe përkujdesja ndaj secilit të jetë në nivelin e duhur dhe i barabartë,mirëpo nuk ndodhi ajo çka populli priti e për çka edhe luftoj ndodhi e kundërta asaj.

Nuk u përpoqën për të krijuar vende pune dhe mirëqene për qytetarin e vendit por lufta për pushtet u shendrrua në lakmi për pasurim në mënyrë kundër ligjshme e duke lan në harresë me mija qytetar në pik të hallit që kishin hup çdo gjë në luftë e pas lufte mbeten nen mëshirën e askujt duke mos dit se çka me bë as me vet veten .derisa nga dëshpërimi u shpërngulën nga vendi për mos tu kthye ma kurrë këtu pra ata çka Serbia nuk mujti me e realizuar para lufte me e spastrua Kosovën,nga shqiptaret ja arriti burokracia kosovare në pushtet.

Kosovën të gjithë po deklarohen që e duan mirëpo në mënyrë si na po sillemi me atdheun ton dhe lirin e fituar me gjakun e dëshmorëve nuk e kemi dëshmuar se vërtet e dojmë ashtu si po deklarohemi gjendja shumë e rëndë edhe ajo ekonomike por edhe politike,na demonton që e dojmë Kosovën si po deklarohemi .U bën 18 vjet liri e demokraci e më na hjek njerëzit nga Kosova për një copë bukë kjo është e pa kuptimtë.

Data dhe dita e 20 shkurtit e vitit 1989 dhe uniteti mbar kombëtar për të sakrifikuar gjdo gjë për liri edhe sodë duhet të na shërbej për të luftua për një ekonomi të fort për një mirëqenie qytetare si në aspektin ekonomik arsimor dhe shëndetësor,për një siguri më të mirë fizike të qytetarëve në secilin cep të Kosovës .Vetëm kështu mundemi me e argumentua para qytetarëve se vërtet e domi Kosovën ashtu si po deklarohem i. Pra urime dita e 20 shkurtit dit e unitetit dhe sakrificës për lirin dhe pavarësinë e popullit të Kosovës duke e përkujtuar të kaluarën ton më mirë dimë të ndërtojmë të tanishmen dhe të ardhmen ton ta forcojmë shtetin e ti lëmë lakmitë për pasurim në kurriz të popullit se nëse na dështon shteti as pasuria nuk ka me na u deshtë asgjë.

Ismet Uka

ish punëtor i Trepçës

tani pensionist



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora