E shtune, 27.04.2024, 06:35 AM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: Kemi nevojë për burra të fortë

E merkure, 15.02.2017, 08:41 PM


Kemi nevojë për burra të fortë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Jetojmë në një botë brutale ku vazhdimisht zhvillohet një luftë mes atyre që duan për të fituar kundër atyre që refuzojnë të humbin. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak ka ndikim vendimtar në kalitjen e shpirtit liridashës luftarak të shqiptarit dhe qëndrueshmërisë së vendosur të fortë dhe heroike në çdo fushëbetejë. Shqipëria është e përjetshme për sa kohë që fëmijët e saj janë besnikë!

***

Preokupimi për vetveten ka disa efekte anësore të dëmshme. Do të dëmtonte synimet e mia në kontributin tim vullnetar për çështjen e pazgjidhur shqiptare. Prandaj kam arritur të mposht dëshirën për të zbuluar aq shumë veten para të tjerëve. Unë “u bëra personalitet publik” me qëllim që të përhap disa ide. Unë kurrë nuk kam qenë veçanërisht i interesuar në korrektësinë politike. Unë jam më shumë i zënë të jem i saktë në lidhje me faktet.

Trojet shqiptare udhëhiqen nga një lloj i minjve të kanalizimeve.

Minj që nuk e ndëshkojnë krimin, sepse duan të fshehin krimin e tyre. Korrupsionin dhe krimin e organizuar që duhet të goditet pamëshirshëm, urgjentisht, kudo. Minj kanalizimesh që nuk janë të dyshuar por të akuzuar. Domosdoshmërish të bëhet verifikimi ekstrem i pasurive të tyre, prejardhja e të cilave janë prova të pakontestueshme se pronari nuk është patriot, siç pretendojnë simpatizuesit e tyre tru-shpërlarë, por kriminelë. Ai që pasurinë e paligjshme e quan gjënë thelbësore, sigurisht mund të bëjë karrierë apo jetë luksoze, por ka ngatërruar tokën me ujin, rrjedhimisht do të mbytet. Pasi minjtë e kanalizimeve, duke filluar nga ata të Kosovës, nuk janë aq budallenj të tërhiqen vullnetarisht, kundër tyre duhet marrë masa të cilat ata i kuptojnë. Njëherësh, të bëhet Reforma në Drejtësi.  Drejtësia e pavarur (gjyqësia e pavarur) është shpëtim për shqiptarët. Dhe, Kosova urgjentisht të formojë ushtrinë, ndërkaq Shqipëria londineze të riarmatos, dhe rikthej Shërbimin e Detyrueshëm Ushtarak.

***

Shqipëria është anëtare e NATO-s, megjithatë, mbështetja në forcat e veta dhe mundësive materiale-teknike është një nga parakushtet kryesore për menaxhimin e suksesshëm të luftës së armatosur.

Rreziku i konfliktit ushtarak më së pari vjen nga vendet kufitare. Shqipëria domosdo të ndërtojë balancë ushtarake në raport me fqinjët. Doktrina jonë, e ballafaqimit të suksesshëm kundër çdo agresori, më së pari domosdoshmërish të bazohet në ndihmën e një numri sa më të madh luftëtarësh dhe armatimit superior. Njëherësh, ndërgjegjësimit të lartë moral dhe politik të faktorit njerëzor, artit adekuat të luftës, vullnetit të përgjithshëm, gatishmërisë dhe aftësisë së popullatës dhe forcave të armatosura të saja për të luftuar pa kompromis në mbrojtjen e lirisë dhe sistemit të vetë shoqëror edhe në kushtet më të vështira.

***

Të gjitha shtetet demokratike kanë një ushtri të respektuar, jo për shkak të luftës, por për shkak të paqes. Sigurisht shërbimi ushtarak duhet të jetë i  detyrueshëm. Secili që e konsideron veten mashkull duhet të harron diskotekat, bordelet, alkoolin, t`i ik prirjes për t`u bërë një burrec  feminist, i pavlerë dhe frikacak i pa karakter, por të bëhet një burrë i fortë, i cili do të dinë se si të trajtojë armën, që të mbrojë veten, familjen, pragun e shtëpisë, vendin, nderin e të qenit shqiptar.

Nuk është e rëndësishme nëse ti duash apo nuk duash të luftosh, në qoftë se pala tjetër e donë atë  askush nuk të pyet. Shteti është i fortë aq sa e ka të fortë ushtrinë, sidomos në Ballkan dhe situatën në të cilën gjendet Atdheu ynë i copëtuar, vlerat e të cilit duhet rindërtuar.

Shërbimi ushtarak duhet të jetë i detyrueshëm duke pasur parasysh llojin e mjedisit ku jetojmë dhe në çfarë lloji të kohës jetojmë.

Ushtria profesionale në ditët e sotme gjithmonë do të mposhtë një ushtri të përbërë nga ushtarë të përkohshëm. Prandaj, ne kemi nevojë për të dyja.

***

Është i njohur fakti se asnjë luftë mes popujve dhe vendeve nuk ndez aq urrejtje dhe mizori sa lufta civile (vëllavrasëse), në të cilën të dy palët në përplasje njihen mjaft mirë me njëra-tjetrën.

***

Luftërat kanë qenë dhe do të jenë, plotësisht e parëndësishme kundër kujt. E rëndësishme nëse shqiptari është në gjendje për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tij, apo në kohëra të tilla do të mbetet barrë mbi supet e dikujt tjetër dhe objektiv i shtazëve të egra.

Ajo zonë e Evropës ku gjendet Shqipëria është shpesh një fushë e konflikteve të armatosura, dhe sipas ligjit, përveç ushtarëve të rregullt, edhe çdo rezervist është i detyruar të mbron vendin me armë, pavarësisht nëse e ka kryer apo jo shërbimin ushtarak. Çdo burrë duhet të ketë një përvojë ushtarake, në vend që t`i hyjë fushëbetejës pa ndonjë njohuri praktike dhe pa ndonjë përgatitje paraprake psikologjike. Është më e lehtë për të luftuar në këmbë se i shtrirë.

***

Shkurtimisht: Ushtri, është emri për një njësi të madhe ushtarake të caktuar për të kryer detyrat e rëndësisë strategjike për zonën më të gjerë ose një pjesë të madhe të fushëbetejës. Ndonjëherë disa ushtri dinë të shkrihen në një njësi edhe më të madhe...

Forcat e armatosura janë pjesa më e rëndësishme e sistemit të mbrojtjes kombëtare të një shteti. Ato janë pjesë e armatosur e popullit dhe shprehje e  organizimit ushtarak dhe gatishmërisë së shoqërisë për mbrojtje të suksesshme kundër çdo agresioni. Si një forcë e vetme e armatosur dhe një pjesë integrale e sistemit të mbrojtjes së përgjithshme kombëtare, ato janë bartës kryesor i kundërshtimit (rezistencës) së armatosur të çdo përpjekjeje për agresion ndaj Shqipërisë londineze, Kosovës etj., si dhe bartës i luftës së armatosur të vazhdueshme dhe intensive. Të përkushtuara, strukturuara dhe të organizuara që të mund të veprojnë në tokë, në det dhe në ajër.



(Vota: 23 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora