E enjte, 18.04.2024, 05:10 PM (GMT+1)

Sport » Legjenda

Historia e portierit legjendar, "macja e zezë" (Qemal Vogli)

E hene, 25.08.2008, 02:35 AM

Nga Ilir Bushi

Në Shqipëri sapo kishin mbaruar legjendat për “qilimin fluturues” dhe “kalin fluturues”, kur papritur në Kavajë u përhap e vërteta për “portjerin fluturues”, i cili më vonë mori trajtat e legjendës. Ishte pikërisht i madhi i të mëdhenjve, i cili kishte mbiemrin “Vogli”. Qemali atëherë ishte 15 vjeç dhe luante me Kavajën, por pak muaj më vonë kaloi me Durrësin dhe menjëherë u thirr në ekipin e Dinamos, për ta shpallur atë 5 herë kampione të Shqipërisë. Dhe në moshën 17-vjeçare “macja e zezë” u thirr në ekipin Kombëtar, ku zhvilloi 11 ndeshje zyrtare, ndërkohë që gjithsej luajti 60 ndeshje ndërkombëtare. Por, pas vitit 1956, atë e ndoqi persekutimi dhe qelia e burgut, pikërisht në vendin e tij, ku njeriu ndalohej të ëndërronte. Dhe, duke folur kështu për portjerin e madh shqiptar, të cilin Lev Jashini (portjeri më i mirë i botës) e cilësoi si “tigri i zi shqiptar”, gati duket i pabesueshëm fakti se ai qysh prej 62 orësh nuk jeton më. Dje, në orën 10.00 të mëngjesit, arkivoli me trupin e Qemal Voglit u përcoll nga mijëra të afërm e dashamirës për në varrezat e Sharrës, ku ai e kishte lënë me gojë që të varrosej në një varr me nënën. Nëpër proces-verbalet spitalore diagnoza përfundimtare e Qemal Voglit u përcaktua si “diabet shumë i fortë” dhe “bllokim veshkash”, megjithëse vetë gjeniu i portës nuk kishte vuajtur kurrë më parë nga këto sëmundje. Qemal Vogli dha shpirt ditën e dielë rreth orës 9.15 të mëngjesit, por problemet e shëndetit të tij kishin filluar të shtoheshin sidomos një muaj më parë, kur në fillim të qershorit një makinë e aksidentoi rëndë, duke i krijuar shembje në gjymtyrë. Menjëherë e dërguan në Spitalin Ushtarak, ku u konsiderua një krisje. Por Qemali nuk e pranonte dot robërinë e krevatit dhe filloi të ecte me paterica. Kështu, një mesnatë u rrëzua dhe, pasi e çuan në Spitalin Ushtarak, mjekët menduan për një operacion ose për 6 javë regjim shtrati. Megjithatë, ditën e shtunë në spital nuk ka folur më dhe të dielën në mëngjes, legjenda e futbollit shqiptar ka mbyllur sytë përgjithmonë. Gjatë gjithë kësaj periudhe Qemali ka qenë i veshur me uniformën e Strakoshës, ndërsa amaneti dhe dëshira e tij e fundit kishte lidhje me futbollin. Dhe letra e fundit që ka shkruar nga spitali i është drejtuar Presidentit të Futbollit, Armando Duka, ku i kërkon takim për të biseduar për futbollin. “Te mua kanë ardhur për vizitë treçereku i qytetarëve të Tiranës, por unë ju pres edhe ju”, shkruhet midis të tjerave në letrën e tij të fundit. Të gjitha këto i mësuam dje nga bashkëshortja e tij, Liri Vogli, e cila, duke mbajtur me zor lotët e pikëllimit, megjithatë ka pranuar me shumë qytetari të rrëfejë të fshehtat dhe pjesën e panjohur të gjeniut të futbollit shqiptar, me të cilin jetoi dhjetëra vite. Dhe, ndërkohë që Armando Duka ka qenë i okupuar me ndeshjet e Kampionatit Evropian, (ai ishte në Portugali), sapo mori vesh lajmin është shprehur se me të mbërritur në Tiranë do të shkojë menjëherë për ngushëllim në shtëpinë e princit të portjerëve të Shqipërisë.

Kur filloi keqësimi i gjendjes shëndetësore të Qemal Voglit?

Ishte fillimi i muajit qershor, kur Qemali pësoi një aksident. E përplasi një makinë dhe pati një shembje. Por, megjithë goditjen që pati, pas konsultave mjekësore, ai qëndroi në shtëpi dhe filloi të lëvizte me paterica. Por një natë, (ishte ora rreth 12.00 e natës) Qemali u rrëzua dhe e çuam urgjent në Spitalin Ushtarak në Laprakë. Atje mjekët bënë analizat dhe radioskopitë dhe në fund thanë se kishte krisje dhe duhej operuar. Meqenëse mosha e Qemalit nuk mbante operacion, atëherë mjekët thanë se duhet të qëndronte në shtëpi me 6 javë regjim shtrati. E morëm në shtëpi, por Qemali nuk pranonte kurrë që të rrinte i palëvizur, sepse ishte mësuar gjithmonë me shokë dhe me lëvizje. Kështu që, kur ishte mirë, ngrihej. Por ne i rrinim te koka gjithmonë, se e shihnim që ishte e pamundur. Por një ditë morëm mjekun e familjes, i cili na dha shumë shpresë. “Jam optimist që do të jetojë”, na tha ai. Gjatë atyre ditëve herë bëhej më mirë dhe herë keqësohej. Por të shtunën e kaluar, u bë shumë keq. Kujtuam se na iku. Megjithatë, e çuam në spital dhe, pas disa serumeve, u përmirësua disi. Më vonë na thanë që të bënte disa analiza të tjera në spitalin 5, te neurologu dhe papritur mjekët u shqetësuan. Na thanë që nuk ishte për në atë spital, por sidoqoftë, pas analizave, thanë se kishte diabet të lartë dhe bllokim veshkash. Të premten ishte mirë, por përsëri këtë të shtunë u përkeqësua. Ndërsa ditën e dielë, rreth orës 9.20, dha frymën e fundit.

A është e vërtetë se në çastet e fundit kishte veshur bluzën e Kombëtares?

Po. Ishte një bluzë që ia dhuruan drejtuesit e Federatës me rastin e 75-vjetorit, që ia festuan më 15 mars të këtij viti te “Loro Boriçi”. Aty i dhanë bluzën e Kombëtares shqiptare me emrin e Strakoshës. Këtë bluzë ai e veshi për herë të parë kur organizoi fëmijët e lagjes te fusha “Studenti”. Ishte krenar dhe i lumtur për Kombëtaren tonë dhe për respektin e Federatës ndaj tij.

A kishte shumë pjesëmarrës në varrimin e tij?

Megjithëse Qemali vdiq të dielën dhe shumë veta nuk e morën vesh, përsëri pjesëmarrja ishte e madhe. Por gjatë këtyre orëve kemi pasur edhe shumë vizita nga njerëz që sapo e kanë marrë. Por Qemalin e donin të gjithë në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë, sepse edhe ai i donte të gjithë.

Çfarë i mbeti peng Qemalit?

Qemalin e vlerësuan të gjithë kryeministrat dhe partitë politike që erdhën në pushtet pas vitit 1990. Duke filluar nga Aleksandër Meksi e deri te Fatos Nano, ai pati vlerësimet që meritonte. Kështu u bë Mjeshtër Sporti dhe Mjeshtër i Merituar i Sportit. U bë Qytetar Nderi i Tiranës dhe mori shumë dekorata. Përfitoi edhe shpërblimin e veçantë, por dihet që e mira nuk ka fund. Por unë nuk dua të flas si e pakënaqur, sepse nuk jam e tillë. Por, meqë ju më pyetët se çfarë i mbeti peng, unë u them se i mbeti peng që nuk luajti më pasi doli nga burgu. Jo vetëm nëpër stadiume, por edhe në një ndeshje midis ndërmarrjeve nuk e lejuan. Këtë e tregon edhe zoti Ismet Bellova, se kur luante Parku Automobilistik i Tiranës, (ku punonte Qemali) atë nuk e lejuan. Dhe në një rast kur u hap nami se Qemali do të luante pranë Ekspozitës “Shqipëria Sot”, aty u mblodhën mijëra njerëz nga e gjithë Tirana. Por edhe atë ditë, në minutat e fundit, e ndaluan që të futej në ndeshje.

Çfarë thoshte Qemali për jetën e burgut?

Ai u dënua në vitin 1957. Dënimi i tij i padrejtë ishte një periudhë prej 7 vite e 4 muaj, që ai nuk donte ta kujtonte. I vinte keq vetëm se nuk kishte mundësi, ngaqë nuk e lejonin që të luante për ngjyrat e Shqipërisë. Por ai punoi shumë me portierët e Shqipërisë. Kështu Jani Kaçi, Perlat Musta e shumë portierë të tjerë janë shprehur me shumë respekt e dashuri për bashkëpunimin me Qemalin. Po kështu edhe Foto Strakosha, me të cilin Qemali kishte shumë miqësi dhe bashkëpunim për rolin e portierit.

Kë vlerësonte më shumë nga portierët e kohës sonë?

Vlerësonte Strakoshën. Por nuk harronte asnjëherë Mustën dhe Kaçin. Fliste me respekt edhe për një portier tjetër që ka luajtuar me Tiranën, por tani s’po më vjen ndër mend
emri i tij.

Çfarë tregonte për vitin 1956, kur skuadrat gjermane e kërkuan në gjirin e tyre?

Nuk fliste gjatë. Nuk kishte qejf të përmendeshin këto gjëra. Edhe kur jepte intervista nuk donte të zgjatej me këtë temë.

Po për arratisjen?

Ne nuk e ngacmonim dhe ai nuk fliste për këto gjëra. Të mira apo të këqija, ia kishte lënë kohës që t’i gjykonte. Por sidomos ai nuk donte që të politizoheshin këto gjëra. Thoshte shpesh “kështu ishte koha” dhe “ata që mund të jenë fajtorë le t’i vrasë më mirë ndërgjegjja e tyre”.

Çfarë thoshte për vlerësimet e të huajve mbi talentin e tij?

I kishte mbetur sidomos në mendje vlerësimi i portierit Lev Jashin, i cili e kishte quajtur “tigri i zi shqiptar”. Thoshte shpesh se Lev Jashini ishte më i madhi i portierëve të asaj kohe dhe kur të vlerësonte ai, domethënë, kishe bërë përshtypje të vërtetë.

Cila ndeshje i kishte mbetur më shumë ndër mend?

Ndeshjet në Bashkimin Sovjetik, në Çeki dhe sidomos në Gjermaninë Demokratike. Edhe të tjerët e përmendnin shpesh se kishte bërë pritje të mrekullueshme në këto stadiume. Thonin me të drejtë se tifozët e huaj e kishin duartrokitur.

A mendoi ndonjëherë të largohej nga Shqipëria pas ’90-s?

Qemali e donte Shqipërinë dhe nuk e ndërronte me asnjë vend të botës. As ka menduar kurrë për të ikur. Pastaj do të them se edhe Shqipëria e donte dhe e respektonte me gjithë shpirt Qemalin. Dhe ai ishte i gëzuar për këtë.

Me çfarë u mor Qemali pasi doli nga burgu?

Punoi në Parkun Automobilistik, por zemrën e kishte te futbolli. Kështu që, kur erdhi koha, filloi të stërviste ekipe dhe portierë në zona të ndryshme të Tiranës. Të gjitha punët i bënte me pasion dhe me sakrificë. Por në mënyrë të veçantë interesohej për futbollin nëpër klube dhe skuadrën e Kombëtares. Gëzohej shumë për fitoret ose barazimet e ekipit Kombëtar dhe mërzitej e hidhërohej për humbjet. Ai u lind për futbollin dhe atij ia kushtoi jetën.

Çfarë sadisfaksionesh provoi Qemal Vogli gjatë viteve të fundit?

U kënaq shumë nga titujt e nderit që i dhanë dhe nga festimi i 75 vjetorit të ditëlindjes, ku u ftuan figurat më të shquara të futbollit shqiptar.

A ishte i kënaqur ai nga tre fëmijët e tij?

Po. Ishte i kënaqur dhe i lumtur. Edhe ata gjithmonë kanë qenë krenarë për babanë e tyre, i cili respektohej nga të gjitha anët.

Si e kalonte ditën Qemali?

Qemali rrinte shumë me shokët e tij të sportit. Ai ishte i ikur gjithë ditën dhe shpesh na thoshte se më shumë qëndronte pranë stadiumit te “Loro Boriçi”. Bisedonte shumë për sportin dhe gëzohej sidomos për talentet e reja. I ndihmonte ata me gjithë shpirt. Ndërsa për ndonjë që shquhej për prirje të veçanta bënte çmos që ai të ecte përpara e të mos pengohej.

Cili ishte amaneti i tij?

Ai e la me gojë që të varrosej në një vend me nënën e vet. Ndërsa letra e fundit që shkroi i drejtohej Presidentit të Futbollit, Armando Dukës. I shkruante se e priste që t’i shkonte për vizitë në spital. Megjithëse e kuptonte edhe vetë që Armando ishte shumë i zënë me punët dhe problemet e përditshme që kishte.

Çfarë do të thoshit tjetër për të?

Do të them se jam shumë e tronditur dhe e dëshpëruar që do të jetoj pa të. Por do t’ia bëj respektet deri në fund, ashtu siç e meritonte. Do të them se jam krenare që isha në krahun e tij gjatë jetës sime dhe që i qëndrova pranë edhe në ditët më të vështira. Por, me këtë rast dua t’i falënderoj edhe të gjithë miqtë e shokët e tij, që ia bënë respektin deri në fund, duke e nderuar atë ashtu si e nderonin gjithmonë edhe kur ishte gjallë

(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora