E enjte, 07.11.2024, 12:36 PM (GMT)

Sport » Legjenda

Kaka, tani edhe “FIFA World Player”!

E merkure, 19.12.2007, 07:31 PM


Kaka, futbollisti me i mire i botes per vitin 2007
Bota “ne kembet” e Rikardo Kakase. Tashme globi ka njohur madheshtine e brazilianit, per te cilin viti 2007 ka qene nje “kurorezim” perfekt i nje karriere qe sapo ka nisur dhe qe parashikon triumfe te tjera. Nje aventure e nisur me Champions League, te fituar ne Athine, me 23 maj, dhe e mbyllur dje ne mbremje, ne Zurih, ku “Djaloshi i Arte” ka marre nga duart e Sep Blaterit cmimin pestigjoz te “FIFA World Player”, trofeu i fundit i nje viti magjik, per t’u vene ne “kornize” per fantazistin e Milanit. Jo keq per nje 25 vjecar, i cili eshte ne “majen” e rruzullit dhe kampion bote per klube, pervec cmimeve personale te fituar ne Japoni, si Lojtari me i Mire i Finales, ndaj Boka Juniorsit, dhe per cmimin “Toyota”. Gjithcka qe nje futbollist mund te fitoje, nje perralle qe nuk ka perfunduar...

Cikli i ri ? I emocionuar ne konferencen per shtyp te dhene ne Zyrih, pas “Topit te Arte”, dorezuar me 2 dhjetor nga “France Football”, ka ardhur edhe vleresimi nga FIFA, si Lojtari me i Mire i vitit 2007. Pas brazilianit dy kampione te tjere, Mesi, i renditur i dyti, dhe Kristiano Ronaldo, i treti. Nje brez i arte qe Riki e cileson keshtu: “Jemi te gjithe te rinj. Kjo do te thote se futbolli ka hapur nje cikel te ri”, deklaroi fantazisti kuqezi, duke iu referuar ylli te Barcelones dhe atij te Mancester Junaitedit.

Faleminderit Milan

Me nje fytyre te lodhur dhe te pergjumur, Kaka eshte ndalur me pas te falenderimet: “Nuk ekziston asnje futbollist i madh pa nje skuader te madhe qe e mbeshtet dhe i jep mundesi te jete dikush, pa te cilen do te ishte nje hic. Nese paraqitjet e mia kane qene te mira, merita i shkon sidomos shokeve te ekipit qe me dhane shansin te jap me te miren ne fushe. Ne Tokjo ishte fitorja e Milanit, jo e Kakase. Dhe ne te gjithe jemi te lumtur per kete arritje, qe na coi ne majen e botes. Cdo arritje personale eshte rezultati i punes se skuadres. Cmimet individuale ne futboll nuk ekzistojne. Edhe ne Champions League nuk do te arrija te beja asgje nese nuk do te luaja ne nje ekip kaq te forte”.

Tani derbi

 Me pas, braziliani ka folur per derbin e te dieles: “Ai ndaj Interit eshte takimi i fundit i vitit dhe kemi mundesine per te rikuperuar pike ne klasifikim, karshi zikalterve. Per te luajtur boterorin e klubeve kemi kapercyer tre ndeshje. Nese fitojme keto ndeshje kemi mundesine te rikuperojme shume pike”.

“Do te refuzoj cdo oferte ne merkato!”

Te pashmangshme kane qene pyetjet qe i jane bere brazilianit per nje transferim te tij te mundshem ne Spanje, ne Primera Division, me fanellen e Realit apo te Barcelones. Por, pergjigjia e “Topit te Arte” dhe “FIFA World Player” ka qene e menjehershme: “Futbolli spanjoll eshte nje nga me te bukurit ne Europe. Ka shume skuadra te medha dhe kampione, por une luaj te Milani dhe jam i lumtur per kete zgjedhje. Do te jete shume e veshtire qe te largohem prej ketej. E kisha mundesine qe te transferohesha ne Spanje por e refuzova ate, ashtu si do te bej ne te ardhmen. Ketu ndihem per mrekulli, si ne nje familje te madhe. Nuk e kisha menduar qe do te fitoja kaq shume. Kjo deshmon se me fanellen kuqezi endrrat behen realitet”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora