E shtune, 27.04.2024, 01:07 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Çamët nuk janë pa atdhe

E hene, 31.10.2016, 10:38 PM


ÇAMËT NUK JANË PA ATDHE

Nga Afrim Caka

Çamëri malli im.

Çamët nuk janë pa atdhe. Çamëria e ka identitetin e vet historik dhe etnik iliro – shqiptar.

Në emër e të cilave parimeve veprohet kështu kundër popullsisë ?AME?

Në emër cilës drejtësi?!

Në emrin e parimeve e të dretësisë që hidhen në arkivat e historisë apo të atyre që dalin në skenën politike ndërkombëtare? Në emrin e ri botëror! Në emrin e Evropës kurvë!

Në emrin e Ilir Metës apo çfarë! ?’kishte qenë vallë? Përse nuk ju tha: “Në takimet e tij me diplomatët grekë, çamët janë autoktonë në këto troje!”

Nuk e shpall që ka enigma, nuk i rrëfen. Një sorrugat pranoi të dëmtojë ?amërinë, por jo veten e tij, duke mos i shpallur se të fshehtat do t’i marrë edhe në varr. Çështë e vërteta, s’është diçka e re, me mos thënien e tij, por ngjalli dyshime për veten e tij, bëhet fjalë për të fshetat, që ai kishte marrë me vete? Të gjitha këto veprime, sikurse dhe shumë sjellje të tjera, fyejnë rëndë lashtësinë dhe dinjitetin e popullit çamë. Shqiptarët e ?amërisë, u bënë halë në sy e kreatorëve të politikës shqiptare dhe të kreatorëve të politikës shoviniste antishqiptare greke dhe e kuislingëve që mundoheshin t’i zhduknin nga faqja e dheut, e cila erdhi duke u shkallzuar vazhdimisht, për t’u legalizuar plotësisht në vitet e fundit.

Për shkak se kemi trashëguar një gjëndje të rëndë politike dhe një pozitë tragjike historike. Ne, objektivisht, për ndryshimin e fatit tonë s’kemi mundur apo skemi ditur të bëjmë tepër shumë. Megjithatë, edhe ne kemi lejuar të vonohemi dhe s’kemi bërë atë që, rrugës paqësore, kemi mundur të bëjmë. Kështu, fjala vjen, nuk kemi lejuar - elita politike dhe mendore, por jo edhe populli, që të flasim për çështjen tonë kombëtare me gjuhën e pushtuesve tanë! Pse jo edhe me gjuhën e spiunëve e tradhtarëve, të degradohet çështja jonë kombëtare dhe kemi bërë një gabim fatal, që siç po shihet edhe në errësirën më të madhe, duke mos njohur vullnetin e çamëve dhe duke i pranuar aneksimet e dhunshme, për të mos ua prishur qejfin qeverisë Greke për helenizimin e Çamerisë.

Dhe, ja, mu këtu desha të dilja: tek e drejta jonë, që gjithsesi do shtyrë, në radhë të parë nga intelegjencia, e përkrahur dhe e inkurajuar si kurrë ndonjëherë nga populli mbarë shqiptarë.

Luftrat kundër shqiptarëve një nga një kurr nuk ju ndanë, kur toka kishte ende plagë nga baruti. Terrori grekë vazhdon ilegalisht, të mos themë hapur edhe sot.

Edhe sot e kësaj dite, provokimeve ushtarake, sidomos nëpërmjet shtypit brenda dhe jashtë territorit shqiptarë ekstremist të majtë, bëhen thirrje për destabilizime thyerje kafkash, për revansh, për hakmarrje e për gjak etj. etj. I hapur është kërcënimi i Omonias që i bëhët shqiptarëve dhe teritorit shqiptar.

Që të gjithë e dimë se gabimet dhe dështimet e pushtetarëve janë të lidhura ngushtë me pushtetarët servilë e matrapaz – Enver Hoxha e Mehmet Shehu. Këta dy shokë kanë ndihmuar shumë për formimin e propagandave antiçame. Puna ishte importuar nga Greqia, që puna të mbetet në dorë të Enverit e të Shehut dhe të njerëzve që i kishin pranë. Për fatin  e keq të Shqipërise dhe të popullsisë çame, ishte një nga viktimt e para të pas “Luftës së Dytë Botërore”, që Enveri u mundua me çdo menyrë e çdo mjet që ta minimizonte. Kjo ishte kryesorja e tyre.

Mungesa e një qendre të veprimit unik për zhvillim ekonomik, arsimor, gjyqësor, informaiv, etj. të të gjithë shqiptarëve. Komunikimi i kufizuar dhe i dobët ndërmjet banorëve të viseve të ndryeshme shqiptare, një proces i ngadalësuar i kalimit prej vetëdijës për rëndësinë e bashkëpunimit dhe lidhjeve ndërmjet banorëve të viseve shqiptare, si dhe mbisudnimin e vetëdijës për domosdonë e themelimit të shtetit çamë, qoftë edhe shtetë në vete. Këto veprime duhet të jenë për ne fenarët që duhej të na ndihmonin gjendjen e krijuar nga racizmi grekë dhe të hapim një fushë veprimi për të ardhmen e popullit çamë…

?ështja shqiptare ?AME duhet të shërbej si një vade mecum i çështjes kombëtare shqiptare dhe si një llpj programi kombëtar, për të cilën është folur pak për të mos thëne hiç pas luftës së fundit. Konstituimi i popullit çamë në subject historic, domethënë vetëdijisimi i tij masiv për integrim e bashkim, për të qenë zotërues i vetvetes dhe i drejtave e lirive natyrore në vendin e vet, në esencë është i pandashëm nga vetëdija kombëtare.

?ështja ?AME fillon prej “Kongresit të Berlinit 1878, përkatësisht Koferencës së Ambasadorëve në Londër 1912 - 1913 dhe Konferencës e Versajes, ku rreth 55 për qind e tokave etnike dhe historike në të cilat shqiptarët ishin popullat e vetme a shumicë dërrmuese u jepen fqinjëve ballkanik - Sebisë, Malit te Zi, Maqedonisë dhe Greqisë dhe kur 60 për qind e popullit shqiptar mbete jashtë kufijve të Shqipërisë që si shtet krijohet më 1912”. Me trojet shqiptare turqia bëri pazarllëqe të tmerrëshme. Më 1913, me vendimin e Konferencës në Londër, Greqia aneksoi Çamërinë, një krahinë etnike shqiptare. Greqia zgjerohet 2.7 herë, Mali i Zi 3 herë dhe Serbia 2.8 herë.

* * *

Burimet osmane, frënge, angleze dhe greke, nga gjysma e vitit 1878, na informojnë se kishte, po ashtu, disa dhjetëra mijëra muhaxherë nga territory i Vilajetit të Janinës, Tesalisë dhe Epirit, vise këto të okupuara nga Greqia. Edhe këta muhaxherë kërkonin të ktheheshin në vatrat e tyre. Situata u ndryshua më shumë në viset jugore të Shqipërisë më 1881, kur filloi dyndja më e madhe e banorëve shqiptarë, boshnjakëve, turqve. Me fjalë të tjera, Kongresi i Berlinit e ndërroi nenin XV të Paqës së Shën Stefanit, përsa i përket përmisimit të kufirit në EPIR dhe në TESALI në të mirë të Greqisë. Anglia e shtynte Greqinë kah veriu, sepse synonte të krijonte ekuilibrin e sllavëve (SHKIJEVE). Sipas nenit XXIV të marraveshjës së Berlinit, Greqia  dhe Perandoria e Osmane duheshin të merreshin vesh rreth përmirësimit të kufirit në EPIR dhe TESALI, domethanë Shqipërinë Jugore. Pas shumë bisedimeve Greqia dhe fuqitë e Mëdha, më 21 korrik 1878 e lidhën marraveshjën mbi përmirësimin e kufijve.

Në atë marraveshje ishte zgjidhur më “mirë” çështja e sigurimit të pasurive të “myslimanëve” shqiptarëve. Shqiptarëve u jipet afat prej disa muajsh nëse deshironin të emigronin. Kështu shpërngulja e shqiptarëve nga viset e dhëna Greqisë bëhët në verën e vitit 1888. Duke i shpërngulur dhune e terror. Pas largimit tokat mbeteshin të shkreta. Për këtë arësye TESALIA U POPULLZUA me banor afroaziatik (Grekë) ***

Ishte një kohë e ngrirë për çamët. Shteti shqiptar ende s’e ka thënë fjalën e saj për tragjedinë e popullit çamë. Pas vrasjeve e zvarritjeve monstruoze në kufi, pas masakrave, pas përdorimit të dhunës, të rrahjeve çnjerëzore, pas shkatrrimeve të shtëpive, pas kërcnimeve, pas djegieve barbare që sollën dëbimin në masë të popullsisë çame. Çuditërishtë edhe pushteti i Enverit heshti deri në atë masë duke u’a ndaluar edhe çamëve në Kavajë të flasin për të vërtetën e tyre. Shkojë edhe më largë duke i dërguar dy shqiptarë, dy spiuna të sigurimit të veshur me petkun e hoxhallarëve ne Europë për të deklaruar se çamët janë mysliman dhe u larguan nga Çamëria me vullnetin e tyre.  Bashkimi i popullit shqiptar dhe i trojeve të tij është Ideali ynë dhe i çamëve.

Lufta shqiptare është një ngjarje e rëndësishme historike, që dëshmon për pjesëmarrjen e kontributin real të forcave ushtarake shqiptare kundër okupatorëve fashistë grekë. Përseri, Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar.

Nga rreth 49 provokacionet e ushtrisë greke në kufirin jugor të Shqipërisë qysh prej datës 2 gusht, deri në orën 12.00 të datës 15 gusht 1949, mbetën të vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë tonë dhe u plagosën 127 të tjerë. Forcat e Kufirit Shqiptar gjatë luftimeve kundër forcave ushtarake greke, i kanë shkaktuar armikut mbi 300 të vrarë dhe 500 të plagosur, ndërsa 270 të tjerë u kapën rob. Planin, ditën dhe orën e sulmit të ushtrisë greke e kishte zbuluar Divizioni i 8-të i Korçës, nëpërmjet përgjimeve dhe “agjentëve special” që vepronin në të dy anët e kufirit në shërbim të shtetit e ushtrisë shqiptare.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora