E marte, 06.05.2025, 01:32 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Politika drenicake përbuzi lashtësinë

E diele, 23.10.2016, 11:09 AM


POLITIKA DRENICAKE QË PËRBUZI LASHTËSIN TONË KOMBËTARE

NGA AFRIM CAKA

Këta nuk duan shkronja shqipe por duan tru të derdhura.

Kaq poshtë kanë rënë vlerat e tona...!!!

?farë dreqin po ndodhë me shqiptarët?

Ngjarjet e viteve të fundit dhe propaganda e kësaj politike për “demokratizimin” mbi rrugët dhe liberalizimit e vendit tonë ka influencuar që elementi armik të shpresojë se ndryshimet  të tilla, shpejta vonë, do të ketë edhe në vendin tonë. Elementët armiq të kësaj qeverie duke vjellur vrer kundër opozitës, shprehen se:

“Udhehqësit e tyre luftojnë për interesat e tyre!”.

Si rezulltat i këtyre ngjarjeve duket një aktivizim  dhe intesifikim i veprimtarive armiqësore të PDK-ës dhe të LDK-ës me anë parullash e fjalimesh demagogjike, komentesh, intrigash që shprehen kundër vendit dhe popullit, në lidhje me ndërrimin e historisë dhe kufijve tanë ashtu siç ndodhi me Mitrovicën, Debëllden, Deçanin, Malin e Zi dhe krijimin e enklavave sllave e turke etj., se kjo është një ndër fatkeqësitë më të mëdha të kombit tonë.

Ne nuk mund ta durojmë dot diktaturën, kërkojmë zgjedhje të reja dhe nuk mund si të duronim zgjedhjen e një qeverie absolute dhe t’ia çjerrim maskën kësaj bande, kur dy miljon shqiptarë të papunë punojnë për këtë bandë hajdutësh. Se po hapen kufijt, po le ta provojnë njëherë vetë këta dhe do të shohin se këtu nuk do të mbetet më asnjë shqiptarë…!

Së pari, le të flasim për politikën e tyre pse jo për padronin e skllavin (popullin). Disa mendojnë se sundimi i një klani është mafi, drejtimi i një çifligu, mjeshtria mbi popullin, ndërsa sundimi politik dhe mbretëror është rrjedhimisht i padrejtë.

Jashte ketyre dy maradhenjeve midis presidentit, kryeministrit e ministrave, mjeshtrit dhe skllavit, ajo që ngrihet e para është familja e një klani, prandaj SHEFI dhe gazetarët kanë të drejtë kur thonë:

“Ne fillim ti mbushim xhepat, shtëpia e familja dhe dota lëmë një pllug për shtetin dhe popullin!”.

Duke qenë se kjo qeveri quhet më i ftofti prej të gjithë përbindëshave, kurse vetë votuesit e tyre u bënë pjesë e kësaj bande, bashkë me krimin. Qofshit të tillë. Ai gënjen gjakftohtë dhe ja se  çfar gënjeshtre del nga goja e tyre  - unë jam shteti – unë jam ky popull! Por kur këta njerëz bashkohen, kërkojnë nga shoqëria (populli) diçka më shumë se përmbushja e nevojave të tyre familjare dhe e nevojave të përditëshme me një fjalë... një luksë me të shfrenuar duke e dobësuat faktorin shqiptar duke i lënë shqiptarin pa buke, pa ligj, pa votër e pa punë...

Politika tyre është etje përpushtet. Është gjë kaq e thjeshtë të jesh politikan. Kjo nuk do të thotë thjeshtë të mendosh për qeverinë, shtetin, dhe me gjërat që lidhen me to, cilido qoftë rrugëtimi i pushtetit të bën politikan të ndershëm. Këta njerëz me të gjitha forcat që kudo ku është e mundur, të jenë më lart se të tjerët, të jenë disi të veçantë, të famshëm. Edhe sipas meje, për të interes tregojnë vetëm njerëzit e rëndomtë. Njerëzit e arsyeshëmmerren me gjëra më të rëndësishme. Arsyeja nuk mund të harxhojë veten kot së koti për luftën e një politike të dorës së tret, të shëmtuar, kundër një politike dhe kundër njerëzve të flliqur. Vetëm njerëzit të dorës së tretë bëhen presindentë, kryeministra. Njerëriu i arsyeshëm nuk do ti harxhojë forcat për këtë politikë xhungle, e cila nuk të shpie  askund dhe në te nuk ka asgjë vetëm korrupsion.

Pa asnjë paralajmërim, një maskë e frikëshme ulërinë. Ndërsa... Unë jam vdekja, buçiti zëri i padronit. I futur nëntokë, unë duhet ti flas Dardanisë nga thellë, përbrenda  dheut, i dëbuar te kjo shpellë e zymtë, ku ujërat e kuqe nga gjaku i heronjve, dëshmorëve mblidhen në një luginë ku nuk pasqyrohet më dot shteti Dardanë.

“Ne tashmë kemi zbritur” zëri ti kumboj nga nëntoka, duke kaluar të nëntë rrathët e Dantes, deri në qendrën e gjakut i heronjve, dhe erdhëm ballë për ballë me vetë njerëzit e së keqës...

Së shpejti do të mësojmë se çfarë kanë lënë pas kjo bandë zullumçarësh. Por kjo në fund do të jetë parajsa e jonë. Dhe ja ku mbërritëm, fola vetmevete... Kjo pjesë e Drenicës dhe e Prapashticës ka etje për pushtet dhe afera korruptive.

Mbase etja për pushtet shprehet ne shumë mënyra. Sa herë që dikush ka si qëllim pushtetin, kjo është politikë xhungle. S’ka rëndësi nëse kjo lidhet me shtetin, me qeverinë e më gjërë të tjera si këto: korrupsioni, shantazhet, tenderat etj...

Bota e politikës shqiptare në bazën e saj ndodhet në nën nivelin e mesatërës instiktive në shtetin tonë. Ai që i përket ligjit të xhungles: të drejtë ka i që është më i fuqishëm. Dhe kafexhinjtë që tregojnë interes për politikën e xhungles, janë thjeshtë injorantë e mediokër. Për këtë llojë politike nuk duhet kurrfarë kualifikimi, përveç njërit, ndjenjës së thellë të inferioritetit. Në qoftëse se duam të kemi njerëz të ndershëm në pushtet, ne duhet t’i fshijmë krejtësisht hajdutët e spiunët nga historia emrat e këtyre njerëzve të korruptuar çfardo qofshin ata kryeministra, ministra, gjyqtar, avokat, policë e zyrtar tjerë ligjor. Ne duhet t’i harrojmë këta njerëz dikur kanë ekzistuar, ata kanë qenë pjella më e shëmtuar e popullit shqiptar. Mirpo, sado që mund të duket e çuditëshme, e gjithë historia është e mbushur me emrat e këtyre njerëzve. Krimi më i madh i tyre është kjo, që donin ti prish mendjet e të rinjve.

Kjo është e vërtetë, por ky është krim.

Dhe ç’është kjo histori e jona veçse këta njerëz që u presi rrugën të gjithëve dhe që kanë lënë plagë në vetëdijën e shqiptarëve? Ne si popull e kemi të vështir të mësojmë diçka lidhur me këta njerëz. Këtë gjë mund ta dijnë vetëm ata që i votojnë dhe i zgjedhin ata! Këta kanë hedhur themelt në zyret e tyre. Por ne dimë vetëm njërën anë të botës së tyre korruptive. Botën, në të cilën të drejtë ka ai që është i fuqishëm dhe i kapur pas krimit politikë. Por fuqia  nuk vërteton drejtësinë - ajo është plotësisht me vend në botën e kafshëve  dhe në botën e instiktit. Arsyeja e këtyre pushtetarëve vazhdon të mos ndërrojë vendet. Arsyeja duhet të vazhdon të ndërrojë vendet: “Më i fuqishëm është ai që ka të drejtë, dhe e drejta duhet të përcaktohet nga arsyeja, logjika , arsyrtimi dhe argumentet”.

Pikrisht kështu u tha dikur moti në gjyq Sokrati gjyqtarëve...  Ata e dinin se me këtë njeri nuk mund të luhej dot.

Në përputhje me këtë, kur qëllimi më i rëndësishëm për “Grupin Pronto” bëhet pushteti e leku dhe epërsia ndaj të tjerëve, ai e arrin këtë qëllim me tension gjithnjë në rritje, vjedhje votash, shantazhe e blerje votash... e në rritje të fuqisë së kërcnimit dhe të ashpërsisë dhe jeton në pritje të fitoreve të mëdha dhe drejtë karrigeve presidenciale e ministrore. Kjo është një lojë force. Fakti sesa të aftë secili prej tyre për të urryer dhe për t’u kapur pas pushtetit dhe pasurive të saj, është një tregues i mirë për vlerësimin e gjithë grupit nga Drenica e Prapshtica. Kjo flet shumë për ta dhe ligësia lë gjurmë të pa shlyera në kasaphanen  e përbindëshme dhe shfarosjen e çdo individi që u delë përpara. Këto simptoma analogjike janë prirje kriminale.

Në fakt, a ka gjë më të marrë e të tmerrshme sesa të jemi besnikë, qytetarë rë bundur, të ushqejmë  miqësinë për ta....



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx