Mendime
Sejdi Peka: Kush i fryn përçarjes kombëtare?
E enjte, 20.10.2016, 07:32 PM
KUSH
NË TË VERTETË PO I FRYNË PËRÇARJËS KOMBËTARE?
“Pa Kosovën, historia e Shqipërisë nuk mundet të shkruhet”
Nga Sejdi Peka
Mendoj se nuk ishte aspak e nevojshme që nepërmjet medias këtu në Shqipëri, të shpërthente një fushatë akuzash kundër liderve të shtetit të Kosovës, respektivisht kundër Presidentit dhe Ministrit të Jashtëm, për qëndrimin e tyre lidhur me vizitën dhe deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë në Beograd kohët e fundit. Liderët kosovarë kan deklaruar në përgjithsi se, “normalizimi i mardhënjëve shqiptare-serbe nuk kalon nëpërmjet Tiranës por përmes Prishtinës dhe ndërmjetsimi i këtyre mardhënjeve do të bëhët nga faktor të tillë si Amerika dhe Bashkimi Europian”. Shumë gazetarë dhe analist të njohur të politikës, diplomat të karierës dhe politikan të ndryshëm këtu në Shqipëri, u vërsulën duke i quajtur kosovarët “si titist që janë të dhënë pas cicave të Cecës(gruaja e kriminelit Reznjatoviç), që po i fryjnë përçarjes kombëtare, njerëz emocional , që nuk kan haber në punët e diplomacisë dhe të politikës etj”. Në këtë pikpamje, shumë prej tyre e nxjerrin mllefin kundër shtetit të Kosovës duke shprehur “habinë”e tyre se Hashim Thaqi ka dekoruar Sali Berishën në vitin 2009 me “Urdhërin e lirisë”. Eshtë mjaft shqetësues fakti se ndarja pro dhe kundër kësaj vizite ngjalli emocione në Kosovë dhe në Shqipëri. Kosova pro kësaj vizite kishte Baton Haxhiun dhe Shkëlzen Maliqin që paguhen nga Edvin Rama dhe ishin në konflikt interesi në mendimet e tyre, dhe kundër kësaj vizite dhe deklaratave idioteske të Ramës ishin shumica apsolute e opinionit, mediave , gazetarve dhe analistve në Kosovë. Po mendoj se pikërisht reagimi nga Shqipëria kundër udhëheqjës politike në Kosovë i frynë përçarjes kombëtare dhe kjo nuk duhej të ndodhte. Nga ana tjetër në një emision televiziv në Neës 24të dt. 18. Tetorë, Edvin Rama i quajti udhëheqësit e Kosovës me arrogancë“si njerëz emocional dhe nuk ja merr dorën kujt se kurë do flas apo me kë flas për Kosovën”. Këto akuza deri në shpifje nga një Kryeministër i pa përgjegjëshëm si Edvin Rama, që vijnë si të gatuara nga guzhina bolshevike enveriste, në të vertetë i shërbejën përçarjës kombëtare. Po më kujtohet një replikë i Mehmet Krajës me një pseodo piktor këtu në Shqipëri , një adhurues i Edvin Ramës, që i quante kosovarët “si qytetarë të rangut të dytë të shoqërisë njerzore, njerëz të pa informuar që besojnë në fenë islame etj. ”Në një replikë mjaft të ashpër dhe i nervozuar, Kraja u shpreh në një mënyre të tillë se “sikur mos të ishte Kosova në mes, Shqipëria do të fliste sërbisht”. Nuk mundet në asnjë mënyrë që të jam dakord me Krajën, pasi që nuk ishte e nevojshme që t’i kujtojë këtijë të sëmuri mendorë identik me Edvin Ramën, gjakun e derdhur , luftën e përgjakshme të popullit të Kosovës për të mbrojtur tokat dhe identitetin e tyre kombëtar kundër agresorve sllav. Duke qenë autokton në vatrat e tyre, bash në ekstremin veriorë të Shqipërisë Etnike, gjithnjë u ka rënë barra e rëndë që të parët të ndeshën për jetë a për vdekje në luftë të pa ndërprererë kundër armiqve të Shqipërisë. Dhe këtë mision historik, burrat e Dardanisë, të kësaj “hiseje më të bukur të Shqipërisë etnike”sic e quan Bisak, kan qenë gjithnjë “Garda e Atdheut”, e kan kryer në shekuj duke e vaditur atë tokë të bekuar me gjakun e më shumë se 1milion dëshmorë të Atdheut që njeh historia jonë kombëtare. Atje u derdhën lumenj gjaku dhe u ngrit Flamuri në Vlorë. Vetëm dy ditë pas shpalljes së Pavarsisë , Isa Boletini me trimat më të zgjedhur të Kosovës do të ulej në gjunj të puthte Flamurin Kombëtarë dhe do të thoshte përmes lotve: “Ismail Beg, unë të kam pritur që këtë Flamur t’a lartësonim në Prizren. ”Ashtu siç shkruan Skënder Luarasi në librin e tije kushtuar trimit legjendë të Kosovës, se”vetëm atë natë Dhjetori të vitit 1912, kur kosovarët i ndalën ushtritë e Xhavit Pashës në Kodrat e Levanit që të mos hynin në Vlorë dhe të bënin nul Pavarsinë e Shqipërisë, Isa Boletini do të mbetet përjetësisht “Hero i Popollit”. Dhe me të vertetë po çfar i takonte Edvin Ramës që të përqafohej me Kryeministrin e Sërbisë duke spekulluar me problemet e vështira që ka sot Sërbia me Kosovën. Të gjitha premisat të dërgojnë në dyshimin e një marveshje të fshehtë të Edvin Ramës dhe Vuçiçit të Sërbisë kundër interesave kombëtare të shqiptarve në përgjithsi dhe shtetit të ri të Kosovës në veçanti. Sigurisht që përmirsimi i këtyre mardhënjeve do të ishte në të mirën e dy popujve dhe të paqës dhe stabilitetit të rajonit të Ballkanit e ndoshta edhe më gjërë, por ky stabilitet nuk mundet që të bëhët fjalë që të arrihet pa ndërmjetësimin e Amerikës dhe BE që kan marrë përsipër këtë mision të vështirë. Kishin të drejtën e tyre se Serbia nuk ishte e gatshme që të ndryshonte kursin e sajë kriminal kundër Kosovës, deri sa Kryeministër kishte Vuçiçin, ish Ministrin e Sllobodan Milloshevicit që projektoj dhe zbatoj genocidin e pashëmbull kundër Kosovës në vitin 1988 dhe gjithnjë mjaft agresiv për të mos njohur pavarsinë e Kosovës duke lobuar kundër Kosovës në të gjitha takimet ndërkombëtare. Por Kosova ka një ndjesi të hidhur se jo gjithnjë politika e shtetit shqiptarë ka qenë në të mirën e Kosovës. Në këtë pikpamje edhe udhëheqja politike eKosovës sot ka shumë të drejtë të dyshojë në këtë dashuri që lindi ndërmjet Kryeministrit të Shqipërisë dhe të Sërbisë, që pikërisht përkon me strategjinë kriminale që ka prodhuar gjithnjë Akademia e Shkencave të Sërbisë se, ”problemet e shqiptarve dhe serbve duhet të zgjidhen dirëkt ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës duke anashkaluar Kosovën”. Pa kaluar në emocione të natyrës politike, edhe në historinë pas rënjës së regjimit komunist, Kosova e ka të freskët kujtesën se qeveritë socialiste këtu në Shqipëri nuk kan qenë miqsore më Kosovën. Kujtojmë Fatos Nanon që si Kryeministër i qeverisë socialiste, në takimin me Milloshevici në Kretë, një thikë pas shpinë i futi çështjës së Kosovës duke deklaruar se po citoj, ”komuniteti shqiptarë i Kosovës e ka Kryeqytet Beogradin”. Në vitin 2009, pikërisht në fushatën elektorale për zgjedhjet Parlamentare, është ky Edvin Rama në cilësinë e Kryetarit të Partisë Socialiste që pretendonte të merrte pushtetin politik në Shqipëri, deklaroj në Kukës me zë e figurë në një miting elektoral për Rrugën e Kombit se po citoj, “kjo rrugë nuk të qon asgjëkundi. Me parat e shpenzuara nga Berisha për këtë rrugë, mundet që të ishin ndërtuar dhjetra shkolla, spitale, etj. që do t’u shërbenin shqiptarve”. Pritja vllazërore që ju bë të dëbuarve nga Kosova në vitin 1998-99, ishte meritë e popullit shqiptarë që i tregoj botës vitalitetin e një kombi të përbashkët, nga ana tjetër qeveria socialiste ishte mjaft e dobët në të gjitha pikpamjet ekonomike dhe ushtarake të bënte ndonjë gjë për Kosovën. Në këtë pikpamje determinant ishte faktori ndërkombëtar dhe nuk është kuptuar se sa mundet të ishte dëshira e qeverisë socialiste për të ndihmuar. Edhe sot, Edvin Rama po shpreh urrejtjën kundër Kosovës duke i ngarkuar kosovarët në përgjithsi edhe popullin e Qarkut të Kukësit që Edvini i quan “njerëz të Alpeve, cecen, shpellarë etj. ”me atë që quhet “taksë e Rrugës së Kombit”. Ky veprim antikombëtarë , bie në kundërshtim me të gjithë të drejtën që kan shqiptarët mbi këtë rrugë, është një rrugë që është ndërtuar me djersën e taksapaguesve shqiptarë dhe jo me koncesion nga ndojnë firmë ndërtuese. Qeveritë socialiste nuk kan qenë dashamirse për investitorët kosovarë këtu në Shqipëri duke i parë gjithnjë me syrin e njerkës. Në këtë kontekst vizita e Ramës në Beograd ishte dyshuese edhe për faktin se Kryeministri i Shqipërisë nuk ishte konsultuar as vënë në dijeni Presidentin e Kosovës dhe aq më pak Presidentin e Shqipërisë për objektin e vizitës dhe as agjendën e bisedimeve me Kryeministrin e Sërbisë për mardhënjeve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe problemet e ndërlikuara lidhur me Kosovën. Në të vertetë kjo ishte një vizitë sekrete deri në dyshimet e theksuara të një trathëtie kombëtare. Në qoftë se Edvin Rama po deklaron në Beograd në vizitat e pandërprera se “Sërbia duhët te njohë Kosovën”, kjo nuk përbën ndonjë risi në politikën rajonale dhe as ndërkombëtare. Këtë po ja thonë Sërbisë për çdo ditë kancelaritë e shteteve të fuqishme të Europës, po ja thot Amerika që Zoti në qiell dhe Amerika në Tokë e çliroj Kosovën, në kohën kurë Shqipëria nuk kishte ushtri dhe as mundësi t’i bënte ballë Millosheviçit kurë deklaronte se “hy në Tiranë vetëm me qiftet e gjuetarve të Beogradit”. Spekullime të tilla se gjoja Shqipëria ka bërë shumë për Kosovën apo Kosova për Shqipërinë u shërbejnë vetëm armiqve të Shqipërisë. Shqipëria dhe Kosova janë si degët e një lisi, që po goditi sopata një degë të lisit dhimbja përshkon gjithë lisin e lashtë që quhet Kombi Shqiptarë. E majta ish komuniste në Shqipëri është fakt i pa kontestuar se nuk ka qenë dashamirse me Kosovën. Duhet pranuar se komunizmi si ide nuk zuri vend në Kosovë dhe as në Shqipërinë veriore gjatë Luftës Dytë Botërore për arsye se bolshevizma konsiderohej si ide sllave. Kulmi i trathëtisë u arrit nga komunistët shqiptarë me në krye Enver Hoxhën në bashkpunimin me sllavokomunistët e Titos, me hyrjën e Brigadave Partizane shqiptare në Kosovë. Brigadat Partizane nuk kan hyrë për të “çliruar” Kosovën siç pretendojnë akoma historianët e Instituti të studimeve Marksiste, por ishte marveshja Enver-Tito, që pasi e përgjakën popullin e Kosovës me lart 50 mijë heronj dhe viktima që dhanë jetën duke luftuar që Kosova të mos pushtohej nga sllavokomunistët, kjo trathëti kombëtare ja dorzoj Kosovën sllavokomunistëve të Titos. Nuk mundet që të harrohet trathëtia e komunistëve shqiptarë me Enver Hoxhës me masakrën e Tivarit, nuk mundet të harrohet trathëtia e Enver Hoxhës që ja lëshoj në shpinë Brigadat Partizane shqiptare Shaban Polluzhës dhe ushtrisë së Lidhjës së Dytë të Prizrenit që të gjallë nuk ja lëshonin Kosovën formacioneve ushtarake sllavokomuniste të Titos. Kjo mundet që të jete një arsye që Kosova të dyshojë shumë rëndë në pasuesit e komunizmit që kan marrë pushtetin në Shqipëri. Edhe në organizimin e partive politike në Kosovë dominon spektri i djathtë politik dhe e majta ish komuniste është e pa përfillshme. Ish komunistët e kan të pa mundur që të fshijnë të kaluarën kriminale të komunizmit në Shqipëri dhe në Kosovë. Plagët akoma nuk janë shëruar, ato akoma dhëmbin. Vetëm një i krisur nga mëndja si Edvin Rama, mundet të gjykojë se mundet të harrohet e kaluara e dhimbshme, krimet barabare të sllavokomunistëve kundër popullit shqiptarë të Kosovës. Kryeministri i Sërbisë mundet që të jetë mik i Edvin Ramës, por kurrë nuk mundet që të jetë mik i shqiptarve, një ish kriminel dhe bashkpuntorë i Milloshevicit në krime kundër Kosovës. Sigurisht kjo statuko nuk mundet që të vazhdojë në kuadrin e një Europe të bashkuar. Sërbia do t’a njohë Kosovën nën trysninë e fortë të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Populli shqiptarë nuk do të harrojë kurrë se, ”qeni i keq të sjell qenin në vathë”. Të kujtojmë fjalët e arta të Presidentit Kenedi se, ”fali armiqt e tu, por kurrë mos i harro emrat e tyre”. Kujdes, kurë harrohët, e kaluara mundet që të përsëritet.