E marte, 06.05.2025, 12:47 PM (GMT+1)

Mendime

Kapiti: Për politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë

E diele, 23.10.2016, 09:13 AM


Për politikanët e Kosovës dhe të Shqipërisë ka ikur koha kur…

Nga Skënder S. KAPITI

Tashmë i ka dalë boja dhe është konsumuar alternativa e politikanëve të Kosovës të cilët mendojnë se fitojnë pikë politike duke  marrë tituj e dekorata nderi nga Presidenti i Shqipërisë dhe nga Bashkitë në Shqipëri vetem per faktin e te qenurit politikan apo pushtetar; edhe duke menduar dhe  vetëmashtruar se duke u paraqitur dhe  u vetëreklamuar sikur e duan Shqipërinë  dhe Bashkimin Kombëtar të fitojnë adhurues, mbështetës dhe vota të votuesve në Kosovë me qëllim për të përfituar për vete politikisht dhe autoritet e pushtet në Kosovë.

Po  ashtu  edhe i kalë boja dhe është konsumar  tashmë dhe alternativa e politikanëve nga Shqipëria të cilët duan të përfitojnë dhe të krijojnë imazhin e ndikimit, të dëgjimit dhe të respektik gjithkombëtar si dhe sidomos për të mashtruar opinionin politik dhe diplomatik ndërkombëtar duke shfrytëzuar dhe manipuluar  me “paternalizmin”, influencën dhe të ndikimit që me demek ata kanë edhe te shqiptarët e Kosovës  e të Maqedonisë me qëllim për të fituar besimin nga ndërkombëtarët  si individë, autor dhe faktor të rëndësishëm  stabiliteti ne rajon me qëllim vetëm sa për të marrë prej tyre mbështetje politike, dhe vetëm e vetëm për interesin e ngushtë personal politik dhe për pushtet në Shqipëri.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx