E marte, 06.05.2025, 11:25 AM (GMT+1)

Mendime

Sergjio Mazreku: Skandal në gjykatën e Elbasanit

E marte, 25.10.2016, 07:38 AM


Skandal në gjykatën e Elbasanit

Gjyqtari i korruptuar Bujar Musta vazhdon mbështetjen antilgjore për grabitjen e pronave të Aqif Pashë Elbasanit

Nga Av. Sergjio Mazreku

Para disa kohësh, në gazetën “Telegraf” botova shkrimin me titull “Vjedhje spektakolare e pasurive të Aqif Pashë Elbasanit, me dokumente të falsifikuara grabiten miliona euro prona”, ku tregoja gjithë mekanizmin e vjedhjes dhe grabitjes me manipulime e metoda mafioze nga Eqerem Risilija, djalli (!!!) i rremë i ish kryeministrit Ibrahim Biçaku, biri i patriotit të shquar Aqif Pashë Elbasani, në bashkëpunim me grupin e strukturuar kriminal, notere Majlinda Lato, gjykatësin Xheladin Karkini dhe ish punonjësin e hipotekës Elbasan të viteve 1993-2000.

Për fat të keq, kjo vjedhje gjigande vazhdon me të njëjtin ritëm e intensitet, duke na vënë neve, trashëgimtarëve ligjorë të këtyre pronave në një situatë tejet të pafavorshme dhe absurde me të drejtën kushtetuese për t’i gëzuar këto prona sipas ligjit.

Trashëgimtarët ligjorë të Ibrahim Aqif Biçakut (Biçakçiut) e konkretisht unë, Avokati Sergjio Mazreku kam  nisur një proces gjyqësor për prona të tjera, njëra e kthyer në mënyrë abuzive në favor të trashëgimtarit të rremë me dokumente të falsifikuara e bëhet fjalë për një truall me sipërfaqe 1410 m2, ngjitur me Kalanë, në qytetin e Elbasanit, si dhe një proces gjyqësor tjetër për një pronë të pakthyer nga AKKP (ATP) Tiranë, pronë kjo e inicuar në një proces gjyqësor nga trashëgimtari fiktiv Eqerem Risilija, me cilësinë e paditësit dhe e paditur AKKP (ATP) Tiranë dhe me ndërhyrës kryesor, po në cilësinë e paditësit, av. Sergjio Mazreku, trashëgimtarit ligjor i të ndjerit Ibrahim Aqif Biçaku.

Kjo padi e dyfishtë, ndaj AKKP (ATP) dhe falsifikatorit Eqerem Risilija, në gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan po drejtohet nga gjyqtari Bujar Musta. Duhet thënë se kjo pronë, i përket një sipërfaqe toke truall prej 6125 m2, në qendër të Elbasanit, vlerësohet me një çmim shtetëror rreth 600 mijë eurosh. Në këtë sipërfaqe trualli ndodhet dhe drejtoria Arsimore e Elbasanit, ku ne paditësit nuk kemi pasur pretendim për kthim fizik, por vetëm  të tokës së lirë, rreth 2500-3000 m2.

Theksojmë se gjyqtari, i korruptuar në këtë proces, Bujar Musta, është bërë palë me trashëgimtarin e rremë Eqrem Risilija, i pajisur në vitin 1994 me një akt trashëgimie false të hartuar nga noterja Majlinda Lato. Kjo notere më parë, iu kishte lëshuar një trashëgimi ligjore të ndjerëve nipër e mbesa të ish trashëgimlënësit Ibrahim Aqif Biçaku në vitin 1993, në të cilën kishim dhe marrë dhe pronat, vlerësuar nëpërmjet komisioneve të vlerësimit të pronave dhe pasurive të të arratisurve politikë të ngritur pranë bashkisë Elbasan.

Ky proces ka filluar qysh më 27/05/2013 me paditës Eqerem Risilja e të paditur Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, me objekt shfuqizimin e vendimit nr.664 dt.23/04/2013 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.

Në shkelje flagrante të Kodit të Procedurës Civile dhe të dispozitave kushtetuese, ky gjyqtar, në mënyrë të njëanshme, me palë të paditur Agencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në një seancë gjyqësore si ajo e dt.08/10/2015, ora 9, kryen një spektakël absurd, që mund të ketë lidhje me gjithçka por jo me një gjykim serioz dhe ligjor! Ja procesverbali:

Trupi gjykues nuk ka ndryshime. Asistoi sekretare Alketa Çerrekja. U thirr dhe nuk u paraqit paditësi.  Ka dijeni nga seanca e kaluar dhe nuk ka njoftuar mungesën. Nuk është çmuar thirrja e të paditurit. U thirr dhe nuk u paraqit eksperti. Ka dijeni nga seanca e kaluar dhe nuk ka njoftuar mungesën (por është sjellë prej tij akti i ekspertimit).

Vendim: Meqënëse sot është ndeshja Shqipëri-Serbi dhe rrugët janë të bllokuara, gjykata vendosi: të ndërpresë seancën e të caktojë seancë të re me dt.06/11/2015ditën epremte, ora 10.

Edhe pse seanca ishte në orën 9 të mëngjezit dhe ndeshja në orën 21 të mbrëmjes e paditësi vinte nga Tirana, gjyqtari nuk ka ngurruar ta justifikojë paditësin me një justifikim apo alibi absurde!?

Për një qytetar të thjeshtë që nuk gëzon tutelimin e gjyqtarit famëkeq Bujar Musta, fati i padisë së tij do ishte shënuar (në përputhje me ligjin nenet 179, 299/c te K.Pr.C) duke ju pushuar po atë çast, ndërkohë në rastin konkret kjo nuk ka ndodhur dhe aktualisht proçesi gjyqësor vazhdon ende.

Proçesi gjyqësor që po zhvillohet ka shmangur palën e paditur AKKP (ATP), dhe ka mohuar asistencën juridike të detyrueshme për institucionet shtetërore duke injoruar plotësisht Zyren Vendore te Avokaturës se Shtetit Elbasan.

Nisur nga këto fakte të përmendura, gjyqtari Bujar Musta ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës funksionale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Edhe pas kërkesës sonë, drejtuar këtij gjykatësi, meqënese vlera e pronës ishte mbi 84 milion lekë të reja, bazuar në nenin 35 të Kodit Procedurës Civile, kjo çështje civile duhet të gjykohej me tre gjyqtarë, në kundërshtim me dispozitat e procedurës civile dhe kushtetuese kërkesa jonë nuk është pranuar nga ky gjykatës. Në këto kushte ju drejtuam gjykatës së rrethit gjyqësor Eklbasan për përjashtimin e tij nga ky proces.

Gjithashtu vlen për tu përmendur se, në këtë paligjshmëri totale i bashkohet edhe kolegu  dhe miku i tij gjyqtari Ilir Pashai, gjyqtar i po kësaj gjykate, ky i fundit në mënyrë flagrante e të hapur, riciklon pajustifikime shkeljet e dishepullit të tij Bujar Musta, duke vendosur me date 18/10/2016 mos pranimin e kërkesës për përjashtim të këtij gjyqtari nga gjykimi i çështjes për shkak të arsyeve serioze dhe flagrante të njëanshmërise  të shfaqura haptazi në këtë proçes nga Bujar Musta.

Ne vijim të instrumentalizimit në kohë dhe hapësirë që Eqerem Risilia kryen, duke inkriminuar njëherësh noter, gjyqtar, hipotekues, avokat, etj, gjyqtari i çështjes Bujar Musta në vijim të shkeljeve skandaloze që ka kryer për të avantazhuar benjaminin e tij Eqerem Risilinë, vijon në një shkelje spektakolare që mund t’i bëjë zili dhe gjyqtarit më të korruptuar të këtij sistemi padrejtësie që është instaluar në Shqipëri.

Duke mos anashkaluar shkeljet flagrante të proçedurës ligjore, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka obligim ligjor të marrë masat e menjëherme për procedim dhe shkarkimin e gjyqtarit Bujar Musta (armik i betuar i drejtësisë) pa humbur kohë, duke mos pritur zbatimin e të famshmit “VETING”.

Po ashtu, edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda apo SPAK, të ndërrmarrë kryesisht proçesin hetimor për gjyqtarin Bujar Musta, i cili ndër të tjera ka rrezik imediat për shkak të funksionit të tij, të kompromentojë (zhduk, fsheh) materialet e dosjes gjyqësore, me qëllim vështirësimin e zbulimit të së vërtetës, neni 301 i Kodit Penal.

Ka ardhur koha që reforma në drejtësi, e inicuar unanimisht nga klasa politike shqiptare, e cila hap një faqe të re në kapitullin e të drejtës në Shqipëri dhe e të drejtës së pronave në veçanti, të veprojë e të nis nga këto gjyqtarë të tej korruptuar, që i kanë kthyer sallat e gjyqeve në salla aferash korruptive!

Ky denoncim vjen në vrazhdën e vjedhjeve spektakolare  të pronave të figurës dhe themeluesit të shtetit shqipëtar Aqif Pashë Elbasani, nga fallsifikatori Eqerem Risilia dhe grupi struktural të mbështetura nga segmente të korruptuara të drejtësisë, të cilët e kanë fokusuar veprimtarinë kriminale në grabitjen e pronave të ish pronarit Ibrahim Aqif Biçaku.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx