E shtune, 12.10.2024, 07:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Dorel Cosma: Zinxhiri human

E diele, 12.06.2016, 12:11 PM


Poezi rumune

 

Dorel Cosma

 

Zinxhiri human

 

Shikimi kah qielli

Përpiqet të gjejë,

Të kapë,

Të shpresojë.

Nga sytë e tyre mugullojnë

Pranverat

E përballë mahnitjes

Së kalimtarit të përulur,

U rriten duart.
E gjeta.

Dheu është i lirë.

Një plak paralitik parakalon

Mes dy shekujve.

Rruga e vdekjes nuk vazhdon

Zinxhiri njerëzor triumfoi.

 

Shërimi

 

Trumbetat e gjykimit

Hapin portat e kohës

Fakti i tërmetshëm

E mbaron historinë

E lindjes dhe vdekjes në kohë.

Po zhytemi në ne,

Dalim nga ne, shpëtojmë prej nesh

Dhe qiellit gjëmojnë vetëtimat

E arësyes dhe dhuntisë.

Ditë të djegura nga dyshimi

Vërshojnë drejt

Shkathtësisë së zalisur

Të vetëdijes

Duke prekur terenin e qiellit

Mbylljen e plagëve të botës

Shërimin e ekzistencës.

 

Njeriu

 

Dhimbja dërmuese

Rrëshqet qiellit të errët

Dhe peri i bardhë i vellos

Shpërthen detin e nënshtrimit.

Vuajtja e thellë

Me gishtërinj të çarë

Kah gozhda e tmerrshme

Që mishin e shpërthen.

Në kryq,

Njeriu braktis dhimbjet e veta.

Dhe gjëma me vajtim të thjeshtë

Të faktit të çastit,

Me jetën në vlerën e saj

Qarkulluese.

Në zgavrën e ftohtë të dhimbjes,

Në mundime të përdredhura.

Respekti i trembur

Atje

Ku varet Ai

Që Ti

Të dish të kërkosh edhe nga vetëvetja.

 

Njohje

 

Në soditjen që absorbon

Një shpinë të përkulur

I zbut mendimet.

E sjell butësinë,

Qetësinë.

Universi kaplon unitet.

Bota e ideve kapet për

Zinxhirin e dhëndrrit.

Në valët kristaline

Shkulet rutina

Drejt rrugës së hapur

Nëpër zemrën e gurit.

Një njohje po hapet.

Qenja fluide

Në ajrin e lëvizshëm,

Shkëndijë e rritur në vapë,

Ishull me shikime në cakun

E mjegullës

Kolona në fushën universale

Të njohjes.

 

Emocion

 

Energji të brendshme

Ndikime misterioze

Po bëhesh apo degdisesh

Në dëshirën latent

Që valëzohet dalngadalë.

Një shpirt ere

E shton heshtjen

E shpërthimeve të fshehura,

Tronditet

Nga themelet

Krejt esenca.

Shkëputje nga hiçi,

Introspekcion.

Heshtje.

Fjala po fshihet,

Ëndrrat notojnë

Drejt iluzionit të pakufi.

Pëlhura e mendimeve

E zinxhiros me zalisje

Zallahinë e krahërorit.

 

Bregu i heshtjes

 

 

Shoh atë që tjerët s’e shohin

Reflektimin nator

Në moçalet e humnerës.

Dritën.

Jemi në bregun e heshtjes

Besnikë fjalës së dhënë

Asnjë object më shumë.

Në gjeometrinë e kohës

Kompasi përshkruan

Harqe të përjetësisë.

Fryma e një pasqyre në fytyrë

E mban ekerin

E gjetheve të vdekura të historisë

Dhe loja me daltë

Ndikon të mugullojë guri

Deri në thellësi të qiellit.

 

Përpiqu

 

Bota ka nevojë

Për hijeshi

Në klimatin emocional

Në jetën e paparashikueshme,

Të llahtarshme.

Universi bëhet një kompiuter

I stërkuq energjitë,

Turbullon pa ndërprerë

Brendësinë e qenjes sonë.

Të kapluar nga vetmitë finale

Me shtrëngim duarsh

Me të vërteta secrete,

Të absorbuar nga pyetjet

Të konsakruar në rrjedhën

E hapsëirës së pamundshme

Arkipelag në detin e veseve.

Përpiqu.

Dëgjoje vetëvehten.

 

Mendime të zhurrmshme

 

Shumë vite të vjeshtës

Oscilonin dramatikisht.

Mendimet e zhurrmshme

Shtrëngonin bukurinë

Dhe dashurinë.

Ua ndjeja prezencën

Me tinguj

Turbullues

Në ëndrrat e gurit

Dhe fijet e dritës,

Me kërcim prej

Jetësh të ngarkuara

Që u mundësojnë mëndjes

Relaksimin e pavarur.

 

Ndikimi i zhgënjimeve

 

Jemi në errësirë

Nuk ekziston

Tjetër ëndërr.

As dritë nuk ekziston.

Po dëgjohen vetëm

Lehjet:

Të jesh në apo ndërmjet

As Këtu dhe as Atje.

Gjithëçka po shembet

Në brendësinë e botës

Por duke u mbrojtur prej saj.

Një ndërgjegje,

Në vargun e vargjeve

Po orkestrohet.

Ndikimi i zhgënjimeve.

 

Leta në pjatë

 

Një ajër dërmues

Në pjatën e zbraztë.

Drita po shuhet.

Në titërimën e kandilit

Jeta po dridhet.

Në pjatë histori të zeza,

Të pashkrira,

Mrekulli.

Shpresa dhe shija e shpirtit.

Një gjurmë në ajër

Pa hije

Apo vend.

Dhe të gjitha këto

Në pjatën e zbraztë.

 

La Lourdes

 

Me qasjen e natës

Pas vrapimit të gjatë

Të iluzioneve,

Hëna e hedh

Hijen.

Yjet sapo vezullojnë.

Humnera e ngrysur

Paralajmëron mjegullën.

Perms një bote të ngarkuar

Era e mbush me ajër

Pelerinën.

Repriza acari,

Repriza ngrohtësie,

Jehonë pa gjumë

Që ëndrrat i ndërrojnë

Me krenari,

Me besim,

Me shpresë.

 

Ianis

 

Çkëngëtimi, fërgëllimi ndjehet.

Presim dhuntinë qiellore me jasemin

Nuk ta dëgjova zërin

Infiniti me frymëmarrje të çrregullt drite.

Ndjej përgëzimin e zërit tënd –

Një galaksion

Që lulëzon në buzët e mia.

 

Kërkoj tema për lojë

Përgjigje dhe shakaxhinjtë

Që po më rrethojnë

Duke sugjeruar kërcime mbi kanape.

Gjithëçka ndryshohet

Kurse mendimi im fluturon

Atje drejt botës

Së çakërdisur të ardhmërisë.

 

Mendoj dhe s’parashtroj pyetje.

Pres duke shikuar sa rëndë është

Të jesh edhe

Nënë edhe bijë edhe grua.

Të shoh duke thithur

Sirupin e bërthamës

Nga shishja e qumshtit.

Do të fluturosh, të shkosh –

Aq e madhe është bota.

 

Giza

 

Në murin e gurtë,

Yjet po shuhen,

Dheu bëhet

I nxhehtë e i rëndë,

Pa hije,

Pa kullosë.

Në afshin e kuq

Kërkon,

Pravullon histori,

Në mesin

E kohës së ndaluar.

 

 

Hyjnia e gurit

 

Këtu nuk ka vdekje.

Po mahnitem.

Shikimet e mia shkëlqejnë

Përgjatë shekujve.

Një ajër drobitës

I dritës mikpritëse

Më shpie

Në parajsën që ta zë frymën

E kokës së varrosur në rërë.

Tashmë ëndërroj – por e dij

Se ekzistoj përpara

Hyjnisë së panjohur

Që ndahej e fitonte.

 

E mbajtur në Nil

 

Gurë çmendie e lavdie

Refleksion i dëshirës.

Aq histori

Në hundën e dashurisë

Aq qeshje

Nga grimcat e dheut,

Aq të forta

Nën grimcat e dheut.

Dhe era ua përzjente

Të gjitha

Në dimensionin e ajrit

Piramidor.

Dhe pastaj, ngadalë,

Të mbajtura në Nil

Në dëshmi mrekullibërëse

Nuk po ndalen

As në prekje me dheun.

 

Nefertiti

 

Ke ndjerë ndonjëherë

Sytë e artistëve

Të epokave tjera?

Larg,

Atje në kohë,

Me mendimet

E ulura

E mahnisin

Nefertitin.

Ia ndjej shenjat

E pasigurta të dashurisë

Të mbuluara

Me hijeshinë e saj finale

E ngrysur dhe prekëse.

 

Përjetësi

 

Këtu po banon

Harresa?

Përfytyrimi noton.

E njeh për

Të harruar

Dhe ngadalë

Përjetësia

Po hapet.

Daltë me

Zërin e brendshëm

Të gurëve

E komponon simfoninë.

 

Na shikojnë

 

Ata kanë vajtur kaherë

Duke fshirë shenjat e shkruara

Me mëndjen dhe ndjenjën.

Por jeta e tyre ende ësht’e gjallë.

Aq shumë ekzistenca të jashtëzakonshme

Na kundrojnë

Duke u gëzuar nga qartësia e diellit.

Nga retë

Duke kaluar qiellit,

Krijues bukurishë

Na bëjnë shenja,

Shkëputen në pëshpëritje

E qarkullojnë

Të mbrojtur e të paprekur

Mes vete.

 

Qetësi

 

Për një çast

Takohemi

Rastësisht.

Nuk e pres askend

Dhe megjithatë…

Hëna vizaton hijen e argjendtë.

Thirrja e çan heshtjen përjashta.

Fundosemi në errësirë,

Shpirti dremit

Me parandjenja të tmerrshme.

 

 

Sfinksi

 

Memorja survejon kohën.

Diçka u arrit,

Fjala bëhet e shkriftë.

E ngrysur dhe shtypëse

Historia shpërthen në pëshpëritje,

Qarkullon,

Hap sytë e zgjedh:

Vetmi e qetësi.

Një gjurmë në ajër

Pa hije apo vend

Kthehet

Në pikënisje

Sfinksi vegon.

 

Parisi

 

Univers i destineve

Jetë me një

Esenciale

Të pandryshueshme.

Drita e hije

Me rekëtimë

Ekzistence.

Shira të imta

Në dritën e ditës,

Terasa të mbushura

terrin e natës.

Qenje të adoptuara

Që zbulojnë

Duke u zbuluar.

 

Sena

 

Bie shi i imtë

Por gjithëçka

E prekur gjallëron

Në fjalët që kërkojnë

Kuptimin,

Në muzikën

E ujit të shenjtë,

Në zërin e natës

Së llahtarshme,

Në lojën e thjeshtë

Të hijes

Dhe të jetës.

 

Parisi i përjetshëm

 

Gjurmët rrëshqasin

Në një vallëzim

Që bashkon:

Fjalë e dritë

Ngjyra e jetë.

Lulëzon Diçka

Nga burimi

I Parisit të përjetshëm.

E humbi frymëmarrjen

Në ujin

Që rrjedh

Në pambarim.

Qetësi është

Dhe ia ndjej

Përqafimin

Në harqe të pafund.

 

Shikoj

 

Nën hijen

Mbrojtëse

Të qiejve

Flaka e shenjtë,

Shpella e shenjtë,

Një perçepcion,

Një ide,

Një ndjeshmëri.

Tani.

As përpara, as prapa.

Shikoj

Në përjetësi.

 

Mbarimi i durimit

 

Zhurrmë

Një trup qëllon me fuqi trotoarin.

Disa vendosin të mbyten me humor

Në kohën kur tjerët

Rendin në barnatore.

Të jetë vallë fundi i durimit?

Pajtim me zhurrmën e shurdhtë

Dhe bishti i vaksinimit

Ndez thembrrat e ngrira.

Derrllëku është në modë – imitimi

Një zë homerik

Kurse tjetri,

I shtrirë, pret shërbimet e

Tingujve dhe dritën

Që nisën të çajnë në valë

Qetësinë e kalasë mesjetare.

 

Fjala e maskuar

 

Do mund të delnim nga mungesa.

Të zgjohemi duke e përfshirë hijeshinë

Pa përkujdesje për

Kohën ku shtirresh drejt

Anës së padukshme

Që leveret,

E hidhur,

E zhytur.

Një fëshfërimë e levarashtë

Që s’din të ndalet dot.

Larg,

Afër,

Tani

Apo më vonë?

Aq fjalë në erë

Për fjalën e kurdisur

Në rigjetjen e saj.


BIOBIBLIOGRAFI

Dorel Cosma ka absolvuar Fakultetin e Filologjisë (dega e rumanishtes dhe gjermanishtes) në Universitetin e Jashit (1973). Më vonë specializon këto gjuhë në Instititin Goethe (Bremen, 1992). Vepron në Danimarkë (1994), kryen kurse perfeksionimi të Edukatës Speciale në Kluzh Napoka (2003). Doktoron për filologji në Universitetin Shtetëror të Moldovës në Kishinjëu. Fondator i disa Klubeve Letrare, disa revistave dhe teatrosh e festivalesh. Fondator dhe drejtor i Shkollës Popullore të arteve dhe drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Bistrica. Ka revitalizuar ansamblin folklorik “Codri?orul” duke përfituar më 1985 Çmimin e Madh “Colierul de aur” në Dijon të Francës. Drejtor i Qendrës së Krijimtarisë Popullore në Bistricë, themelues i ansamblit folkloric “Balada”, inisiator dhe koordinator i Festivalit të Parë Ndërkombëtar të folklorit “Dasma e Zamfirës”, këshilltar-shef i Inspektoratit për Kulturë në Bistrica Nësëud. Laureat i disa Çmimeve importante, drejtor general i disa radiove, koordinues i një numri të konsideruar emisionesh me karakter folklorik dhe kulturor në nivel local dhe nacional. Mga viti 2003 profesor universitar në Universitetin Rumun të Shkencave dhe Arteve “Gheorghe Cristea” në Bukuresht. Fondator i revistës „Conexiuni”, Qytetar Nderi për kulturë i revistës “Ambasador” në Tërgu Muresh, laureat i Çmimit Oscar për foklor në Itali (2008), anëtar i Klubit Rumun të Shtypit dhe i Unionit të Gazetarëve Profesionistë të Rumanisë. Laureat mirënjohjesh të panumërta në Rumani, Greqi, Bullgari, Itali, Rusi, Francë e vende tjera. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe autor i mbi 20 veprave letrare. (Përktheu: Baki Ymeri)



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora