E premte, 01.11.2024, 12:00 AM (GMT)

Mendime

Faton Mehmeti: Dështimet e Isës

E merkure, 06.04.2016, 06:50 PM


Dështimet e Isës

Shkruan: Faton MEHMETI

Isa Mustafa i takon brezit të vitëtev të ’ 50-ta, djali nga  Prapashtica, qysh si i ri shfaq simpati për regjimin komunist të kohës. Isa ka qenë drejtues i lartë edhe gjatë kohës së regjimit komunist në ish-Jugosllavinë e atëhershme.. Ai kishte Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të kryeqytetit prej vitit 1984-88. Më pas, ishte pjesë e Qeverisë së drejtuar nga Jusuf Zejnullahu, 1989-1990.Me rënien e komunizmit, nuk mbaroi edhe karriera politike e Isës, u emërua ministër i Financave në qeverinë e Bujar Bukoshit në Ekzil. Ende mbet enigmë roli i tij në “ tre përqindshësin ”, ku miliona euro nuk dihen ku shkuan , ndërsa përgjegjësit e saj vazhdojnë të flen të qetë.

Pas luftës në Kosovë, Mustafa kishte mbajtur pozita nëpër borde të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të Universitetit të Prishtinës. Mirëpo, ai doli në skenën politike, duke qëndruar afër Fatmir Sejdiut. Pastaj kishte vendosur ta kandidonte për Kryetar të Prishtinës më 2007, ku kishte fituar përballë Fatmir Limajt të PDK- së. Ndonësa qeverisja e tij në Prishtinë u karakterizua me dështime të shumta, vazhdoi ngjitjen drejt pushtetit qëndror. Mbi dështime Isa  në vitin 2009, ngjitet në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi kishte fituar garën me Fatmir Sejdiun.

Ardhja e tij ne krye të LDK-së nuk pati ndikim pozitiv , pasi në zgjedhjet lokale të 2013 Isa  humbi garën e drejtpërdrejtë me Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes. Humbja erdhi si pasojë e keqqeverisjës në Prishtinë,nepotizmi në bordet kryesore të nivelit lokal, si dhe arrogance ndaj qytetarëve dhe rivalëve politik.Pas kësaj humbje disa zyrtarë i kërkuan edhe dorëheqjen, por ai refuzoi duke thënë se do të fitonte Kosovën. LDK dhe Isa Mustafa pësuan edhe një humbje përballë PDK-së këtë vit. Dolën për herë të tretë pas Hashim Thaçit, i cili fitoi më 2007, më 2010 dhe tani më 2014.Mirëpo, pas më shumë se pesë muaj, e prishi paktin me Ramush Haradinajn, të cilin fillimisht e kishte nominuar për Kryeministër. Ai mori bekimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për të biseduar me të gjitha partitë, përfshirë PDK-në, për të bërë marrëveshje me kusht që atij t’i takonte pozita e Kryeministrit. Isa shkeli mbi cdo normë etike dhe politike vetëm që të bëhej kryeministër i vendit. Qeverisja e tij në pritej që të ishte e sukseshëm , pasi modeli i tij në komunën e Prishtinës ishte model i dështimit. Sipas një raport të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se shkalla e papunësisë në Kosovë është 35 për qind., krahasuar me vitin paraprak shkalla e papunësisë është rritur në 05 për qind. Si rezultat  I papunësisë “ norma kombëtare e varfërisë nuk pritet të përmirësohet ndjeshëm gjatë periudhës 2015 – 2017 ” thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore.Në tregun e punës në Kosovë, sipas të dhënave të zyrtare, çdo vit hyjnë 25 deri në 30 mijë të rinj, të cilët konsiderohen të aftë për punë, ndërkohë që keqqeverisja e Isës vazhdon të prodhoj dështime.

Si rezulat i dështimeve qytetarët çdo ditë po i kin nga vendi,sigurisht jo nga dëshira por nga halli. Është e dhimbshme kur dështon një njeri por kur ai njeri me dështimet e tija e fundos një popull, kjo është tragjike, ndaj Isa është sinonim dështimit, fatkeqësisht mbi dështime komprentoi çdo parim për egot e tija meskine.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora