E enjte, 10.10.2024, 08:52 PM (GMT+1)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Kronika e eksodeve dhe vendbanimet arbëreshe në Itali, 1272 – 1774

E diele, 14.02.2016, 05:49 PM


KRONIKA E EKSODEVE

DHE VENDBANIMET ARBËRESHE NË ITALI 1272 – 1774

Ekskluzive nga Prof. Dr. Lutfi ALIA

1272:   Pas rënies të Principatës së Arbërit (1255), më 21 shkurt të vitit 1272, në skenën e historisë

arbërore shfaqet Regum Albaniae, me mbret Karli I Anzhuin (Carolus I, dei gratia rex             Siciliae et Albaniae).Mbreti Karli I Anzhuin, mobilizoi shumë albanezë në shërbim të ushtrisë në Durrës dhe në gardën e oborrit mbretëror në Napoli. Kuptohet nuk kemi të bëjmë me emigrim të banorëve, por me transferimin e një grupi ushtarakësh albanezë, të cilët nuk u kthyen në vendlindje, por morën familjet e tyre dhe u sistemuan përfundimisht në Napoli dhe në qytete të tjera të mbretërisë.

Mbreti Karl I dhe pse u premtoi fisnikëve arbëror mbrojtje dhe vetqeverisje sipas ligjeve lokale, nuk e mbajti fjalën dhe për të shmangur revoltat, mori peng disa fisnikë të cilët i internoi në Itali, disa prej tyre dhe i burgosi. Ne vitin 1278, rezultojnë të burgosur në Terni një grup fisnikësh, mes tyre Duka Tanush Dukagjini (Dux Ginus Tanusius Albanensis), ndërsa në Anversa, ishin burgosur 5 fisnikë ndër ata Duka Tanush Skura i Kunavisë (Dux Tanusius Scura)

1385 – 1415: Në fund të shekullit XIV, popullata arbërore u përball me sulmet e para të hordhive osmane, qe pasi moren Morene, Kosturin dhe Ohrin, pushtuan Beratin dhe Lushnjën.
Ne 18 shtator 1385, Balsha II me reparte kalorësish i sulmoi turqit në Savër të Lushnjës, por u thye dhe Balsha II mbeti i vrarë. Pas kësaj fitore, turqit morën Krujën e më pas pushtuan dhe treva të tjera në veri të trojeve albaneze. Në këto situata të nderlikuara, një pjesë e popullatës të territoreve të pushtuara, për t’i shpëtuar reprazaljeve të barbarëve turqë,  emigroi drejt Italisë. Fluksi i parë i albanezëve ishin 60 familje nga Shkodra, Lezha, 
Durrësi, Mati, te cilat u vendosën në Venecia, Trieste dhe Istria.

Historiani Pietro P. Rodotà në veprën “Dell’origine, progresso e stato del rito greco in Italia; vol 3, Roma 1775” shkruan: “… sulmet turke i tronditën albanezët, një pjesë e të cilëve, për t’i shpëtuar nënshtrimit dhe ndëshkimit të osmanëve, i braktisën trojet e veta dhe ikën ne Itali. Ndër refugjatët e parë, që zbarkuan në brigjet italiane ne vitin 1396 janë 10 familje krutane dhe durrsake, të drejtuara nga Miko Dragovik. Këto familje u vendosën në fshatin Peroi në Venecia, në Trieste dhe në Istria, ku u shpërndanë  në komunat e Parenzo, Pola, Umago. Disa vite më pas, në kishën e  San Severo të Venecias, familjet albaneze hapën shkollën e devotshmerisë (Scuola di Devozione), që funksionoi deri në fund të vitit 1443”.

Në këto vite filloi emigrimi dhe nga trojet jugore arberore.

Francesco Tajani shkruan:”… Në vitet 1399 - 1410, grupe familjesh albaneze, të drejtuara nga fisniku Gjergj Matranga (Giorgio Matranga), zbarkuan në Siçili dhe u vunë në shërbim të mbretit aragonez Martino il Giovane (1399-1409)”.....Në vitin 1413, pas luftimeve në Shkallë të Matit, ushtria e Gjon Kastriotit u thye nga sulmet e hordhive turke. Disa grupe familjesh, që i shpetuan reprazaljeve turke, me ndihmën e anijeve veneciane ikën në Siçili, në Marke dhe Venecia.

1444: Ushtarët e kapedanit Demetrio Reres, që i dërgoj Skënderbeu në ndihmë të Alfonsit V Aragona, u vendosën përgjithmonë me banim në Siçili dhe në Kalabri.

1461:   Reparti me 2800 kalorës, që shkuan në ndihmë të Mbretit Ferrante I Aragona i Napolit, nuk u kthyen në vendin e tyre, por qëndruan në Itali te shpërndarë në disa komuna në Pulia.

Në verën e vitit 1462, pas fitores të ushtrise albaneze kundër aleatëve të kontit Orsini, në betejën pranë qytetit Troia në provincën e Foggia (Foxhia), mbreti Ferrante I e konsolidoi pushtetin dhe për të kompensuar kontributin e Skanderbeut, i dhuroi feudet e San Giovanni Rotondo, Monte Sant Angelo, Terni etj., të cilat nga ajo kohë jane prona të Kastrioteve, ku u vendosën kalorësit albaneze dhe disa pjestarë të familjes të Gjergj Kastrioti.

1462– 1466: Në këto vite, një valë emigrantësh albanezë, zbarkoi në brigjet e Italisë, ku           filluan një

jetë të re. Familje të shumta albaneze u sistemuan në Pulia dhe Molise, ku i dhanë jetë          fshatrave Kampomarino, Kasalnuovo, Kieuti, Ururi, Faxhiano, Kazalvekio di Pulia,

Portokanone, San Paolo, Santa Kroce di Maliano, Montinjano, Monteparano, San Giorgio,

Rokaforcata, San Marzano, San Martino, Sternaria, Zollino etj.

Nga 60 familje albaneze, që u vendosën fillimisht në komunën Faxhiano në Pulja, në vitin 1545 u bënë 190 familje, ndërsa në vitin 1560, komuniteti arbëresh kishte 500 familje, të cilat ishin përjashtuar nga taksa e oxhakut. Si pasojë e sëmundjeve epidemike, luftave dhe migrimit të brendshëm, ne vitin 1669, në Faxhiano mbeten vetëm 123 familje arbëreshe. (Faggiano: “Primo casale albanese nel tarantino”; Taranto 1930).

Albanezët në keto troje të reja, sidomos aty ku u vendosën si fise dhe në grupe familjesh, i

ruajtën traditat, besimin ortodoks si dhe gjuhën, madje në shumë nga këto komuna ende

flasin gjuhen e te pareve, arberishten.

Në vitin 1866, gjate nje vizite në Rokaforzata, një historian takoi një arbëreshe të moshuar

e cila kendonte disa këngë në gjuhë shqipe dhe njera prej tyre ishte kënga e Shen Lazarit, të

cilën ai e transkriptoi dhe e botoi. Këtë tekst këngë po e prezantoj në vazhdim:

O Zoti, madhe Zoti/Se ka deka Lazarini/E Zoti nenja gjender/Vemmi Eklishi/E shohu Lazarini/E thirti Lazari ngridu/E Lazari ngridi uperbissi/neng pavi, neng favi/neng keshi Transkriptimi ne shqipen e sotme:

O Zot, i madhi Zot/Ka vdekur Lazari/E ti Zot nuk u gjende/Ne shkojme ne Kishe/Te shohim Lazarin/E therrasim Lazar ngrihu/Dhe Lazari u ngrijt ne gjunje/Nuk shihte, nuk fliste, nuk qeshte.

1467:   Në këtë vit shpertheu vala e tretë e emigrimit të albanezëve. Shumë fise dhe grupe familjesh

lanë trojet arbërore dhe emigruan në Itali. Ky fluks migrator kryesisht familje fisnikësh dhe

kushërinj të Skenderbeut, shkuan Sicili, ku u bashkuan me komunitet albaneze, që ishin

vendosur vite më parë në ishull. Kjo masë e madhe refugjatësh, u nda ne grupe familjare

dhe u vendosën në komunat Kontessa Entellina, Mezzojuso dhe Palazo Adriano.

Për të garantuar jetesën në trojet e reja, shumica e albanezëve u impenjuan me punët bujqësore dhe blegtori, ndërsa një pjesë hynë në shërbimin e milicisë të mbretit katolik, ku krijuan repartet e stratioteve jo vetëm në Itali, por dhe në Francë, Bohemi, San Marino etj.

Në fund të vitit 1467, ndërmjet albanezeve që zbarkuan ne Sicili, ishin dhe fisniket duka Pietro Emanuele Pravatà, duka Zakaria Groppa, duka Pietro Kuçia, duka Pal Mànsi, të cilët mbreti Ferrante I i Napolit, i sistemoi në pronat e veta.

Familjet e fisnikeve Zakaria Groppa dhe Giorgio Mirespia (Gjergj Mirëshpia) u vendosën ne

Palazzo Adriano. Dhespoti Cernojeviç në Sant Angelo Muxaro, konti Elia Mullisi në Piana

Albaneze, ndërsa kapedani Paolo Mansi, u bashkua me bashkëvendasit e tij nga Kunavia, që ishin vendosur vite më parë në feudin e Mezzojuso.

Populli italian u rezervoi pritje te përzemërti refugjatëve të shumtë, që vinin nga Albania e martirizuar nga pushtuesit osmane. Kjo mikëpritje shprehte admirimin per heroizmin e këtij populli të vogël, që u rezistoi dyndjeve osmane, por ishte dhe mirënjohje për ndihmën e madhe që Skenderbeu i dha dinastisë Aragoneze, ashtu si nuk duhet nënvleftësuar dhe fakti si kjo mikpritje ishte një llogari politike e mbretërive të Spanjes, Napolit, Frances etj, të cilat kishin interesa t’i merrnin në shërbimin e tyre këta luftetarë stratiotë të shquar.

1468: Pas vdekjes të Gjergj Kastriotit, ndodhi eksodi i rreth i 300 000 albanezëve, që braktisën             trojet e tyre dhe u vendosën në provinca të ndryshme të Italisë, Francës dhe Spanjës.

Fillimisht, gjatë avancimit të ushtrisë osmane, popullata albaneze u ngjit në zonat e thella malore, por reprazaljet dhe masakrat e turqëve, një gjenocid mizor kundër albanezëve, e detyroi shumicën e popullit të braktisi vendin dhe të emigroi drejt territoreve të Mbretërisë Aragoneze, Dukatit të Milanos, në Val D’Aosta, San Maurizio dhe të Republikës së Venecias.

Grupe burrash të ngarkuar me teshat në kurriz, gra dhe femijë që qanin dhe të moshuar të rraspkapitur, të rrasur ngjeshur në stivat e anijeve veneciane, napolitane dhe albaneze, kapërcyen detin Adriatik dhe zbarkuan në brigjet italiane, ku gjetën një pritje miqësore, por një pjesë e madhe e tyre, do të vuanin një kalvar të dytë.

Të ndarë sipas fiseve dhe në grupe familjesh, refugjatët albanezë u shpërndanë në komuna të ndryshme në Pulja, Abruzo, Kalabria, Sicilia, Toskana, Molisse, Abruco, Bazilikata, Kalabria, Sicilia, Kampanja, Lazio, Toskana, Umbria, Lombardia, Venecia, San Marino etj.

Grupe të mëdha familjesh albaneze, të shoqëruar nga priftërinjt dhe murgjër françeskanë të urdhërit minor, u sistemuan ne Trani, San Giovanni Rottondo dhe Monte Sant’Angelo, që ishin feudet e Gjergj Kastriotit - Skenderbeut , të dhuruara nga mbreti Ferrante I i Napolit, ndërsa i biri dhe nipi i Skenderbeut u vendosën ne kontenë e Galatina të Leçes (Fra Primaldo Coco: Gli albanesi nel Tarantino. Revista “Roma e l’Oriente” 1919).

Një pjesë e këtij grupi të madh migrator, u vendosën ne Pulja, Molise, Abruco, Venecia.

Në Kapitanata të provincës së Foggia (Foxhia), shumë fshatra u banuan nga albanezët, si San Xhiakomo i Skiavoni, Peskiçi, Monte Sant Anxhelo, Manfredonia, Kastellucio i Sauri, ndersa ne Molise u vendosen ne Kampomarino, Portokanone, Ururi, Grottaminarda, Montecilfone etj.

Të gjitha këto komuna, në vitin 1483 banoheshin vetëm nga albanezët, të cilët flisnin gjuhën e tyre, kishin kishat e ritit ortodoks dhe ishin të përjashtuar nga taksa e oxhakut (fuoco).

Në fshatin Kazalvekio (Kasollet e Vjetra) në provincën e Foxhia, arbëreshët e ardhur me flukeset e para emigraore, me urdhër të zëvendës Mbretit të Napolit, u detyruan ta braktisin këtë qendër banimi dhe u vendosën në Kastelnuovo të Daunia.

Në vitin 1571, këtij komuniteti arbëreshësh iu njoh autonomia. Tre vjet më pas, Kazalvekio u rindërtua dhe u ribanua nga arbëreshët dhe nga viti 1574 quhet Kasalvekio e Albanezëve.

Nje pjese e familjeve albaneze qe u vendosën ne Kieuti, në disa komuna të tjera në Provincën e Foxhia, banorët flasin gjuhën albaneze dhe në ditët e sotme.

Sipas Giustiniani, emigracioni i albanezëve u intensifikua në vitet 1468 – 1506.

Eksodet masive jane pasqyruar dhe në kengë të vjetra arbëreshe, ku në njërën prej tyre thuhet “Per tre qind mile trima iktin, çaitin detin, se të mbajën besën” (treqind mijë trima, ikën e çanë detin, për të mbajtur besën) (I.Mazziotti: Immigrazione albanesi in Calabria nel XV secolo e la colonia di San Demetrio. Edizione: Il Coscile Castrovillari, 2004).

Albanezët zbarkuan në një periudhë të vështirë për mbretërinë e Napolit, që ishte tronditur nga luftërat e brendëshme dhe nga kriza e rëndë ekonomike, qe kishte çuar, në çpopullimin e disa fshatrave në territoret e Kampanjës e të Kalabrisë. Një pjesë e familjeve albaneze u vendosën pikërisht në këto troje, por shumicën e detyruan të vendosën në toka djerrë, në gryka malesh, në thellësi të kodrave dhe të maleve të pabanuara, ku ata më shumë mundim dhe sakrifica hapen toka të reja bujqesore, blene bageti, ndërtuan shtëpitë dhe formuan qendra të reja banimi.

Krahas këtyre vështirësive, komunitetit albanez u përball dhe me vështirësi të tjera, kështu p.sh shpesh u konfliktuan me popullatën vendase, e cila duke mos kuptuar gjuhën e të ardhurve, jo rrallë krijonin keqkuptime, që përfundonin dhe me grindje me mes tyre.

Në nxitjen e këtyre konflikteve, ndikoi dhe kleri katolik i dioqezave të këtyre trevave, të cilët me nxitjen e ipeshkëve, nuk e pranuan praktikimin e riteve ortodokse të albanezeve dhe jo vetem kaq, por kleri i dioqezës të Acerenza, ndërmori veprime jo humane dhe jokristiane, duke i ndaluar të kryenin varrimet me ceremoni fetare ortodokse, madje filluan të bëjnë presione për t’i ripagëzuar fëmijet sipas ritit latin. (R. Di Fasanello: D’amore di Ruffano, D. Baffa Trasci Amalfitani, Di Crucoli, Santa Sofia – Rapporti con la Città di Bisignano. Edizione MIT Cosenza 2009).

Nje nder problemet e komunitetit albanez ne Itali ishte shperndarja e familjeve te veçuara, ne rajonet veriore, si ne Liguria, Lombardia, Padania, Emilia Romanja, Toskana etj, te cilat me kalimin e viteve u asimiluan, kane harruar gjuhen e te pareve, por shume prej tyre ruajten mbiemerat e origjines, si p.sh ne Toskana ka familje me mbiemera tipike shqiptar: Makashi, Konxhiu, Shini, Pepi, Papa, Mansi, Vata, Vatima, Leti, Miraka, Alcani, Guxholli, Bardi (Bardhi), Bala, Skura  etj etj.

Ndryshe ndodhi me albanezët, që u vendosën në trojet jugore të Italisë, ku u sistemuan në fise dhe grupe familjesh në komuna me shumicën, ose tërësisht të banuara nga albanezët, kësisoj forcuan lidhjet mes tyre, organizuan jetën sipas rregullave dhe normave të vendeve të origjinës, hapen kishat ortodokse dhe ruajtën gjuhën e atdheut, flisnin dhe vazhdojnë të flasin në dialektin arberesh.

1470 – 1477: Një valë e madhe refugjatësh albanezë, u priten nga Geronimo Sansaverino, princi        i Bisignano, i cili i priti dhe i sistemoi në pronat e tij, që ishin çpopulluar pothuajse tërësisht

nga vdekjet masive, që kishin shkaktuar epidemitë dhe zia, si pasojë e thatësirës në ato vite,

që i dëmtoi rëndë prodhimet bujqësore dhe blegtorale.

Ky fluks emigrator, u mbeshtet nga Irina Kastrioti, stërmbesa e Skenderbeut, e cila ishte e martuar me Princin Antonio Sanseverino, i biri i Princit Geronimo Sansaverino të Bisignano dhe ishte Dukesha e San Pietro dhe Galatina. Dukesha Irina Kastrioti, i mori albanezët në pronat e gjëra të principatës se Bisignano.

Në vitet 1467 – 1471, refugjatët albaneze u sistemuan ne brigjet e Koriliano të Kalabria Citra, troje pothuaj të çpopulluara, ndersa në këmbët e Shillës u themeluan San Demetrio, Makia, San Kozmo, Vakaricio, San Giorgio dhe pranë lumit Krati - Spezzano Albaneze.

Në verën e vitit 1471, një grup i madh fisesh albaneze themeluan San Demetrio Korone, në provincen e Kozences.

Më 3 nëntor 1471, murgu Paolo Greko, i kërkoi noterit De Angelis, të hartonte aktet e regjistrimit të albanezëve dhe dhënien e tapive të pronësisë të tokave, që do të kultivonin në fshatin e ri San Demetrio Korone.

San Demetrio është një ndër qendrat kulturore më të rëndësishme të komunitetit arbëresh, që ka ruajtur gjuhën albaneze, ritin ortodoks, kostumet dhe doket e origjinës dhe traditat patriotike. Në komunën e San Demetrio është “Kolegji Italo-Albanez i Sant'Adriano" (1732-1794), i themeluar nga Ferdinandi IV Borbon, institucion i rendesishem fetar dhe kulturor, i konsideruar fari i identitetit albanez. Në vitin 1524, me urdhër të mbretit Karlit V, në San Demetrio u shtua një grup i madh refugjatësh arvanitas, që erdhën nga Korone e Mores.

Në fraksionin Macchia Albanese (Makia – Maqa) të San Demetrio, ka lindur Jeronim De Rada, figura më e shquar e kulturës dhe e patriotizmit arberesh, shkrimtar e publicist në përmasa europiane, themeluesi i letërsisë moderne albaneze.

Në trojet kodrinore në veri perëndimore të Bisigano, në vitin 1471 refugjatët albanezë themeluan komunën San Sofia D’Epiro. Nga 77 shtëpi që kishte në vitin e themelimit, në vitin 1543 u bashkuan dhe banorët e fshatit Pedilati, duke u zgjeruar me 96 shtepi. Në këtë komunë u vendosën albanezë nga fiset fisnike Mirako, Baffa-Trashi, Beçi, Bujari etj.

1478 - 1479: Gjatë këtyre dy viteve ranë Kruja dhe Shkodra, dy qendrat e rezistencës heroike antiturke. Ushtria otomane, pasi i pushtoi këto dy qytete, vrau me dhjetramijëra banorë të pafajshëm dhe për këtë fakt, histriografia shqiptare ende nuk po pronocohet, për të evidencuar përmasat e këtij gjenocidi të popullit tonë. Jo vetëm vranë shume njerëz, por  morën robër një pjesë të konsiderueshme banorësh, që i dërguan skllevër në Turqi.

Pasi pushtuan Krujën (1478), ushtria osmane i masakroi të gjithë luftarët dhe banorët, që ishin në kështjellën e Krujës dhe shumë pak nga ata që i shpëtuan reprazaljeve, si dhe një pjesë e vogël e ushtarëve milanezë dhe napolitanë, me shumë vështirësi, arrijten në Kepin e Rodonit, ku i hypën anijeve veneciane dhe zbarkuan në brigjet italiane.

Paolo Veronesi (1585): Kapidani Antonio Loredan, në luftimet e vitit 1479,

për çlirimin e Shkodrës të rrethuar nga ushtria turke.

Në vitin 1479 ra dhe Shkodra, bastioni i fundit i rezistencës kundër hordhive osmane.  Më 25 janar 1479, në Stamboll u nënshkrua paqa Turko-Venedikase dhe mbrojtësit e Shkodrës fituan të drejtën të largoheshin me armët dhe pasuritë e tyre. 2500 luftarët dhe banorët, që i shpëtuan masakrave të ushtrisë otomane, hypen në anijet veneciane, që ishin ankoruar në lumin e Bunës dhe emigruan në Venecia.

Mbrojtja heroike e Shkodres, eshte perjetesuar ne nja varg kronikash, veprash letrare, nder te cilat mbishquhet Marin Barletti me vepren “Rrethimi Shkodres”, piktoret Vittorio Karpaçi, me bazorilievin “Rrethimi i Shkodres”, i vendosur në fasadën e shkollës së pikturës Shen Maria e Albanezeve, si dhe Paolo Veronesi me afreskun “Qendresa e Shkodrës”, që ndodhet në Sallën e Këshillit të Madh të Dozhëve të Venedikut.

Shkodranët, në Venecia, gjetën një mjedis të favorshëm, për të shprehur kulturën arbërore, që i lejoi të integrohen denjësisht në rinashimenton italiane dhe europiane, ndër të cilët u shquan humanistët Gjon Gazulli, Pal Gazulli, Andrea Gazulli, Mikel Marullo, Marin Barletti, Nikolla Tomeo, Marin Biçikemi, Mikele Artisti etj. Në këtë grup albanezësh të shquar, bënin pjesë piktorët dhe skulptorët Andrea Aleksi, Viktor Karpaçi, Mark Bazati etj, të të njohur në historinë e artit, si krijuesit e shkollës albaneze të pikturës.

1480:  Në vitin 1480, Sulltan Mehmetit II – Fatihu, urdhëroi sulmin kundër Romës. Me 281 anije,

ushtarët turq zbarkuan në lokalitetin Roka të Otrantos. Hordhitë turke sulmuan me egërsi,

vranë, dogjën e shkatërruan gjithëçka që gjenin përpara. Pas një rezistence të mundueshme,

400 ushtarët dhe banorët e Roko u strehuan në keshtjellën e Otrantos dhe nuk pranuan t’i dorëzohen pashait turk. Pas dy javë luftimesh, artileria turke i shembi muret dhe e pushtoi keshtjellën dhe i masakroi te gjithe roberit. Me 28 gusht 1480, barbaret turq i prenë kokat 813 robërve arbëreshë dhe italianë.Skeletet e 813 martirëve ruhen në katedralen e Otrantos.

1481:   Eksodi masiv, i organizuar nga Princi Gjon Kastrioti, në bashkëpunim me Republikën e             Venecias. Me mijëra albanezë zbarkuan në Napoli.

1482 – 1492: Familje albanezësh nga Çamëria dhe Himara, zbarkuan në Salento dhe në Siçili. Ata

që u vendosën në  Salento, përballuan sulmet dhe reprazaljet e ushtrisë turke, që sulmuan

qytetet bregdetare të Puljas. Në këto rrethana, një pjesë e albanezëve u detyruan të ikin e të

shkojnë në Siçili. Pas një udhëtimi të gjatë e te mundueshëm, arrijtën në komunën  Monreal ku u priten nga ipeshkëvi Imzot Nikolao Trullenki, i cili u dha refugjateve feudet e Merco (Merko) dhe Daydingli në periferi të Palermos.

Në vitet 1482 – 1483 bëri dimër i egër, kështu himarjotët dhe çamët, që   ishin vendosur në shpatet e malit Pizzuta (Picuta), u detyruan të zbresin poshtë në luginë dhe në pllajat, ku ndërtuan shtëpitë në komunën e famëshme Piana degli Albanesi.

Avancimi i hordhive turke vazhdonte pandërprerje, duke pushtuar territore të gjera te Greqise, ndër ato shumë vendbanime arvanitas. Në 1470 pushtuan ishullin Negroponte, më 1472 Vonizza, më 1479 dy fortesat Zarnata e Maina, më 1479 Navarino dhe Lepanto. Rënia e këtyre qyteteve u shoqërua me emigrime masive të arvanitasve dhe grekëve drejt Italisë.

1503: Pas dështimit të kryengritjes së përgjithëshme të viteve 1501 – 1503, të udhehequr nga

Gjergj             II Kastrioti (nipi i Skenderbeut) dhe konti Progon Dukagjini, shumë familje albaneze emigruan në Itali, ndërsa thuhet se Gjergji II Kastrioti me familjen e tij shkoi në Qipro.

1500 - 1540: Arvanitas dhe grekë të Korone dhe Modone, dy qytetet më të rëndësishme të Moresë,

të frikësuar nga lajmet për dhunën dhe masakrat, që kryen truqit ndaj popullatës të Zante,

vendosën t’ia dorëzojnë qytetin Sulltan Bajzitit II, i cili më 9 gusht 1500 e pushtoi pa luftë.

Ky vendim për t’u dorëzuar turqeve pa luftë, nuk i favorizoi banorët.

Të ndodhur para presioneve dhe persekutimeve të      vazhdueshme të ushtrisë turke, shumë arvanitas dhe grekë, të udhëhequra nga kapidani arvanitas Mark Militani emigruan drejt Italisë. Grupet e para të refugjatëve u vendosën në komunën Kaxhiano (Caggiano-Salerno).

Në vitin 1595, familjet arvanite me banim në Kaxhiano, u përjashtuan nga taksa e zjarrit (Archivio di Stato di Napoli: Processo R. Cam. Nr 1251, vol 134).

Pas Korone dhe Modone, në vitet 1533 – 1540 ranë njeri pas tjetrit qytetet greke Egina, Malvasia, Naupalia dhe Patrassa në Morè. Pushtuesit turq edhe në këto qytete vazhduan me persekutime dhe masakra, andaj shumë familje arvanite dhe greke, i kërkuan Papes dhe perandorit Karlit V, të ndihmonin për shpëtimin e tyre. Sipas relacioneve të Giustiniani, në vitet e pushtetit të Perandorit Karli V, drejt Italisë vërshuan shumë familje arvanite dhe greke, mes tyre dhe pjestarë të familjeve mbretërore bizantine si Laskari, Paleologu etj, që ishin zotër të shume feudeve të Moresë, që ishin të banuara masivisht nga arvanitas.

Në vitin 1533, me ndërhyrjen e Papës Klementi VII dhe Urdhërit Kavalierët e Shen Gjonit të Jerusalemit, perandori Karli V, vuri në dispozicion 200 anije tregtare, për të ndihmuar largimin e këtyre banorëve. Zevendës Mbreti i Napolit Pietro da Toledo, urdhëroi admiralin Andrea Doria, të transportonte familjet arvanite dhe greke në Napoli.

Një pjesë e këtyre refugjatëve u sistemuan në Napoli, por shumica shkuan në komunat e banuara nga albanezët, që ishin vendosur në këto qendra vite me parë.

Arvanitasit e Korone, te udhehequr nga kapidani arvanit Lazaro Mathes, themeluan fshatrat Barile, San Kostantino Alba­nese, San Paolo Albanese, Ginestra, Maschito (në provincën e Potenca); Ca­stroregio (Kastrorexhio) e Farneta (në provincen e Ko­zenca); Greci (Avellino), ndërsa një grup tjetër shkuan në ishullin Giglio (Xhilio) në Toskana.

Sipas shumë historianëve, qëllimi i pranimit të emigrantëve albanezë në trojet e mbretërisë së Napolit, më shumë inspirohej nga qellimi per t’i rekrutuar burrat ne repartet e famëshme të stratioteve, që u shquan në luftimet në Itali, France, Bohemi, Dalmaci, Spanje etj.

Bashkë me banorët, në anijet e admiralit Andrea Doria ishin Ipeshkevi orotodoks i Korone hirësia Benedetti, ipeshkevi i Modone hirësia Gerasimo, ipeshkevi  Monemvasia hiresia Makario, si dhe familje tregetarësh e fisnikesh albaneze dhe greke.

Shumica e luftetareve arvanitas nga Korone dhe albanezet nga Himara, u mobilizuan në gardën e oborrit të mbreterise se Napolit, madje iu paguhej rrogë e mirë dhe shumë prej tyre u shkruan ne “Librin e artë të patricëve”, mes tyre dhe gjyshi i Antonio Gramshit.

Stratiotëve albaneze u lejohej të mbanin armët, madje kishin të drejtë të hynin të armatosur në apartamentin e princit dhe konsideroheshin “le lance spezzate del re di Spagna“.

1552:   Grupe familjesh albanezësh, zbarkuan në Pulja dhe u vendosën në feudet e Rignano,Lesina,

Guglionisi, Ischitella (Iskitella), Carpino (Karpino), Bari, Civitate, San Martino, Foggia

(Foxhia), Vico Garganico, Larino, Apricena, Pescchici (Peskiçi), Monopoli, Manfredonia,

Ruvo, Cassano di Acquaviva (Kasano Akuaviva), Casamassima (Kazamassima),   Toritto,

Bitetto, Gioia (Xhioia), Palo, Giovinazzo, Bisceglie, Molfetta, Andria, Barletta, Terlizzi dhe

Bitonto. (Palumbo Manfredi: I comuni Meridionali, Montecorvino Rovella: 1910. f. 340).

Historiani Bernardino Biondelli, në veprën “Colonie stranieri d’Italia” botuar ne vitin 1841,

shkruan. “Në qendra banimi si Portocannone, Ururi, Chieuti; Campomarino, Santa Croce di

Greci, Montelongo, Canore etj, banoret flisnin vetem gjuhen albaneze (shqip), madje dhe në

Kishë, ritet liturgjike dhe meshen e zhvillonin në gjuhën albaneze.

1647 – 1664: Eksodi i arvanitëve dhe i grekëve nga Maina.

1691 – 1750: Vazhduan eksodet sporadike të albanezeve dfrejt Italisë. Në vitin 1691, ipeshkevi i

Palermos Imzot Ferdinando Bazan, sistemoi dhjetra familje refugjatësh albaneze ne feudin Santa Cristina (Kristina), ndersa 82 albanezë i dergoi ne Piana Albaneze (Hora Arbereshe). Albanezët punonin tokat e Ipeshkevisë të Palermos, si dhe të Dukes se Gela (Xhela) dhe me që tokat ishin larg qendrave të banimit në Piana Albaneze, banorët e porsardhur, filluan të ndërtonin shtëpitë e veta rreth vendeve të punes.

Në vitet e më pasme, me ardhjen dhe të shumë arvanitëve nga Morea, kjo qendër banimi u zgjerua dhe organizua në komunë autonome e njohur me emërin Santa Cristina Gela.

1744:   Fise himariote dhe çame, arrijnë në Pulja dhe me urdhër të mbretit Alfonsi III Borbon, u

sistemuan me banim në Villa Badesse - Abruco.

1774:   Grupe të shumta familjesh albaneze, zbarkuan në Brindizi di Monatgna (Pesaro)-Bazilikata,

ndërsa një grup familjesh, me rreth 70 persona shkuan në Viterbo, në veri të Romës.

Gjatë shekullit XIX, vazhduan zbarkimet e albanezëve, kryesisht në grupe familjesh, që transportoheshin ne Itali nga anijet veneciane dhe albaneze.

Në vazhdim te këtyre kronikave, do të tregoj historinë e grupit të parë të emigrantëve albanezë, që zbarkuan në Itali me kapedanin Demetrius Reres dhe për fluksin e refugjatëve albanezë te vitit 1481, të organizuar nga Gjon Kastrioti, i biri i Gjergj Kastriotit - Skenderbeu.

Emigrimi i albanezëve në vitin 1413 - 1444.

Ernesto Skirò (Schirò), në studimin “Origine degli insediamenti albanesi in Italia-Origjina e vendbanimeve të albanezëve në Itali” – Palermo 2009, përshkruan flukset emigratore të alba-nezëve, që fillimisht u vendosën me banim në Siçili.

Rreth këtij libri, me 12 qershor 2009, në Palermo u organizua një “tavolinë e rrumbullakët”, e ideuar dhe e drejtuar nga arbereshët dr. Romanjoli dhe Papas Vito Stassi. Ky aktivitet u zhvillua, disa ditë pas festës të Pentekoste, që kremtohet më 31 maj, që sipas liturgjisë orientale, është dita e përkujtimit të vdekurve, por për arbëreshët, evokon dhe dy ngjarje të dhimbëshme, thyerjen  e ushtrisë të Princit Gjon Kastrioti dhe pushtimin Kostaninopolit nga hordhitë otomane.

Festimi nga arbereshët i Pentekoste më 31 maj, lidhet dhe me një ngjarje tragjike të vitit 1413, kur ushtria e Gjon Kastrioti u thye dhe shumë banorë u masakruan nga pushtuesit turq. Kjo ngjarje ka mbetur e pashlyer në memorien e arbëreshëve të Mezzojuso, që e kujtojnë me shprehjen: “Është e bukur të kremtohen të gjitha festat, por e shtuna e Shkallës (Scialla), mos ardhtë kurrë!” Kjo shprehje mallkimi, i referohet të shtunës të 31 maj 1413, ditës së Pentekoste, kur pas luftimesh të ashpra në qytetin Shkalla të Matit, ushtria e Gjon Kastriotit u thye nga hordhitë turke, çka shënoi fillimin e dominimit otoman në Mat. Një pjesë e popullatës e kësaj treve, që i shpëtoi reprazalieve turke, në vitin 1413 emigroi në Itali dhe u vendosen në troje te çpopulluara të Siçilisë.

E shtuna e Pentekoste, për arbëreshët është dita, që evokon këtë ngjarje të dhimbëshme të lidhur me atdheun, që u detyruan ta braktisin e të emigrojne drejt trojeve italiane dhe vendosjen e tyre në Siçili, kryesisht në komunën e Mezzojuso dhe në disa komuna në Kalabri.

Arbëreshët e Mezzojuso, prej 603 vite, ditën e shtunë të Pentekoste mblidhen në katedrale, ku mbahet mesha në kujtim të martirëve në betejën e Shkallës, ndërsa në perëndim të diellit, ngjiten në majen e dy kodrave Brigna (Brinja) dhe Dirrachion (Durrësi) dhe me fytyrat e kthyera nga lindja, këndojnë të gjithë së bashku këngën e famëshme “O e bùkura Morè”, një këngë krenarie kombëtare, kenge malli e trishtimi, këngë vuajtje e dashurie pervëlimtare për atdheun. Në afreskun e Mezzojuso të vitit 1525, dy kodrat mbi qytet ruajnë emerat albaneze, më e madhja quhet Brinja dhe tjetra më e ulët quhet Dirrachion - Durrësi.

Emigrantët e parë albanezë, arrijtën dhe u sistemuan në Siçili ne vitet 1413 – 1440, ndërsa në vitet 1444 – 1448, u bashkua dhe një grup tjetër, i përbërë nga tre reparte kalorësish albaneze, të komanduar nga kapidani Demetrio Reres.

Ky emigracion lidhet me dy rrethana politike të kohës:

- së pari u diktua nga dyndjet barbare turke, që pasi i pushtuan trojet albaneze, kryen masakra në popullatën, morën robër që i dërguan në Turqi si skllevër, ndërsa ata që i shpëtuan reprazaljeve morën rrugën e emigrimit drejt brigjeve italiane;

- së dyti, lidhet me konfliktet e brendëshme në mbretërine e Napolit, si me revoltën e baronëve kalabrezë, që u ngritën kundër Alfonsit V Aragona, mbretit të Napolit dhe Siçilisë. Ky rrebelim, i nxitur nga Anzhuinët, i organizuar nga Markezi Antonio Centelles, që ishte dhe zevendës mbreti i Kalabrisë, e kishte destabilzuar situatën në Kalabri, por mbreti Alfonso V, ishte i pafuqishëm për të shuar këtë revoltë, andaj i kërkoi ndihmë Gjergj Kastriotit. Në vitin 1444, Skenderbeu iu përgjigj kërkesës të mbretit Alfonso V, duke i dërguar 200 kalorës, të komanduar nga kapedani Demetrius Reres, me dy djemtë e tij Gjergji e Vasil Reres, të cilët së bashku udhëhoqën luftimet dhe triumfuan kundër koalicionit të baronëve kalabrezë proanzhuinë, të nxitur nga markezi Antonio Centelles.

Nuk ka të dhëna nga cila trevë ishte origjina e Demetrio Reres dhe e kalorësve albanezë. Sipas dokumentave Veneciane mbiemëri i tij ishte Renes ose Renessi dhe ishte kapedan i ushtrisë albaneze, i shquar në rezistencën kundër sulmeve të ushtrisë turke.

Johann Georg Hahn (1854), duke iu referuar histroianit italian Biondelli, shkruan se emëri i tij ishte Demetrius Reres Castriota, kushëri i Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, por ky opinion ka mbetur i pa konfirmuar. (Johann Georg Hahn (1854). Geographisch-ethnographische Uebersicht. Sind die Albanesen Autochthonen? Alphabet.Historisches.Verlag von Friedrich Mauke).

Repartet e kalorësve albanezë, të komanduar nga Demetrio Reres, pasi zbarkuan në Siçili, u vendosën në kështjellën e vjetër saraçene të Bizyr (Bisiri), e ngritur në majën e një kodre, mbi fshatin e vogël Mazzarese, në krah të djathtë të lumit Mazzaro, 10 km larg nga grykëderdhja e lumit në detin Mesdhe.

Kapedan Demetrio, në krye të kalorësve albanezë, i sulmoi e i theu njeri pas tjetrit baronët kalabrezë, qe ishin ngritur kunder mbretit. Pas ketyre fitoreve reparti i kalorësve albanezë, u ngarkua me detyra të mbanin rendin publik por dhe te mbronin bregdetin perëndimor te Siçilise, si nga sulmet e flotës otomane, ashtu dhe nga sulmet e rastit të anzhuineve.

Ne vazhdim te ketyre fitoreve, Kapedani Demetrio Reres, në krye të kalorësve albanezë dhe reparteve të mbretit, i sulmoi forcat e markezit Antonio Centelles dhe në shkurt të vitit 1445, e shpartalloi koalicionin e baronëve kalabrezë dhe arrestoi markezin Centelles, të cilin ia dorezoi mbretit Alfonso V.

Pas kësaj fitoreje, kalorësit albanezë qëndruan dhe dy vjet të tjera në keshtjellën e Bizyr (Bisiri) dhe ndonëse nuk u impenjuan në luftime, ata kryen funksione të rëndesishme civile dhe në mbajtjen e rendit publik.

Pas kësaj fitore, mbreti i Napolit i konfiskoi pronat e markezit Antonio Centelles, të cilat ua dhuroi ushtarëve albanezë dhe nga viti 1445, shumë kalorës të Demetrio Reres u shpërndanë në Kortone, Katanzaro dhe Belkastro, ku u vendosën në fshatrat e çpopulluara nga banorët vendas e pasi i sistemuan tokat bujqësore dhe blenë bagëti, filluan jetën e re në këto troje.

Prezenca e kalorësve albanezë, u vleresua pozitivisht dhe u mirëprit nga feudalët e vegjël, të cilët u ndjen të sigurtë me ushtarët albanezë, pasi vetë nuk ishin në gjendje të mbronin pronat nga sulmet, nga grabitjet dhe nga shkatërrimet, që krijonin konfliktet ndërmjet baronëve.

Kontributi i albanezëve, ishte vendimtar për normalizimin e jetës shoqërore, ekonomike, bujqësore dhe ushtarake në rajonin e Kalabrisë, andaj mbreti Alfonso V Aragona, në vitin 1448 e emëroi kapedanin Demetrio Reres - guvernator i Provincës të Kalabrisë.

Kontributi i kapedanit Demetrio Reres, u vleresua nga fisnikët dhe nga populli kalabrez dhe në nderim të veprës së tij, në komunën San Nicola Dell'Alto - Shën Nikolla e Sipërme në Krotone të Kalabrisë, një nga rrugët kryesore mban emërin e tij: Via Demetrio Reres.

Në vitin 1450, përfundoi misioni ushtarak i forcave albaneze dhe një pjesë e kalorësve u transferuan në malet përtej lumit Belice, në bregun e Siçilisë jugore, në pritje për t’u riatdhesuar, por edhe ata ndryshuan mendim dhe qëndruan në Siçili e disa te tjere ne Kalabrinë jugore.

Vendbanimet e para me albanezë në Siçili dhe Kalabri jane: Mezzojuso, Amato, Andali, Arietta, Vena e Zangarona dhe me pas Caraffa di Catanzaro (Karafa e Katanxaro), Carfizzi (Karfici), Pallagorio San Nicola e Sipërme dhe Gizzeria.

Në vitin 1450, disa kalorës albanezë të kapedanit Reres, u vendosën në komunën e Contessa Entellina (quhet dhe Kundës – Kudhësi), ndërsa një grup tjetër shkoi në Taormina.

Në vitet 1461 - 1503, me eksodet e tjera masive, arbëreshët u vendosën në komuna të tjera: Santa Cristina Ge­la, Palazzo Adriano, Piana degli Albanesi, Bron­te, Biancavilla, San Giuseppe di Mastellaro, Sant’Angelo e San Michele (Sicili), Vena, Belvedere, Marcedusa, Zagarise etj ne Kalabri. Krahas këtyre të parave, aktualisht janë edhe 35 komuna të banuara kryesisht me arbëreshë, ku dhe sot flitet gjuha shqipe në dialektin arbëresh. (Raffaele Patitucci D’Alfiera Patitario: Casati Albanesi in Calabria e Sicilia. Rivista Storica Calabrese: N. S. Nr. 4; X-XI: 1989 – 1999)

Sipas historianit I. Mazziotti, shtrirja gjeografike e vendbanimeve albaneze, nga Karfici, në San Pellegrino e San Nikola Dell’Alto, nga Marcedusa, Andali e Zangarona dhe zbritja në formë harku deri në Gizzeria pranë bregut të detit Tirren, të bëjnë të mendosh se këto qendra banimi, u populluan nga albanezët, sipas një plani strategjik të Demetrio Reres, për ta vënë nën kontroll ushtarak terrenin, për të survejuar qëndrimin e baronëve e kësisoj, të shtypnin çdo formë revolte.

Familja fisnike e Demetrio Reres u vendos në komunën e Mezzojuso, në një feud te bukur pranë një burimi uji, në anën tjetër të humnerës Salto, në afërsi të kishës normane Shën Maria Mëshirmadhe. Në këtë lëndinë të bukur, Demetrio ndërtoi shtëpitë për familjen dhe për djemtë.

Kalorësit albaneze, që u vendosen në trevat e Siçilisë dhe të Kalabrisë, me që dispononin burime financiare, të fituara për shërbimet që kryen për mbretin Alfonso V, në vitet në vazhdim, blenë shtëpia dhe bageti, duke iu dedikuar me përparësi blegtorisë, pasi territoret e dhuruara nga mbreti, ishin të pasura me kullota mes pyjeve, të ngjashme me ato të fshatrave të origjinës.

Pjesa më e madhe e kalorësve albanezë, i morën familjet e veta, ndërsa të tjerë krijuan familje me vajzat vendase. Shumica iu dedikuan blegtorisë, por kur ishte e nevojëshme, merrnin armët për mbrojtjen e pronave dhe trojeve të komunës. (Robert Elsie - 19 March 2010. Historical Dictionary of Albania. Scarecrow Press. p. 17. ISBN 978-0-8108-7380-3. Retrieved 10 June 2013). Ne fakt kalorësit e Demetrio Reres, janë grupi i dytë i albanezëve të vendosur në trojet e Siçilisë dhe Kalabrisë, madje keto banorë të rinj, administrata mbretërore i pajisi me një autorizim të rregullt, të quajtur “Licenti populandi” (leje banimi), të shoqëruar me aktin e noterit, që ligjeronte të drejtën e pronës të tokave, pra prej 600 vjetësh, arbëreshët janë pronarë të trojeve ku banojnë.

Djemtë e Demetrio, Gjergji dhe Vasil Rere, u shquan si ushtarakë dhe vazhduan të mbanin komandën e kavalerisë, madje rekrutuan shumë albanezë dhe krijuan reparte stratiotësh, të cilët, si shkruan Paolo Petta, në vitet e më pasme u shtuan e shërbyen në rajone të tjera të Italise (Venecia, Milano, Firence etj) dhe në Francë, Spanjë, Fiandra, Bohemia, Dalamacia, San Marinos etj. (Dott. Paolo Petta: Stradioti – soldati albanesi in Italia durante secoli XV – XVIII).

Një pjese e kalorësve albaneze shkuan në shërbim të mbretërive të tjera dhe të fisnikëve italianë, të organizuara në reparte stratiotësh, të shquar në luftime si kapidani Gjon Manesi (1495).

Demetrio Reres dhe sidomos djemt e tij, kanë dhënë një kontribut të madh në krijimin e reparteve të stratioteve albaneze, që u shquan si luftëtarë trime në vitet 1450 – 1750. Stratiotët albanezë shkonin në luftë duke kënduar hymnin e tyre luftarak: “Nu la sèmo de Albania/Strattioti palikari/kie in kavallo, in terra, in mari/non stimemo la Turchia – ne jemi nga Albania/stratiotë heronj me famë/mbi kuaj, në tokë e ne det/nuk kemi frikë nga Tuqia”.

Në kronikat e mesjetës thuhet se albanezët nuk ishin ushtarë të çthurur, as varfanjakë, përkundrazi ishin kalorës trima, të rregullt dhe të bindur ndaj komandantëve.

Ne vitin 1628, shquhet stratioti Buzikio Renesi, feudatari i Rokaforzata dhe San Martino, i cili shkoi në Milano në sherbim të mbretit Filipi III. Së bashku me fisnikun Buziki Rennesi, ishin dhe stratiotët nga komuna arbëreshe e Faxhiano, ndër të cilët Dimiter Balza, Giorgio Fadati, Pietro e Giorgio Sgura, Kola Renesi, Pietro Pidao, Giovanni Traggina, Demetri Krescia, Demetri Gimata, Giorgio Kuedikano etj. Shumë familje arbëreshe në Faxhiano, ende ruajnë ushtat, shpatat, kamat dhe armaturat e këtyre stratiotëve të shquar në historinë arbëreshe.

Miku im, shkrimtari, poeti dhe publicisti Luan Rama, në shkrimin “Da Vinçi, stratiotët shqiptarë dhe mbreti francez François I”, tregon se i madhi Leonardo Da Vinçi, i admironte stratiotët albanezë dhe shpesh organizonte mjeshtërisht spektakle në përkujtim të betejës së Marignano pranë Amboise. Në këto spektakle, krahas mbretit, princërve, dukëve, ambasadorëve, ishin dhe stratiotët shqiptarë, ata të cilët të udhëhequr nga Mërkur Bua Shpata, në mëngjesin e 15 shtatorit 1515, fituan betejen e Marignano.

Leonardo da Vinci i njihte stratiotët nga betejat herë kundër francezëve e herë pro tyre: i njihte nga mbreti Charles VIII, që se bashku me Konstantin Aranitin, zbriti deri në Bari, për të filluar bashkë me shqiptaret kryqëzatën kundër turqve; i njihte në sherbim të mbretit Louis XII dhe së fundi me Mbretin e ri, François I.

Leonardo i kishte parë stratiotët në oborrin e Cesar Borxhias, ku dallohej prijësi stratiot; i kishte njohur kur kapën në Milano Ludovico Sforza (Il Moro), të cilin e shoqëruan për ta burgosur në një kështjellë në Francë, njihte dhe Mërkur Bua Shpatën, apo “Dominus Mercurio” siç e quanin venecianët, si komandant i stratiotëve që luftonin nëpër Itali.

Pranë mbretit rrinin Bokali me heronjtë stratiotë Buziki, Gjon Manesi, Frata, Reposhi e shumë të tjerë, madje, Bokali rrinte pranë mbretit, pasi ishte shqytar i tij dhe bashkë me të, ishin dhe një aradhë stratiotësh, të gatshëm në mbrojtjen e mbretit francez.

Stratiotët albaneze, në kohën e mbretit Louis II, formuan kalorësinë e lehtë franceze, e quajtur nga historianët francezë të artit luftarak “chevalerie albanoise - kalorësia shqiptare”.

Ne ato vite u shqua dhe një kapedan tjetër, Gjergj II Kastrioti, i cili me 400 stratiotë alban-ezë nga Morea, Durrësi e Shkodra, i kishte shërbyer mbretit të mëparshëm Charles VIII.

Në vitet 1739 - 1745, stratioti arbëresh Gjergj Korafa, ishte një nder komandantët e shquar të regjimentit “Real Macedone” të mbretit Karli III Borbon. Kapedani Korafa u dallua në luftimet kundër austriakëve në betejen e Veletri më 1744. Komandanti i fundit i regjimentit mbretror ishte gjenerali Dhimiter Leka nga Dhermiu, të cilit Jeronim De Rada i dedikoi poemën e famëshme Milosao (Paolo Petta: Stradiotti, soldati albanesi in Italia. 2000 Ediz. Argo, Lecce).

Familja Reres, krahas kontributeve ushtarake dhe administrative, u integrua dhe në jetën shoqërore e shpirtërore italiane, në veçanti shquhet murgu Andrea Reres, stërnipi i Demetrit, i cili themeloi Manastirin Basilian të Mezzojuso.

Murgu Andrea Reres, i biri i Teodor Reres dhe Agnese Reres, vdiq në Mezojuso ne vitin 1609. Jeta dhe aktiviteti i tij eklezistik lidhen me manastirin e Mezzojuso, i urdhërit San Basilio Magno (1579) (Pietro di Marco – 2007). Në një memorial rreth Mezzojuso, arbëreshi Nikolla Filia, shkruan se albanezët, me nismën e murgut Andrea Reres, në vitin 1601 kërkuan themelimin e një manastiri të ritit ortodoks, pranë kishës të Shen Maries në Mezzojuso. Këtë fakt e konfirmon dhe arbëreshi Nikolla Keta, i cili tregon se ky akt u firmos nga noteri arbëresh Luka Kuçia (Luca Cuccia) më 12 janar 1601, që dokumenton se manastiri basilian i Mezzojuso u themelua nga Andrea Reres. (N. Chetta, Tesoro di Notizie su de’ Macedoni. Contessa Entellina 2002, f. 454).

N. Filia dhe N. Keta tregojnë se më 13 prill 1609, murgu Andrea Reres, e kishte depozituar testamentin te noteri Antonio Glaviano në Palazzo Adriano, ku thekson se murgjit në këtë manastir duhet të jenë vetem albanezë dhe grekë (arvanitas), të aftësuar në zbatimin e riteve ortodokse.

Pas vdekjes të murgut Andrea Reres, për ngritjen e manastirit ortodoks në Mezzojuso, u impenjuan nëna e tij Agnes Reres - trashëgimtaria universale e testamentit dhe komisarët zbatues të testamentit arbëreshët Nicolò Matranga di Paolo (Piana degli Albanesi), Paolo Reres (i vellai i Andreas), Gregorio Droserò (Palazzo Adriano), të cilët bën publik vendimin e Papa Paolo V, me bulën e 4 prillit 1617, ku urdhëroi themelimin e manastirit të ritit ortodoks në Mezzojuso.

C. Granà, në kronikat e tij thekson fisnikërinë, cilësitë morale dhe patriotizmin e murgut Andrea Reres, ideatorit të themelimit të manastirit basilian në Mezzojusso (Archivio Parrocchiale San Nicolò di Mezzojuso, vol. II, Documenti Manoscitti, p. 22). (Onofrio Buccola, La Colonia Greco - Albanese di Mezzojuso. Origine, vicende e progresso, Palermo 1909, p. 42).

Vendim i Papa Paolo V, iu dorëzua ipeshkëvit të Palermos, kardinalit Giannettino Doria (1608 – 1643), i cili ne vitin 1617 konsakroi hapjen e manastiri të San Basilio në Mezzojuso.

Në nderim të veprës të murgut arbëresh Andrea Reres, një nga rrugët kryesore të komunës të Mezzojuso mban emërin: Via Andrea Reres.

Manastiri i Mezzojuso, ka kontibuar jo vetëm në jetën shpirtërore të arbëreshëve, por ka dhënë një kontribut të madh në zgjimin e ndjenjave kombëtare, në hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe ruajtjen e besimit të krishterë në banorët e Provincës të Himarës albaneze.

Disa murgjër arbëreshë siçilianë të urdhërit basilian, që ishin shugruar dhe kishin shërbyer në manastirin e Mezzojuso, në shekujt XVII – XVIII shkuan misionarë në Himarë, ndër të cilët u shquan: Imzot Neofito Rodinò, Imzot Simeone Lascaris, murgjit Onofrio Costantini dhe Giuseppe De Camillis, Imzot Arcadio Stanila, Don Nilo Catalano, Don Filoteo Zassi, Don Callinico Granà, ndërsa arbëreshët Don Basilio Matranga dhe Don Giuseppe Schirò ishin nga Piana degli Albanesi. (N. Borgia: I Monaci basiliani d’Italia in Albania, Appunti di Storia Missionaria, Secoli XVII-XVII, Roma 1942).

Manastiri i Mezzojuso shquhet dhe për bibliotekën e pasur me libra, me dokumenta e me dorëshkrime të vjetra, pra ishte një institucion kulture, ku murgjit e pa lodhur i kanë dhënë dituri dhe kulturë komunitetit arbëresh të Siçilisë. Në arkivin e Manastirit dhe të famullisë Shen Nikolla, ndodhen dokumenta interesante, ndër ato një doreshkrim antik në dy vellime me titull: “Memoria per il Monastero di San Basilio di Mezzojuso”. Njeri nga këto vëllime është transkriptuar nga Karmelo Filia-Spata, murg arbëresh nga Mezzojuso.

Memoriali fillon me një koment të shkurtër për testamentin e Andrea Reres dhe vazhdon me fakte dhe ngjarje fetare, shoqërore dhe kulturore në manastir. Ky informacion i dokumentuar vazhdon deri më 16 tetor 1706, ditën kur vdiq arbëreshi Don Nunzio Schirò. Me rëndësi janë dhe shumë dokumenta dhe dorëshkrime të tjera, të sistemuar në vellime të veçanta dhe të arshivuar në bibliotekën e manastirit nga murgu arberesh Kalliniko Granà.

Manastiri i Mezzojuso, pas një lulëzimi 200 vjeçar kaloi një periudhë dekadence, madje me ligjet e vitit 1866-67, iu hoq funksioni fetar, ndërtesa u braktis, murgjërit u larguan. Gjatë Luftës I Botërore, ndërtesën e manastirit e shndërruan në gazerme dhe burg për robërit e ushtrisë austro-hungareze, madje në muajt e dimrit, ushtarët dhe të burgosurit, për t’u ngrohur, dogjën një pjesë të librave dhe  të dorëshkrimeve të vjetra e me shumë vlera.

Në vitet pas luftës, Vëllazëria Shen Maria e të Gjitha Meshirave, bazuar në testamentin e Andrea Reres, e rikonstruktoi manastirin. Ne vitin 1920 Konfraterniteti vendosi që Fondacioni Andrea Reres, te shnderrohet ne ’“Instituti Andrea Reres”, me objektiva edukimin dhe formimin kulturor të rinisë arbëreshe të ritit ortodoks. Këtë mision ia besoi Etërve Basilianë të Manastirit të Grottaferrata. Ndërtesa e rinovuar ka dhe bibliotekën e re, ku jane depozituar një pjesë e librave antike, që u shpëtuan nga djegiet, vjedhjet dhe shkaterrimet.

Keshtu pra, historia e familjes Reres ne Itali, filloi si mision ushtarak, kontribuoi në jetën politike dhe administrative të Kalabrisë dhe Siçilisë dhe vazhdon të jetë e pranishme e të ndihmoi denjësisht në jetën shpirtërore dhe kulturor të popullatës arbëreshe.

Eksodi i vitit 1481, i organizuar nga Princi Gjon Kastrioti, djali i Gjergj Kastriotit.

Princi Gjon Kastrioti, i biri i Skenderbeut, pasi mobilizoi shumë bashkatdhetarë në Kalabri dhe

Siçili, zbarkoi në Himarën heroike, ku organizoi një kryengritje mbarëpopullore, për të çliruar atdheun nga pushtuesit. Gjate vitit 1481 u zhvilluan luftime të ashpra, por forcat kryengritëse nuk mundën te thyenin ushtrinë e madhe turke, kështu Princi Gjon Kastrioti u detyrua të kthehej në Itali, i shoqëruar nga bashkëluftëtarët dhe me shumë familje albaneze.

Me që brigjet e detit Jon dhe të detit Adriatik patrulloheshin nga anijet e flotës turke, ishte e pamundur të lundronin drejt brigjeve të Puljas, kështu princi organizoi banorët nga Himara  Parga, Vlora, Myzeqeja, Durrësi, Mati, Lezha, Shkodra, Ulqini, shumica duke lundruar me varka dhe anije dhe te tjeret duke udhetuar nëpër rrugët malore, për t’u grumbulluar në Tivarin e Vjetër, ku do t’i prisnin galerat veneciane.

Si kuptohet, ky ishte një eksod masiv i organizuar nga Gjon Kastrioti dhe princat e tjerë albanezë, në marreveshje me Dozhën e Republikës së Venedikut, që i premtoi të dërgonte anijet për transferimin albanezëve në Itali.

Historia e këtij eksodi pasqyrohet në një dokument të shkruar në vitin 1650 nga albanezi Agostino Toçi, banor i San Kozmo Albaneze dhe që u botua në Firence ne vitin 1860 nga Jeronim De Rada dhe Nikolo Jeno, si shtesë në veprën “Rapsodie di un poema Albanese”.

Sipas Prof Domeniko Kasiano, ky memorial, është një dokument historik me rëndësi, sepse përmban lajme të vërteta dhe dramatike të vitit 1481, rreth udhëtimit të familjeve albaneze drejt brigjeve italiane.

Grupe fisesh albaneze, të udhehequr nga Princi Gjon Kastrioti dhe kapedanet Kol Mark Shini, Elia Mullisi dhe Mark De Mathia (Mark Mati), nisën lundrimin e gjatë e pas disa ditësh arrijtën në portin e Pristan në Tivarin e Vjetër, ku sipas marrëveshjes duhej t’i prisnin anijet veneciane, por aty u ndodhën para një të papriture të trishtueshme, në port nuk ishte asnjë anije. Venecianët, nga frika se mos revoltoheshin turqit për implikimin e tyre në këtë eksod, e shmangën portin e Tivarit të Vjetër dhe i ankoruan anijet më në veri, në portin e Pastroviç.

Masa e madhe e albanezëve, nuk u dekurajuan nga kjo pabesi. Të lodhur dhe të raskapitur nga udhëtimi i gjatë, para se të nisnin marshmin për në Pastroviç, vendosën të bëjnë një pushim të shkurtër, andaj u sistemuan në fortesën e qytetit dhe nëpër shtëpitë e pakta të Tivarit të Vjetër. Komandanti i garnizonit turk, Jusuf Pasha, i informuar për këte ikje masive të albanezëve, u vu në ndjekje me reparte kalorsish dhe arrijti t’i rrethoi në kështjellën e Tivarit te Vjetër.

Për të dalë nga rrethimi, burrat dhe gratë e armatosura, pasi i vranë rojet, u hodhën kundër turqëve, që të befasuar nga sulmi i guximshem i albanezeve, në një natë me stuhi te forta shiu, u shpartalluan dhe nuk ishin në gjendje të organizoheshin për të përballuar situatën.

Pasi çanë rrethimin, masa e madhe e emigrantëve udhëtuan gjatë asaj nate me kohë të keqe dhe me stuhi shiu, por para tyre doli një pengesë tjetër. Lumi që zbriste nga malet Perasto, dhe që kalonte në pllajën ndërmjet Tivarit dhe Pastroviç, kishte prurje të madhe uji dhe në këtë pjesë nuk kishte ura për të kaluar në anën tjetër. Prijësit dhe populli, që po marshonte në këtë ikje masive, vendosën të mos ktheheshin pas, për të mos rënë robër të ushtrisë turkve, që ishte vënë në ndjekie me repartet e kaloresëve, andaj unanimisht vendosën ta kapërcejnë lumin.

Të kapur dorë për dore, me fëmijët në krah, të gjithë së bashku e kaluan lumin, por një pjesë e tyre, sidomos të moshuarit e drobitur nga ky udhëtim i gjatë, u mbytën nga valet e lumit të rrëmbyer. Pjesa më e madhe dolën në anën tjetër të lumit, ashtu të lagur e të cfilitur nga lodhja, vazhduan udhëtimin dhe sapo arrijtën në portin e Pristan, hypën në anijet dhe nisën lundrimin drejt Palermos. Ndoqën kete intinerar lundrimi, sepse Ferrante I, mbreti i Napoit dhe Siçilise, i kishte premtuar Princit Gjon Kastrioti, t’i sistemonin këta emigrantë, në komunat e banuara nga albanezët e emigruar në vitet e më parëshme dhe që ishin sistemuar ne Siçili.

Pas këtij lundrimi të mundueshëm shprese, masa e emigranteve u përball me një të papritur tjetër te hidhur. Mbreti Ferrante I Aragona, i friksuar nga një sulm hakmarrës i ushtrisë osmane, urdhëroi zevendës-mbretin, të mos lejonte zbarkimin e albanezëve në Palermo dhe në portetet e tjera siçiliane. Ky vendim i pandershëm, që shprehte dhe mosmirënjohje për ndihmën, qe albanezet i kishin dhënë në mbrojtje të fronit të tij, i revoltoi Gjon Kastriotin dhe prijësit e tjerë albanezë, të cilët vendosën të vazhdojnë lundrimin drejt Salernos, me mendimin të zbarkonin aty dhe të vazhdonin udhëtimin ne kembe per ne Napoli. Por përsëri u ndodhen para një të papriture që i revoltoi të refugjatët albanezë.

Zevendes-mbreti kishte urdhëruar të mos lejohej zbarkimi i albanezëve në Salerno.

Në këto rrethana, Gjon Kastrioti dhe prijësit albanezë vendosën të lundrojnë drejt Napolit dhe pa përfilluar urdhërat e zevendës-mbretit, zbarkuan në portin e Napolit, ku u pritën me dashuri dhe me nderime nga turma të medha napolitanësh, të cilët i shoqëruan për në fortesën e Castel Nuovo (Kastel Nuovo). Në këtë situatë të veshtirë konfliktuale, princi Gjon Kastrioti, i shoqëruar nga disa prej oficerave të tij, shkoi në Vatikan, ku takoi Papa Sisto IV, të cilit i tregoi për vuajtjet e bashkatdhetarëve, për pengesat që u kishte krijuar mbreti i Napolit dhe i kërkoi nderhyrjen e tij për sistemimin e albanezëve, që ishin larguar nga vendlindja, për t’i shpëtuar reprazaljeve dhe për të ruajtur fenë e krishterë.

Papa kur u njoh me kalvarin e këtyre njerezve, u mallengjye dhe menjëherë u shkruajti letra mbretit Ferrante të Napolit, mbretit të Spanjes dhe mbretit të Francës, që të ndërhynin menjëherë për sistemimin e refugjatëve albanezë, të udhëhequr nga Princi Gjon Kastrioti, të cilët duhej të vendoseshin me banim në trojet rreth Castel Nuovo, që ishin pronë e Kastriotëve.

Kjo mosmarreveshje mes mbretit Ferrante dhe princit Gjon Kastriotit, ndikoi që shumë familje albaneze, të shpërndaheshin e të vendoseshin me banime në rrethinat e Napolit dhe në Siçili, ku ekzistonin disa vendbanime të kaherëshme me albanezë.

Mbreti Ferrante, nuk u mjaftua me këto pengesa, por i kërkoi ndihem mbretit të Spanjës, i cili në përgjigjie të Ferrantes, dërgoi forca ushtarake, për t’i larguar me forcë albanezët nga Napoli.

Të ndodhur para ketyre presioneve, shumica e refugjatëve albanezë u grumbulluan në Avellino dhe në Ariano, ku i bënë rezistencë me armë ushtrisë spanjolle dhe napolitane, qe u thyen para forcës të albanezëve. Pas këtyre përpiekieve të ashpëra, albanezët u terhoqën në Trebisaçia, ku u bashkuan me forca të tjera albaneze, te ardhur nga Kalabria.

Perndjekia e refugjatëve albanezë nuk u kufizua me kaq, pasi mbreti Ferrante, me ushtrinë e tij shkoi në Koriliano (Corigliano) në shpinë albanezëve, duke ua mbyllur rrugët e kalimit për në jug, duke i vënë luftëtarët albanezë në darën e rrethimit.

Princi Gjon Kastrioti, me forcat e tij, i ndodhur i rrethuar nga ushtritë napolitane e spanjolle, kërkoi armëpushim dhe vendojen e paqes, ashtu si kishte urdhëruar Papa Sisto IV.

Në bisedimet mes dy palëve, u vendos që Princi Gjon Kastrioti të vendosej ne trevën e San Pietro Galatina, ndërsa familjet e tjera u shperndanë në disa komuna të mbreterise, madje iu dha dhe mbështetje modeste financiare, për të përballuar shpenzimet për sistemimin në trojet e reja.

Kështu u mbyll aventura e këtij fluksi të madh refugjatësh albanezë të vitit 1481.

Shpërndarja e arbëresheve dhe disa të dhëna nga regjistrat kishtare për familjet arbëreshe dhe italo arbëreshe.

Arbëreshët, prej 6 shekujsh janë minoranca etno-linguistike më e madhe në popullatën e Italisë. Ndonëse nuk ekzistojnë regjistrime të plota dhe të sakta të albanezëve, që kanë populluar rajonet italiane, në fakt ka edhe të dhëna, që orientojnë për prani më të madhe të arbëreshëve.

Spas të dhënave të ISTAT të R. së Italisë, në censimentin e vitit 2015, rezultojnë 120 000 shtetas italianë me kombësi arbëreshe, por duhet t’i rikujtoj lexuesve, se ka dhe shume të tjerë, sidomos ata të familjeve italo – arbëreshe, që dhe pse të regjistruar me kombësi italiane, vetëm mbiemëri dëshmon se janë arbereshë. Per te argumentuar kete fakt, por prezantoj të dhënat zyrtare italiane ISTAT, që komunikojnë, se janë 4429 familje me mbiemërin Albanese (Albaneze), që në shumë raste pjestarët e këtyre familjeve, rezultojne me shtetësi dhe kombësi italiane.

Mbiemëri Albanese filloi të përdoret në shekujt e mesjetës. Banoret e porsardhur, nuk ishin te regjistruar, shumica e familjeve nuk gezonin te drejten e “zjarrit” (Fuoco), kesisoi diferencoheshin nga banorët vendas, që i therrisnin “coloro albanesi–ata shqiptaret” e më pas i regjistruan me këtë mbiemër të ri kur duhej të paguanin taksat fisnikëve për të cilët punonin, në aktet notarile të legalizimit të pronësisë te tokës, të shtëpiave dhe të mjeteve të tjera të jetesës, gjatë martesave në kisha, në regjistrimet e lindjeve dhe të pagëzimeve në kisha, të regjistrimit të femijeve në shkolla.

Mbiemëri Albanese përdorej jo vetëm për të treguar origjinën e familjeve të reja, që shtoheshin, por për ta diferencuar nga pjesa tjetër e popullatës dhe në veçanti, për ta dalluar këtë popullatë te ritit ortodoks, nga pjesa tjetër katolike vendase.

Perdorimi i mbiemërit Albanese, u praktikua kryesisht nga kisha katolike, e cila fillimisht nuk pranoi t’i pagëzonte femijët e lindur nga prindër të ritit ortodoks, kësisoj me kalimin e viteve për pagesën e taksave, në shkolla apo në shërbimet ushtarake, keta regjistroheshin me emërin e atdheut të origjinës dhe që arbëreshët e pranonin me shumë krenari.

Shpërndarja sipas rajoneve italiane e familjeve arbëreshe me mbiemërin Albanese:

Val d’Aosta                16

Piemonte                  316

Lombardia                413

Liguria                                   139

Emilia Romagnia     75

Trentino Alto Adige            22

Venetto                      291

Friuli Venezia Giulia          42

Toscana                     122

Umbria                      11

Marke                                    23

Abruzzo                     54

Molisse                      85

Lazzio                                     328

Campagnia                489

Puglia                                     898

Basilicata                   81

Calabria                     465

Sicilia                         546

Sardegna                   9

Krahas mbiemërit Albanese, për arbereshët është perdorur masivisht dhe mbiemëri Esopsito – një mbiemër i neoformuar në kontekstin ex – esposito, pra jasht martese, që u përdor nga kisha katolike, për regjistrimin e femijëve të lindur nga prindër të ritit ortodoks, pra te martuar, por të pa celebruara nga kisha katolike. Në se në listë, shtohen ato me mbiemërin Esposito, sigurisht numëri i arbëreshëve do të ishte shumë më i madh se ato që referojne statistikat e ISTAT, më thonte miku im shkrimtari, publicisti dhe prifiti arbëresh Franko Esposito. Keto rrethana e kane nderlikuar saktesine e te dhenave per numerin e banoreve arbereshe ne Itali.

Dua t’i rikujtoj lexuesve, se në arkivat e shumë kishave ortodokse dhe katolike, ende ruhen regjistra me emërat dhe mbiemërat e familjeve arbëreshe e italo-arbëreshe. Megjithë vështirësitë në deshifrimin e shkrimeve, që jane zvenitur nga koha, është mundësuar të njihen shumë familje e disa prej tyre po i prezantoj në vazhdim e me siguri do të ngjallin shumë kuriozitet dhe surpriza të bukura, kur të lexojnë se këto mbiemëra arbëreshe janë dhe në Shqipëri.

Theksoj nje fakt te rendesishem. Arbëreshet, nuk e njihnin gjuhen italiane, kesisoj nuk arrinin te kuptoheshin me banoret vendas. Shpesh emerat dhe mbiemerat deformoheshin, si pasoje disa jane regjistruaar me gabime, p.sh kur arbëreshi shqiptonte mbiemërin Kurtiqi, me qe ne gjuha italiane nuk ka germen K dhe as tingullin q – atehere prifti e shkruante Curtichi dhe duke e transkriptuar aktualisht do te rezultoi Kurtiki.

E njëjta dukuri ndodh me mbiemërin Mazi. Në italisht tingulli i germës z – formohet me germën s – të vendosur para zanores, pra kur arbëreshi shqiptonte Mazi, prifti e regjistronte Masi.

Po kështu ndodhte me mbiemërin Kuçova, që në italisht shkruhet Cuciova.

Megjithë këto inkonvenienca të vogla ortografike e fonetike mes gjuhës italiane dhe shqipes, nuk gjetëm vështirësi për identifikimin e emërave dhe mbiemërave të arbëreshëve.

Në regjistrat e famullive në Katanzaro dhe Mezzojuso - Siçili, janë mbiemëra familjesh albaneze, ose italo-albaneze, të lidhur me emigracionin e familjes Reres (1444 -1448).

B: Barbati, Barci (Barçi), Barcia (Barçia), Bardusci (Bardushi), Barlezi (Barleci), Balla, Barresi,

Barsetti, Bersi, Bidati, Bilotta, Blasco (Blasko), Boccula (Bokula), Borcì (Borçi o Borshi), Boria,

Borgia (Borshi), Borgi (Borxhi), Borshi, Braillo, Branciti (Brançiti), Brunarello, Bue, Buba,

Buccola (Bukola), Burrescia (Burreshia), Burnacasa (Burnakaza), Buschi (Buski ose Bushi).

C: Cacossa (Kakoza), Cacozza (Kakoca), Coccuzza (Kokuca), Calvaj (Kalvaj), Calfi (Kalfi), Calidaj

(Kalidaj), Camarda (Kamarda), Camera (Kamera), Camizzi (Kamixi), Candiota (Kandiota),

Carci (Karçi), Carnesi (Kamezi), Chiara (Kiara), Cicco (Çiko), Cirillo,Ciuglia (Çiulia), Ciulla

(Çiulla), Celejaro (Çelejaro), Comitascia (Komitashia), Conte (Konte), Costa (Kosta), Costantino

(Kostantino), Crapisi (Krapizi), Crepsi (Krepsi), Crialesci (Krijaleshi), Criesci (Krieshi), Crisia

(Krizia), Crispi (Krispi), Cucci (Kuçi), Cuccia (Kuçia), Curtichi (Kurtiki)

D: Damiano, Despoti, Dorengrichi (Dorengriki), Djanì (Xhani), Dragoti

F: Ferrante, Ferrara, Figlia (Filia), Foco (Foko), Franzi (Franci).

G: Ganaci (Ganaçi), Glaviano, Glesci (Gleshi), Glioscia (Gloshia), Gori, Greko, Groppa, Gulemi,

Golemi, Gugliotta (Gulota), Guzzetta (Guxeta).

J: Jers, Jessi

L: Lagresia (Lagrezia), Lala, Lecursìu (Lekurziu), Lesci (Leshi), Lescari (Leskari), Lojacono

(Lojakono), Lopez, Luca (Luka), Luci (Luçi), Lugli (Luli).

M: Macaluso (Makaluzo), Mancusi (Mankuzi), Manay (Manaj), Mandalà, Manesi, Manisi, Manisci

(Manishi), Masi (Mazi), Matranga, Mezzaracchio (Mexarakio), Mirditi, Mauro, Miceli, Minisci

(Minishi), Musacchia (Muzakia).

P: Parrino, Parrococchia (Parrokokia), Pachini (Pakini), Petta, Plescia (Pleshia), Pirri, Pravatà,

Proffera.

R: Rabalaj, Rafsi, Reppa, Rende, Rennis, Rennes, Rjebalati, Rùbesi

S: Scariani (Skariani), Sciglia (Skilia), Schirò (Skirò), Sochijpis (Sokjipis), Scurta (Shkurta),

Schioza (Shkoza), Staffa, Standila, Stanizzo (Stanico), Spata, Stassi, Sugli (Suli).

T: Teorga, Torga, Trajilla, Trapuzzano (Trapuxano), Thaminiti, Toja, Thana.

V: Vartusa, Veschio (Veskio), Vonazzo (Vonaco), Vrena, Vuoccola (Vuokola).

Z: Zacca (Zaka ose Xaka), Zaccheo (Zakeo), Zimbi, Zingana, Zenga etj.

Mbiemëra familjesh albaneze ose italo-albaneze në vendabanime të tjera arbereshe.

FAMULLIA E SAN BENEDETTO ULLANO.

Regjistri i martesave ne dekaden 1760-1769

Martesa ndermjet albanezeve dhe martesa te perziera italo-albaneze:

A: Angotti, Ainello, Amato, Aquino (Akuino), Aloe.

B: Barci (Barçi), Basile, Bellusci (Bellushi), Brisci (Brishi), Bevacqua (Bevakua), Bastone

C: Como (Komo), Carci (Karçi), Caputo (Kaputo), Cittadino, Candreva (Kandreva), Cesario,

Capparelli (Kaparelli), Caruso (Karuzo), Candia (Kandia), Cervo, Cucinelli (Kuçinelli),

Caravello (Karavello).

D: Dores, Dorsi, De Luca, Doma, De Rose, Di Franco, Dragone, Di Linardo, Diciancio (Diçiançio),

Di Rosa, Di Muccio, Draga, De Seta, De Marchi, Di Luca, De Francisci, Docimo.

E: Elmo

F: Fortino.

G: Greco (Greko), Grisolia, Guma, Gliosci (Lioshi), Gentile (Xhentile).

I: Iacotante, Iaconante, Iannuzzi (Januci).

L: Lambré, Lavalle, La Rosa.

M: Mosciaro (Moshiaro), Marchese (Markeze), Milano, Musacchio (Muzaka), Mele, Muratori,

Migliano (Miliano), Maio, Marano, Mustacato (Mustakato), Malito, Manesi, Masci (Mashi),

Molla.

N: Napolitano.

O: Ortino.

P: Pazzia (Pacia), Petruzzo (Petruco), Petrucci (Petruçi), Pinnola, Petrelli.

R: Rodotà, Russo, Russi, Ringa.

S: Sarpa, Sarro, Suriano, Salerno Tavolaro, Scovino (Skovino), Patitucci (Patituçi).

T: Tavolaro, Trotta, Tocci (Toçi).

U: Urgente

V: Vilotta, Votini, Vilecco (Vileko)

Regjistri i të vdekurve në vitet 1750-1759, në famullinë e San Benedetto Ullano.

A: Alfano, Angotti.

B: Brisci (Brishi), Becci (Beçi), Bellusci (Bellushi), Barci (Barçi), Buscio (Bushi), Bramuglia

(Bramuglia), Biffa, Baffa, Blumetto, Bianco (Bianko), Bonanno.

C: Calimà (Kalima), Chimento (Kimento), Candreva (Kandreva), Costabile (Kostabile), Coma

(Koma), Cittadino, Caracciolo (Karaçiolo), Cesario, Daniele Cannizzaro (Kanixaro), Carci

(Karçi), Capparelli (Kaparelli), Caratelli (Karatelli), Caravelli (Karavelli), Caputo (Kaputo),

Costanzo (Kostanco), Cavaliere (Kavaliere), Cavallo (Kavallo).

D: Di Ciancio (Çiançio), De Franco, Dores, Se Sabato, De Buono, Di Tommaso, Di Mucio (Muçio),

Di Cuoco (Kuoko), Doma, Di Buono, Di Segno (Senjo), Draga, Di Micieli (Miçieli), Di Buscio

(Bushio), Di Leonardo, Dramis, Di Nicastro (Nikastro), Dome, De Luca (Luka), De Fabio,

De Tommaso, Donnici (Donniçi), De Alexandro, Di Cerva (Çerva), Di Luca, Di Santis, De

Linardo.

E: Elmo.

F: Fortino, Falvo, Fionda, Fato.

G: Greco (Greko), Gentole (Xhentole), Grisolia, Gliosci (Loshi), Gendole (Xhendole), Guma.

I: Iaconante, Iannone, Iannuzzi, Iuliano, Iannotta.

L: Lancelotti, Longo, Lopez, Le Rose, Lazzari, Presti, Lambrè, Lavalle, Leonardo, Li Donnici,

Lancellotta, La Rosa, Le Caio (Kaio), Linardo, Lagano.

M: Mosciaro (Moshiaro), Musacchio (Muzaka), Marchese (Markeze), Migliano (Miliano), Masci

(Mashi), Manes, Mele, Mauro, Massimilla, Miceli (Miçeli), Morello, Malopera, Mannara,

Migano.

N: Napolitano, Nicastro (Nikastro), Naticello (Natiçello).

O: Ortino, Ordino.

P: Petrone, Pinnola, Pati, Pazzia.

R: Russo, Rodotà, Ringa, Riggio (Rixhio).

S: Sarro, Spallato, Scarlato (Skarlato), Sarpa, Soriano, Sproviero, Stamile, Santoro.

T: Tavolaro, Tocci (Toçi).

U: Urgente.

V: Vilotta, Villano, Vetere, Vilecco (Vileko), Valente.

KOMUNA E FALCONARA ALBANESE (FALKONARA).

Ditën e 10 Janarit 1741 – në trojet e Falkonara janë këto lagje (kuartiere):  Manësit; Mbi Krua;

Keshtjella; Nën Timpa dhe Sheshi i Muzakeve; Zonja e Papërlyme, Rreth Kishës; Koliadola; Kisha e Re;  Kisha Nënë dhe Piazza (Sheshi qendror).

Këto lagje janë  të regjistruara në kadastrën e mbretërisë të Napolit të Karlit III Borbone.

Abruceze (Abbruzise).

A: D'Aniello, D'Amico di Bucita (Amiko di Buçita).

B: Bucieri, Bacco (Bako), Barone, Balella, Bundo, Brisci (Brishi), Bruzzato (Bruxato), Fionna,

Barbato, Borgia (Borxhia – Borshi), Belluccio (Belluçi), Balella Manes, Baffa, Basta, Barone,

Bruno, Bianco (Bianko), Bonante, Bonnace (Bonaçe), Britia.

C: Canata (Kanata), Candreva (Kandreva), Carce (Karçe), Caccopa (Kakopa), Cavallo (Kavallo),

Como (Komo), Conte (Konte), Camodeca (Kamodeka), Coraggio (Koraxhio), Curcio (Kurçio),

Candreva Stamato, Karnevale, Camda (Kamda), Canda (Kanda), Di Banola Di Cerisano

(Çerizano),

D: Del Gesù.

F: Fionna, Franzese (Franceze), Fionna Meccica (Meçika), Formosa, Fortino.

G: Greco, Gangalasco (Gangalasko), Gliosci (Loshi), Giancarlo (Xhiankarlo), Giamarco

(Xhiamarko), Goliasco (Goliasko9, Genovese (Xhenoveze).

I: Imbardello

J: Jodice (Jodiçe).

M: Morelli, Manes, Morello, Masci (Mashi), Marino di Cerisano (Çerizano), Musacchio (Muzaka),

Mustamato Manesi, Manzaro, Manes Morello, Manes Panbindo, Manes Mustanato, Mustanato,

Mancino, Mosciaro (Moshiaro), Mannarino, Micieli di Longobardi, Mungaro, Manisco

(Manisko), Miele, Manes Pacebinolo, Manes Cazzola, Marchese (Markeze), Manes Bonante,

Massara, Mustaccato (Mustakato), Manca Balella.

N: Natale, Nesci (Neshi).

P: Pitta, Petrasso, Petruzzo (Petruco), Pacebindo, Pinnola, Pellegrino di Belmonte, Panbindo,

Pedimolla, Petrazzo, Pantanella.

R: Rocco (Roko), Rossato, Ragona, Riposo, Rippa, Rita, Ricchio (Rikio), Rusco (Rusco), Rosa,

Russo, Rotodà, Ristuccio (Ristuçio), Razza (Raca), Rizzo (Rico).

S: Staffa, Scaglione (Skalione), Staringi (Starinxhi), Stamato, Sacco (Sako), Salomone.

T: Tocci (Toçi).

V: Valente, Valle, Vela di Cerisano (Çerizano).

Z: Zappa.

Kleri arbëresh i San Mikele Arkangelo në Falkonara:

Reverendo Don Emanuele Manes,

Rev.do D. Geniale Sacco (Sako),

Rev. do Don Domeniko Sako,

Rev.do Don Francesco Ricchio (Rikio),

Dhjaku Don Valentino Petruzzo (Petruco),

Rev.do Don Giovanni Candreva (Xhiovani Kandreva).

Këto janë emërat e klerikëve të famullise time, të shkruara me doren time dhe të vuolsura me vulën time.

Falconara 28 shkurt 1742. Prifti Don Nicolò Barone.

SAN GIACOMO (SHEN XHIAKOMO).

Shtëpitë albaneze (familjet) në Shen Xhiakomo te dioqezes se Bisignano, te regjistruara me 30 gusht 1753,  në librin e Kishës së San Giacomo Maggiore.

Kleri: Prifti Don Tommaso Smiriglio (Smirilio);

Rev. Sac. D. Giuseppe Sarro

Rev. Sac. D. Filippo Parise da Torano, Ekonomat i famullisë.

A: Albanito

B: Barci, Bersito, Baffa

C: Capparelli, Custo, Candreva, Cavallo

D: Di Fazio, Di Sancti, Dramis, Dammis, Diano

F: Ferrara, Ferro, Ferra

G: Golemme (Golemi), Galetta

I: Iani

J: Juliano, Juliana

L: Licursi (Likursi), La Croce (Kroçe), Lidonnici (Lidoniçi), Li Pera.

M: Mazzei, Maffei, Malicchio (Malikio), Musacchio (Muzaka).

P: Pinnola, Percacciante (Perkaçiante), Pace (Paçe), Pucci (Puçi).

R: Rizzo (Rico), Rotondò, Ritondò, Russo.

S: Sarro, Smiriglio (Smirilio), Stamile.

T: Tocci (Toçi), Talarico (Talariko), Tudda, Trotta.

CAVALLERIZZO (KAVALLERICO)

Shtëpitë albaneze (familje) të shkruara në “Aktet preliminare" në Cavallerizzo, ne kishat e San Giorgio te San Markut, sipas dëshmive të nëpunësit të kadastrës Dioguardi (Dio Guardi).

A: Audino

B: Barci (Barçi),Becci (Beçi), Baffa, Bagano, Becce (Beça).

C: Caparello (Kaparello), Cappellano (Kapellano), Candreva (Kandreva), Catroppa (Katropa),

Cavallo (Kavallo).

F: Ferrara, Ferro, Franzese.

J: Jerbis.

L: Lata, Lento, Licursi (Likursi).

M: Melicchio (Melikio), Mosciaro (Moshiario), Grimano.

P: Pirrotta, Pinnola, Petta, Parise, Posteraro, Parrotta.

R: Ricioppo (Riçiopo), Rizzo (Rico), Russo, Romeo.

S: Staffa, Santo.

T: Tuoto, Tudda, Tuota.

Prifti i famullisë Don Antonio Luce (Luçe).

SPEZZANO ALBANESE (SPECANO).

Emërat e klerit të Spezzano Albanese, për vitet 1598 – 1620, të shkruara në librin më të vjetër të kësaj famullie. Këta janë priftërinj ortodoks, andaj kanë përkrah dhe emërat e grave.

D. Martino Barbati – Kapelan; bashkeshorti i Viena Lanna faqe 3.18.27.43.58.132.148.

D. Andrea Magnicavallo bashkëshorti i Carolina Tuccio (Karolina Tuçi) f. 21.27.30.37.43.65.76,

76.88.92.

D. Antonio Ribecco (Ribeko), bashkeshorti i Domenica Capparella (Kaparella); faqe 1.7.55 dhe 80.

D. Paulo Tocci (Toçi), bashkeshorti i Baba Barcia, (Barçia), faqe 2, 23.

Treguesi alfabetik i emërave, ose i mbiemërave të fëmijëve arbëreshe të pagëzuar në kishat e Spezzano Albanese në vitet 1598 – 1620, në vëllimin e parë të regjistrit.

A: Andropoli

B: Basta, Barbati, Baccaro (Bakaro), Brunetti, Borsci (Borshi), Belluccio (Belluçi), Barbato, Barci

(Barçi), Bulmetta, Blanga, Bellezza (Belleca), Blundo, Buono, Buzzo, Basilacchio (Bazilakio).

C: Camodeca (Kamodeka), Conti (Konti), Cuccio (Kuçio), Cassiano (Kasiano), Como (Komo),

Candreva (Kandreva), Collissa (Kollisa), Colissa, Caparello (Kaparello), Cuccia (Kuçia), Chiurca

(Kiurka), Chiurco (Kiurko), Cucci (Kuçi), Corifa (Korifa), Colliffa (Kollifa), Cucia (Kuçia),

Colista (Kolista), Cantreva (Kantreva), Cuomo (Kuomo).

D: Dorssa, Dorsa, Delli Preti, Drachina (Drakina), Dellipira, Drachino (Drakino), Draga, Dorrisa,

Dorsa Stefano.

E: Elmo, Elma.

F: Frascino (Frashino), Franzino (Francino).

G: Goronezza (Gorenca).

J: Jerjanni.

K: Kreaa.

L: Lanza, Luci (Luçi), Latti.

M: Magnicavallo (Manjikavallo), Melicchio (Melikio), Manese, Manesi, Morffa dhe Molfa, Marches

– Marchese (Markes – Markeze), Mesuca (Mezuka), Marco (Marko), Melicchia (Melikia),

Manasi, Mapasi.

N: Nemojani, Nemojanni.

P: Potto Jano.

R: Ribecco, Ribeco, Rebecco, Rebecchi (Ribeko, Rebeko, Rebeki).

S: Staffa, Saracco (Sarako), Siracco (Sirako), Scura (Skura), Sciamaro (Shamaro), Squillizza

(Skuilixa), Scilizzo (Shilixo), Salo.

T: Toccio (Toçi), Turco (Turko), Trofano.

V: Vaccaro (Vakaro), Vascia (Vasha).

MBIEMËRA TË FEMIJEVE TË LINDUR DHE TË PAGËZUAR NË SHEKULLIN XVII NË KOMUNËN E FAXHIANO (FAGGIANO).

Femijë të lindur nga familje albaneze dhe italo –albaneze dhe të pagëzuar në vitet 1663 - 1664:

Pichierri (Pikieri), Palumbo, Marseglia (Marselia), Fumma, Magagnino (Maganinjo), Canarile (Kanarile), Pellicaro (Pellikaro), Aramte, Assi, Grebiscia (Grebishia), Manesi, Pansera, Motulese, Arianiti, Decarlo (Dekarlo), Tripaldo, Chirana (Kirana), Scirbisci (Shirbishi), Scorrano (Skorrano), Arirpoli, Colluccia (Koluçia), Grusi, Herri, Gollemmi (Golemi).

1637 - 1670: Ne regjistrin e Famullise te Faxhiano jane regjistruar disa martesa:

1637: Arbereshi Demetrio Muzaka nga Belvedere, martohet me arbereshen Adriana Panikio nga

Faxhiano.

18 mars 1640, martesa e Karlo Savino nga Foxhia me Dionora Kervina nga Belvedere.

1670: Arbereshi Françesko Spada nga Monteparano,  martohet me arbereshen Adriano Ariero nga

Faxhiano

Viti 1670: Lista e mbiemërave të familjeve arbëreshe ne famullitë e Faggiano (Faxhiano):

Vitale, Maurichio (Maurikio), Cstriota (Kastrioti), Manesi, Barletta, Borsci (Borshi), Allisto, Cresci (Kreshi), Likamati, Pinto, Pisarri, Cusano (Kuzano), Vallari, Groppa, Lombardo, Zacca (Zaka), Sollegati, Gallucia (Galluçia), D’Angelo (Engjelli), Macripodi (Makripodi), Rois, Lanza, Moncello, Rochera (Rokera), Delli Ponti, Rubica (Rubiku), Chirama (Kirama), Matarante, Coso (Kozo), Battamule, Abbate, Sarruca (Sarruka), Daloye, Mataranga, Ragale, Coxa (Koksa), Pulieri, Mathes, Cavallo (Kavallo), Mosca (Moska), Mosciocchio (Moshokio), Airo, Mazzarrocchi (Maxarroki), Galeone, Plescia (Pleshia), Chirano (Kirano), Mazzarreca (Mazreka), Salligati, Lillo, Venneri, Cella (Çela), papari, pisarra, Savina, Becci (Beçi), Brigante etj.

LISTA E MBIEMËRAVE TË ARBËRESHËVE, TË MBLEDHURA NGA G. LAVIOLA.

Studiues të shumtë arbëreshë, kanë evidencuar mbiemërat e familjeve arbëreshë dhe një ndër ata është Giovanni Laviola (Xhiovani – Gjon Laviola), i cili në një letër dërguar historianit Raffaele Patitucci D’Alfiera Patitario, i shkruan:

Carissimo Patitucci.

Eccoti servito! In parte, perché tra le mie carte dovrei trovare gli elenchi dei cognomi di altri nostri paesi arbëreshë.

Ti abbraccio. Tuo Giovanni Laviola.

Shume i dashur Patituçi.

Ja te sherbeva, pjesërisht, sepse ndërmjet letrave të mia do te gjeshë mbiemërat e vendeve tona arbëreshe.

Të perqafoj. I joti Gjon Laviola.

Mbiemëra albaneze ose te italianizuar ne Kozenca dhe ne periferine kozentine, te banuar nga viti 1468 e ne vazhdim.

Alescia (Aleshia), Archispoli (Arkispoli), Aricciopoli (Arçiopoli), Arcuri (Arkuri), Argondizza (Argondica), Arianite, Avati.

Baffa, Barca (Barka), Barci (Barçi), Barducci (Barduci), Barletti, Barlezio (Barleci), Basile, Basta, Bavasso, Bellizzi (Bellixi), Bellucci (Belluçi), Bellusci (Bellushi), Belluscio, Bianchi (Bianki), Bilotta, Blaiotta, Blasciotta (Blashiota), Blascetta (Blasheta), Bludetti, Berrescio (Berreshio), Braile, Brescia (Breshia), Bruna, Brunella, Brunettio, Bue, Buono, Buso.

Cacossa (Kakoza), Camodeca (Kamodeka), Canale (Kanale), Candie (Kandie), Candreva (Kandreva)  Castriota (Kastrioti), Cantisani (Kantizani), Capparelli (Kaparelli), Cassiani (Kassiani), Cavalso (Kavalso), Chembesemi (Këmbëzemi), Chefalo (Kefalo), Chiurco (Qirko), Ciriaco (Qiriako), Clausi (Klauzi), Comneno (Komneni), Concistré (Konçistre), Cortese (Korteze), Csula (Ksula), Cucci (Kuçi), Cumano (Kumano)

Damis (Damsi), Deragò (Drago), De Luca (Luka), De Marco (Marko), De Mari, De Marchis (Markis), De Metre (Metra), De Rada, Diodati, Dorsa, Dremia,

Eramisino, Epifanio, Elmo.

Fazio (Facio), Fareco (Fareko), Ferec (Ferek), Ferrara, Ferra, Fezzari (Fexari), Flocca (Floka -Floko),  Forte, Frascines (Frasheni), Fronzini (Fronxini).

Gervasi, Gramisci (Gramshi), Ghega (Gega), Groppa, Gulemi, Gullo, Gurasci (Gurashi).

Irianni, Jannuzzi, Jerovaste

Lanza, Laràs, Laurito, Leca (Leka), Lesci (Leshi), Leucedito (Leuçedito), Licursi (Likursi), Locito (Loçito), Lopez, Loprete, Lugli (Luli).

Majerà, Manaj, Manes, Manesi, Marco, Mjeda, Marchianò (Markianò ose Marcianò), Masereca (Mazreku), Masi, Marcovicchio (Markovikio), Masci (Mashi), Mastrange (Mastranxhe), Matranga, Matrangelo (Matranxhelo), Matanà, Mauro, Maurello, Mele, Milicchio (Milika), Minisci (Minishi),

Miracco (Mirako – Miraka), Molfe, Mortati, Muricchio (Murikio), Musacchio (Muzaka).

Nemojanni, Nociti (Noçiti)

Pece (Peçi), Papadè, Parrotta, Pellicano (Pelikani), Perrone, Petta, Picchjicchie (Pikjikie), Pisarra, Pisarri (Pizarri), Placco (Plaku), Policastro (Polikastra), Pristi (Pristi – Prista).

Rade, Rafti, Rennis, Riccioppo (Riçiopo), Rinaldi, Rodotà

Samengo, Santojanni, Sciroca (Shiroka), Scirchio (Shirkia), Scura (Skura), Scuracchio (Skurakio), Scuteri (Skuterra), Serseo, Sisce (Sishe), Smilari, Spada, Spata, Spàno, Spanò, Staffa, Straticò (Stratikò)

Tamburi, Tamburino, Todaro, Toma, Totarello, Toto, Totaro, Tocci (Toçi), Tosca (Toska), Toìa, Trifiglio (trifili), Turchio (Turku).

Vaccaro (Vakaro),Vecchio (Vekio), Vicchio (Vikio), Vrana.

Zacca (Zaka),  Zaccaro (Zagari), Zaccaria (Zagaria), Zappa.

Mbiemëra karakteristike të Albania Salentina, në Provincën e Taranto.

Airò, Alitri, Anastasia, Aranite, Ariciopoli (Ariçiopoli), Archiopoli (Arkiopoli), Anciopoli (Ançiopoli)

Barbuzzi (Barbuci), Barletta, Basta, Bianca (Bianka), Biasca (Biaska), Bischettini (Bisketini), Blaschi (Blaski), Borsci (Borshi), Briganti, Brois, Buba

Capuarimathi (Kapoarimadhi), Calegna (Kalenja), Camera (Kamera), Candieta (Kandieta), Carci (Karçi), Capece (Kapeçe), Castriota (Kastrioti), Cella (Çela), Chirama (Kirama), Cocsa (Koksa), Conte (Konte), Csàfilo (Ksafili), Curano (Kurani).

Damiano, Dello Vuolo, Di Comite (Komite), Di Lia

Ela

Fischietti (Fiskieti), Friuli.

Lanza, Licomati (Likomati), Luca (Luka).

Macripòdi (Makripodi), Manes, Massareca (Mazreka), Mathea, Matres, Mazzeracchio (Mazeraki), Mauricchio (Maurikio), Mauro

Panico (Paniko), Panuzio (Panucio), Pascadopoli (Paskadopoli), Pinto, Pisarri, Picchierri (Pikieri).

Renesi, Rennes, Renisi.

Saracò (Sarako), Sarrùca (Sarruko), Savino, Schivona (Skivona), Sollegati, Spanò

Zacca, Zaccari (Zagari), Zaccheo (Zakeo).

Disa mbiemëra albanezë të italianizuar në Provincat e Foxhia dhe Kampobasso.

Clescia (Kleshia), Geneci, Gleve, Intrevedi, Licursi, Muzachi (Muzaka), Neri.

Mbiemëra fisesh dhe familjesh albaneze ne shekujt XV-XVI.

Brianite, Bua, Balscia (Balsha), Besta, Bjescka (Bjeshka), Blauka, Blasciete (Blashiete).

Commani (Komani).

Dregopsa, Damis, Ducagjini (Dukagjini), Dushmani.

Grops.

Fraseri (Frasheri)

Ghega, Golemi, Gramsci (Gramshi).

Castriota (Kastriota), Cuciova (Kuçova).

Kuqi, Lera, Lopez.

Mati, Muzaqi (Muzhaqi – Muzaka), Masereka (Mazreka).

Perroni, Peta, Progoni.

Shiroka, Sharruna, Sapati, Scura (Skura), Spanoi.

Tosca (Toska), Thopia.

Vrana, Zaccaria (Zagaria).

LUNGRO

Arari, Baccaro, Baffa, Barci, Battaglia, Bavasso, Bellieza, Belluscio, Bolnetto, Buono, Cagliolo, Camisdeca (ose Camodeca), Candreva, Chiurca, Cocozza, Conte, Cortese, Cuccia, D'Agostino, D'Urso, Denise, De Marco, De Pace, Domestico, Dorsa, Elmo, Fida, Flescia, Frascino, Frega, Gramsci, Jurcianne, Lardico, Manes, Massarecchia, Matano, Matino, Mercatante, Mezzacapo, Mirditi, Murone, Paladino, Pantosa, Parapugna, Petta, Ragona, Reres, Rizzo, Solano, Scarparito, Sgura (ose Scura), Mattinò.

SAN BENEDETTO ULLANO

Belluscio, Calimanni, Carci, Caroppa, Cavallo, Collina, Domo, Draga, Ferrario, Gambinigro, Gliosci, Luci, Marcilia, Mosacchio, Mosciaro, Patitucci, Pellicano, Rodotà, Tavolaro.

ROTA GRECA

Andronico, Belluscia, Blaudo, Blanette, Caparello, Golè, De Paccia, Mangiacavallo, Maza, Platasco, Russo, Scarano, Scura, Spàlato, Tocci, Russi.

SAN MARTINO DI FINITA

Basti, Bua, Calì, Camodeca (questa famiglia - si dice - fondò Castroregio), Cartofiloca, Clavaro, Coppola, Dardes, Di Crisci, Cunissi, Dramis, Ferraro, Gliescia, Golè, Greco, Lanzillotta, Melicchio, Migliano, Musacchio, Namila, Pillora, Radì, Rotundo, Silves, Spata, Sulla, Tozio, Tocci.

SAN GIACOMO DI CERZETO

Bua, Burra - Burri, Cenestabulo, Franci, Greco, Migliano, Patitucci, Petta, Pistoya, Soriano, Trotta, Smiriglio.

SERRA DI LEO

Bua, Capparello, Lata, Tavolaro.

CAVALLERIZZO

Basta, Capparello, Lata, Migliano, Rotondò.

MONGRASSANO

Arrigoni, Capparello, Cingaro, Dramis, Lo Russo, Migliano, Mosciaro, Petta, Rotundo, Smilari, Tavolaro, Ayerbes (Aragona).

SARTANO

Brayosta, Aresci, Grisonisi, Leza, Nella, Pistoya.

SAN LORENZO DEL VALLO

Alfano, Barbato, Barbati, Blances, Brescia, Bretta, Chiodo, Camodeca, Como, Coranezi, Costrono, Costa, Dorsa, Lanza, Mangiacavallo, Manisi, Melicchio, Misuraca, Molfa, Osmato, Piza, Ribecca, Rotondò, Scalera, Sgroi, Staffa, Yelma, Tucci, Turchio.

SAN GIORGIO ALBANESE

Bardi, Bellizo, Buscia, Camodeca, Camiscia, Cer (San Giorgio di Corigliano), Cerriconi, Chirigò, Gorchilan, Cuccia, Canavè, Cadicamo, Dramis, Masci, Masi, Pangrati, Posito, Scandera ovvero Candrea, Scura, Stancati.

SAN DEMETRIO CORONE

Bellusci, Bunetto, Buscia, Candrea, Cucchia e Cuccia, Dayena, Deavolizo, Flocca, Saracino, Sarro, Yanizza, (ovvero Jannuzzi), Tocci,da Loscifo: Braile, Bua, Calenzi, Lopez, Sarrachino, (ovvero Saraceno), Candreva, Stamato, Papada
Baffa, Bellucci, Bellusci, Bloise, Braile, Chiodi, Chiurco, De Rada (Macchia Albanese: frazione), Marcianò, Matranga, Patitucci, Strigari, Tocci.

SANTA SOFIA D'EPIRO

Argondizzo (spenta), Baffa, Barci, Brescia, Bisulera, Clanaro, Curcio (spenta), Como (spenta), Maierà, Macrì, Marchianò, Masci, Bugliari, Becci, Miracco, Camidè, Elmo, Guido, Scorza.
Casati spenti Andropulo, Blescior, Candiopulo, Cucci, Dandes, Archipoli.
Notabili: Bugliari, Baffa, Masci.

SPEZZANO ALBANESE

Cucci, Barbato, Candreva, Mortati, Liguori, Molfa, (Yora=città), Nemoianni, Manes, Marchianò, Scorza, Masci, Ribecco, Cassiani, Nociti, Marini, Avato, Barci, Cadicamo, De Reris, Basta, Bellusci, Brunetta, Blundo, Cacossa, Camodeca, Frascino, Dorsa, Luci, Melicchio, Musacchio, Nemojanni, Occhineri, Patitucci, Staffa, Tocci.
Famiglie notabili: Amerise, Candreva, Cassiani, Corrado, Cucci, De Reris, Manes, Mortati, Musacchio, Nociti, Staffa, Tocci.

FRASCINETO

Arcuri, Blaiotta, Braile, Bellizzi, Barbati, Buono, Colacino, Cantisani, Copparelli, Chidichimo, Camodeca, De Paola, De Marco, Gesce, Dorsa, Di Pace, Di Tommaso, Frascino, Groppa, Jeronimo, Laurito, Lateano, Laleinna, Masci, Maurello, Mirante, Nocito, Pace, Patitucci, Parapugna, Rinoli, Rodotà, Scutari, Sculacchio, Spata, Todaro, Troiano, Tocci, Zuccaro, Zinnara.
Uomini illustri:

- Bellusci Michele: Sacerdote, scrittore e poeta.

- Mons. Bellusci 1774-1833, Vescovo ordinante per gli albanesi di Rito Bizantino.

- Dorsa Vincenzo, illustre professore, filosofo e filologo, insegnante di latino e greco Liceo "Telesio"

- Bilotta Bernardo: Sacerdote, scrittore, poet, 1843-1918.

- Arcuri Costantino: Poeta, 1810-1871.

- Parapugna Achille: Letterato 1855-1883.

- Psce Muzio: Patriota, parlamentare 1797-1865.

- Pace Vincenzo: Patriota, consigliere provinciale, deputato al Parlamento.

- Arcuri Peppino: famoso avvocato penalista e civilista. 

Mbiemëra arvanitësh nga Koronei me migrazionet nga Morea në vitin 1534.

Airò, Altimati, Archipoli, Aricciopoli, Arcuri, Argandizza, Avet

Beffa, Bariha

Cabiceli, Cacossa, Camarda, Camodeca, Cenadè, Chefalo, Chiafadrisa, Chinigò, Ciriaco, Clemendi

Codra, Cuchisi, Culla, Cortese

Damis, De Marco, De Marchis, Deragò, Despoti, Dregòti, Dremis, Grimolizza

Hekali

Jannuzzi, Jerovante

Pescadopoli

Larà, Lascari, Laurito, Leucadito, Licomati, Loprete, Lopez, Luràasi

Macripòdi, Majerà, Majda, Melizì, Marchianò, Matranga, Metrangolo, Mauro, Mauricchio

Metanò, Mazzuca

Papalà, Pancrezio, Pescadòpoli, Pisarra, Pisarri, Provetà, Policastro

Rada, Rodotà,

Schirò, Santojanni, Siròpoli, Straticò, Stratigò

Tocci, Traggina

Virga

Zaccaro.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora