E merkure, 11.12.2024, 04:26 PM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Urdhëri Françeskan në Shqipëri (4)

E shtune, 02.05.2015, 07:00 PM


URDHËRI FRANÇESKAN NË SHQIPËRI – 4

Nga Prof Dr Lutfi ALIA

Historian?t dhe kronist?t e mesjet?s, t? bazuar n? shkrimin e gdhendur n? arkitraun mbi port?n e Kuvendit t? Shën Maries n? Lezh?: “Hoc templum Fratrum minorum aedificatum est anno MCCXL ky ?sht? tempulli i fret?rve minor, i nd?rtuar n? vitin 1240”,  e konsiderojn? k?t? dat? si konsolidimin e aktivitetit apostolik t? urdh?rit françeskan n? trojet arb?rore.

Ne vitin 1248, Papa Inocenti IV, em?roi françeskanin Gjon Pian – Karpino, kryepeshkop i Tivarit dhe nj?koh?sisht shpalli formimin e Kustodes t? Durr?sit (Custodia Durracensis), ose Protektorati Françeskan i Durr?sit, me aktivitet t? shtrirë në Tivar, Ulqin, Shkodër, Lezhë, Kruj?, Mat, Kunavi, Benda, Stefaniaka, Vregu, Dib?r, Oh?r, Shkup etj.

Në veprën madhore të fratit minor Konrad Eubel “Hierarchia Catholica”, prezantohen disa prelat italianë dhe albanezë, q? u em?ruan n? drejtimin e kishave, t? kuvendeve e t? dioqezave arberore.

Ne vitin 1253, Papa Inocenti IV em?roi At Goffredo OFM kryepeshkop të Tivarit dhe pas vdekjes se tij, Papa Aleksandri IV, ne vitin 1255 emeroi At Lorenco OFM, p?r t? cilin shprehte vleresime p?r aftesite dhe aktivitetet me popullin. N? dioqez?n e Drishtit u emërua ipeshkev At Nikolla Abacia nga Velia, n? Ulqin u em?rua At Françesko Shkodrani, n? Lezhe At Angelo e pas tij At Antonio nga Aleksandria, ne dioqezen e Krujes At Andrea Croensis (Krutani), ne Shkup At Gregorio nga Venecia dhe At Pietro da Pizano etj.

Kronikat e kish?s katolike albaneze t? shekujve XIII – XIV, shkruan Virgilius Greiderer n? vepr?n: “Storia dei fratti minori, dai primordi dalla loro istituzione .... 1777. Lib I”, p?rkojn? me shkrimet e historian?ve t? Raguz?s, që d?shmojn? p?r fuqizimin e katolicizmit n? trojet albaneze, sidomos n? periudh?n e Regnum Albaniae, me mbret Karli I Anzhu.

Disa fret?r albanezë t? urdh?rit françeskan, sh?rbyen dhe jasht vendit, nd?r t? cil?t dallohet Nicolaus Durrachio OFM (Nikolla Durrsaku). Në bulën e Papa Inocennti IV të 2 shtatorit 1254, dërguar John d’Aversa, ministrit provincial të fratërve minor të Kalabrisë, e njoftonte për emërimin e minorit Nikolla Durrsaku ipeshkvi i Krotone, per të cilin shprehet me lavdata: “I shquar për cilësi të shkëlqyera kulturale, politike dhe ekspert i gjuhës latine dhe greke: Dilectum filium magistrum Nicolaum de Durrachio, camerae nostrae clericum, in latina e et grecum lingua peritum”.

Imzot Nikolla Durrsaku, përmendet dhe në një letër të viti 1263 të Michael VIII Paleologus, i cili ia d?rgonte Pap?s Urbani IV, ku i shkruan me konsiderata per aktivitetin apostolik t? imzot Nikolles (Alexis Alexander: Codex Parisinus Graecus 1115. Botim i vitit 1996, faqe 237 – 238).

Imzot Nikolla Durrsaku OFM, në vitet 1254 – 1264 përktheu nga greqishtia në latinisht “Libellus”, vep?r që e kish inspiruar Sh?n Tommaso d’Aquino, të shkruante “Contra errores Graecorum” (Fra Unghelli-N, Coleti: Italia sacra; Vol IX. Venice 1721. f. 385).

Nj? tjet?r françeskan albanez, At Cipriani nga Tivari, në vitin 1288, përfaqësoi Papa Nikolla IV, në takimin me mbretëreshën Helena, gruaja e Uroshit I Milutin i Serbisë. Helena ishte katolike e me sentimente fisnike dhe n? respekt t? kishes katolike, bashk? me t? motr?n e saj princesh?n Maria de Chau, nd?rtuan kish?n dhe kuvendin françeskan t? Sh?n Maries n? Shkoder, kuvendin e Sh?n Markut n? Ulqin, kuvendin e Sh?n Françeskut n? Tivar, kish?n e Sh?n Sergji e Baku n? Shirgj e n? vazhdim dhe 30 institucione t? tjera françeskane (Sirdani: Françeskanet, f. 16).

Ne shekujt XIII – XIV, aktiviteti apostolik i françeskaneve u shtri gj?r?sisht n? trojet arb?rore dhe populli i mir?priti k?ta misionar?, madje si shkruan Wadding:“N? analet e vitit 1366 rezulton se Françeskan?t u p?rhap?n mrekullisht, madje i nxit?n shum? albanez? t? veshin rroben e murgj?ve françeskan?.”

Sipas De Gubernatis (De Orbis Seraphicus lib.VI – 1896): “… Urdh?ri Françeskan u forcuaa dhe u zgjerua, sa n? dekadat e para t? shekullit XVII, misionaret minor p?rb?nin num?rin m? t? madh t? klerik?ve, q? vepronin n? trojet albaneze. Shumica e murgj?ve minor shërbenin n? zonat malore, madje dhe n? Dardani e n? Shkup, ku u formua Prefektura Apostolike e Maqedonis? dhe m? pas Prefektura apostolike e Serbis?, Pultit dhe Kastratit”.

N? nj? let?r t? qershorit 1318, Papa Gjoni XXII e ngarkoi Imzot Andrea Croensi (Krutani) OFM,të shkoi në dioqezën e Kunavisë p?r t? konfirmuar em?rimin e At Gjon Rubeut në kishën e Shën Nikolla në Petrosa (lagjia Gurzak ne fshatin Lena - Martanesh). Sipas Milan Shuflai, famullia e Petrosa ishte shumë e pasur.

M? 13 dhjetor 1402, Papa Bonifaci IX, duke vler?suar zgjerimin e urdh?rit françeskan n? trojet arb?rore dhe duke marr? n? konsiderat? sugjerimet e Ministrit Provincial t? françeskan?ve n? Dalmaci, urdh?roi riorganizimin e Kustodes t? Durr?sit, e cila tani p?rfshinte kuvendet e Tivarit, Ulqinit, Lezh?s dhe Durr?sit.

N? Kuvendet françeskane sh?rbenin murgj? italian?, por dhe albanez?, nd?r ata dhe i lumturumi Demetrio d’Albania–terciar françeskan, pjesmarrës në ushtrinë e Gjergj Kastriotit, por me eksodin e vitit 1441, iku n? Itali dhe u vendos n? Spoleto (Umbria), ku jetoi si heremit n? Monte Luco. Vdiq n? vitin 1491. Dita e t? lumturumit Demetrio d’Albania, ne Itali kremtohet m? 10 tetor (A. Blasucci: Beati e Santi 2009), (P. Petta. “Stradioti, soldati albanesi in Italia. Lecce  1996).

M? 20 qershor 1447, Papa Eugenio IV, em?roi Fra Antonio ab Olivetto OFM, Nuncin Apostolik “Ad partes Albaniae et Sclavoniae”. Papa e ngarkoi me misione speciale p?r Albanin?, por nj?koh?sisht iu besua dhe roli i nd?rmjet?sit t? Alfonsit V i Aragon?s – mbreti i Napolit me Gjergj Kastriotin e me k?to cil?si, ai priti Skenderbeun dhe m? pas misionar?t e tij, t? cil?ve iu komunikoi se kishin v?n? n? dispozicion disa anije veneciane, p?r t’i p?rdorur për evakuimin e familjes të kryetrimit tonë, n? rast rreziku, madje n? vitin 1468, me k?to anije udh?tuan p?r n? Itali Donika Kastrioti me djalin dhe t? af?rmit e familjes t? Gjergjit.

Nj? nd?r françeskan?t albanez?, m? t? shquar t? shekullit XV ishte frati Eugenio Summa OFM, te cilin Papa Nikolla V, m? 21 shtator 1451, e em?roi Nunci dhe komisari apostolik p?r Albanin?, Bullgarin? dhe Rash?n e nj?koh?sisht i dha funksionet e Ministrit Provincial te françeskaneve, si dhe e autorizoi t? nd?rtonte 5 kuvende t? reja. Jo vetem kaq, por i dha kompetenca, q? personalisht t? em?ronte guardian?t e kuvendeve, q? ishin n? jurdiksionin e Kustodes t? Albanis?.

Nje nder bashkpuntor?t e Imzot Summa, ishte frati albanez Giovanni d’Albania OFM, te cilin Papa Kallisti III, n? vitin 1457 e em?roi misionar special, i ngarkuar me mbledhjen e ndihmave p?r ushtrin? albaneze, n? luft?n kund?r turq?ve. Nga ana tjeter, Gjergj Kastrioti, i besoi murgut albanez Lazri OFM, t? transmetonte mesazhet e tij Selis? s? Shenjt? dhe princave t? Italis?.

N? dhjetor 1463, fra Eugenio Summa, p?rfaq?soi Princin Lek Dukagjini n? bisedime me venecian?t, t? cil?ve iu prezantoi kerkes?n e Princit, p?r strehimin n? Venecia t? familjes t? Dukagjin?ve, n? rast se do t? rrezikohesh jeta e tyre.

N? vitin 1471, kur Progeno Dukagjini, nj? nga pinjoll?t e dinastis? t? fam?shme t? Dukagjin?ve, s? bashku me t? v?llane dhe 30 mal?sor? u bashkua me turqit dhe u konvertuan n? fen? myslimane, Fra Eugenio Summa, shkoi i takoi dhe i bindi t? ktheheshin n? trojet e veta dhe n? fen? katolike.

Pas vdekjes t? zotit t? Albanis?, princit Gjergj Kastrioti, turqit u dynd?n me eg?rsi ne trojet tona, ku kryen genocidin e albanezeve, masakruan banor?t e mbetur n? trojet e veta, dogj?n, plaçkit?n, shkat?rruan sht?pit? dhe kishat, vran? shum? klerikë, por populli albanez, gjeti forca t? rip?rt?rij jet?n normale dhe at? shpirt?rore.

Megjithe shtypjen mizore, populli iu kundervu pushtuesve dhe i rezistoi me dinjitet presioneve dhe politik?s t? islamizimit t? popullat?s. Sipas regjistrave te adminstratës turke, rezulton se në vitin 1610, vet?m 4 % e popullatës ishte konvertuar n? fè myslimane.

Duke filluar nga gjysma e dyt? e shekullit XVII e sidomos n? shekullin XVIII, num?ri i banor?ve t? krishter? vazhdoi t? pak?sohet gradualisht si nga konvertimi n? mysliman?, ashtu dhe nga largimet masive jashtë vendit. N? ato vite ishin shkatërruar dhe rrënuar shumë kisha e kuvende, si dhe ishte pakësuar numëri i priftërinjve dhe i murgj?ve.

Sipas Reverendo P. Gonzaga, Gjenerali i Urdh?rit Françeskan, n? vitin 1585, u ringrit?n kuvendet e Rubikut, t? Lezh?s, t? Kepit t? Rodonit, t? Laç Sebasta dhe Mamelit, me t? cil?t u formua Kustodia e Albanis? (De origine Seeraphichae Religionis, 1587 - faqe 47, 106 dhe 458).

P?r k?t? situat?, Donato Fabianich shkruan: “Me porosi dhe n?n kujdesin e Atit t? Shenjt?, u rrit aktiviteti i misionar?ve françeskan dhe brenda 3 viteve, me pun?n kembengul?se t? Ipeshkevit t? Tivarit, Fratit Ambrogio da Cherso, ne Kustoden e Albanise u shtuan pes? kuvende t? tjera, q? u ringrit?n mbi rr?nojat e kuvendeve t? m?parsh?m.

Papa Klementi VIII, me dekretin e vitit 1592, riorganizo Kustoden e Albanis?, e cila tashmë shtrihej në një territor t? gj?r?, n? veri e kufizuar me provincat e Bosnies, Dalmacis?, Raguz?s dhe n? jug arrinte deri n? detin Jon e Akaia (D. Fabianich: Il passato, il presente di Bossnia, Erzeegovina e Albania, terre della Dalmazia romana. Zara 1879. Faqe 229).

K?to t? dh?na konfirmohen dhe n? vepr?n e At Arduino Kleinhans, i cili flet p?r pranin? e qindra misionar?ve françeskan? italianë dhe albanezë, q? sh?rbenin n? kishat dhe kuvendet e trojeve tona.

N? shekujt XVI– XVII e sidomos n? shekullin XIX, shume italian? dhe albanez?, u shkolluan n? disa kolegje si n? Kolegjin Ilirik t? Loretos – Ankona (1578), Kolegjin Ilirik Shen Pjetri dhe Pali n? Fermo (1663) (APF, Fondo di Vienna, Scritture, Stato temporale 1696, vol. 24, c. 4), Kolegjin n? Sh?n Miter Korone (1702), Kolegjin San Bartolomeo n? Isola Tiberiana (1705), Kolegjin e Misionar?ve n? Kuvendin e Sh?n Pietrit n? Montorio– Roma (1709), Seminarin e Palermos (u themelua m? 1730 nga arb?reshi Gjergj Guxeta).

Shum? nga prift?rinjt dhe murgjit italian? e albanez?, n? p?rfundim t? studimeve n? k?to kolegje, shkuan misionar n? kishat dhe kuvendet arb?rore, ku ndiehesh mungesa e klerik?ve.

Me vendim t? Selis? s? Shenjt?, n? programet m?simore t? k?tyre kolegjeve, ishte p?rfshir? dhe m?simi i gjuh?s albaneze. Në seminarin e Palermos ishin m?sues intelektualë dhe shkrimtarë të shquar arb?resh? si Pjetër Andrea nga Himara, At M. Parrino, At Nikolla Keta, q? kan? kontribuar në shkollimin e shumë klerikëve italian?, arbëreshë dhe albanezë, të cilët me pas shkuan te sh?rbenin n? kishat dhe n? kuvendet e atdheut ton?.
N? k?to kolegje dhe seminare, shumë klerikë italian?, q? studiuan gjuhën albaneze, kur shkuan me misione në trojet arbërore, e predikuan ungjillin dhe zhvilluan aktivitete apostolike n? gjuh?n albaneze, pra n? gjuh?n e popullit (A. Kleinhans Biblioteca bio-bibliografica/serie II Documenti - tomo XIII”: 1850.Faqe 221 – 265).
P?r k?t? situat? historike At Fulvio Kordinjano shkruan: “Nj? gj? ?sht? e qart?: Nd?rsa urdh?rat e m?dha katolike e braktis?n Albanin?, duke l?n? pas rr?nojat imponente t? kishave dhe kuvendeve t? tyre, q? n? fakt ishin dëshmit? e vitalitetit dhe të lulëzimit të katolicizmit në mesjetën albaneze, por në ato troje dhe pranë popullit mbetën vetëm françeskanët – ushtria e madhe e fese katolike” (Fulvio Cordignano S. J: Geografia ecclesiastica dell’Albania dagli ultimi decenni del secolo XVI alla metà del secolo XVII. Roma 1934).
Françeskan?t albanezë dhe ata italian?, q? njihnin gjuhën tonë, hapën shkollat në gjuhën albaneze pranë kishave dhe kuvendeve, duke filluar me shkoll?n n? Ulqin (1258) dhe n? vazhdim n? Durr?s (1278), dy shkolla n? Shkod?r (1345 dhe 1395), Tivar (1349), Pult (1367), Drisht (1396), duke vazhduar n? shekujt XV-XVIII me shkolla t? tjera n? Shkod?r, Lezh?, Stub?l (1584), Trafandin?, Kunavi, Dib?r, Prizren, Shkup, Elbasan, Oh?r etj.
K?to t? dh?na d?shmojn? se n? ato shekuj t? shkuar, kisha katolike albaneze me françeskan?t n? vij?n e par?, i zhvillonin t? gjitha ritet fetare n? gjuh?n albaneze, andaj populli i frekuentonte kishat e kuvendet me d?shir?, duke marr? pjes? aktive n? meshat, pag?zimet, katekizmat, kresmat, n? celebrimin e martesave etj. Jo vet?m kaq, por françeskan?t kontribuan dhe n? hapjen e shkollave n? gjuh?n albaneze.

At Donat Kurti dhe At Marin Sirdani, n? vepr?n: “Mbi kontributin e elementit katolik n? Shqiperi”, i botuar m? 1935, duke prezantuar panoram?n dhe dinamik?n e kulturës dhe aktivitetet e shkollave n? gjuh? albaneze n? ato vite mesjete, n?nvizojn? rolin e veçant? t? françeskan?ve p?r mbrojtjen e kultur?s dhe t? gjuh?s albaneze, shkruajne: “N? vjetin 1638, Hiacinti da Sospitello OFM, italian n? fis, por shqyptar n? zem?r, pat guximin me iu p?rvesh p?r t? mir?n e vendit nji pune n? v?shtrim t? plot? kulturale, tuj çilun shkoll?n fillore n? Pdhan?, asokohe vend mjaft i banuem... Numuri i nxan?sve t? jasht?m pat mrrijt deri n? 25. Dijm prej dokumentash, se pos uratave xeheshin dhe m?sime letrare dmth mbahet nj? shkoll? e mesme dhe n? gjuh?n e vendit. P?rparimi kje aq i madh, sa i t?rboi turqit, t? cill?t mbas 9 vjetsh e rr?nuan fare... N? vjetin 1697 kje çilun rishtas. Se deri kur vijoi nuk dihet; dokumenti mbaron tuj than? p?r te, se “ka gjas? se gjindet edhe sot” (1702?)”.Ne vazhdim autoret tregojn? (faqe 13): “Nji vjet mbas themelimit t? shkoll?s s? Pdhan?s, dmth n? vjetin 1639, kje çil? prej fret?nve t? kuvendit françeskan t? Troshanit nji tjet?r shkoll? n? Blinisht, drejtor i s? cil?s kje At Karl Mirandulanus OFM. Me shka duket, kje nj? shkoll? mjaft e plot?sueme. Ndiqej prej ma se 50 xanxash e pos k?ndimit e shkrimit xeheshin edhe land? t? tjera, si gjuha latine prej atyre qi dojshin me msue n’at shkoll?; por anmiqt? ishin t? panum?r dhe n? vjetin 1640 drejtorin e ksaje shkolle e gjejm në burg...... Ne vjetin 1698 a aty pari gjejm? se At Filipi prej Shkodre OFM, i cili hapi n? Shkod?r nj? shkoll? private e msonte f?mit? e tregtarve dhe pasanikëve”.

Ne vitet 1640 - 1641, françeskani albanez Imzot Mark Skura OFM, pasi vizitoi dioqezat e Durrësit, Krujës, Kunavisë, Arbërisë e Bendës, m? 20 dhjetor 1641, n? relacionin dërguar Selisë së Shenjtë, e informonte për gjëndjen e ipeshkëvis? s? Durr?sit dhe të dioqezave shufragane. Ajo çka bie menjëherë në sy nga relacionet, është fakti, se luftat dhe shkatërrimet gjatë shekullit XVII, kishin imponuar ndryshime në organizimet kishtare, në shtrirjen e dioqezave, në aktivitetin e titullarëve të tyre në seli dhe ne territor, n? lidhjet e tyre me kryeipeshkvinë dhe Selinë e Shenjtë.

Në relacionet e imzot Skura, përshkruhet gjendja e mjeruar e ipeshkvive, e klerit, e kishave dhe d?shprimi i besimtarëve. Imzot Skura informon p?r aktivitetin intensiv t? katedrales t? Bend?s dhe p?r k?mb?nguljen e fret?rve françeskan? t? kuvendit t? moç?m t? Sh?n Martinit n? Martanesh, p?r t? mbajtur lart moralin dhe besimin e krishter? t? mal?sor?ve.

Kjo situate q? pershkruante imzot Skura OFM, ishte e nj?jt? kudo ne trojet tona, andaj p?r t? p?rballuar situat?n e v?shtir? t? kish?s arb?rore, Selia e Shenjt? d?rgoi grupe misionar?sh, kryesisht fret?r franceskan?, qe njihnin gjuhen albaneze, madje shumica e tyre ishin nga Pulia.

Ne vitin 1689, Komisari Gjeneral i Misionit fraançeskan ne Abania u emerua Fra Françesko da Karosino, i cili më pas u zgjodh Prefekti Apostolik. K?sisoi, sh?rbyen shumë italian? të tjerë si At Ludoviku, At Domeniko nga Taranto, At Antonio nga Brindizi, At Giacinto nga Gallipoli, At Giuseppe nga Valenzano, At Michelangelo nga Taranto, i cili n? 1747 u zgjodh Prefekti Apostolik i Misionit ne Albania etj.

Shumë fretër françeskanë, krahas ungjillizimit, kontribuan dhe në hapjen e shkollave në gjuhën albaneze, madjes shkruan dhe botuan tekste mesimore, fjalor dygjuhësh dhe gramatika të gjuhës albaneze, libra që u përdorën në kolegjet italiane, për mësimin e gjuhës albaneze nga seminaristet,  por njëkohesisht sherbyen si tekste m?simore të gjuhës albaneze në shkollat e hapura në vendin tonë. Është me rëndësi të theksohet, se të gjitha këto vepra janë shkruar në dialektin geg?nishte.

Klerik?t italian? që shkuan me misione apostolike në trojet arbërore, kontribuan n? hapjen e shkollave n? gjuh?n albaneze. Ndër këto, por rendis disa fretër françeskanë italianë, autor fjalorësh dygjuhësor dhe përkthimesh në gjuhën albaneze të librave liturgjike si:

1644 - Giuseppe Iccaran OFM,është autori i “Dizionario italo-albanese” (Fjalori italisht - albaneze), i cili ruhet si dorëshkrim në bibliotekën e Etërve Jezuitë në Shkodër.

1675 - At Bernardus da Quintiano, OFM botoi në gjuhën albaneze “Doktrina cristiane epirotika”.

1675 -At Leo da Citadella OFM, shkruan “Dictionarium epiroticum” (Fjalori i gjuhës albaneze) etj.

Në shkollat e Kurbinit dhe të Lezhës, të hapura n? vitet e para t? shekullit XVII dhe q? mbaheshin nga Kongregata, krahas latinishtes dhe italishtes, fret?rit françeskanë, u mësonin nx?nesve shkrim e k?ndim n? gjuh?n albaneze. Si kuptohet, aso kohe shkrimi i gjuh?s albaneze, sidomos në gjirin e klerit dhe të popullsisë katolike, ishte shumë më i përhapur nga ç’besohet sot.

Arqipeshkevi i Tivarit, Imzot Vinçens Zmajeviçi, në relacionin mbi vizitën apostolike, që kreu në vitet 1702 – 1703 në Sanxhakun e Shkodres, dëshmon se në fshatin Pllanë, misionarët françeskanë brënda në kuvend, kishin hapur një shkollë, që frekuentohej nga dhjetë nxënës të fshatit, ku veç të tjerash, u mësohej edhe doktrina e krishtenë (f. 24-25 e relacionit d?rguar Propogand?s Fide).

M? 7 mars 1709, Imzot Zmajeviçi, i d?rgoi memorandum Kongregat?s, ku shprehte domozdosh-m?rin? e integrimit t? m?simit t? gjuh?s albaneze n? sistemin arsimor t? kolegjeve t? Propogand?s, k?sisoj misionar?t q? d?rgoheshin ne trojet tona, t? zhvillonin aktivitetin ekleziazik n? gjuh?n e popullit. N? ato vite, Propoganda u impenjua dhe n? shtypjen e librave ne gjuhen albaneze.

Krahas fjalorit të Lek Matreng?s (1589), fjalorit të Bardhit (1635),veprave të Budit (1636) dhe të Bogdanit (1685), kishte dhe tekste të shtypura, por fakti që shkruheshin libra ne gjuhën tonë, do të thotë se kishte dhe shumë albanezë, qe lexonin e shkruanin n? gjuh?n e vet. Pieter Budi dëshmon se në fillimet e shekullit XVII një malësor i quajtur Pal Hasi, shkruante n? gjuh?n albaneze, madje dhe thurte poezi në gjuhën ton?.

N? vitin 1635, nj? mision françeskan?sh, shkoi n? zonat e Albanis? veriore, ku me aktivitetin ungjillizues, ushtruan nj? ndikim t? madh mbi 19 fiset mal?sore, p?r t? ruajtur besimin katolik e k?sisoj shmangen konvertimin e popullat?s n? fen? myslimane.

Administrata ushtarake turke i mbylli me dhunë shkollat e gjuhës albaneze dhe i persekutoi fret?rit françeskan? italian? dhe albanez?, qe u m?sonin f?mijeve shkrim e k?ndim n? gjuh?n ametare. P?r k?t? situat? t? v?shtir? Sh. Osmani shkruan: “Pas shkatërrimit të shkollës fillore të Pllanës nga autoritetet osmane më 1648, persekutimet e gjuhës shqipe u ngrit?n në sistem”.

Ne vitin 1700, n? krye t? Selis? s? Shenjt? u zgjodh Papa Klementi XI (Giovanni Francesco Albani). I ati, Karl Albani (1623 – 1684), ishte pasardh?s i familjes s? vjet?r fisnike e Mikel Laçi, kapitanit t? Kurbinit. Dy djemt e tij Gjeergjii dhe Filipi, kishin sh?rbyer n? radh?t ushtris? t? Gjergj Kastriotit dhe pas vdekjes te kryetrimit, emigruan n? Urbino, ku ishin t? mir?njohur si “albanezi”, nga rrodhi dhe mbiem?ri shtes? Albani.

Klementi XI, u impenjua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të vet. N? vitin 1701 deklaroi: “Rim?k?mbia e Albanis? dhe ringritja e nd?rgjegjes komb?tare, do t? vijin? duke e ruajtur gjuh?n, fen? dhe historin? e t? par?ve, q? p?rfaqesojn? simbole t? unitetit komb?tar”.

N?n kujdesin e Papa Klementi XI, u mbajt Kuvendi i Arb?rit (K?shilli i par? fetar i kombit albanez),  q? u mblodh në Kishën e Shën Gjonit, në Mërkinjë afër Lezhës, të dielën e dytë të Epifanisë (Dita e Ujit të Bekuem), më 14 - 15 janar 1703.

Ky kuvend i r?nd?sish?m, shënoi ndryshime rrënjësore në linjën e veprimit të klerit, për çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore ne Albania, si dhe percaktoi detyra p?r hapjen e shkollave n? gjuh?n shqipe. Në aktin e Kuvendit të Arbënit, masave për mbarëvajtjen e shkollave n? gjuhë albaneze, iu kushtua kreu V, i pjesës së IV, ku theksohej: “Mësuesit të mos lënë pas dore mësimin e shkrimit dhe të leximit n? gjuh?n albaneze ...”.

Këto shkolla të institucionalizuara nga Kongregata dhe t? hapura brenda kishave dhe kuvendeve françeskane në Kustoden e Albanis?, ishin vatra jo vetëm të përhapjes së fesë, por dhe të mësimit e t? shkrimit të gjuh?s albaneze.

N? zbatim t? k?tyre detyrave n? mbrojtje t? çeshtjes kombetare, materialet e Kuvendit, qëndrimet dhe vendimet e aprovuara, u shkruajtën në latinisht dhe në gjuhën albaneze dhe u botuan në vitin 1706 në Romë.

Shekulli XVIII sh?non zhvillime me r?nd?si n? hapjen e shkollave n? gjuh?n albaneze, n? botimin e fjalor?ve dygjuh?sh, t? teksteve m?simore dhe n? p?rkthimet e veprave fetare. N? k?to veprimtari fetare dhe kulturore, nj? kontribut te madh ka dhene Urdheri Françeskan.

Në fillim të shekullit XVIII Arqipeshkvi i Shkodrës Anton Babi OFM, kishte shkruar një doktrinë të krishterë në gjuh?n albaneze dhe kishte përkthyer nga latinishtja disa litani të Shën Mërisë .
Nj? nd?r françeskan?t m? t? shquar me aktivitet n? trojet arb?rore, ishte misionari Fra Françesko Maria da Lecce. N? vitin 1686 filloi studimet n? Kuvendin e Sh?n Pietrit n? Montorio, ku studioi dhe gjuh?n albaneze. Pas shugrimit, fillimisht sh?rbeu ligjerues dhe predikues n? Provincen e San Nikolla i Barit, nd?rsa m? 17 mars 1696 u dergua misionar n? Albania.
Ne vitin 1701,  u em?rua Prefekt i Prefektur?s Apostolike t? Maqedonis?, q? p?rfshinte Shkodr?n, Lezh?n, Durr?sin, Kruj?n, Matin dhe Kunavin?, nd?rsa n? vitin 1704 u zgjodh Provincial i Albanis?.

N? vitin 1714, pas vdekjes t? konsullit francez n? Durr?s, Selia e Shenjt? e em?roi zv–konsull, ku u afirmua si personalitet me kulturë dhe aft?si diplomatike pran? autoriteteve turke.

Frati Francesco Maria da Lecce, pas hulumtimesh intensive disa vjeçare, n? vitin 1702 p?rfundoi hartimin e “Dittionario italiano-albanese”, nj? vep?r imponente me 562 faqe, q? p?rmban 11 200 nj?si leksikale.

Fjal?t e gjuh?s italiane, jan? p?rkthyer n? dialektin geg?nishte, çka lidhet me faktin se ai sh?rbeu n? trevat e Albanis? qendrore dhe veriore.

Fjalori Italiano – albaneze, ruhet i plot? n? doreshkrim. Nuk dihen motivet p?rse mbeti i pa botuar. N? kopertin?n e k?saj vepre madhore ?sht? nj? autograf, q? tregon se dor?shkrimi i fjalorit i p?rket Papa Filippo Matrenga (Appartenga a Papa Filippo Matrenga), çka na b?n t? mendojm? se autori, Francesco da Lecce, ndofta ia kishte d?rguar arb?reshit Matrenga, p?r t’u k?shilluar. Kjo mund t? jet? arsyeja, p?rse ky fjalor ruhet n? Bibliotek?n Qendrore “A. Bombace” t? Rajonit t? Sicilis?.
Nj? veçori e fjalorit ?sht? se Frati Françesko da Lecce, gjuh?n albaneze e ka shkruar me alfabet me germa latine, por p?r bashting?lloret dyshe dh, th, ll, xh, sh, zh, nj, t? cilat i quan germa t? veçanta, ka p?rdorur  germat e huazuara nga alfabeti i Imzot Pietro Bogdani, pra Ai perdori t? nj?jtin alfabet t? vepr?s “Çeta e profet?ve”, madje p?r germ?n LL p?rdori germ?n greke ?, nj?lloj si dhe Bogdani.
Kete fjalor, Françesko da Lecce e ka em?rtuar “Alfabeto Albano”.
Ky fakt ?sht? me r?nd?si, pasi shpreh vazhdim?sin? e shkrimeve n? gjuh?n albaneze, me nj? alfabet origjinal albanez, q? n? vitet e m? pasme sh?rbeu p?r shkrimin e librave n? gjuh?n ton? am?tare,  para miratimit t? alfabetit n? Kongresin e Manastirit.
N? alfabetin Françesko da Lecce mungon germa ?, madje nuk e ka p?rdorur as n? tekstin e Gramatik?s, q? e botoi n? vitin 1716, ashtu si ka munguar dhe nuk u p?rdor as nga pararend?sit dhe pasuesit e tij.

Si kam theksuar dhe n? nj? shkrim t? m?parsh?m, Fra Françesko Da Lecce, ka merit?n se n? vitin 1702, p?r her? t? par?, na jep t? shkruar em?rin shqip?tari (schippetaàrit).

N? parath?nien e  shkruar n? gjuh?n albaneze, duke iu drejtuar shqiptarit shprehet:

Schippetaàrit.
Kete Dictionaàr oh schippetaàri i dashtun, e shkrova jò per zotnine tande, qe di ma fort se une, veçse per vehten, qe jam prej se largu, e gjuhen e schippetarevet e kam posi njikafshe te huej. E perse desha se tue u larguem prej jush, largohet prej meje kjo gjuha: per at? luftova me i rrieshtume nde let?r fjalet, qi xuna nder ju. Nde mos paça shùm mire, pò te lutem per te mire tat mos me shàa: se as une se kisha kurre kete gjuhe. E ne qofte se ti, qi kandon kete Dictionaàr prej Italia, as ti oh i bekùemi, mos me qesh, perse ti e di sàa veshtire na biè neve, me e nxanun gjuhen tane, mbe gjuhet’arberve…
Dictionarin tem, keshtù shkrùe me dore teme, e me emerit tem si kesaj…

N? parath?nie, Francesko da Lecce tregon se, k?t? fjalor e ka p?rgatitur jo p?r shqiptar?t, por p?r misonar?t italian?, q? duhej ta m?sonin k?t? gjuh? t? bekuar dhe kur t? shkonin n? trojet tona, t? komunikonin direkt me popullin. P?r k?t? argument, Ai iu kujton klerikeve italiane, se dhe gjuha italiane ?sht? me e veshtir?, se sa gjuha e arb?rve. Pra n? krye iu drejtohet shqiptar?ve, nd?rsa n? brend?si t? tekstit shkruan gjuha e arb?rve, pra kthehet n? p?rdorimin e termit historik dhe tradicional arb?r – albanez dhe gjuha e arb?rit.
P?rdorimin e sinonimeve: gjuha e shqiptar?ve, gjuha e arb?rve dhe gjuha albaneze, e ndeshim t? shkruar dhe nga autor?t e tjer? t? m? vonsh?m t? rilindjes ton?, si p.sh Zef Jubani, n? parath?nien e librit: “Raccolta: Canti popolari e rapsodie – POEMI ALBANESI”, botuar ne Trieste ne vitin 1871, i p?rdor t? dyja format e her? shkruan lingua albaneze dhe her? t? tjera gjuha e shqyptar?ve.
Fra Francesco Maria da Lecce, ?sht? autori i par?, q? na e dokumenton se, banor?t e trojeve tona quhen shqiptar? dhe se ai e kishte m?suar gjuh?n e shqiptar?ve, por asgjekundi nuk thot? se vendi yn? quhej Shqip?ria.

N? fakt, n? fjalorin e tij prezanton emera vendesh, por n? leksikun e germ?s S, nuk gj?ndet em?ri Shqip?ria, nd?rsa n? leksikun e germ?s A, e ka shkruar dy her? em?rin tradicional - Albania:

Italisht: Albania – p?rkthyer n? gjuh?n ton? – arben, i, it – dhe arbenija, se.
Italisht: Di Albania – p?rkthyer n? gjuh?n ton? – prej arbenit dhe arbenesha.

At?here kush ?sht? etimologjia e em?rit Shqip?ria dhe e em?rit shqiptari?
K?t? e zbulojm? n? vazhdim, ku Fra Françesko Maria Da Lecce, p?rkthen leksikun Aquila.

Italisht: Aquila, uccello – p?rkthyer n? gjuh?n ton? – schkiype, a, se – orle, a, se.
Italisht: Di aquila – p?rkthyer n? gjuh?n ton? – schiyppo.

Pra fjala schiype, ?sht? shpendi shqipja, e quajtur nga populli yn? dhe orle – orla.

N? vazhdim, fjal?n di aquila, e ka p?rkthyer shqiyppo, me kuptim prej shqipes, (di – prej), pra bijt e shqipes dhe n? k?t? kontekst shqiptar?t - banor?t e vendit t? shqipes, andaj n? krye t? parath?nies, Françesko Da Lecce i drejtohet  Schippetaàrit.
N? dor?shkrimin e fjalorit italisht – shqip, Fra Françesko da Lecce, n? vitin 1702 shkruan em?rin shqiptarit, nd?rsa n? vepren tjet?r: “Osservazioni Gramaticali nella Lingua albanese”, t? cil?n e p?rfundoi m? 25 tetor 1715, por e botuar n? vitin 1716 nga propoganda Fide, nuk e gjejm? em?rin shqiptar, madje parath?nien e shkruan n? gjuh?n ton? duke iu drejtuar Arb?norit.
Arbenùer i Dashiuni - Ket’ Gramatiken e shkrova jo per zotnine tande, ki di màa fort e màa nkthjellet se une, veçse per ata Fratini, ki vijne prej se largu me ju sherbyem. Dhe pse, keta nde dhe te Romes s’kane haber te gjuhes sate: pune e mire asht, qe ma parë te merren vesh ketu. Ne te pelkeft hesapi i kesaj letre (te lutem), me fal Tine o Zot, se me dhè mua shendetin me e mbarue kete pune. Ne mos i paça rrjeshtuem mire fjalet, ndjemë, sepse luftova, sa mujta, me i vum pa hile, sikunder m’i fali Zoti, me te cilen paç jeten e gjate e te puth dorene.

Qellimin e botimit t? gramatik?s t? gjuh?s albaneze, autori e shpreh n? parath?nien, ku thekson se ia dedikonte klerikeve italian?, t? cil?t duke m?suar rregullat gramatikale t? gjuh?s albaneze, t?  aft?soheshin, n? menyre q? n? sh?rbimet, fetare t? flisnin n? m?nyr? korrekte n? gjuh?n e popullit. Ndofta kjo ?sht? arsyeja, q? n? tekstin e gramatik?s p?rdori leksikun Arb?nuer, ashtu si njihej nga qytetar?t dhe klerik?t e huajt, nd?rsa ne fjalor e shkroi fjal?n shqiptarit, me mendimin se kjo vep?r do t? p?rdorej edhe nga shqiptar?t, por p?r fat t? keq, fjalori mbeti i pa botuar p?r m? se 300 vjet.


Pavar?sisht nga kjo inkonvenienc?, mbetet me r?nd?si historike, kulturore dhe gjuh?sore, fakti se banor?t e trojeve tona u quajt?n bijt e shqipes - shqiptar? dhe n? shekujt n? vazhdim, vendi yn? u njoh me em?rin Shqip?ria.

Aktiviteti i françeskan?ve n? l?vrimin dhe botimet n? gjuh?n ton? am?tare, vazhdoi pa nd?rprerje.

N? vitin 1710, një misionar françeskan, i cili p?r fat t? keq mbetet ende anonim, botoi “Gramatika albaneze”, madje n? k?t? vep?r kishte shkruar dhe një shtojcë të vogël n? gjuh?n turqisht.

N? vitin 1722,  Fra Didacus a Desio OFM m?suesi i gjuh?s albaneze n? Kolegjin e Sh?n Pietrit n? Montorio – Roma, botoi “Gramatika albaneze”, q? p?rdorej si teksti baz? p?r studentet, q? m?sonin gjuh?n ton?.

Aktiviteti i françeskan?ve ne trojet tona dhe kjo p?rvoj? e pasur, vazhdoi dhe n? shekullin XIX.

N? vitin 1848, Luca da Monte Giove OFM, botoi “Dizionario italiano- albanese”. Kjo vep?r ruhet si dorëshkrim në bibliotek?n e Komunës së Todit, në Itali (Cod. 224, format 8°, me 328 faqe).

N? vitin 1859, frati Dario Bucciarelli OFM, botoi “Grammatica della lingua albanese”. Kjo vep?r  rezulton se ka humbur.

N? vitin 1862, Bonaventura da Francavilla OFM, botoi “Elementi grammaticali di lingua epirotica”.

N? vitin 1866, Francesco Rossi da Montaldo OFM, botoi “Regole grammaticali della lingua albane-se”. Vepra ?sht? shtypur n? tipografin? e Kongregacionit t? Shenjt? t? Propagand?s Fide - Rom?.

N? vitin 1881, frati Leonardo de Martino, prelat dhe poet i shquar, i njohur si Leonardo albanezi, botoi “L’arpa di un italo-albanese”. Kjo vep?r u shtyp n? Tipografia dell’Ancora n? Venecia dhe ruhet në Bibliotek?n e Françeskanëve në Shkodër.

N? gjysm?n e dyt? t? shekullit XIX, shquhen shum? françeskan? shqiptar?, t? cilet do t’i trajtoj n? shkrimin e ardhsh?m.



(Vota: 18 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora