E premte, 29.03.2024, 06:47 AM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Kritikat ndaj aktivitetit të Nënë Terezës (2)

E hene, 07.07.2014, 07:05 PM


MENDIME RRETH KRITIKAVE DHE KUNDËRSHTIVE NDAJ AKTIVITETIT TË NËNË TEREZËS DHE MISIONAREVE TË DASHURISË (2)

Ekskluzive nga Prof Dr Lutfi Alia

Kritikat e gazetareve ndaj misionit te Nene Terezes, synuan te krijojne hije rreth  vepres se saj humanitare, madje ne kete fushate shpifjesh u implikua dhe stampa mjekesore, qe i adresoj disa kritika rreth kurimit te semureve ne ambulatoret e misionit. Per fat te keq dhe revista me autoritet The Lancet dhe British Medical Journal, duke i u referuar shkrimeve te Hitchens dhe te gazetareve “sensacional”, kane kritikuar riperdorimin e ageve (gjilperave) dhe te shiringave.

Ne ato vite, qe i referohen keto dy revista dhe deri ne fillim te viteve ‘80, nuk ekzistonin shiringa me nje perdorim, por shume vende, sidomos ato te botes se trete, praktikonin sterilizimin me zjerje te ageve dhe i shiringave, duke i riperdorur per disa te semure, kesisoj veprohej dhe ne vendin tone. Sterizlimi me zjerje praktikohej jo vetem per shiringat dhe gjilperat, por edhe per instrumentat kirurgjikale e stomatologjike, pavaresisht se ndonje vend shume i zhvilluar si USA, Anglia, Franca, Gjermania etj, ne vite ‘80 filluan te perdornin shiringat dhe instrumentat me nje perdorim, ndersa ne disa vende afrikane vazhdon ende te behet sterilimi me zjerje i shiringave e aty duhet te shkojne te shohin autoret e ketyre revistave.

Nje tjeter kritike e ekzagjeruar ndaj Nene Terezes, lidhej me verejten se personat e sistemuar ne qendrat e asistences te Misionit te Dashurise, jetonin ne kushte te keqia dhe larja me uje te ftohet e te semureve, ishte nje veprim antimaterialist, qe pengonte diagnozen e semundjes.

Keto kritika, jane identike me keshillat e dikatatorit Sadam Huseini, qe i u jipte grave irakene per larjen e trupit dhe larjen e dhembeve, ndryshimi eshte vetem se Hitchens dhe dishepujt e tij, i shkruanin neper gazeta, Sadami i propogandonte me fjalime publike dhe ne televizion.

Keto kritika gazetareske, ishin sa cinike dhe pa baza shkencore, pasi ketu jo vetem nuk hyne materializmi, por pastertia higienike ndihmonte ne diagnozen e semundjes.

4. Hitchens e kritikonte Nene Terezen per qëndrimin antiabortist dhe antidivorcist, e sipas tij, Ajo shprehte mendimin dhe qëndrimin e Kishës Katolike dhe të Papës lidhur me abortin dhe me divorcin (shkurorëzimet)”.

Antiabortizmi dhe antidivorcizmi i Nënës Terezes, natyrisht eshte shprehje e kultures katolike, por te mos harrojme se kunder abortit eshte shumica e shoqerise civile, jane shume qeveri shtetesh moderne, parlamentet e te cileve kane miratuar ligje kunder abortit, jane me mijera levizje dhe shoqata laike, qe luftojne në mbrojtje të jetës të palindurit dhe të familjes, mos valle dhe keto jane vegla te Vatikanit? Shtetet moderne kane aprovuar ligjet e planifikimit familjar, me synim ndalimin e abortit pa kritere, pasi eshte veprim teper i rende e krahas lendimeve fizike shkakton dhe dhimbje te thelle shpirterore per nenen.

Nene Tereza luftonte per mbrojtjen e jetes e s’mund te dilte ne mbrojtje te abortit, pasi ashtu do te mohonte vetvehten, do te ulte vlerat dhe rendesine e misionit humanitar qe kishte ndermarre.

Hitchens shfrytezonte çdo rrethane e informacion te pabesueshem, mjafton qe te ishte kunder vepres te Nene Terezes dhe ne manine e tij per ta kritikuar, arrijti t’a akuzonte se kishte detyruar qeverine e Irlandes, te aprovonte ligjin kunder abortit. Kushdo qe e lexon kete kritike, fjala e pare qe thote eshte “a eshte ne rregull me mend e kokes ky gazetar, apo ka lajthitur”? Absurdi i kritikes ndaj Nene Terezes, nuk kishte kufij ne imagjinaten e Hitchens, por ne kete menyre ai behej me i pabesueshem ne publik, madje dhe mass media e mbante larg.

Lufta kunder abortit nuk eshte e gabuar dhe nuk eshte vetem politike e Vatikanit, por kategoria e gazetareve kritizer dhe sensacional, me artikujt e shumte plot vrere, sidomos te botuar ne gazeten gjermane “Stern”, e perdornin si argument per te perçare levizjen antiabortiste.

Ne diten kur i akorduan çmimin Nobel, Nene Tereza tha: “Rreziku më i madh për paqen në botë është aborti, eshte luftë direkte, eshte vrasja e fëmijëve të palindur dhe të pambrojtur. Aborti eshte veprim, ku nëna e vret fëmijën e vet .....”  (Oslo më 10. 12. 1979).

Per sa i perket akuzave per divorcin, nuk e vlen te humb kohe me kete shkrim, pasi kjo ishte dhe pika me e dobet karakteriale e Hitchens, i cili ishte martuar dy here dhe ne dy raste  i shkurorëzuar, i lene nga grate, te cilat e ndane me akuzat si alkoolist, duhanxhi dhe konsumues i drogës.

Ne lidhje me qendrimin e Nene Terezes kunder shkurorzimit, Hitchens thote edhe pse ajo fliste kunder divorcit, nga ana tjeter e miratonte divorcin e princeshes Diana Spenser me princin Karlo. Ai thote se Nene Tereza ishte konfesoria e princeshes Diana, jane takuar disa here per interesa reciproke, sepse kishin nevoje per njera tjetren. Sipas tij ne nje interviste te Nene Terezes dhene revistes Ladies Home Journal (revista me e lexuar nga grate amerikane), Ajo tregoj se ishte ne dijeni te divorcit te Dianes, madje shpresonte te kryhej sa me shpejt e kesisoj ta shihte Dianen te lumtur. Kush e ka lexuar kete interviste e kupton se Nene Tereza nuk eshte shprehur kesisoj, ajo ka theksuar se gezohej kur e shihte princeshen Diana te lumtur, por aspak te lidhur me divorcin.

Njihet rendesia e rrefimit ne ritualet katolike dhe njekohesisht dihet se rrefimi eshte sekret. Nuk njihet asnje rast qe prifti, murgu apo murgesha konfesore, te kete nxjerre sekretin e rrefimit dhe natyrisht kete nuk mund te bente Nene Tereza. Ajo si moter katolike e devoteshme, nuk mund te shkelte kete rregull themelor, per me teper, nuk mund te dekonspironte rrefimin e Dianes, qe ishte nje person publik shume i njohur. Akuza, se Nene Tereza ka nxjerr sekretin e rrefimit te Princeshes Diana eshte nga me absurdet e nga me te pabesueshmet, qe i ben te qeshin dhe shenjetoret.

Ne fushaten denigruese ndaj Nene Terezes, u rradhit dhe shkrimtari hindian Aroup Chatterjee, i cili mbillte dyshime rreth rezultateve te misonareve dhe per keto ngarkonte me pergjegjesi vetem Nene Terezen. A. Chatterjee, ne librin “Mother Teresa: The Final Verdict”, u prezantua polemik me vepren e Nene Terezes, duke e kritikuar per qendrimin dhe deklaratat publike si antiabortiste dhe per mangesi ne trajtimin mjekesore te semureve ne qendrat e asistences te Misionit te Dashurise, pra s’beri tjeter veç mori rolin e tellallit servil te Hitchens. Ne veçanti kritikonte mos perdorimin e ilaçeve kunder dhimbjes, por ai dhe soji i tij, nuk e njihnin dhimbjen e te varferit, ajo nuk luftohej vetem me antidolirifik, por dhe me perkujdersjen dhe dashurine qe i dhuronin motrat misionare.

Te akuzosh Nene Terezen se te semuret nuk mjekoheshin si duhet, eshte marrezi, sepse per trajtimin e tyre ishin mjeket, ata vendosnin terapine dhe jo motrat misonare, te cilat sherbenin si infermjere dhe operatore sanitare, u ndanin ilaçet dhe perkujdeseshin me dashuri per te semuret. “Dashuria per njerezit qe vuajne, - thote Nene Tereza, - nuk jeton me fjale dhe nuk mund te spjegohet me fjale, por me vepra konkrete e me sherbim ndaj tyre”.

5. Nje tjeter kritike pabaza dhe skandaloze e Hitchens dhe e kolegeve te tij ishte se “Nëna Tereze kishte mbledhur para, mjete financiare edhe nga personat apo institucione te “dyshuara”, pa pyetur për prejardhjen e tyre, si p. sh. nga diktatori i Haitit Duvalieri, ose Charles Keating. Ku kanë shkuar gjithë ato para, nëse jo në Bankat e Vatikanit dhe të Kishës Katolike, apo nëpër organizata, që ajo i kishte themeluar dhe i kontrollonte?...”.

O zot, çfare nuk krijoj mendja shtjerrakeqe e Hitchens. Shpifjet dhe thashethemet kunder Nene Terezes u bene nje obsesion i tij, qe beri te humbi arsyen dhe mbolli ngado vetem dyshime.

Nëna Tereze nuk merrej kurrë me thashetheme, me çbirime të jetes te njerëzve apo pasurive të tyre. Ajo i kishte afruar dhe miqësuar botën e të varfërve me atë të pasurve në mënyre te thjeshte dhe praktike: “Të varfërit dhurojnë më shumë, nderimin dhe falënderimin e tyre. Ata i u bëjnë të lumtur, nëse ju u jepni një pjesë të pasurisë tuaj, nëpërmjet saj jepni dhe vetveten. Jepe pjesën më të mirë të vetvetes - dashurine”.

Nene Tereza kishte nje sens parktik te jetes, njihte si funksiononin mekanzmaat e shtetit dhe e kishte kuptuar se ne regjimet diktatoriale, ku varferia ishte masive dhe e thelle, shume probleme zgjidheshin me urdher nga lart, andaj per te hapur shtepite e Misionit te Dashurise ne sherbim te njerezve qe vuanin, ajo takonte dhe u a kerkonte kryetareve te shteteve si veproj me Duvalier, me Keating, me Mubarakun, Sadamin, Kastron e shume te tjere, te cilet u dorezuan para llogjikes se forte te Nene Terezes dhe pranuan, qe ajo te hapte shtepite e Misionit ne vendet, qe drejtoheshin me diktature te eger dhe ku masat e gjera popullore jetonin ne varferi ekstreme. Nene Tereza dhe motrat misionare i sherbyen ketij kontigjenti te madhe njerezish dhe jo regjimeve.

Nëna Tereza kurrë nuk ka pasur fonde monetare as për vete, as për motrat misionare. Ata kane jetuar të varfër ndër më të varfërit. Nene Tereza banonte se bashku me motrat misionare, kishte nje krevat te thjeshte e nje komedine me broken dhe goten e ujit, as nje lloj lluksi. Nuk besoj se mund te gjendet nje thjeshtesi e tille jetese, karahasuar me te gjitha urdherat e tjera te krishtere. Nene tereza nuk kishte as makine personale dhe gjithmone udhetonte se bashku me motrat ne furgone, madje dhe me autobuza urbane. Kjo jetese kesisoj me thjeshtim me te madhe qe mund te imagjinohej, binte ndesh me jetesen lluksoze te ketyre gazetareve malinja e te paskrupullt.

Kur shkonte ne vendet ku ishin hapur shtepite e dashurise, Nene Tereza nuk flinte neper hotele, por qendronte se bashku me motrat misionare, ne thjeshtesine me te madhe qe ekziston.

Kur e mori shpërblimin e çmimit Nobel për Paqe në Oslo në 1979, bankat norvegjeze dhe te tjera i ofruan kamata të larta, nëse ajo do te depozitonte parate në bankat e tyre. Përgjigjja e saj ishte e qartë dhe e vendosur: “Kur të varfëritë e mi do të kenë llogari bankare, atëherë bashk? me ata do t’i kemi dhe une dhe motrat misionare te dashurise..”.

Ne lidhje me te ashtuquajturat ndihma financiare, nga diktatoret per Misionin e Dashurise, jane bere shume hetime nga stampa dhe nga gazetaret televiziv te disa vendeve, kane kontrolluar, kane verifikuar, kane hetuar dhe askush nuk ka gjetur as nje llogari bankare ne emer te Nene Terezes, apo te motrave misionare dhe as pervehtesim parash. Nuk kishte si te gjenin, pasi destinacioni i tyre ishte i qarte dhe i mire dokumentuar, sepse ashtu si shperblimi i çmimit Nobel dhe te gjitha donacionet per misionin jane perdorur per te ndihmuar te varferit, te semuret, te braktisurit, jane blere dysheke, veshje, ene guzhine, ushqime dhe ilaçe.

Nuk ekziston dokument, te vertetoj, se keto financime i jane dhene personalisht Nene Terezes. Asnje banke e botes nuk ka deklaruar depozita ne emer te Nene Terezes. Kjo eshte nje e vertete e pakontestueshme.

Ne kete fushate shpifjesh dhe akuzash shtjerrakeqe, u implikua dhe Sanal Edamaruku, sekretari i pergjithshem i Shoqates Racionaliste Hindiane, i cili adresoj nje varg kritikash plot vrere kunder Nene Terezes, te njejta si te Hitchens, pra u be zedhenesi servil i fushates kunder Misionit te Dashurise. Edamaruku e kritikoj Nene Terezen se “Ajo eshte pak aktive ne luften kunder varferise te popullit hindian”. Nje kritike qesharake, cinike deri ne marrezi. Me keto kritika, Ai kerkonte te erresonte vepren e Nene Terezes dhe misionareve te saj, i perdorte keto kritika artificial, per te krijuar hije dyshimi per kontributin e çmuar ne ndihme te te varferve dhe per te çoroditur opinionin publik hindian, por qe ne fakt, kurre nuk e ndoqi kete aventurier.

Nene Tereza nuk ishte politikane. Ajo ishte fetare e perkushtuar me dashuri per te ndihmuar njerezit qe vuanin, te varferit, te semuret, te braktisurit, andaj gezonte mirenjohjen dhe dashurine e popullit. Ne se ky mjeran, qe na hiqet si i preokupuar per te varferit e shumte hindiane, perse nuk kontribuonte me shoqaten e tij, per te permiresuar gjendjen e varferise? Ai personalisht jetonte ne vile luksoze e megjithe emerin e “madh” qe i kishte vene shoqates se tij, nuk ndermori asnje aksion konkret kunder varferise, perkundrazi e shikonte nga lart, si nje funksionar ambicioz e karierist.

Endamarku, u be papagalli i propogandes perendimore, duke perseritur akuzat se Nene Tereza kishte mashtruar me financimet dhe se kishte fshehur raportet me disa nga diktatoret. Natyrisht dhe stampa hindiane u perfshi ne hetimet ndaj ketyre akuzave, por pas shume kontrollesh dhe verifikimesh, deklaruan publikisht se te gjitha keto akuza ishin pa baza e te rreme.

Ne vitin 1998, revista javore gjermane Stern, botoj nje artikull kritik me titull “Nene Tereza, ku jane milionat tuaj?” Gazetaret e revistes Stern kyen nje hetim intensiv, qe zgjati nje vit dhe qe u shtri ne tre kontinentet. Ata kryen hetime te gjitha llojeve, çbiruan, kontrolluan, verifikuan, provokuan, intervistuan njerez te shumte, por si perfundim nuk zbuluan asnje fakt rreth akuzave.     Ne perfundim gazetaret deklaruan, se urdheri Misionaret e Dashurise eshte me te vertete i karakterit fetar dhe me aktivitet te gjere, por perseri nuk hoqen dore nga mendimet shtjerrakeqe dhe per te justifikuar vehten, thane se nuk arrinin te kuptonin, ku perfundonin parat e mbledhura per misionin. Natyrisht nuk kishin çfare te zbulonin, pasi Nene Tereza ishte teper e ndereshme dhe transparente ne veprimtarine e Misionit te Dashurise, nuk kishte asgje per te fshehur. Ashtu si kishte deklaruar publikisht dhe shperblimin e marre nga çmimi Nobel, e perdori per forcimin e qendrave te asistences te semureve me leper dhe te “qytetit te paqes” ku banonin dhjetramijera leproz?, nje sherbim teper i kushtueshem, si per krijimin e kushteve te jetese, por dhe per blerjen e ilaçeve, qe perdoreshin per kurimin e ketyre te semureve.

Ne kete fushate shpifjesh, intrigash e thashethemesh, u perfshine nje kategori gazetaresh te pa skrupullt te shypit dhe te televizoneve te disa vendeve ku vepronin Misionet e Dashurise. Ata perhapnin lajme te rreme, per te goditur figuren e Nene Terezes, e cila me aktivitetin e saj kishte fituar admirimin dhe repsektin e te gjithe te varferve te botes. Si pergjigjie per keto fushata shpifje te Hitchens dhe kolegeve te tij, po preferoj te citoj Papa Françeskon i cili thote: “Personi cmirezi, personi xheloz eshte i hidhur, nuk di kush eshte gezimi. Pas llafeve, pas thashetheve eshte xhelozia, eshte cmira, qe e perçajne komunitetin e shkaterrojne komunitetin. Ato jane armet e djallit”.

Po kthehem perseri tek intervista. Gazetari Matt Cherry i kerkoj mendim Hitchens edhe per qendrimin mbarepopullor, qe e kishte shpallur te shenjte Nene Terezen.

Pyetja e Free Inquire: Si ka mundur Nene Tereza te behej simbol i bamiresise dhe i shenjterise?

Pergjigjia e Hitchens: Ngjitja e saj ne qiell mes yjeve, ndodhi kur Malcolm Muggeridge, nje personazh fetar publik anglez, e mori me gjithezemer kauzen e saj. Nel vitin 1969 Ai xhiroj nje film shume te famshem per jeten e Nene Terezes dhe ne vazhdim botoj librin “Something Beautiful for God” (nje gje e bukur per Zotin). Si filmin dhe librin mund t’i etikoj si vepra agiografike.

Muggeridge ishte shume besimtar, sa afirmoj, se gjate xhirimit ndodhi nje mrekulli, u shfaq nje drite misteriose, qe ndriste rreth Nene Terezes. Kamermani i dha nje spregim llogjik dhe tokesor. Kete dukuri i a dedikoj pellikules te re te Kodak-ut, qe ishte shume e ndjeshme ne kushtet e hijes dhe mungeses se drites gjate xhirimit te intervistes te Nene Terezes. Drita shfaqej ne menyre te çuditeshme e ndersa kamemrmani po e spjegonte kete dukuri, Mudderidge plot emocione thirri: Kjo eshte nje mrekulli, eshte drita divina!.

Ky interpretim i kesaj ngjarje nga ana e Hitchens, synonte te strumentalizonte kete rrethane, per te minmizuar figuren e Nene Terezes, pasi ne realitet, shume vite me pare, ishin njerezit e thjeshte, pra populli i vuajtur, qe e quajti te shenjte vepren sublime te motres se dashurise, pra ishte populli, qe e shpalli te shenjte dhe jo Muggeridge.

6. Nje tjeter kritike absurde dhe ekstremiste, i adresohej Nën? Terezes, me akuzen se:  “nuk i ka zgjidhur hallet e të varfërve, çështjet shoqërore të botës bashkëkohore, sepse gjendja vazhdon të jetë e rëndë dhe për shumë edhe e pashpresë...”.

Kjo akuza është sa qeshrake, po aq dhe qëllimkeqe, sepse Nene tereza kurrë nuk ka menduar apo pretenduar të zgjidhi varferine e botës, por me shumë thjeshtësi dhe përkushtim thoshte: “Unë jam vetëm një pikë në oqean, por oqeani pa këtë pikë do të ishte i mangët. Varfërinë nuk e ka krijuar Zoti, por ne. Ne të gjithë jemi të varfër para Zotit...”.

Lufta kunder varferise, mposhtjen e varfërisë në botë, nuk mund ta zgjidhi nje urdher fetar, sado i fuqishem te jete. Nene Tereza nuk ka thene kurre se do te zgjidhte varferine boterore, sepse nuk ishte aventuriere per te pretenduar nje rol te tille.

Varferia eshte produkt i politikave te gabuara ekonomike dhe sociale te shteteve dhe eleminimi i saj kërkon shumë punë, reforma dhe bashkëpunim gjithe botëror, është një proces tejet i gjatë dhe shumë i vështirë ne kushtet e globalizimit te ekonomise, sidomos ne ato vende ku ekonomia është në recesion, si ne vendet e botes se trete. Keta gazetare pen?hidhur, çfare nuk shkruan kunder Nene Terezes, kishin harruar vetem te benin nje thirrje per revolucion kunder prones private.

Kritikat djallezore ndaj Nene Terezes, beheshin me qellime shtjerrakeqase, per te demitizuar figuren dhe rolin e saj shembullor ne ndihme te te varferve dhe dashurine per te varferit, per ata qe vuanin, misione qe i ka kryer me suksese ne 120 shtete te botes, perfshi ketu dhe shtete shume te zhvilluara, ku dhe aty nuk mungojne te varferit.

7. Hitchens ka thene: “Nën? Tereza ishte mjekuar nëpër klinika të njohura dhe luksoze në botë edhe pse të varfëritë nuk e kanë këtë mundësi...”.

Se pari dua te theksoj se Nënë Tereza eshte vizituar dhe kuruar ne klinika shtetrore, aty ku shkonte populli, si gjithe te tjeret dhe pa asnje lloj privilegji. Ajo ka bere elektrokardiograma dhe ekografi si gjithe qytetaret e tjere. Ne se ka shkuar ne ndonje klinike private, kjo ka qene kerkese e mjekeve, te cilet per kenaqesi e kane ftuar per vizita dhe ekzaminime, por kurre kerkesa e saj

Ne Hindi, ne Kanada, ne USA dhe ne Itali, ajo eshte trajtuar ne menyre te thjeshte, pasi aparatet mjekesore nuk bejne perjashtime, nuk bejne dallime ne se je njeri i rendesishem, apo i thjeshte, i pasur apo i varfer. Dhe mjekimet jane te njejta. Ilaçet Nene Tereza i ka blere ne farmaci, nuk kane zbritur nga qielli. Keto kritika te Hitchens dhe te gazetareve te tjere malicioz, jane sa te ulta po aq antihumane. Kush ka jetuar e punuar me Nene Terezen, ka njohur nje veçori te saj, ajo kurre nuk ankohej dhe kur ka qene shume e semure, si ne rastin pas infarktit, apo kur theu klavikulen, ashtu dhe kur u semur nga malarja. Per kuriozitet te lexuesve, Nene Tereza nuk ka kerkuar kurre ta dergonin ne spital, apo ne klinika, perkundrazi ishin motrat dhe miqtë e saj, qe shpesh e kanë detyruar te shkoje ne spitale dhe ne klinika për kontrolle mjekesore apo mjekim.

Sipas mendjes te semure te Hitchens, kur Nene Tereza pati çrregullime te ritmit, nuk duhej te shkonte ne spital per te vene pacemacker, as te mjekohej kunder malarjes. Hitchens harron, ose me sakte e fsheh faktin se mjekimin kunder malarjes Nene Tereza e beri ne Shtepine e Dashurise ne Kalkuta dhe jo ne klinika moderne e ne spitale private, pra ndejti ne kushtet e thjeshtesise, ku jetonin dhe motrat misionare. Per kete aspekt, Dom Lush Gjergji me te drejte thote: “Ajo ka jetuar si e varfëra ndër me të varfërit”.

Per te varferit Nene Tereza thote: Të varfëritë janë të tillë, sepse i kanë detyruar rrethanat, jeta. Ne jemi të varfër vullnetarisht dhe lirisht për dy arsye: për dashuri që kemi për Zotin dhe për vet të varfërit”.

8. Hitchens e kritikoj Nënë Terezen se ka ndërtuar shumë kuvende rregulltare, strehimore, më pak shkolla dhe spitale, klinika, që ishin më të dobishme për nevojtarë...”.

Vetem nje mendje e mbrapsht si ajo e Hitchens mund te prodhonte kesi shpifje, pasi ai e kishte shnderruar arsyen ne absurditet, nje instrument qe e perdori per ta kthyer te verteten ne dyshim, me qellimin djallezor, per te mohuar e çmitizuar madheshtine e Nene Terezes.

Nene Tereza ishte moter superiore e nje urdheri katolik e nuk ishte shtet, qeveri, as ministri, qe ajo te investonte ndertimin e spitaleve dhe te shkollave, megjithate ajo dha nje kontribut te madh ne kete drejtim, sidomos ne Hindi, ku ndjehesh shume mungesa e ketyre institucioneve, kesisoj kontribuoj ne ndertimin e strukturave shendetesore dhe mjekesore ne “qytetin e paqes”, ku jetonin me dhjetramijera te semure me leper, hapi shkolla, ku motrat misionare mesonin shume femije te familjeve te varfera.

Te gjitha keto i beri me impenjim shembullor dhe me dashuri, per te ndihmuar popullaten e braktisur nga shteti dhe nga shoqeria. Kete kontribut, Hitchens dhe gazetaret e tjere nuk duhet t’i a mohonin edhe pse ne koshiencen e tyre mungonte deshira per te shprehur mirenjohje.

Te akuzosh Nene Terezen se ka harxhuar parat? per te ndertuar kuvende rregulltare, eshte sa e pathemelt, aq dhe tendencioze. Kush ka pas rastin te hyje ne kuvendet e misionit dhe ne shtepite e Kongregacionit te Dashurise, ka pare nje thjeshtesi shembullore, me kishezat me te thjeshta ne bote, pa stola e pa karrike, vetem nje altar. Motrat misionare dhe Nene Tereza i kryenin lutjet dhe te gjitha ritet te ulura ne gjunje.

Nëna Tereze nuk kishte buxhet. Asnje shtet nuk e ka subvencionuar aktivitetin e saj misionar, as qeveria e Hindise, e cila ka perfituar e ka kursyer fonde te konsiderueshme financiare, pasi shume aktivitete te asistences ndaj te semureve dhe te shtresave te defavorizuara, i mbulonte misioni i dashurise. Nene Tereza nuk ka pasur asnjehere llogari bankare personale, as për motrat dhe rregujt e saj, por ka jetuar si e varfër ndërmjet të varfërve. Kur e mori Shpërblimin Nobel për Paqe në Oslo, Nene Tereza i refuzoj te gjitha ofertat e bankave, duke i u pergjigjur ne menyre te vendosur: “Kur të varfëritë e mi do të kenë llogari bankare, atëherë edhe unë, ne do t’i kem ... Unë me këtë shpërblim do te ndërtoj “Qytetin e paqës” për leprozët e Kalkutës dhe të rrethinave... Ne jetojmë plotësisht të mvarura nga Provania e Zotit dhe bamirësia e njerëzve...”.

Madre Teresa nuk themeloj spitale te specializuara te kujdesit tretesor, por realizoj struktura poliambulatoriale ne lagjet me te varfera te Kalkutes dhe te vendeve te tjera, duke e çuar sherbimin paresor prane njerezve. Vizitat dhe medikacionet ne keto qendra shendetesore kryheshin gratis nga mjeket. Disa nga keto struktura kishin shume mjek dhe specialista si ajo e Kalkutes, qe asistonin nje numer te madh te semuresh, duke kryer detyren dhe te mjekut te familjes, pra mjekut te bazes.

Ne vitin 1991, drejtori i revistes shkencore The Lancet, Dr Robin Fox, pasi vizitoj qendren shendetesore te Kalkutes, qe ai e quante “klinika”, e pershkroj si nje qender te dizorganizuar, ku sherbenin motrat misionare pa eksperience mjekesore dhe pak mjekë e ku te semuret vendoseshin ne mjedise pa i diferencuar ata me semundje te pasherueshme, me te semuret me mundesi sherimi. Kur fillova pune ne spitalin shtetror te Sienes ne vitin 1966, pashe pavione me dhoma te medha me 10 – 20 shtreter, ku ishin shtruar te semure me gjendje te lehte dhe te semure ne gjendje te rende. E permenda kete shembull, per t’i kujtuar Dr Fox, se ne spitalet dhe ato moderne, nuk ka dhoma te veçanta per te semuret ne gjendje te rende apo ne gjendje terminale, pasi nuk behen diferencime te tilla, sepse jane jo etike dhe ne kundershtim me kodin doeontologjik. Vleresimet kritike, Dr Fox i bazonte duke krahasuar kliniken e Kalkutes me klinikat angleze, ku punonin shume mjeke, por per fat Ai nuk lajthiti deri ne ate pike, sa te akuzonte Nene Terezen, si pergjegjese per numerin e vogel te mjekeve ne shtetin e Hindise.

9. Nje nder kritikat me absurde te Hitchens, e shprehur ne interviste dhe ne disa shkrime te tij ishte: “Ajo ishte fanatike katolike dhe shpesh i kovertonte pa dije, ndoshta edhe me dhunë njerëzit në fenë e krishterë..., me një lloj proselitizmi të dëmshëm...”.

Nene Tereza ishte moter aktive e urdherit katolik Misionaret e Dashurise, por kurre nuk mund te konsiderohej katolike fanatike, perkundrazi aktiviteti i saj paraprihej nga sherbimi shembullor humanitar ndaj njerezve qe vuanin dhe ne plan te dyte ishte aktiviteti si fetare.

E Lumja Nënë Tereza kurrë nuk ka themeluar shkolla fetare, spitale, klinika, apo strehimore katolike, por gjitheçka i bente për njeriun qe vuante, pa asnjë dallim dhe pa përjashtim u sherbente te gjitheve katolikeve, hindusve, budisteve, myslimaneve dhe bektashijve.

Ajo është Misionarja e parë e krishterimit, që nuk veproj për konvertim, por vetëm për flijim, perkushtim dhe dashuri. Nuk njihet asnje rast, qe Nene Tereza te kete detyruar ndonje familje apo person te feve te tjera, qe te konvertohet ne katolike. Ne se do te njihej vetem nje rast i tille, kritiket e saj do ta kishin shfrytezuar me te gjitha mjetet, per ta bere publike.

Nene Tereza ka thene: “Pasi e kuptova se Zoti është Dashuria, unë s’duhet të bëja më asgjë, përpos t’u dhuroja dhe t’ i u dëshmoja njerëzve këtë Dashuri”. Është e njohur urata e saj, ku ndër të tjera thotë: “Une deshiroj që induisti të jetë induist më i mirë..., myslimani të jetë mysliman më mirë..., i krishteri të jetë i krishterë më i mirë...”.

Per qendrimin korrekt dhe respektin ndaj besimeve te tjera fetare, do t’i u rikujtoj kontributin e saj shembullor, ne ripertritjen e besimit bektashi ne Shqiperi. Kur Ajo pa se hapja e kryegjyshates se Bektashijve ne Tirane pengohej nga pamundesia per largimin e nje grupi te moshuarish te Azilit te Pleqeve, qe ishin strehuar ne ndertesen e Kryegjyshates, Nene Tereza beri nje nderhyrje deçizive, i mori te gjithe dhe i sistemoj ne Shtepite e Dashurise te Tiranes, madje mori pjese ne ceremonine e hapjes te Kryegjyshates, perkrah kryegjyshit Reshat Bardhi dhe Baba Selimit.

Kritikat ndaj Nene Terezes per proselitizem i shfrytezuan disa gazetar hindian, te cilet shkruan vetem trillime qellimkeqe, te pabazuara dhe te padokumentuara. Asnje gazetar nuk ka publikuar nje rast te vetem, qe te deshmoj se Nene Tereza ka detyruar ndonje te nje feje tjeter, te konvertohet ne katolik. Nene Tereza dhe motrat misionare i sherbyen me dashuri e perkushtim myslimaneve iraken synite dhe shiite e asnje prej tyre nuk u konvertua ne katolik, se po te kishte ndodhur nje dukuri e tille, mass media irakene do ta kishte bere publike me force te madhe.

Ne Kalkuta, ne vitet e fillimit te misionit, braktisja e te semureve ishte nje dukuri e shpeshte, e diktuar nga varferia e thelle e nje pjese te madhe te banoreve te ketij qyteti. Komuna e Kalkutes, e ndergjegjeshme per gravitetin e problemit, i dhuroj Nene Terezes nje hotel te braktisur, prane tempullit Kalighat, te cilen Ajo e shnderroj ne strehimore te njerezve te braktisur. Aty mblodhi shume te pa strehe, lypsa dhe te semure rende. Ishin te feve te ndryshme dhe sejcilit i respektonte besimin e vet fetar. Si shkruajne gazetat autorevole te asaj kohe, ne qendrat e asistences mjekesore dhe ne strehimoret e Misionit te dashurise, myslimani lexonte kuranin dhe falej pese here ne dite, atij te besimit hindù i jepej uji nga lumi Gang, katoliku lexonte ungjillin dhe merrte mirosjet, pra deshmohet publikisht, se askush nuk i detyronte te konvertoheshin. Ky respekt per besimin fetar te njerezve qe trajtoheshin ne qendrat e misioneve ka ndodhur ne Hindi, por dhe ne Sudan, ne Irak, ne Kolumbi, ne Shqiperi e me sakte ne 120 shtete te botes ku vepronte Misioni i Dashurise.

10. Ne vazhden e kritikave, ne kete interviste Hitchens tha: “Ajo është përfaqësuesja më e njohur e Kishës Katolike, Gruaja më e popullarizuar e shekullit XX, dhe këtë e ka shfrytëzuar në çdo vend dhe ne çdo hap, duke pasur edhe shumë privilegje, takime me njerëz të shquar dhe të dalluar, me privilegje në udhëtime dhe fluturime...”.

Hitchens e pranon se Nene Tereza ishte nje mit, perfaqesuesja me e njohur e kishes katolike, gruaja me e popullarizuar ne bote. Natyrisht keto fakte nuk mund t’i mohonte, por keto aspekte ai i shfrytezoj djallezisht ne anen e kundert, duke thene se kjo fame i krijoj privilegje e kesisoj shprehu cmiren dhe xhelozine e tij per permasat e figures se Nene Terezes dhe te vepres madhore te saj.

Mary Curie u be e fameshme dhe e njohur ne bote per zbulimet shkencore, Gabriel Garzia Markez u be i njohur ne te gjithe boten per librat e bukur qe botoj, Bill Gates eshte i shquar ne bote si themelues i Microsoft, Nene  Tereza e pushtoj boten me bamiresine dhe dashurine per njerezit e varfer, te vuajturit e te semuret, nje veper madhore pa preçedenta ne permasa e ne intensitet dhe keto merita e vlera, askush nuk mund t’i a mohoj e per me teper Hitchens.

Ky njeri shpirtvogel dhe mizantrop, sikur te botonte mijera artikuj e te organizonte mijera  programe televizive shtjerrakeqe kunder Nene Terezes, askush nuk e beson, sidomos masat e gjera popullore, qe e kane ndjere nga afer dashurine e kesaj gruaje te forte.

Te akuzosh Nene Terezen se i jane bere privilegje eshte sa qesharake dhe revoltuese. Ne se Hitchens nuk takonte asnje personalitet, kjo tregon se ai ishte njeri pa vlera dhe pa kontribute shoqerore, ishte veç nje gazetar i rubrikave te kultures skandaloze, ndersa Nena e Dashurise, kishte bere aq shume per njerezimin, sa e nderonin dhe e respektonin te gjithe popujt dhe personalitetet e botes. Ne kete plan mund te thuhet pa rezerva, se personalitetet e shume shteteve kane shfrytezuar autoritetin e saj, per te rritur vlerat e vehtes, ata ka qene te privilegjuar duke e takuar Nene Terezen – Nenen e Botes, kesisoj rrisnin besushmerine dhe respektin ne popull.

Te thuash se Nene Terezes i jane bere privilegje ne udhetime e fluturime eshte nje marrezi e vertete. Po e perseris me force. Nene Tereza ka udhetuar gjithmone si nje qytetare e thjesht, i ka paguar vete biletat e udhetimit e gjithmone ne klasen ekonomike, kurre nuk ka marre taksi dhe nuk ka pranuar te udhetoj me makinat lluksoze te pushtetareve, perkundrazi ka udhetuar ne furgonat dhe ne autobuzat urban, se bashku me motrat misionare, si veproj kur shkoj ne Oslo per te marre çmimin Nobel. Keto fakte i njeh e gjithe bota, i dinte shume mire dhe Hitchens por i harronte.

Hitchens e kritikon Nene Terezen dhe per thjeshtesine ne veshje, madje e etikon jo serjoze, sepse kur u takua me Presidentin Regan per te marre dekoraten "Medal of Freedom" dhe diten qe u nderua me çmimin Nobel, u prezantua e veshur me sarin e bardhe dhe me nje triko te thjeshte te zeze, ndersa sipas tij, ajo duhej te vishej ne menyre protokollare. O zot, deri ku arrine keqesia e ketij gazetari, sa kerkon te imponoj nje murgeshe, qe te ndryshoje dhe veshjen.

11. Hitchens, per te minimizuar figuren e Nene Terezes, ka thene se dhe Vatikani “nuk i doli ne mbrojtje per kritikat, qe i drejtonin gazetaret”, kesisoj aludonte se dhe Selia e Shenjte nuk kishte guxim dhe as argumenta bindese, ta mbronte per e metat qe kishte Misioni i Dashurise.

Ne mbeshtetje te kesaj kritike dolen dhe studiuesit kanadez te Universitetit te Montreal, me ne krye Prof Serge Larivée, te cilet vezhguan, analizuan dhe hetuan aktivitetin e Nene Terezes e nder konkluzionet theksuan ne veçanti:  “Vatikani nuk reagoj ndaj kritikave te shumta dhe kjo ishte nje mungese konsiderate”.

Te pergjithesohet ky sugjerim eshte mungese lealiteti dhe fshehje e se vertetes, eshte perpjekje e deshtuar per te mbuluar diellin me shoshë. Ne veçanti Papa Gjon Pali II disa here ka folur dhe e ka lavderuar vepren dhe kontributin e Nene Terezes si misionare katolike dhe per sherbimin e çmuar humanitar. Epilogun e jetes dhe vepres si katolike dhe si humanitare te Nene Terezes, Papa  Gjon Pali II e shprehu qartesisht ne Omeline e fameshme kur e shpalli te Lumnueme.

Fakti qe lumnimi i Nene Terezes u be ne kohe te shkurter, eshte vlersimi i duhur dhe i merituar, qe hedh posht te gjitha keto shpifje absurde.

Shume kardinal, ipeshkev dhe klerike,  jane shprehur kunder krtikave te pabazuar e tendencioze te Hitchens dhe te tjereve, qe kane tentuar te hedhin hije dyshimi e te kritikojne padrejtesisht vepren e Nene Terezes. Ne perkrahje te misionit te Nene Terezes ka dal vazhdimisht kardinal Lahi, si dhe prifti jezuit Albert Longchamp, i cili ka ndjekur evolucionin e kishes katolike dhe brenda saj, aktivitetin e Misionit te Dashurise te Nene Terezes. Longchamp nuk ishte klerik i zakonshem, ai ishte gazetar i afirmuar dhe kryeredaktor i revistes katolike “Echo illustrè”, me pas u quajt “Echo Magazine” dhe se fundi ishte drejtori i periodikut kulturor “Choisir”, qe pasqyron vezhgime kritike rreth institucioneve fetare.

Ne veçanti ne mbrojtje te vepres te Nene Terezes eshte shquar kleriku shqiptar Dom Lush Gjergji, mik i afert i Nene Terezes, biografi me kompetent e jetes dhe i vepres te misionares shqiptare, qe e ka pasqyruar me shume art dhe kulture, ne kryevepren e tij “Nena e Dashurise”.

E admiroj dhe e nderoj Dom Lush Gjergjin per punen e madhe, sistematike dhe shkencore ne studimin dhe prezantimin e jetes dhe vepres te Nene Terezes dhe te familjes Bojaxhiu.

E theksoj kete merite te madhe te Dom Lush Gjergjit, pasi eshte nder te paktet shqiptare qe i eshte perkushtuar me pasion dhe ka arrijt ta pasqyroj realisht figuren e Nene Terezes, pa perdorur zbukurime artificiale, pa ekzagjerime dhe epitete ne superlativa, e ka dhene ne me art te thjeshte, duke e ruajtur te paster porteretin e saj shpirteror si misionare katolike dhe si bamirese e shquar ne permasa boterore.

Shqiptaret kane shkruar pak per Nene Terezen, disa prej tyre as nuk e kane takuar e nuk kane folur kurre, por per t’u treguar kompetente dhe me idene per ta prezantuar si nje figure sa me te madhe, kane gabuar duke perdorur fantazine letrare dhe pasaktesi.

Kthehemi perseri te intervista e Hitchens, me pergjigjien e pyetjes se fundit, me te cilen ai prezanton personalitetin e tij mizantrop, qendrimin e nje aventurieri ateist, me rolin e kritizerit shtjerrakeqas dhe armiqesor ndaj fese katolike dhe ne veçanti ndaj Nene Terezes.

Intervista mbyllet me nje deklarate te Hitchens, i cili tha: “Une jam ateist. Nuk jam neutral ndaj fese, perkundrazi jam armiqesor. Mendoj se feja jo vetem eshte fallso dhe e pa dobishme, por e rrezikeshme. Nuk flas vetem per fene e organizuar, por dhe per mendimin fetar ne vetevehte”.

Si pergjigjie per kete konferme delirante te Hitchens, po preferoj te citoj nje thenie te Lewis Carrol: “Problemi me i madh i komunikimit eshte se disa njerez nuk degjojne per te kuptuar” dhe Hitchens ishte prototip i kesaj kategorie, nuk donte te degjonte asnje tjeter veç vehtes, andaj u be nje gazetar i padeshiruar, i papreferuar e gjithmone i kritikuar nga te gjithe, ndersa figura e Nene Terezes vazhdon te shkelqeje me te gjithe madheshtine e vepres se saj, ne kohe te shkurter e te parakoheshme u shpall e Lumnueme e tani presim me padurim kanonizimin Shenjetore.



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora