E enjte, 03.10.2024, 12:32 PM (GMT+1)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Bashkëpunim krijuesish

E shtune, 06.09.2014, 07:54 PM


BASHKËPUNIM KRIJUESISH

– ZEQIR LUSHAJ DHE ERIOLA MARGJEKA-

Nga Prof Dr. Lutfi ALIA

Disa dite me pare, lexova ne Zemrashqiptare nje cikel me 5 poezi te studentes Eriola Margjeka, te shoqeruara me nje koment te shkurter, por elegant e kuptimplote te redaktorit tone Zeqir Lushaj dhe vendosa te shpreh disa mendime rreth ketyre poezive.

Ndonje mund te thote, 5 poezi jane pak per te analizuar krijimtarine poetike te Erjoles, por duke lexuar keto pak vargje te lira, te thurura plot ndjenja dhe art ne “trafik mendimesh”, njoha prirjet e saj ne te shkruarit poezi sociale dhe poezi ekzistenciale, nje surprize e bukur per mua dhe per lexuesit. Kritikia letrare Ludovika Maxukota thote: “Nuk eshte numeri i poezive qe i intereson poetit, por impenjimi i tij per te qene autentik, pasi mungesa e te ndjerit origjinal dhe spontan, ia ul vlerat poetike”.

Keto poezi te Erioles dhe pse pak, por sakte dhe bukur, jane nje sinteze e jetes adoleshenciale dhe rinore te saj, jane vargje qe rrjedhin lirshem e te sinqerta, origjinale, spontane dhe plot optimizem, qe shprehin boten e brendeshme, plot ndjenja e mendime te autores.

Ne bashkebisedimin me Zeqirin, Eriola i konfidon:“Te shkruarit më ka shoqeruar ne çdo moment te jetes. Poezite dhe esset kanë qene pjese e frymezimi dhe perjetimi i jetes time, diçka që vertet i jep kuptim qenies time dhe qe do vazhdojne të më shoqeroje gjatë”.

Qartesisht Eriola deshmon se poezia asht pjese e jetes se saj, motra siameze, qe e shoqeron e qe e ndihmon te shpalosi mendimet, ndjenjat, emocionet, optimizmin. Ne keto pak poezi autoria prezanton boten shpirterore plot dinamizem rinor, por ne poezite e saj nuk mungon dhe nje aspekt tjeter i veçante, ajo qe nuk e shohin ne te tjeret, por qe Eriola na e tregon ne menyre te sinqerte dhe hapur, nuk mban sekrete ne vargjet qe shkruan, duke ekspozuar dhe mundimet, veshtiresite, vetmine, qe e shoqerojne si komponente antagoniste, por qe Ajo arrine t’i mposhti me forcen e mendimit, me arsyen dhe inteligjencen rinore.

Kesisoj ne faqet e Zemrashqiptare na u prezantua dhe nje poete tjeter tropojane, poete origjinale, me talent dhe plot enderra te bukura per  jeten, nje debutim i suksesshem dhe premtues e natyrisht presim ne te ardhmen dhe poezi te tjera kesisoj te bukura,

Pergjithesisht, poezite sociale  jane krijime te brezit te poeteve ne moshe mature, me eksperience ne jeten shoqerore dhe ne krijimtari poetike, andaj u befasova kur lexova se dhe Eriola shkruan poezi sociale si ajo me titull  “Jam krenare - Jam shqiptare!”

Gjate festimit te Dites Boterore te Poezise, me 21 mars 1999 ne Paris, ne proklamen e UNESCO-s, theksohej. “Asht detyre e rendesishme, rikuperimi i vlerave sociale te poezise, si mjet rezultativ per rizgjimin e ndergjegjies”. Nje sugjerim më se i drejte, pasi ne ditet e sotme, poezia sociale po kondìsiderohet e konsumuar, aq sa dhe institucionet nuk impenjohen per ta promovuar.

Ne ndryshim nga kjo prirje e pergjitheshme, poezia sociale shqiptare vazhdon traditen e saj dhe mbetet vitale, madje ka terhequr dhe shume poetë te rinj, nder ata renditet denjesisht dhe Eriola.

Poeti i famshem italian Ungaretti ne poezine “Allegria” shkruante: Jam nje poet / nje kushtrim i pergjitheshme / jam nje grumbull enderrash / jam nje frut / me kontraste te shumta shartesash / i pjekur ne sera.

Si shihet nga keto pak vargje, kufiri ndermjet poezise lirike, si shprehje puro e Uni (Io) dhe poezise sociale, jane shume te holle, sa te dyja shkrihen ne njera tjetren, por ne te njejtin menyre, si e denoncon preokupimin personal, Ungareti tregon qartesisht kohen e tij, kohen ne te cilen ai jeton dhe njekohesisht fillon te kerkoj rrugedaljet dhe shtysat per ndryshim, kesisoj poezia e tij, behet instrument, per te afirmuar identitetin e shoqerise moderne, e shprehur si ndergjegjie sociale.

Ne vitet e shkuara poezia sociale ishte e çensuruar e kete pasoje e kane provuar dhe shume poete te shquar si Pablo Neruda, Ismail Kadare, Dritero Agolli etj, por pushtetet politike kurre nuk arrijten ta ndalojne, perkundrazi mori vrull dhe shpertheu me fuqishem. Ne ditet e sotme shihet nje rizgjim dhe impenjim per te shkruar poezi sociale, andaj me te drejte UNESCO e nxit dhe e perkrah perhapjen e kesaj gjinie letrare, ku krahas poeteve te medhenj, renditen dhe poetet e rinj, ata qe shtypi i quan debutante.

Le te kthehemi te Eriola. Ne poezine “Jam krenare - jam Shqiptare!”, autoria del nga korniza e preokupimit personal dhe si valet e kthjellta e te rrembyera te Valbones, ne vargje te thjeshta e plot pathos, shperthen ne thirrje, qe eshte aspekti me i bukur i poezise, funksioni i saj social, i plotesuar nga poetja pa bere zhurme, pa shprehur zemerim dhe revolte, por ne menyre elegante jep nje mesazh social ne pak vargje:

Tokë e dashur, tokë shqiptare,

N'harresë dhimbjen Ti lësho.

Ki besim te bijtë e tu,

Gjaku i tyre të forcon.

Poezia eshte frut i forcave te brendeshme dhe jo nje vendim, apo sugjerim nga te tjeret, andaj kush shkruan poezi sociale, hyne ne menyre bindese ne realitet, duke u shprehur ne vargje forcen e mendimeve. Shqiperia eshte ne ndryshim, ne rritje, ne progres dhe Erjola e perjeton aktivisht aktualitetin dhe si pjestare e ketij ndryshimi, mesazhin e saj e shpreh ne vargje.

Poeti Pier Paolo Pasolini, per poezine sociale ka dhene nje mesazh te qarte: “Nuk jam sociolog, as profesor, por kryej nje mjeshtri te veçante, jam i interesuar per ndryshimet historike, pra me ato qe jeta ime ka raporte direkte, te çastit dhe te perespektives, me te gjithe ata, qe e shohin kete ndryshim”.

Kesisoj dhe Eriola, ne menyre spontane e me pasterti rinore, shprehet ne poezite e saja, si pjese e ketij ndryshimi, duke ne bindur se ky mesazh social ka te njetat vlera, si ta lexojne dhjetera persona si ta lexojne mijera, sepse funksioni linguistik i poezise nuk vepron sipas numerit te lexuesve.

Pra nuk eshte e domozdoshme te jeshë Dante, Pasolini, Pervert, Pessoa, Kadare apo Agolli, qe te shkruash poezi shoqerisht te dobishme, pasi per te evidencuar problematiken e shoqerise, do te mjaftojne pak vargje te shprehura me ndjeshmeri, si ato qe shkruan Eriola Margjeka, pra mjafton dhe nje poezi e vertete, e shkruar nga nje poete e “vogel”, qe te permbaje nje mesazh social te qarte per te ndryshuar.

Ne ciklin e poezive qe na prezanton Eriola, dy prej tyre jane ekzistenciale dhe eshte e kuptueshem, pasi si ka thene Jean Paul Sartre, ekzistencializmi eshte humanizem, andaj dhe shpirti i dlirte i saj, shpreh ndjenjat me delikate humane, sentimentet rinore, mendimet e lira dhe te pa censuruara, pasi ajo krijon ne nje periudhe kur censura nuk ekziston, si e kemi provuar ne 25 vjet me pare.

Krijimtaria ekzistenciale insiston ne vlerat specifike te ekzistences individuale te njeriut, pra bie ndesh me idealizmin dhe racionalizmin e natyrisht me realizmin socialist.

Ne vitet e demokracise krijimtaria letrare shqiptare hyri ne rrugen e realizmit magjik, me perfaqesuesin me dinjitoz Ismail Kadare dhe ne nje krijimtari te gjere ekzistenciale, ku u perfshine shume poete, te vjeter e te rinj e ne kete shteg po ecen me kurajo, e sigurte dhe Eriola.

Ne poezine ekzistenciale “Vetmia” poetja shpreh pozicionin e saj individual, qe reflekton boten e saj te brendeshme, shpreh nje dileme qe kerkon zgjidhje, shpreh nje konflikt mes gjendjes reale dhe deshirave, por dhe bashkjetesen me vetmine e saj (Uni), ku krahas mundimit, mbylljes ne vetvete, shpreh dhe optimizem per ndryshimin, qe e kerkon me ardhjen e risive, qe aq shume i deshiron:

Ul koken e nis te largohem,

e di se po t‘rri me shume vetem,

do frikesohem...

Them neser, nje dite e re do vij,

Kesaj vetmie do i fali risi,

por me kot...

E nesermja u bë prap sot.

Vetmia e Erioles eshte nje aspekt i veçante i jetes se saj, pak arrijme te zbulojme nga çfare fsheh me kujdes ne disa vargje, por vetmia eshte dhe nje nxitje, qe e shtyn te flasi nepermjet poezive, duke i thurur vargjet lirshem e ne ritem muzikal, shpesh te plotesuar me rim? melodioze, qe shijohet kur e lexon dhe pse nuk respekton metriken.

Poeti im i preferuar, Ferdinando Pessoa ka thene: “U bera poet, jo per ambicie, por ishte menyra me e mire per te qendruar vetem”, kesisoj dhe Eriola e “theu” vetmine duke u shprehur ne poezi, pasi dhe jeta e saj eshte nje poezi ekzistenciale, si shprehet ne vargjet e poezise “Sikur nje dite”:

Sikur një ditë të mos ndihesha vetem,

ne kete turmë gjigande fallsiteti.

Sikur një ditë të mbyllja syte pa ngurruar në zgjim,

e realiteti të ishte më i bukur se endrra.

Si ka thene Bertold Brecht: “Ne se nje poezi dedikuar lulkuqevet ne ar?, na meson t’i shohish me mire lulkuqet, atehere ka plotesuar nje funksion te madh”, keshtu dhe poezite e Eriola Margjeka, qe thur vargje per jeten e saj rinore, sipas mendimit tim e ka plotesuar funksionin e te shkruarit poezi. Kete merite te Erioles e njohu mire redaktori i jone, poeti Zeqir Lushaj, andaj Ai e ftoj t’i botoj kete cikel me poezi ne faqet e Zemrashqiptare.

Ne kete shkrim, nuk mund te shmangem pa shprehur dy fjale edhe per mikun tim Zeqir Lushaj.

Te gjithe kemi lexuar e kemi admiruar shkrimet e tij te bukura, poezite, poemat, tregimet, reportazhet, skicat, esset, intervistat e shumta te botuara ne faqet e Zemrashqiptare, por e kemi njohur dhe si redaktor i pergjithshem, sidomos me kontributin ne mbeshtetje te shume krijuesve te rinje, qe kane arrijt te botojne plot shkrime ne portalin Zemrashqiptare.

Me shume mik se redaktor, Zeqiri ka ndihmuar dhe ka keshilluar me dashamiresi krijuesit, ka perkrahur te gjithe ata, qe prezantonin shkrime me nivel, per çka ka fituar admirimin dhe respektin e shume krijuesve, sidomos te autoreve te rinj ne moshe e ne krijimtari.

Per kete kontribut fisnik, te gjithe ne dhe poetesha Erjola Margjeka e nderojme me mirenjohje. Redaktor si Zeqirin, jane te rralle e ne kohe te shkuara nuk ekzistonin, ishin specie agresive, zemerngushte dhe arrogante, sepse me shume kane bllokuar, se sa kane perkrahur botimet e krijuesve te rinj.

Po ju tregoj nje histori te vertete per “Belulin”. Ne vitin 1973 kisha shkruar nje liber dhe po kerkoja rruget e mundesite ta botoja. Dy reçensionet ishin inkurajuese, por ndesha ne shume veshtiresi burrokratike. Pas shume mundimesh, me se fundi, Pano Meksi (babai i mikut tim Sokratit), kur pa librin, foli me drejtorin e nje shtepie botuese (A. Z), i cili i premtoj se do te me ndihmonte. Shkuam bashke me Sokratin ta takojme. Pasi pritem gjate ne koridor, me se fundi hyme ne zyren e tij.

Pa ne ftuar te ulemi dhe me ton autoritar me urdheroj: “Ma jep librin ta shoh”. E mori dhe filloj t’i shfletoj fletet e daktoligrafuara shpejt e pa lexuar asnje rrjesht. Keshtu e shfletoj disa here e me se fundi, pasi me hodhi nje veshtrim nga koka deri te kembet me pyeti: “Sa vjeç je?”. Ju pergjigja me gjysem zeri e sapo degjoj vitet e moshes time, sikur e zuri zekthi. U be nervoz dhe filloj te vertitej rreth skrivanise e me pas u ndal perballe meje e pasi ma ktheu doreshkrimin, me arrogance me tha prerazi: ”Degjo more djale. Shko dhe ha aq furra me buke sa kam ngrene une ne keto 40 vjet pune e pastaj kthehu tek une e ta botoj librin”. Dolem te deshpruar e te revoltuar. Nga ky takim aspak miqesor, kuptova se nuk kisha asnje mundesi dhe as nje zgjidhje te botoja ate liber te shkruar me impenjim e dashuri te madhe. Ne ato vite, ky liber mbeti i pa botuar.

Ne ditet e sotme, autoret kane te tjera hapsira dhe shume mundesi te botojne krijimet e tyre, pavaresisht se jane te afirmuar e me eksperience, apo jane te rinj ne moshe e ne krijimtari, si studenia Eriola Margjeka, e cila na u prezantua ne faqet e Zemrashqiptare, me nje cikel poezishe te bukura, qe u mirprit dhe u vleresua nga shume lexues.

Ky eshte sodisfaksion i madh si per Eriolen, ashtu dhe per redaktorin tone Zeqir Lushaj, i cili e perjetoj kete sukses me gezim e krenari, jo me pak se poetesha me moshe te re.



(Vota: 40 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora