E hene, 24.06.2024, 12:21 AM (GMT+1)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Mjekja shkrimtare dhe poete Liljana Kristuli

E hene, 20.07.2015, 09:29 PM


MJEKJA SHKRIMTARE DHE POETE LILJANA KRISTULI

Nga Prof. Dr. Lutfi ALIA

Në traditën shqiptare, festimin e vitit te ri, e shoqërojmë me shkëmbim dhuratash e pikërisht në fillimin e këtij viti, më erdhi me postë një dhuratë e veçantë, që ma dërgonte ish-studentia dhe kolegia ime Dr Liljana Kristuli, e cila jeton dhe punon në Anzio - Itali. Ishte një surprizë e bukur, që na gëzoi familjarisht. Liljana më dërgonte 5 libra të saj, të botuara në vitet e fundit.

Një nga librat ?sht? profesional: “Unë dhe dializa”, një udhëzues praktik për pacientët në dializë dhe për familjarët e tyre. Ky libër ?sht? shkruar me pasionin e mjekes dhe shpirtin e n?n?s, ku aftësitë e specialistes në këtë fushë, i shpreh me profesionalizëm, me thjeshtësi dhe perkushtim, duke i këshilluar të sëmurët, si të kujdesen e të shnd?rrohen n? “mjek?” t? vetes, si të përmirësojnë cilësinë e jetës.

Librat e tjere janë tre n? prozë dhe një vëllim me poezi.

Ne librin “Heshtja nuk është zgjidhje”, i botuar ne vitin 2013, Dr Liljana trajton tema, që e preokupojnë shoqërinë e kohës, analizon ato dukuri, që trondisin individin, familjen, shoqërinë si dhuna, abuzimi, pedofilia, bulizmi, stalking, mobbing, drogat, q? jo pak jan? t? pranishme dhe n? shoq?rin? shqiptare.

Ky libër iu drejtohet fëmijëve dhe adoleshentëve, kontigjentit më të brishtë dhe më e lëndueshëm të shoqërisë, atyre që kanë nevojë m? shumë se kushdo për k?shilla, për mësime, për t’u udhëhequr në shtigjet e drejta e të bukura të jet?s, por ?sht? dhe nj? udh?zues i vlefsh?m p?r prind?rit.

Këto probleme madhore të shoqërisë bashkëkohore, janë trajtuar nga sociologë, psikologë, analista dhe nga shumë shkrimtarë, por trajtimi i tyre nga Liljana shkrimtare – mjeke ka diçka të veçantë, pasi shpirti i saj i ndjeshëm i nënës, i gruas dhe i mjekes, që shëron dhe shpëton jetën, e kan? ndihmuar të depërtoi në botën e brendëshme, t’i analizoi ndjenjat delikate të femijëve dhe t? adoleshentëve, t? zbuloi ato hallka të dobëta, që thyhen e këputen me lehtë e kështu iu ka treguar rrugën per t’i parandaluar dhe për t’u kuruar nga k?to difekte shoqërore.

Në vitin 2014, botoi tre libra, q? n? fakt jan? një triologji.

Në vëllimin me tregime “Mes për mes Europës deri në Paris”, Liljana përshkruan udhëtimin nga Korça – Parisi i vogël i Shqipërisë, deri në Parisin e Madh - kryeqyteti i Francës dhe i botës, një shtegëtim i gjatë i mushur me meditime, me mbresa, reflektime e rrëfime ndodhishë të rastit, por  dhe nj? reminishencë e viteve të shkuara. Në k?t? udh?tim t? gjate ndërthuren e p?rballen dhimbja me gëzimin, përbuzja me krenarinë, dhuna me guximin, d?shtimi me ringritjen, keqtrajtimi psikologjik me vlerat shoq?rore, tradh?tia me trim?rin?, pabesia me besën, paburr?nia me fjal?n e nderit, n?nshtrimi me kundërshtimin, servilizmi me kryemëvehtësinë, mburria me thjeshtesine, tallja me autostim?n, mohimi me fitoren, dobësia me forcën, shtypja me rrebelimin, poshtërimi me personalitetin, nëpërkëmbja me dinjitetin, lufta e klasave me mendimin e lir? demokratik, shpifjet me të vërtetën, fyerjet me virtytet, mediokriteti me aftesit?, pesimizmi me optimizmin, vdekja me jeten, e mira me të keqen dhe në p?fundim, nga kjo p?rballje, Liljana e mbyll librin me nj? sentenc? kuptimplote: “Omnia vincit Amor - gjithmonë fiton dashuria”.

Ky lejtmotiv i Lilian?s, p?rkon me mendimet e Albert Einstein, t? shprehura n? nj? let?r d?rguar t? bij?s Lieserl, ku i shkruan: “Ekziston një forcë jashtëzakonisht e fuqishme, që deri më tani shkenca nuk ka arritur t’i gjej një shpjegim formal. Është një forcë që përfshin dhe rregullon t? gjitha t? tjerat, madje është prapa çdo fenomeni, që vepron në univers dhe ende nuk është identifikuar nga ne. Kjo forcë universale është DASHURIA. Dashuria është graviteti, sepse i bën disa njerëz të ndjehen të tërhequr ndaj tjerëve. Dashuria është fuqi, sepse shumëfishon më të mirën që kemi, dhe i lejon njerëzimit të mos shuhen në egoizmin e tyre të verbër. Dashuria shpalos dhe zbulon. Për dashuri ne jetojmë dhe vdesim. Dashuria është Zoti dhe Zoti është Dashuria”.

Novela “Gra të harruara”, botuar ne vitin 2014, ësht? një autobiografi, ku Liljana rrëfen copa nga jeta e saj, e lidhur me miq?sin? dhe jet?n e pesë shoqeve: Dritës, Kozetës, Lorkës, Teftës dhe Ljubës. Rr?fen në mënyrë origjinale, rrjedhsh?m e bukur, me stil lakonik e n? mënyrë të çiltër.

Nuk ka truke, trillime, mistere dhe prapaskena, p?rkundrazi Liljana e p?rshkruan qart? k?t? miq?si t? past?r, t? konsoliduar me dashuri shoq?rore sublime. Kjo menyr? rr?fimi e nxit lexuesin jo vetëm të mos e ndëpresi leximin, por si thot? Oscar Wilde e fton t? reflektoi.

Leximin e k?tij libri e p?rjetova si nj? film, ku Liljana dhe pesë shoqet e saj nuk janë personazhe si ata të filmit amerikan “Gra të dëshpëruara”, madje nuk janë as gra të harruara, përkundrazi janë gra që e duan jetën, q? ecin me guxim dhe krenari në rrjedhat e jetës, ndjekin ritmet e jetës së zakonëshme dhe ato të veçanta, ndeshen me dështimet, humbjet, zhgënjimet, dhimbjet, por nuk bien në dëshprim dhe as në depresion, nuk qajnë dhe nuk ankohen, as nuk mbyllen në vetvete, por kanë kurajon dhe forcën të përballen me të papriturat, me v?shtir?sit?, me pengesat q? i befasojn? madje, n? ndonj? rast dhe qe i lendojn? jet?t e tyre, por ato ngrihen me guxim e plot dinjitet, bëhen të forta si hëna.

Këto potenciale dhe virtyte të grave, Liljana i përshkruan plot pathos: “Këto gra i njeh, i dallon, nuk kalojnë pa u vënë re. Ata nuk bejnë asgjë për të terhequr vemendjen. Mund të vishen me asgjë, por rrezatojnë të mbeshtjella butësisht me bukurinë e shpirtit. Kur ecin, me to levizin dhe ëndërrat e tyre, mendimet, dëshirat, dashuritë, realizimet së bashku me humbjet dhe zhgënjimet. Gratë e forta nuk janë të përsosura, nuk janë të pagabueshme, nuk fitojnë gjithmonë. Edhe ato ndjejnë nevojën të qajnë mbi supin e dikujt, për të nisur nga e para. Por nisin nga e para dhe në mungesën e një supi, nuk kanë frikë nga sfidat, nga vetmia, nuk kanë frikë as nga vuatja. Gratë e forta nuk ndahen derisa realizojnë atë që kanë shkruar në zemër. Ato duan t’i pëlqejnë vetes.

Prania e tyre ndjehet kur i ke afër. Ndjehet më shumë dhe kur largohen, sepse lenë shenjë. Kur të tilla gra të vështrojnë, të sjellin ngjyrat e ylberit, shkëlqimin e diellit dhe argjendin e hënës, sepse gratë e forta nuk janë të çngjyrosura, nuk jetojnë ne hije. Ato janë si hëna. E pranishme dhe kur nuk duket, e bukur dhe kur është larguar edhe më e bukur kur pasqyrohet mbi liqen.

Nuk është e lehtë të kesh ne krah një grua me ngjyrat e ylberit, shkëlqimin e diellit dhe argjendin e hënës. Duhet të jesh mbret, e pranë teje ajo bëhet mbretëreshë....”

Trilologjia e Lilian?s, plot?sohet me v?llimin me poezi “Pemë e gjethe”, botim i vitit 2014, por para se t? shprehem p?r poezit?, do t? tregoj pak: Kush ?sht? shkrimtaria dhe poetia Dr Liliana Kristuli?

Liljana ?sht? çup? pe Korçe, e rritur midis Tiranës, ku banonte familja - dhe Korçës, ku banonte gjyshja me tezet, që i dedikuan t?r? kujdesin dhe dashurin? çapk?nes bredhamankë, e thënë me fjalët e gjyshes. P?r ta “shtruar” mbesk?n “rrebele”, e d?rguan n? shkoll? pa mbushur moshën dhe aty, nga viti n? vit, ajo u rrit mes librave shkollore dhe atyre t? bibliotek?s s? qytetit, q? ndikuan fuqishem n? edukimin dhe formimin e saj kulturor.

N? vitet e adoleshenc?s dhe t? rinis? s? her?shme spikat?n dhe aft?sit? e saj krijuese, lind?n poezit? e para, q? u b?n? bashkudh?tar?t e p?rher?shme t? jet?s s? saj. Nuk ?sht? rast?si, q? n? nj? poezi t? atyre viteve Liljana shpreh dhe temperamentin e saj “rrebel”: Kur bie shi/Çfarë bëj, e di?/Çadrën hedh/ Sandalet heq/Dal në rrugë/Si e marrë bredh/Me siguri/Jam e marrë disi...

Pasi mbaroi gjimnazin, ndoqi studimet n? Fakultetin e Mjek?sis?. Ne ato vite e njoha Liljan?n, studenten e urt?, fjal?pake, meditative, serioze, q? rrinte ulur n? bank?n e fundit, por aktive dhe e zell?shme n? m?sime dhe hokatare me shoqet e shok?t, q? e nderonin dhe e respektonin.

N? korrik t? vitit 1977 u diplomua mjeke e p?rgjith?shme dhe n? shtator e emëruan në Tropojë.

P?r 13 vite, iu sh?rbeu banor?ve t? Tropoj?s, t? cil?t e donin, e nderonin, e respektonin dhe ruajn? kujtimet m? t? mira p?r doktoresh?n pe Korçe, si e quante tropojani Uk Buçpapa.

Liljana u martua me nj? djal? tropojan dhe nga martesa, kan? dy f?mij?, nj? djal e nj? vajze.

Ne vitin 1990, Dr Liljanen e transferuan n? Tiran?, ku e em?ruan ne spitalin e Pediatris?. Puna n? kete institucion didaktiko-shkencor i hapi perspektiva t? reja profesionale dhe n? “kompensim” t? koh?s s? “humbur” e per t’u rradhitur krah kolegeve, dha kat?r provimet pasuniversitare dhe filloi t? punoi p?r mbrojtjen e disertacionit, me studimin shkencor “Hepatiti Non A non B”.

Edhe se e impenjuar p?rdit? n? spital, me studimin shkencor dhe n? familje, Liljana nuk rreshti s? shkruari poezi, madje shum? nga krijimet letrare jan? reflektim i jet?s s? n?n?s s? p?rkushtuar dhe i aktivitetit si mjeke.

Dr Liljana erdhi n? Tiran? n? vitet e ndryshimeve t? medha social-politike dhe s? bashku me shum? kolege u b? pjestare aktive e l?vizjeve demokratike. Koh?t e reja, hapen dhe perespektiva t? reja n? jet?n e saj. Megjith?se kishte krijuar nj? “komoditet” familjar, shoq?ror dhe profesional, Liljana preferoi nj? zgjidhje t? guxim?shme, la Tiran?n dhe emigroi n? Itali dhe pse ishte e bindur, se do t? p?rballej me v?shtir?si, me shum? t? papritura dhe t? panjohura. Ky vendim nuk ishte nj? imitim spontan i fluksit emigrator, q? v?rshonte vrullsh?m drejt per?ndimit, por nj? zgjedhje e menduar. E b?ri k?t? sakrific?, per t’iu garantuar f?mij?ve jet? m? t? mir?, m? t? begat? dhe me perespektiva.

Në Itali erdhi në nëntor të vitit 1993. Natyrisht nuk e prit?n me tufa me lule, por nuk gjeti as parajs?n. Q? n? dit?t e para u ndesh me v?shtir?si dhe pengesa, q? i perballoi me guxim dhe me impenjim, p?r t? nd?rtuar nj? jet? t? re dinjitoze. Liljana nuk i fsheh veshtir?sit?, p?rkundrazi i rr?fen me sinqeritet t? admirueshem n? librat e saj, por as nuk mburret p?r sukseset e arrijtura.

N? Itali u detyrua t? filloi gjith?çka nga e para. Nuk k?rkoi ndihm?, nuk kishte asnj?lloj mb?shtetje e p?rkrahje, nuk u p?rkul dhe as nuk u dor?zua para v?shtir?sive, por veproi duke respektuar ligjet, rregullat dhe normat e vendit, q? e lejuan t? integrohej n? pun? dhe n? jeten e shoqerise italiane. Fillimisht punoi vito alloggio në komun?n e Morlupo dhe në Romë. M? pas në një restorant në Anzio, ku si tregon me humor, m?soi të gatuaj “italisht”.

N? at? pak koh? t? lir? q? i mbetej, studionte e mori atestat për Ozonoterapi, fizioterapi e Reiki, q? do t’i hapte shtigje t? reja pune. Nd?rkoh? u bë anëtare dhe e Kryqit të Kuq Italian.

Pasi frekuentoi kursin një vjeçar “p?r inserimin e grave  emigrante të diplomuara në Itali”, n? vitin 1999 e aktivizuan si mediatore sociale n? Komizo (Comiso), ku Dr. Liljana kontribuoi intensivisht n? ndihm? t? emigrant?ve kosovar?, q? u larguan gjat? persekutimeve e masakrave serbe.

N? pak vite, jeta e imigrantes Liljana u mbush me pun? t? shumta e t? ndryshme jo t? profesionit t? saj, por ajo nuk i p?rbuzi e nuk i refuzoi k?to pun?, perkundrazi p?rveshi m?ng?t e punoi jo vet?m p?r t? mbijetuar n? dhè t? “huaj”, por dhe p?r t? nd?rtuar t? ardhmen p?r veten dhe sidomos p?r femij?t, q? vazhdonin studimet n? shkollat italiane.

Gjat? vitit 2000 punoi n? asistenc?n mjek?sore me ambulancat e Kryqit të Bardhë e nj?koh?sisht u regjistrua n? Fakultetin e Mjek?sis? t? Universitetit “La Sapienza” n? Rom?. Nj? vendim i mençur, i shoq?ruar me studime intensive, q? e privuan nga pushimet dhe arg?timet, pasi koha e lir? dhe lejet u mbush?n me libra dhe studime.

K?to p?rpjekie, sakrifica e mundime t? Liljana Kristulit, n? vitin 2001 u konkretizuan denj?sisht dhe me sukses me diplom?n e dyt? n? mjek?si, me laurën italiane “mjeke-kirurge”.

Diploma e re plot?sisht e merituar, i hapi horizonte t? reja pune n? profesionin e mjekes. Fillimisht punoi  mjeke roje në spitalet e Anzio, Romës, Velletrit, Nettuno, Latina, Viterbo, Cannino, Gaeta, Tarquinia, Ronciglione, Frozinone, Ferentino, Ponza etj. Keshtu punoi deri n? vitin 2005, kur fitoi konkursin dhe u sistemua me pun? në qendr?n e dializës n? Anzio.

N? or?t e udh?timeve me makin? nga nj? spital n? tjetrin, Dr Liljana “fliste me veten”, recitonte vargjet e poezive, q? thurte n?n tingujt e muzik?s s? radios dhe n? dark? kur kthehej nga puna, merrte pen?n dhe kart?n, si thot? Emma ime dhe i shkruante, i sistemonte n? qet?sin? e mbr?mjes dhe n? ngroht?sin? e sht?pis?. K?shtu shtoheshin poezit? njera pas tjetr?s.

Vitet 2013 – 2015, p?r Liljan?n ishin t? mbushura plot me suksese dhe t? ngarkuara me emocione. Djali, Albani u diplomua n? inxhinjeri civile, e bija Manjola mori diplom?n e dyt? n? arkitektur?, pas t? par?s n? shkencat gjeografike. N? gusht t? vitit 2014 Manjola u martua. N? dasem ishin 180 te ftuar, gjysma e dasmor?ve ishin tropojan?. N? dhjetor, jeta e familjes u g?zua dhe u pasurua me nipin ParsFilip.

Atmosfera festive e k?tyre viteve t? bukura, e mbushur intensivisht me pun? dhe gezime familjare, u zbukurua dhe me botimin e kat?r librave, tre n? proz? dhe v?llimin me poezi “Pem? e gjethe”.

Le t? kthehemi te krijimtaria poetike e Dr Liljana Kristuli.

Lili Kristuli, në radhë të parë ?sht? poete shqiptare, poete q? ka shkruar shpirtin me shpirt ne poezi moderne plot ndjenja e art, ka thurur poezi metaforike brilante, surrealiste e ekzistencialiste, qe i mblodhi ne vellimin “Pem? e gjethe”.

Poezit? e Lilit jan? sintez? mendimesh, q? evokojne çilt?rsin? dhe me past?rtin? e femij?rise s? saj, atmosfer?n shp?rthyese e gazmore t? jet?s studentore n? Tiran?; dhimbjet, mundimet, vuajtjet dhe v?shtir?sit? e jet?s; ndjenjat delikate humane t? mjekes n? Tropoj? e m? pas n? Tiran?, dritësinë e viteve t? bukura q? kalon n? Anzio; misterin e rrugicave t? gurta t? Korç?s, detajet e alpeve t? ashpra, madh?shtin? e maleve, shpatet e thepisura t? bjeshk?ve, misterin e pyjeve, sekretet e nat?s dhe rrezatimin e dritës, si dhe bukurin? e qet?sin? e detit, q? e p?rkedhel qytetin e Anzio ku jeton.

Kjo hapsir? e gj?r? e jet?s s? saj nga Korça qytetare, n? jet?n n? Tiran?n kryeqytet, me vitet n? Tropoj?n malore dhe deri ne Anzio t? Italise, gjen? pasqyrim në pjesën më të rëndësishme të krijimtarisë poetike, çka e bën poezinë e saj, me ngjyra shqiptare dhe me p?rmasa europiane.

Lili Kristuli ?sht? poete me dy identitete: shqiptare dhe italiane, shkruan me shpirt poetik dhe me mall shqiptar n? mjedisin italian, duke u rradhitur denj?sisht nd?r protagonist?t e grupit t? poet?ve shqiptar, q? jetojn? e krijojn? n? emigrim,

Kritiku i artit Prof Enio Grossi, keto krijues, i quan poet?t e rinj italo-albanez?, t? integruar denjesisht n? historin? e re t? let?rsis? shqiptare dhe italiane.

V?llimi “Pem? e gjethe”, ?sht? sintez? e mendimeve t? qarta poetike t? Kristulit, t? rradhitur n? vargje t? thurura e t? shpalosura bukur estetikisht, q? shprehin pasurin? e bot?s shpirterore t? gruas intelektuale, me t? gjitha intimitetet, me forc?n, aft?sit?, dinjitetin dhe personalitetin e saj dhe kur i lexoja, plot entusiazem përsërisia: poezi t? fuqishme dhe t? bukura.

Çdo poet ka individualitet, ?sht? origjinal, i pap?rs?ritsh?m, aq sa ndonj?her? kritik?t ndodhen para v?shtir?sive per t’i kategorizuar. K?shtu ndodhi dhe me mua, kur lexova ciklin e poezive moderne e postmoderne t? Liljanes, nuk po mundesha ta tipizoj, si b?jn? zakonisht kritik?t e artit e n? k?t? m?dyshje i k?rkova nj? k?shill? poetit dhe kritikut Rexhep Shahu, njoh?si m? kompetent i poezis? t? Kristulit, i cili m? ndihmoi ta p?rkufizojm? sakt?sisht identitetin e saj poetik.

Poezit? e Lili Kristulit nuk mbyllen n? konturet e rim?s tradicionale, as nuk “zvarriten” n? varg t? lir? prozaik, por jan? t? thurura lirshem n? rit?m t? bukur, ku shpesh rima vjen emb?l dhe llogjike, pa sforcime, duke ruajtur bukurin? dhe nd?rlidhjen llogjike-estetike t? fjal?ve, si shprehet me rim? n? poezin? “Pas yjeve”: “Kurr? n? h?n? s’mb?rrita/Pas yjesh u mahnita”.

Poezit? e Lilit jan? nj? monolog i ndersh?m, i sinqert?, me ndjenja t? thella dhe delikate, jan?  bashk?bisedim me veten, monolog i guximsh?m dhe jasht skemave.

Poezit? e Lili Kristulit ngjajne vet?m me Lili Kristulin.

Poezit? e “vogla” t? saj jan? vargje t? gdhendura me durim n? shk?mbin Jet?, jan? gdhendje t? guxim?shme, pa zhurm?, pa buj?, jan? skalitje t? buta, me delikates? fem?rore, me kujdes e me dashuri n?ne dhe me ndjenjat e holla humane t? mjekes, q? sh?ron jo vet?m dhimbjen fizike, por dhe at? shpirt?rore, madje dhe me poezit?.

Fjal?t q? nd?rtojn? poezit? e saj, i b?jn? magji lexuesit, e t?rheqin me loj?fjal?t kuptimplote, q? t? nxisin t’i rilexosh dhe t’i memorizosh p?r bukurin? shpreh?se si n? poezin? “Ditet pipiruqe”: “Kam inat/ca dit? pipiruqe/Sa hap syt?/e diellin pì/Sa hap syt?/e diellin ndjej/Ato hop/ikin s’i gjej

N? poezit? e Lilit mungojn? britmat, klithmat, thirrjet patetike, m?simet, teorit?, moralizimet, p?rkundrazi jan? poezi t? çilt?ra, t? patrazuara, vargjet rrjedhin lirsh?m, t? pastra, si uji i kthjell?t i krojeve t? bjeshk?ve, ecin te qeta ne lakadredhjet e rrugicave kroçare.

Ajo i zgjedh fjal?t, i p?rpunon, i laton, madje i gjen pjes?n plot?suese, shpesh i rimon, k?shtu çdo fjal? dhe çdo germ?, ka vendin e vet ne varg, çdo varg ndjek shtegun e vet nes strofat edelikate dhe poezia merr form?n e saj t? p?lqyeshme, si shprehet harmonish?m n? poezin? “Dit? t? magjishme”: “Sa her? rrug?n e kam humbur/ Nuk ka qen? nj? rastesi./O kish mjegull, o binte shi,/O dita ishte plot magji”.

Lili Kristuli nuk shkruan poezi shkolle, poezi libri, poezi mendje, as poezi p?r poezi, por shkruan poezi zemre, poezi shpirti. Fati e ka p?rcaktuar, q? serenata t? p?rthyhet me vajin e Ajkun?s, me sakrific?n e n?na Rozaf?s, me dh?mbshurin?, humanizmin dhe dashurin? e N?n? Terez?s.

Në krijimtarin? si poete, Kristuli nuk është sasiore, por cilësore, çka e dëshmon vëllimi “Pemë e gjethe”, i mbushur me poezi t? “vogla”, t? shp?rndara e t? mbledhura si gjethet e nj? peme, ose m? sakt? si lule t? bukura e aromatike, q? e zbukurojn? pem?n e saj poetike.

Kristuli, poezit? e saj nuk i thur n? strofa tradicionale, nuk t?rhiqet pas sasis? n? fjal?, n? vargje e n? strofa t? shumta, p?rkundrazi ?sht? e kursyer, ?sht? “cingunk? korçare”, ?sht? sintetike dhe hermetike n? mendimet, q? i seleksionon dhe i sistemon n? vargje t? mbyllura.

Asaj i mjaftojn? pak fjal? t? shprehi nj? sentiment t? fort?, si n? poezin? me dy vargje “Shiu dhe vesa”, ku shprehet: “Kur syt? tan? kryqezohen/mbi bar? loton ves?”.

Ndon?se shpesh ndjek modelin e poezive hermetike t? G. Ungaretti, E. Montale, M. Luzi, XH. Spahiu etj, eksperienca ekzistencialiste e ka orientuar Kristulin t? evokoi ndjenjat dhe sekretet e brend?shme, p?rballjen me realitetin e eger e t? shprehet n? m?nyr? origjinale, lirsh?m, pa synime praktike e pa q?llime edukative e moraliste, k?sisoj ajo i jep kuptim fjal?ve t? “mbyllura” n? poezit? e saj “t? ngushta”, si psh n? poezin? “Dob?si”: “Nj? hap larg meje/Qindra kilometra larg teje”.

Duke ecur n? k?to shtigje krijimtarie poetike, Kristuli ruan idividualitetin, nuk ngjan? me poet?t e tjer?. Ajo ?sht? poete moderne, i p?rdor n? menyre elegante e t? fuqishme fjal?t, figurat e shumta dhe veçanarisht metaforat, q? i radhit shkall?-shkall? dhe me shpirt kursimtar prej artiste, si n? poezin? “Posi h?n? e ngr?n?”, ku vazhdon: “Posi h?n? e ngr?n?/q? l?ngon e brehet/brehur jam dhe un?/posi gjys?m h?ne”.

Nj? vend t? veçant? n? krijimtarin? poetike t? Lili Kristulit, kan? poezit? dhe sonetat e dashuris?. Nd?rsa lexoja k?to poezi, kuptova se brenda shpirtit t? Lilit gjallon shpirti krijues i Pablo Neruda, pasi ndjenjat e bukura t? dashuris?, shp?rthejn? n? poezit? e saj kur ndihet e trishtuar dhe larg, por emocionalisht shum? af?r, pran? me t? dashurin, si shprehet n? poezin? “Nuk e dija q? t? desha”: “Nuk e dija q? t? desha/E vog?l isha,/gonxhe, pa rritur./Pa mendim t? lash?./Si lule e harlisur/n? zem?r t? kam./Nuk dija q? t? desha”.

T? gjith? poet?t n? bot? shkruajn? poezi dashurie, por asnjeri nuk imiton t? tjer?t, t? gjith? jan? origjinal n? shprehjen poetike t? dashuris?, ashtu dhe Lili Kristuli ka individualitetin e saj poetik, t? shprehur me larmi krijuese, nga poezi t? vogla hermetike, n? lirika t? k?nd?shme plot ndjenja dhe deri n? soneta t? ?mb?la, me ting?llima melodioze, si “Udh?tari i vetmuar”i Franz Schubertit.

Dante Alighieri ka th?n?: “Dashuria ?sht? e para, gjith? t? tjerat vijn? pas”; p?r Albert Einstein “Dashuria ?shtë forca që përfshin? e rregullon t? gjitha t? tjerat, madje është prapa çdo fenomeni, që vepron në univers”; p?r N?n? Terez?n “Dashuria ?sht? primordiale, andaj çdo veprim n? jet? duhet ta b?jm? me dashuri” dhe k?to potenciale t? dashuris? Lili Kristuli i ndjen dhe i shpreh n? m?nyre origjinale ne poezite e shumta. N? nj? poezi, ajo e sintetizon dashurin? n? tre vargje: “N? se do t? m? braktisish/Pik? loti s’do t? derdh./At? dit? do t? vdes”, k?sisoj evokon jo vet?m fuqin? e sentimenteve por dhe llogjik?n e dashuris?.

Ndjenjat e dashuris?, shpesh i shpalos n? m?nyr? metaforike si n? poezin? “Un? karthi e ti si zjarri”, ku shkruan: “Un? karthi e ti si zjarri/Lozim bashk? ne t? dy/Her? e par? q? loz me zjarrin/ Her? e par? q? loz me ty”.

N? disa nga poezit?, Kristuli luan dhe me nocionin abstrakt t? fjalës, tregon rëndësinë dhe etikën e saj në jetën e përditshme, n? realitetin e bot?s q? e rrethon, ku ajo ?sht? pjes? jo indiferente, si shprehet n? poezin? “Bije mbr?mja”, ku shkruan: “Bije mbr?mja/e mbulon kodra, male dhe dete./ Bota s’duket/ Nj?soj mbetet”.

Poezi pas poezie, Kristuli shpalos një univers ndjenjash dhe emocionesh të vërteta, të cilat i rradhit mjeshtërisht e me natyrshmëri admiruese dhe mes tyre nuk mungojn? poezit? simbolike dhe ato surrealiste. Në poezinë “Jam xix?llonj?”, animizohet e personifikohet vetia dhe me loj? t? bukur fjal?sh, shpreh dhe shpirtin e lir? t? saj: “Jam nj? xix?llonj?/shkrep flak?roj/Nat?n si yjet/Drit? rrezatoj./Ndiqe vezullimin/P?rc?llon zig-zag./Un? loz me zjarrin/Ti xix?n s’e kap”.

Dita dhe nata, jav?t, muajt dhe viti, n? poezit? e Lilit janë dinamike dhe ashtu si jeta e saj, ato hyjnë në marrëdhënie me njëri tjetrin, flasin e bisedojnë, njëra ankohet e tjetri i përgjigjet her? ashp?r e her? me fjalë përkëdhelëse, kësisoj, jeta e saj dhe njer?zimi është më i plotë.

Libri “Pem? e gjethe” shquhet për shprehje poetike të lartë, madje Kristulin e konsideroj mjeshtre e metaforës, pasi metaforat janë bashkudhëtare e të gjithë vëllimit, ku ato shkëndij?sojn? bukur ne shumicen absolute t? poezive.

P?r Lilin, muzgu ?sht? piktor, q? ngadal? e lyen nat?n n? t? zez?, por dhe i ndez yjet; ajo i shkund yjet dhe e zhvesh qiellin; p?rqafon nat?n me drit? t? but?, bashk?jeton me h?n?n rrumbullake; e lan? ajrin me shi; lot?t rrjedhin lum?, por lumi nuk e g?rryen mallin; fjal?t e k?qia i b?n t? vdesin, mendimet e brishta jan? si mis?r i shkoqitur; “Ai” ?sht? dhimbja e ?mb?l n? çdo zgjim dhe malli i pashuar i dit?s, “Ajo” nimf? lumi; malli vjen kalaruar e largohet si s?mundje e r?nde; si uj? lumi ajo derdhet n?p?r duart e tij; zemra e saj ?sht? kaleidoskop; enkas p?r at? i qendis yje, diell dhe h?n?; gur?t skuqen, tkurren nga dhimbja q? poetia ndjen; dashuria e saj ?sht? si lum? i val?zuar, rrjedh turbulluar; nga memoria i nxjerr kujtimet, si ujin nga pusi me kov?; zemra e poetes ?sht? si harp?, me tela tendosur, q? derdh tinguj t? p?rsosur; ajo ?sht? si qielli ndriçues, por dhe si disk me k?ng? t? pambaruara etj etj.

Si kuptohet, Kristuli luan bukur me fjal?t. K?shtu mjesht?risht i ka qendisur vargjet me metafora, e figura letrare t? shum?llojshme, q? t? joshin n? leximin pa ndalur, p?r t’i p?rjetuar k?to rrethana t? lakmueshme poetike e mbi t? gjitha njerëzore.

K?t? k?naq?si dhe emocionet q? t? krijojn? poezit? e saj, i shpreh qart? Ivan Shurbani, i cili librin e Liljana Kristulit “Pem? e gjethe” e vendos me krenari mbi zem?r, sepse i ndjen me zem?r poezit? e saj

Kristuli i ndërthur fjalet me njëra tjetrën n? m?nyre harmonike, andaj kur i lexojm?, na japin një ndjesi të fortë k?naq?sie. Vargjet jan? të besueshme dhe të veshura n? m?nyr? elegante me figura letrare, q? shpesh na drejtojn? në rrugë të panjohura, me të papritura poetike, ashtu si ishte dhe jeta e autores si imigrante n? Itali.

Në bot?n poetike të Liljana Kristulit takon jo thjesht poezi që lexohen, por mbi të gjitha nga çdo poezi merr nje mesazh dhe ajo ç’ka merr, është pikërisht emocioni i shoqëruar me ndjesi të bukura, por dhe me drithërima, që prekin çdo shpirt të ndjeshëm njerëzor gruaje apo burri, mjafton të lexosh jo vetëm me sy, por dhe me zemer.

Lirikat e bukura, të ndërtuara me shpirt poetik dhe me mendje e zemër gruaje, n?ne dhe mjeke, gjatë leximit, të krijojnë ndjeshmëri të thella pozitive.

Fjal?t dhe vargjet e vëna sup me sup, shkallë shkallë, sejcila në vendin dhe fronin që i takon, her? duke ndërtuar nj? k?shtjell? lumturie, që të grish të qëndrosh dhe ta pushtosh, madje të b?n? dhe t? fantazosh, her? t? rradhitura si një mozaik, ku ke dëshirë të ndalesh e t? kundrosh ngjyrat e shumta dhe përmbajtjen, her? si tufa me lule arom?mir?, her? t? tjera poezit? jan? t? mbushura me meditime t? thella, q? t? b?jn? t? reflektosh n? jet?n t?nde.

Poeeti Oscar Wild, duke iu referuar krijimtaris? poetike ka th?n? “Dua të jem një libër”. Disa nga miqtë e tij krijues mblodhën supet me skepticizëm, por shumë te tjere kuptuan se ai kërkonte shumë pak nga kjo jetë. Vetëm koha pak nga pak i dha të drejtë mjeshtrit të madh, që kish folur jo vet?m p?r veten, por për dëshirën e të gjithë poetëve dhe artistëve të vërtetë.

Shumë poetë lakmojnë të jenë një libër, por jo te gjith? munden, nd?rsa mjekja shkrimtare-poete Liljana Kristuli, me k?t? vep?r arrijti t? b?het lib?r, nj? lib?r i bukur poetik, q? prezanton jet?n dinjetoze t? nj? intelektuale shqiptare.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora