Kerko: a
Gjergj Kabashi: Një luftë çlirimtare e papërfunduar nga kërcënimet islamizuese ndaj kombit
E premte, 13.11.2015, 09:35 PM
Një luftë çlirimtare e papërfunduar nga kërcënimet islamizuese ndaj kombit
*Dhe, dy tre këshilla të vogla miqësore, Ministrit të Brendshem të Republikë së Kosovës, z.Skënder Hyseni…
Nga Gjergj Kabashi
I nderuari Ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z.Skënder Hyseni,
Arsyeja që u drejtohem përmes kësaj letre të shkurtër është cështja e islamizimit të kombit shqiptar në përgjithësi, e në vecanti islamizimi legal që është duke ndodhur që nga paslufte në Kosovë, përmes Bashkësisë Islame të Kosovës, BIK-ut, të udhëhequr nga Naim Tërnava. Po të ishte fjala për islamizimin që për dekada të tëra i është nënshtruar popullata shqiptare në Maqedoni, ndoshta nuk do të duhej befasue aq shumë, pasi atje pushtetin faktik e kan maqedonasit dhe shërbimet e tyre sekrete, por kjo që është duke ndodhur në Kosovë nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë e në asnjë rrethanë. Meqë vini në këtë post nga partia e Ibrahim Rugovës, ju e dini mjaft mirë që tashmë i ndjeri udhëheqës i Kosovës së paraluftës e pasluftës, ka menduar krejt ndryshe,në mënyre të thellë dhe intelektuale, për cështje të kombit,pra edhe për cështjen e besimit apo jobesimit në Zot. Rugova e ka ditur mjaft mirë, madje ma mirë se të tjerët që bashkëudhëtuan me të në jetë dhe në politikë, se Islami në jetën e kombit shqiptar paraqet një rrezik, meqenëse është në konflit të ashpër me vet natyrën e kombit shqiptar, andaj prania e tij “aksidentale” në jetën e kombit, duhet menagjue, ne mënyrë që Islami të mos e udhëheqë në theqafje kombin.
Në Kosovë e Shqiptari, z.Ministër i Republikës së Kosovës, kemi pasë “Islam Tradicional” ,që në të vërtetë nuk ka qenë gjë tjetër përpos një “Islam i Izoluar” dhe, deri diku ,i “Shqiptarizuar” nga kultura, traditat,doket dhe zakonet e popullit shqiptar. Kjo tashmë është e kaluar dhe të gjithë ata që mendojnë se duhet ti kthehemi një islami të tillë nuk janë duke e kuptuar që jetojmë në kohën kur imponohet “Islami global”, qofshin ato edhe shtetet që e kan njohur pavarësinë e Kosovës si Turqia me investimet e saja enorme religjioze në Kosovë a Shqiptari,duke e menduar gjithnjë këtë si kontribut për “Arnautlluk”-un
e dikurshëm të "saj"nën Perendorinë Osmane. Prandaj, në kuadër të rrethanave të reja, populli shqiptar i Kosovës, apo më mirë të thuhet Shqiptarët që e praktikojnë Islamin si fe/besim, nuk qenë të aftë të ofronin politikaj të tjerë të formatit të Ibrahim Rugovës, por ofruan frazeolog të tipit të Hashim Thacit, apo atij që është më tipiku i kësaj fryme “neorugoviste”, islamikut Lutfi Haziri. Islami politik,z.Ministër, është i pranishëm jo vetëm në jetën politike aty-këtu, por edhe në media,apo,madje edhe në fakultetet ku formohen gazetarët, sic është dega e gazetarisë e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës,që deri vonë udhëhiqej nga Milazim Krasniqi, ai që shumëkush e vlerëson si kryeislamistin politik të Kosovës.
Kur gjithë kësaj situate kaotike,gjithë ketij infiltrimi antishqiptar në institucionet kombëtare, i shtohen edhe propagandat enorme nga xhamitë e shumëta, shumica të meremetuara e ndertuara nga Turqia dhe parat e ardhura nga vendet arabe-islamike, shumica në rrugë të dyshimta e në koordinim me hoxhallarët, situata del mjaft e dhimbshme ku si rrjedhim e pasojë e kësaj propagande të vetme, të fortë e mizore që e kemi ne Sot në Kosovë, për ditë kemi shqiptar që ikun nga vetvetja duke bë e ndje “në lëkurë turku”, apo “lëkurë arabi”, ku “të drejtat e tyre të njeriut” ndërlidhen vetëm me përkatësinë religjioze, politikë kjo shumë e qartë e miletit/umetit Musliman.
Kjo që është duke i ndodhë Kosovës, ka qenë ëndërr e kahmotshme e Serbisë, etje e saj shkatërrimtare ndaj nesh që para se të formoheju Serbia si shtet. “Fajit turk”, sic e din z. Ministër, ne ia kemi pa sherrin si komb, qëkur i humbem viset tona në hapsinat e dikurshme të skajshme shqiptare, të njohtuna si Sanxhaku i Nishit dhe i Pirotit. Historiani i ndjerë Sabit Uka, i cili është prijëtari i vënjes së bazës historiografike të kësaj cështje-,pjese të dhimbshme të historisë së kombit, me tregonte shpesh gjatë intervisimeve të herëpashershme që i bëja me të në periudhën e paraluftës, një anekdotë,e cila përfaërsisht e ka këtë përmbajtje:
Sabit Uka,”Kur ushtria pushtuese serbe kishte pas ardh në një fshat të madh shqiptar,duke i ndjekur banorët me të gjitha mjetet e mundshme luftarake, kallur shtëpitë,pasuritë,vra fëmijët, pleqët,dhunue gjinine femnore, në një “navilk” të madh sane, ne fund të oborrit, e gjejnë një burrë duke fjetur:
“A sta radis ovde?”,e pyet ushtaraku serb me ushtarakun rus pas,ndërsa i posazgjuari nga “navilku” i sanës, i përgjigjet:
“Spavam!”
“Flej,flej” i thotë ai në gjuhën serbe sipas rrëfimit që kësaj anekdote ia bënte Sabit Uka,tashmë i ndjerë, duke shtuar edhe këtë,se: “…mos të kishe flejt kështu ti, une nuk kisha mujt me të gjetë flejt këtu…”
I nderuari Skender Hyseni, Ministër i Brendshëm i Republikës së Kosovës,
Para një kohe ishe në një aksion nëpër Kosovë për të biseduar me njerëzit rreth dukurisë antishqiptare të vahabizmit dhe xhihadizmit, në një mënyrë doje ta përcoje mesazhin nga jeta, ulur “gju me gju” me popullin, për ti bindur njerëzit dhe opinionin publik në përgjithësi se burgosja e njerëzve nuk është zgjidhje, por zgjidhje është parandalimi i burgosjeve. Edhe une,z.Ministër, jam i pajtimit me mendimin tënd. Madje,100 për qind! Por, Ministër i nderuar, si mendon ti se me aq lehtësi mund të zgjihdhet ky problem që po ia dridhë themelet e kombit, duke biseduar e bërë përpjekje kulturore dhe etike, për ta bindur dike që mos ta marri rrugën e gabuar, përderisa “xhamitë” e ketilla sic shfaqen me propagandat e veta antishqiptare si “kolonë e pestë” tipike e shteteve të tjera, janë shndërruar “…në fabrika për prodhimin e turqve”,(Teki Dervishi, dramaturg). Dhe jo vetëm të turqve, por edhe “të arabve”, nga “raca e bardhe shqiptare”, apo “Al Kaeda e Bardhë”,sic thoshte vite më herët, prifti antishqiptar serb,Amfilohije Radovic?!
Letrën e shkurtër që po ta drejtoj ty z, Ministër, do t’ia kisha drejtuar cdo Ministri të Brendshëm në Kosovë më herët, apo tjetrit që eventualisht mund të vije pas teje nesër. Për shkak të problemit të madh islamizues që po e kërcënon kombin, që nuk e njeh kulturën e tij shqiptare, madje as kulturën euroatlantike, në kohën kur numri i xhihadistëve dhe përkrahesve të tyre është shtuar e vazhdon të shtohet ndër shqipfolës, është e udhës që të ndërmerren masat e duhura për zgjidhjen e ketij problemi, duke filluar nga “koka” e jo nga bishti. Përndrsyhe, nëse vazhdohet kështu, vendi yne mund të rrezikohet seriozoisht nga keta trushhpërlarë prej përsëritjeve të pafundme të “dersit islamik” nëpër xhami. Deri tash këtë problem e kemi krijuar vet, duke e keqkuptuar lirinë religjioze, si një ndër të drejtat fundamentale të njeriut; pra duke mos qenë të vëmendshëm që mu përmes “dritares” së lirisë dhe të drejtave njerëzore, ndodhi gjithë ky shfytyrim në Kosovën e pasluftës, lindën gjithë këta anti “qufar” në Kosovën tonë Shqiptare;gjithë këta mohues të historisë së kombit, pseudointelektual të frymës së Milazim Krasniqit me synimet e tyre të kamufluara turkomëdha për ndryshimin e historisë së kombit shqiptar,së bashku me “nevojën” për demitizime të heronjve të mëdhenj kombëtar si Gjergj Kastrioti, të cilin në Prishtinë nuk e deshti as “babai i kombit”, Rexhep Qosja…
Në kohën kur i pari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, publikisht e ka vlerësuar Sulltan Muratin për “kontributin” dhënë “mbijetimit” të shqiptarëve në Ballkan, nuk e kuptoj, z.Ministër, se si duhet arrestuar vetëm nxënësit e së paku, të mos detyrohen pa dialog që ti lëshojnë pozitat që i mbajunë, qoftë ajo edhe pozita e tillë në BIK.
Se ndikimet negative të propagandës antishqiptare të hoxhallarëve te banorët e varfër e të paarsimuar ne vise të ndryshme të Kosovës, janë duke i dhënë efektet e veta shqiptarzhbërse,histori e kombmohuese, flet nje shembull i nje fëmiu 11 vjecar nga Shkolla fillore "Martin Camaj"e Gurrakocit të Istogut . Shembulli është i ketyre ditëve. Këtë ma rrefeu nje mik imi ...,duke rrëfye i zhgënjyer që "kurrë nuk kam mendue që dicka e tilë mund të ndodhë në shkollën time,aty ku e kam krye filloren,ku jam rrite dhe ku i kam shoket me te mire te jetes...
Mësuesja e lëndës se historisë ne Shkollen fillore "Martin Camaj" ne Gurrakoc të Istogut, i thotë nxënësit 11 vjecar:"Përsëritma mësimin e historise së javes së kaluar për Gjergj Kastriotin-Skenderbeun?",e ai i pergjigjet:"Qitma një pytje tjetër,une n...uk foli për atë mut kryqali që ka vra musliman!" Meqë jam me prejardhje nga ai mjedis i Dukagjinit, mund të them me siguri të madhe se kurrë deri sot ne ato anë nuk ka mund te dëgjonte kush qoftë edhe nje mendim të tille të mbushur me pezëm e urrejtje antishqiptare ndaj gjigandve të historisë kombetare si Gjergj Kastrioti apo ti ketë shkuar kujt ne mendje se cili eshte besimi religjioz a afetarizmi i tjetrit. Por, hoxhallarët, këta "nacionalist turq dhe arab", e sollën këtë virus infektues ne mesin e popullit, e ne ate mjedis është kobziu Mulla Vehbi Shatri, ai që bëri e vazdhon të bëjë dëme të jashtëzakonshme. Shfytyrimi i atij fëmije në moshën aq të re, mbushja e tij me urrejtje ndaj një figure kolosale të kombit si Gjergj Kastrioti dhe përmendja e shprehjes me qëllime nëncmuese si "kryqali" në kohen kur gjysma e kombit ne hapsinën e shtrirjes etnike është e krishterë, është me shumë se antishqiptarizëm. Fëmiu,natyrisht, "nuk ka faj", pavarësisht që ai fëmijë duhet të edukohet mbarë e mirë dhe të largohet nga mjediset e mundshme ku hoxhe të tillë mund t'ua mbushin shpirtin me urrejtje brendakombetare,duke zhvilluar hapur për llogari të propagandës turkomadhe, urrejtje ndaj Gjergj Kastriotit e kastriotëve të tjerë, me të cilët e kemi të mbushur historinë tonë të lavdishme.
Arrestimi i shumë shqipfolësve (ish- shqiptarëve, përpara se të mos përpunoheshin nga xhamitë!) nga ana e Policisë së Kosovës, veprimtaria e shumë e shumë shqipfolësve të tjerë nga Kosova nëpër vendet e ndryshme europiane e deri në Amerike, Kanada, Australi;indoktrinimi tragjik religjioz-islamik nëpër shkolla fillore,të mesme,fakultete përmes ligjëratës së pafundme publike të hoxhallarëve dhe islamistëve politik që sa vije shtohen, duhet të shërbejë si një orë alarmi për gjithë kombin, e jo vetëm për policinë e këtij kombi, kudo që ajo punon e kontribuon për vendin.
Rasti më i freskët i shqipfolësit nga Kosova, Eldin Hoxha, që paska pasur rol “kyc” në grupin që supozohet se udhëhiqet nga islamisti kurd Mulla Krekar, me banim në Norvegji, që policia italiane posa i arrestoj për veprimtari terroriste dhe të dyshuar për akte të mundshme terroriste, duhet ta zgjoj cdo shqiptar në këmbë, qoftë ai afetar,mysliman,katolik,ortodoks,bektashi apo cka jo tjetër, që tu drejtohet organeve të rendit, Policisë së Kosovës,asaj të Shqipërisë si dhe gjithë spektrit politik dhe shkencor-arsimor të vendeve tona,me fjalët:
MOS NA E RREZIKONI KOMBIN E SHENJT SHQIPTAR!
MOS LEJONI QË NGA “XHAMITË TONA” TË PËRGATITEN TERRORIST,SHQIPTARMOHUES NË RADHE TË PARË,QË E KËRCËNOJNË NJERËZIMIN,NE VECANTI VENDET MIKE TË KOSOVËS!
MOS LEJONI TË PRODHOHET FATKEQËSI NJERËZORE PREJ “XHAMIVE TONA!”
MOS TË LEJOJMË QË TË TJERËT TË RUHEN PREJ “NJERËZVE TANË!”
z.Skënder Hyseni,
Askush ma mirë se policia e një vendi,pra policia profesioniste e atij vendi, nuk e din se cilët janë politikanët dhe burrështetasit e saj më të përgegjshëm. Prandaj, të gjithë ata që ia duan të mirën vendit, të gjithë ata që nuk ia kan shitë shpirtin djallit, që skane bërë krime as ndaj të vetve e as ndaj të tjerëve, duhet të zgjohen me vendosmëri të madhe, për t’ia tregue vendin keqpërdorimit religjioz,- në rastin e Kosovës keqpërdorimit religjioz islamik që është duke e futë Kosovën në konflikt me botën e qytetëruar, apo duke i detyruar të tjerët që të ruhen porej “nesh”!?
Në vend që ti apo tjetri të dilni e të bisedoni me “popullin”, kursehuni nga mundimet e tilla dhe bisedoni vetem me MASHT dhe ekipin përgjegjës të Arsim Bajramit! Kjo është pune e thjeshte: Nuk ka e nuk guxon të lejohet asnjë lloj të infiltrimi religjioz nëpër shkolla fillore,të mesme as fakultete, dhe të gjithë drejtorët apo rektorët duhet ti kenë parasysh rekomandimet eventuale të MASHT-it. Me BIK-un, po ashtu, është një punë e lehtë që, fatkeqësish, duke e konsideruar “partner” në zgjidhjen e probleme, i dhamë dorë e hapsinë që vet ky institucion mendërisht i arabizuarve dhe turqizuar, t’ia shtoj problemet edhe ashtu të mëdha që i ka populli shqiptar, me ndërhyrjet agjenturore të huaja ne hapsirën tonë jetësore.
I nderuari Skender Hyseni, Ministër i Brendshëm i Republikës së Kosovës,
Shpresoj, që do të më mirëkuptoni. Këto që i thash këtu ishin vetëm disa këshilla të vogla, të mësuara nga përvoja ime si gazetar aktiv dikur, ku ndër sektorët që i kam mbuluar për Gazetën Rilindja tashmë të shuar, ishte edhe sektori i arsimit. Me MASHT-in mund të zgjidhen të gjitha, por jo me “popullin” e dërmuar nga propagandat legale antishqiptare!
Me respekt,
Gjergj B. Kabashi, Oslo