E shtune, 26.07.2025, 12:41 AM (GMT+1)

Editorial

Leonora Lleshi: Kosova dhe kujtime nga Bukureshti

E enjte, 15.10.2015, 07:57 PM


Kosova dhe kujtime të paharruara nga Bukureshti

Nga Dr. Leonora Lleshi (Gjakovë)

Një foto e realizuar në ambasadën e Shqipërisë në Bukuresht diku në vitin 1992, për nderë të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Në foto shumë i respektuari patriot që tërë jetën e tij ia kushtoi kauzës shqiptare dhe komunitetit shqiptar, Zt. Baki Ymeri. Në mes, me mantel të bardhë, artisti dhe komiku i njohur rumun me origjinë arumuno-shqiptare, Niku Konstantini. Mami Lule, Kristia (e bija e Dr. Xhelku Maksutit) etj. Në fotografi janë edhe disa nga ish studentët tanë nga Kosova dhe studentët shqiptarë nga Maqedonia. Po përpiqm ta jap rofilin e tyre mjeksor, sepse tashmë jemi specialitë në fushë të mjeksisë, doktorë shkencash medicinale etj.,  si Dr. Blerim Syla (gjinekolog  i shquar, Kryetar i Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës), Dr. Flamur Dylhasi, Dr. Flori Bakalli, Dr. Sylejman Çelaj (Prof. Dr. i Kirurgjisë invasive në Bronx), Dr. Arben Çelaj (tashmë mjek me renome në SHBA, stomatolog i shpallur në “America Top Doctors” në vitin 2010), Dr. Gazmend Vitaku, Dr. Arbënesha Haxhibeqiri, kolegja dhe mikja ime më e mira. Jam dhe unë me bluzë të bardhë në rendin e dytë, ku është dhe përfaqësuesja e Ambasadës shqiptare në Bukuresht, Zsh. Elida Petoshati (tani ambasadore e Shqipërisë në Kanada), si dhe mysafirë të shumtë nga Shqipëria dhe Rumania.

Mungojnë në foto shumë kolëgë tanë nga Kosova dhe nga Maqedonia që ishin prezent atje, si Dr. Pleurat Sejdiu, ish Ministër i Shëndetsisë, ish Këshilltar i Ministrit, Lulzim Syla, Dr. Ilir Ahmetgjekaj, vëllezërit Dr. Besnik Kojqiqi e Dr. Arbën Kojqiqi, kardiokirurgët më të mirënjohur sot në Kosovë, Shqipëri, Gjermani e më gjerë. Pashtu me nderë po prezantoj kolegët tanë, si Dr. Agim Krasniqin, kirurg invaziv, më i njohuri në Kosovë, Dr. Florin Ramadanin, ortopedin e famshëm që jeton e punon në Austri, Dr. Aliriza Osmanin, konsull nderi i shtetit rumun në Maqedoni, Dr. Sami Gjokën, Dr. Afrim Hetën, Dr. Sabri Hysenin, Dr. Bekim Malën, Dr. Edmond Mullatahirin, Dr. Hajrullah Latifin, Dr. Faik Qosjen, Dr. Veton Kafexhollin, Dr. Halil Ajvazin, Dr. Lulzim Rrafshin, Dr. Ramadan Osmanin, kirurg në Hamburg, regjisori i famshëm Ilir Bokshi e shumë të tjerë që studionim atëhërë, tashmë të gjithë mjekë që jetojnë në Kosovë e vise tjera.

Përfaqësues të Ambasadës shqiptare në Bukuresht, që nga viti 1992, çdo herë për nderë të Ditës së Pavarësisë më 28 Nëntor, na ftonin që ta kremtojmë së bashku, si një trup i bashkuar etnik. Poashtu dua të ceki se pavarësisht politikave ditore, neve historikisht jemi në dijeni së gjithnjë shteti rumun, që para 100 vitesh e më parë, u ka ofruar shqiptarëvë hapsirë për të vepruar për kauzën kombëtare. Që nga Bukureshti, sipas planit të bërë paraprakisht, u nis Ismail Qemali me delegacionin e tij për në Vienë, Triestë dhe Vlorë, dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, kurse sot egziston bust ii tij dhe pllaka në hotelin Continental të  Bukureshtit, në gjuhën shqipe dhe rumune, për nderë të qëndrimit të tij në këtë hotel para shpalljes së Pavarësisë. Poashtu është kisha ku ka predikuar i madhi Imzot Fan Noli, një bust i Naim Frashërit etj. Njëherit, vlen të theksohet se në  Bukuresht kishin jetuar e vepruar Nikolla Naço, Visar Dodani, Aleko Vançi, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Asdreni e shumë patriotë dhe veprimtarë të shquar shqiptarë.

Në pranverë të vitit 1992, në Bukuresht u mbajt një konferencë ndërkombëtare e organizuar nga Liga Internacionale për të Drejtat e Njeriut, ku për hërë të parë u internacionalizua gjenocidi serb në Kosovë. Ishim ne ata ish studentët që ndihmuam në bartjen e materialit ku aty përfshihej fillimisht gjenocidi i kryer ndaj ushtarëve shqiptarë që u bë nga armata jugosllave. Me qindra të rinj shqiptarë të vrarë e të masakruar dhe të sjellur në familjet e tyre në arkivolet e mbyllyra me plumb, dhe në një shkresë për familjarë që ndalohet rreptësisht hapja e arkivolit që është i mbyllur hermetikisht me plumb. Poashtu aty figuronin të maltretuarit me tredhje, më shkuljen e thonjëve, me maltretime monstruoze e me shumë masakra tjera barbare. Atë ditë prezantuan i ndjeri Dr. Ymer Jaka, përfaqësues nga Kosova, si dhe Dr. Xhelku Maksuti nga Bukureshti. Ishte i ftuar të jetë prezent edhe i madhi Ismail Kadare. Pra zyrtarisht për hërë të parë u shpall ndërkombëtarisht gjenocidi serb kundër shqiptarëve të Kosovës.

Një seminar i të njëjtës Ligë kushtuar “mbrojtje së minoriteteve kombëtare”, u mbajt edhe në periudhën 18-21 tetor 1994. Kontribut me materiale të panumërta dokumentare për Kosovën, pat dhënë edhe Baki Ymeri, i cili qe nderuar me një Çertifikatë nga Kombet e Bashkuara (Qendra e të Drejtave të Njeriut), e nënshkruar nga sekretaresha e përgjithshme e të drejtave të njeriut, Ibrahima Fall. Ne, ish studentët kosovarë të Universitetit të Krajovës, ishim ata që një çik i ndihmuam kauzës sonë të shenjtë në atë kohë. Çdo ditë dhe çdo moment, në bisedat tona ndanim dhimbjen ndaj sivëllezërve tanë në Kosovë. Bisedonim se çfarë mund të bëjmë më tepër. Falë organizatorit Dr. Xhelku Maksuti, në emër të Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, më 31 Mars të vitit 1999 organizuam bulevardeve të Bukureshtit edhe një Marsh solidariteti me Kosovën, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kishim një unitet të paparë mes nesh dhe me krenari e them se ndoshta ishim shoqëria më e mirë që ka mund të jetë ndonjëherë. Poashtu, edhe sot, ne ish studentët shqiptarë në Rumani, kemi formuar në Prishtinë Shoqatën e Miqësisë Kosovaro-Rumune që mban emrin “Dora d' Istria”, e drejtuar nga ish ministri i Qeverisë së Kosovës në ekzil, Dr. Pleurat Sejdiu. Po përpiqemi të rigjallërojmë lidhjet tona gjithëshëkullore, apo siç konsiderohen "lidhje gjaku" ndërmjet shqiptarëve dhe rumunëve, apo thënë më mirë, mes ilirëve dhe dakëve.

BOX

I nderuar Zt. Baki! Me këtë foto që e botuat në Feisbuk (Facebook), më kthyet pothuajse 20 vite prapa, në një kohë kur gjithë ne, ish studentët kosovarë në Rumani, frymonim një ide, Kosovën e lirë dhe shtetësinë e saj, andaj çdo respekt për veprën Tuaj jetësore për përkushtimin tuaj permanent për një qëllim të lartë, për idealin tonë mbarëkombëtar. Paçi shëndet e jetë të gjatë! (Leonora Lleshi, 12 Tetor 2015).




(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx