E hene, 29.04.2024, 02:58 PM (GMT+1)

Editorial

Rexhep Shahu: Çmimin Nobël s'e ndajnë shqiptarët

E diele, 04.10.2015, 09:10 PM


ÇMIMIN NOBËL S'E NDAJNË SHQIPTARËT AS SHQIPTARKAT

NGA REXHEP SHAHU

Ata që nuk janë pronarë të çmimit Nobël, ata që nuk dëmtohen nga xhepi i tyre për çmimin Nobël, ata që nuk e marrin vetë çmimin Nobël dhe as nobelat e katundeve të Shqipërise e të Kosovës që ndajnë muaj per muaj çmime nobel për sivëllezërit e motrat e tyre, ata që nuk humbasin asgjë dhe nuk fitojnë asgjë për veten e tyre dhe planetin e tyre që e kanë deri te hunda e tyre, ata pra, pse vjellin vner, pse nxjerrin zorrë e mushkëri, pse na kërbulin me erën e mutit të urrejtjes së tyre duke shkruar e llomotitur kundër Kadaresë, kundër kandidimit të Kadaresë per çmimin Nobël. Sikur ky çmim ndahet nga Komiteti Qëndror i Partisë së Punës të Shqipërisë, sikur ndahet nga organizatat e kësaj partie apo nga seksionet apo zyrat e sigurimit të shtetit shqiptar të diktaturës.

Kujt i bën dëm kandidimi i Kadaresë. Kujt ia merr copën e bukës nëse kandidohet Kadareja, kujt ia prish biografinë Kadareja, kë le pa gjumë Kadareja, kush qenkan këto komunistë, marksistë leninistë të konvertuar sot në mbrojtës të demokracisë dhe në antikomunistë kritikues të Kadaresë pse ai ka shkruar për komunizmin. Po ato që ka shkruar kundër komunizmit në ato kohë që nuk guxonte askush. Duhet lexuar Kadareja, por të bën ta vjellësh komunizmin po e lexove Kadarenë. Pastaj, kush është kaq i ndershëm e i virgjër që don t'ia ruajë nderin e virgjërinë çmimit Nobël që të mos e marrë i pandershmi Kadare. Kujt ia zë diellin Kadareja nëse e merr çmimin Nobël, ose vetëm pse është kandidat gjithmonë, kujt ia prish qetësinë, rehatinë përveçse bllokut apo ishbllokut që ka shtrirë metastaza ngado brenda e jashtë Shqipërise.

Çmimi Nobël jepet për letërsinë e shkruar, të botuar dhe nuk jepet për biografi politike, për kurvëri. Çmimi Nobël në fund të fundit është famë dhe Kadareja kandidat I kahershëm e ka tejkaluar famën e këtij çmimi. Ndaj unë i ngushëlloj të gjithë ato femra që i ka refuzuar Kadareja si femra dhe si shkrimtare, edhe ato që i ka njoftë edhe ato që nuk i ka njoftë, pasi ai nuk mund t’i pranonte gjithë femrat që e ëndërronin. I ngushëlloj gjithashtu të gjithë shkrimtarët e rrudhur e të sherrur të cilët kanë botuar vepra dhe nuk i ka ndalë askush që të bëjnë letërsi të madhe siç bëri Kadareja.

Ata, shkrimtarët e ndaluar, ata i nderoj. Pasi ndonjëri prej tyre mund të bënte letërsi si të Kadaresë.

Kadarenë po të doni grijeni në makinë të mishit, por nuk delni dot mbi të, nuk bëni dot pa të, ai ka hyrë në gjuhën tonë, në ndërgjegjën tonë, na ka pushtuar të gjithëve, është pushtues mbi pushtuesit, flasim me fjalët e tij, me figurat e tij, me ironinë e tij, bëjmë mjegullat tona me mjegullat e tij, bëjmë shiun tonë me shiun e tij, bëjme autopsinë e diktaturës me fjalet e tij, me sytë e tij, me dorën e tij pasi askush nuk ia ka kaluar deri sot në bërjën e autopsisë së diktaturës komuniste, as antikomunistët që i kanë gjokset plot dekorata antikomuniste, as antikomunistët që shesin parulla antikomuniste gjithë ditën e gjithë natën.

Veç po kujtoj se kaq urrejtje shqiptare që derdhet ndaj Kadaresë, kaq mosdashje, mospranim, kaq acarim e irritim pse ai mund ta marrë Nobelin, pothuaj njejtë si urrejtja serbe kundër Kadaresë, pothuaj si urrejtja turke kundër Kadaresë, ende shqiptarët nuk kanë derdhë apo artikuluar as çerekun e kësaj urrejtje kundër nobelistit serb që ka bërë platformë shfarosëse kundër shqiptarëve, ende nuk kanë derdhë apo artikuluar as çerekun e kësaj urrejtje kundër autorëve të platformave më të errëta antishqiptare që nga Vladan Gjorgjeviqi që u ngjiti bisht shqiptarëve dhe i tha botës se shqiptarët janë njerez me bisht, apo Vaso Çubrilloviqi që bëri platformat shkencore se si shpërngulen shqiptarët prej trojeve të tyre, etj.

Fushatat e shqiptarëve e shqiptarkave, të ishbllokut e të ishsigurimit të shtetit, bashkepunëtorët e armiqve tanë, kunder Kadaresë,  që ai të mos e marrë çmimin Nobël, sikur ai çmim është i Partisë Komuniste të Shqipërisë, sikur ai çmim është I ishsigurimit të shtetit shqiptar, i shqiptarëve të rrudhur që thonë unë nuk dua lopë për vete por vetëm dua t’i ngordhë lopa kojshisë, i njëqind mijë apo një milionë poetëve, poeteve e shkrimtarëve të sherrur shqiptarë, do të shënohen në historinë e urrejtjes tonë kombëtare si lavdi turpi i ishsigurimsave, i atyre që u mungon dashuria dhe s'lagen më, i atyre që për mikun presin në qafë me sakicë vellanë.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora