Editorial
Novi Rosaj: Huajsim i panevojshëm!?
E merkure, 02.09.2015, 07:52 PM
Huajsim i panevojshëm!?
Nga Novi Rosaj
Ne të gjithë i kemi humbur.
Këtu them të gjithë politikanët dhe politikan't, mediat dhe shkencëtarët tanë, krijuesit dhe kultura, natyrisht edhe ti, por edhe unë, personalisht.
Numrat që ne i quajmë “targa” ose tabela të automjetit i kishim dhuratë të kohës që nga Mbreti Zog. Jo pse ishte merite e tij, se ne te vertetë perveç Korpusit te Universitetit dhe ures se Milotit nuk kemi gje tjeter prej tij, por, qe nga ajo kohe, ne të gjithe boten automjetet identifikoheshin ne qarkullim nga kombinimi i shkronjave dhe i numrave te shtypur ose te shkruar ne nje tabele qe ne e quajm “targë” edhe pse mua nuk me pelqen ky emertim joshqip.
Ashtu si ne fillimin e motorizimit edhe sot, çdo shtet ka te veçantën e tij ne “targën” e automjeteve.
Ky karakterizim e ben te dallohet, madje deri nga dhjetra metra larg se cilit shtet i perket,
qe per mendimin tim, ështe një pjese e identitetit të çdo shtetasi që prezenton veten me automjetin e tij dhe shtetësinë përkatese.
Natyrisht, per ne që synojmë bashkimin me Evropën pa diskutim duhet ruajtur euroformati i këshilluar nga EU-ja për targën "blu".
Per fat te keq, ne edhe pse vazhduam ta mbanim dhe ta shijonim kete identitet te të “shtypurit” e targës shqiptare ku nuk ngjasonte me as nje shtet tjeter e zhdukem pa as një nevojë.
Mua më rrënqethej trupi nga gëzimi kur shikoja nëpër Evropë automjetet me targën shqiptare si dhe nëper rrethe të shqiptarisë targën e rrethit te vendlindjes dhe besoj se shumica kane perjetuar kete kenaqesi patriotdashese.
Sot përveç disa automjeteve te vjetra qe akoma qarkullojne me targen shqiptare pjesa tjeter eshte maskuar, sipas meje qellimshem, sikur kërkon të fshehin diçka nen emrin e huaj...
Edhe pse e trashëguar se fundi nga regjimi komunist sërish ajo i perkiste shtetit shqiptar, ndërsa tani, per fat të keq, politikanët tane na rrembyen secilit nga ne kete krenari, kete kenaqesi, kete origjine.
Për ende më keq, e kane zëvendësuar identik me targën e automjeteve të Italisë që edhe nga afër duhet t’i perqendrosh sytë që ta “perkthesh” se cilit shtet i përket.
Perveç euroformatit te targave italiane e shqipetare i kemi edhe:
1) Me permasa identike të tabelës.
2) Me renditje kombëtare AB123CD
3) Me tre numra në mes shkronjave.
4) Me dimensione të njëjta të shkronjave.
5) Me dimensione të njëjtë të numrave.
6) Me hapësirë të njëjtë në mes shkronjave.
7) Me hapësirë të njëjtë në mes numrave.
Mua më duket antishqiptare dhe nëse me lejohet te bej “avokatin e Italisë” eshte nje vjedhje e nje pjese te identitetit të fqinjëve tanë që ne dhe Evropa i admirojmë.
Megjithë marrëdhëniet e shkëlqyera me Italinë, kurrsesi nuk mendoj që kjo “vjedhje” jona ju pëlqen italianëve, as të tjerëve, besoj….
Cilit politikani kopjac dhe armik të Shqipërisë dhe te Italise i shkoi ne mendje nuk e di, por me sa i njohim fituesit e tenderave ne Shqiperi dhe nga përvoja e gjithë këtyre viteve, duhet te jete bërë për çështje fitimi të ndonjë "individi të fuqishëm".
Ashtu siç ndodh ne te gjitha rastet e mundura dhe të pamundura, shtrembërohet gjithçka per perfitime të dikujt pa dashur t’ja dijë se sa e vuan secili bashkëkombas i tij!
Por, sipas kësaj logjike, përveç këtij "të fortit", të fituar janë vetëm trafikantët dhe të gjithe ata që nuk respektojnë ligjin duke “u fshehur” si në Shqipëri por edhe ne Itali nën petkun e targës kopje.
Madje, më tej akoma, kjo “ngatërresë” vështirëson punën e Policisë në Shqipëri, në Itali e mbarë Europen me këtë "targe dublikat"...
Përveç këtij turpi të humbjes me qëllim e te pa nevojshëm të kësaj pjese të identitetit kombëtar, kemi humbur edhe prezantimin e rrethit ku banojmë, që jo vetëm për nostalgji, por sepse secili prej nesh i jepte më shumë krenari.
Edhe më keq është se këtë egoizëm të ulët e të sëmurë, nuk e kemi me tarifë zero por, i ka kushtuar dhe vazhdon t’i kushtojë xhepit të qytetarëve.
Fatkeqësisht ky antishqiptarizëm ndodh në këtë vend të helmuar me hilen (ndjesë për fjalen turke) shekullore të artit turko-otoman si dhe të disa dekadave infektim komunist me mosdashuri për shtetin –amë ku thuajse gjithmonë, fiton i keqi dhe e keqja e Kombit Shqiptar...
Në të 47 shtetet e Evropës kemi p.sh. Italinë që nga viti 1999 dhe Francën që nga 15 Prill 2009 që punojnë me renditje kombëtare shkronjash dhe numrash me të njëjtit parim:
"AB 123 CD".
Por
në këto raste kurrsesi nuk është e
njëjta gjë, as në dimensione te numrave dhe shkronjave ashtu edhe në logon e
qytetit përkatës siç e kushtëzon
Përveç logos edhe me të veçantë e bën targën franceze të shkruarit në të djathtë të numri përkates të Provincës (Rrethit siç i kemi thënë ne apo qarkut siç njihet aktualisht).
Për çudi a për "hir europianizmi" kjo renditje AB-1234-CD qe ne 2004 aplikohet edhe ne Ukrain por e theksoj që lehtësisht dallohet nga targat e Italisë, Francës dhe Shqipërisë.
Kurse Shqipëria që prej 16 Shkurt të 2011-ës e deri sot ka vazhduar me këtë model italian jo vetëm të ngjashëm por kopje identike.
Sipas mendimit tim, gjithë ky HUAJSIM është fale fatit te keq qe dikush ka shfrytezuar postin për përfitime personale, pa keqardhje se çfarë “armiqësie” ka krijuar me secilin prej nesh.
Kjo është një ndër qindra ngatërresat e këtyre 25 viteve të pluralizmit shkurtabiq në Shqipëri të udhëhequr nga mafiozë kopjacë, të paaftë e që, për fat të keq ende i votojmë që të pasurohen edhe më shumë.