Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Gëzuar Fitoren, Kroaci!
E enjte, 06.08.2015, 08:17 PM
GËZUAR FITOREN, KROACI!
Nga Frank Shkreli
Për disa ditë këtë javë, me ceremoni që kulminuan të mërkurën me 5 Gusht, Kroacia shënoi 20-vjetorin e operacionit ushtarak "Stuhia" -- që konsiderohet si operacioni më i madh ushtarak në Europë ç'prej Luftës së Dytë Botërore -- një luftë kjo që çliroi vendin nga forcat separatiste serbe që kishin pushtuar qytetin Knin dhe zonën Krajina për rreth. Forcat ushtarake kroate, 20-vjetë më pare, ndërmorën një "blitzkrieg", një sulm të shpejtë dhe të pa pa pritur, kundër forcave serbe të cilat me ndhmën ushtarake të Beogradit kishin marrë nën kontroll këtë zone, në verën e vitit 1990 dhe kishin detyruar me forcë popullsinë kroate të këtyre zonave të largoheshin së andejmi.
Ndërsa
ish-Jugoslavia ishte në shkatërrim e sipër, krahina e Krajinës u bë një zonë
konflikti midis Kroacisë dhe Serbisë, ndërkohë që politikanët serbë vendas të
Krajinës, me ndihmën dhe mbështetjen e Beogradit zyrtar, refuzonin të njihnin
autoritetin e qeverisë qëndrore të presidentit kroat, Franjo Tugjman dhe
shpallën të ashtuquajturën Republikën Serbe të Krajinës. Forcat vendase separatiste serbe me
mbështetjen e forcave të ushtrisë jugosllave të kontrolluar nga
Me këtë operacion ushtarak, që historianët e cilësojnë si më të madhin në Europë ç'prej Luftës së Dytë Botërore, Kroacia mori përsëri nën kontrollin e saj territore të mëdha që kontrollohoshin nga forcat serbe. Fitorja e Kroacisë mbi forcat serbe të drejtuara dhe të kontrolluara nga Beogradi, detyroi më në fund diktatorin serb Slobodan Miloseviç që të ulej në tryezën e bisedimeve me qëllim për t'i dhënë fund konfliktit në ish-Jugosllavi.
Ishte kjo
një fitore dramatike e forcave ushtarake kroate që armët i merrnin nga burime
të ndryshme në Europë dhe të cilat
njëkohsisht stërviteshin nga ish-ushtarakë amerikanë në pension: Armët nga
Europa dhe këshilltarët nga Amerika!
Është kjo një ditë që Kroacia e shënoi me krenari, me vendosmëri, me
guxim dhe në pavarësi, anëtare e plotë e NATO-s dhe e Bashkimit Europian. Si e tillë, 20-vjetori i Operacionit
"Stuhia", është gjithashtu një ditë e shënuar që çliroi Kroacinë dhe
kroatët nga pushtimi dhe dominimi historik serb duke i dhënë kështu fund
agresionit brutal të Serbisë ndaj territorit të Kroacisë. Është një ditë që
njëkohësisht duhet të kujtohet si një datë që shënoi fillimin e mbarimit të
influencës politike dhe ushtarake të
Serbisë në republikat dhe në krahinat e ish-Jugosllavisë, përfshirë edhe
Kosovën. 5 Gushti ishte pra një ditë e
fitoreve dhe e çlirimit të territoreve kroate të pushtuara nga agresioni
fashisto-komunist serb, që në kulmin e tij përfaqësohej nga regjimi terrorist i
Sllobodan Milosheviçit në
Ishte ky
një përvjetor i fitores mbi agresionin serb, i cili këtë javë u përkujtua në
Kroatët dhe shqiptarët, sidomos gjatë shekullit të kaluar, kanë ndarë një histori të përbashkët, shpesh të hidhur, përball dominimit dhe terrorizimit nga shovinizmi serb. Shqiptarët, me mundësitë e veta, i erdhën në ndihmë Kroacisë për tu çliruar nga dominimi dhe agresioni i Serbisë. Suksesi i deritanishëm i Kroacisë tregon se, ndonëse i dalë nga lufta e 1990-ave, çfarë mund të arrihet kur një vend si Kroacia është serioz për bërjen e reformave për të çuar vendin përpara dhe për të avancuar progresin në fushë të ndryshme, përfshirë politikën dhe ekonominë. Si i tillë, ai vend është një model jo vetëm për Kosovën dhe për Shqipërinë, por për mbarë rajonin e Ballkanit.
20-vjetë
më parë, Shqiptarët i erdhën në ndihmë Kroacisë në njërën prej periudhave më të
vështira të sajë, duke e vërtetuar fjalën e vjetër se miku i mirë njihet në ditë
të vështira. Ndërsa në këtë 20-vjetor të
çlirimit të saj nga pushtuesit serbë, i urojmë Kroacisë fitoren, shqiptarët
presin që Zagrebi mos t'i harrojë miqët e vjetër që i erdhën në ndihmë në kohët
më të vështira të historisë së saj, por të përdor rolin e saj udhëheqës si
anëtare e Bashkimit Europian dhe e aleancës së NATO-s, në mbështetje të
aspiratave, sidomos të shqiptarëve të Kosovës,
për t'iu bashkuar aleancës perëndimore dhe Bashkimit Europian – me
qëllim për të çimentuar një lidhje më të ngushtë historike midis dy kombeve, si
dhe për një Europë dhe Ballkan më të paqë dhe më të sigurt për të gjithë. Urime dhe Gëzuar Fitoren!