Editorial
Elona Doda: Pjesëmarrja e të rinjve në politikë dhe vendimarrja
E enjte, 01.10.2015, 09:34 PM
Pjesëmarrja
e të rinjve në politikë dhe vendimarrja.
Nga Elona Doda
Ndërsa flasim për pjesëmarrje të të rinjve në politikë apo cfarëdo lloji forme aktivizmi të tyre është e zakonshme të vihet theksi në apatinë e tyre perkundrejt zhvillimeve të vendit. Por, kur niveli i pjesëmarrjes faktohet nga një punë kërkuese studimore është vendi që jo vetem të ndalemi në një evidentim siperfaqësor të fenomenit por të mendohet në mënyrë konstruktive se ku realisht qendrojnë problemet, në mënyrë që të pakten, të shpresojmë për një ndryshim të situatës. Hapi i parë për këtë është të fillojë ckokush të komunikojë ndershmresht mendimin e vet veta, pa u perpjekur që te ofroje arsye në mënyrë shteruse, gjë që po perpiqem ta bej nepërmjet këtij shkrimi.
Konkretisht, sipas një studimi prezantuar së fundmi Qendra per Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri CRCA, të rinjtë nën moshën 35 vjec janë të perfaqësuar në parlament në nivelin 7.1 % dhe në ekzekutiv me 3 ministra nga 21 ministra gjithsej. Ndërsa niveli i përfaqësimit në nivel vendor pas zgjedhjeve të 2015 është 8%. Këto shifra, packa shumë të ulëta, marrin domethenje të posacme po të kemi parasysh se rreth 45% e popullsisë është nën moshen 35%. Kështu, kemi edhe një tregues tjetër të nivelit të demokracisë në vend.
Me shifrat e prezantuara më lart, zakonisht, synohet nga grupet advokuese të instalohet një mekanizëm ligjor që do të detyronte forcat politike të përfshinin më shumë të rinj në nivele vendimarrëse, sic ishte rasti i vendosjes së kuotës gjinore.
Nuk do dëshiroja të ndalesha në argumentimin e efektivitetit të këtyre kuotave, sadoqe artificiale të duken në pamje, ato janë një instrument efektiv dhe i shpejtë që permirësojnë treguesit e sipërpermendur. Cështja shtrohet në një kontekst tjetër, sa mundësi kanë të rinjtë që perfaqësojnë sipas këtyre kuotave, të jenë perfaqësues te një rinie që rezulton të jetë pasive?
Duke folur në këtë kontekst, thelbësore paraqitet demokratizimi i strukturave të subjekteve politikë, afrimi i sa më shumë të rinjve pranë këtyre subjekteve duke folur jo vetëm në numra por edhe në mëndesi per të shpresuar pastaj, në një ndryshim të mënyrës së perqasjes së të rinjve ndaj politikës ose aktivizmit publik në pergjithësi.
Problemi I raportit të të rinjve me politikën, në fakt nuk është problem vetëm i vendit tonë. Per shembull sipas publikimit të Annual Democracy Forum të rinjtë rezultojnë të kenë mungesë besimi në subjektet politike dhe në efektivitetin e politikës në kuptimin tradicional për të permirësuar realitetet me të cilat ndeshen. Por nga ana tjetër, sipas këtij studimi ata janë të interesuar per kauzat qe i quajnë të rëndesishmë.Nga kjo kemi qe në fakt te rinjtë janë më pak të interesuar për politikën në formën e saj tradicionale dhe ne efektivitetitn e mekanizmave të saj, por kjo nuk perkthehet në mungesë vëmëndjeje ndaj cështjeve publike.
Nese I kthehemi realitetit të vendit tonë vemë re fenomenin e kundërt të rinjtë vazhdimisht kanë treguar vëmëndje ndaj zhvillimeve politike, persh. nese therrasim në kujtese mitingjet e subjekteve politikë shohim se ato janë të mbushur me të rinj, dhe nga ana tjetër ka prezencë me të ulet të formave të tjera të aktivizmit në të cilat kërkohet që të mbrohet një kauzë e caktuar, duke perjashtuar këtu protestat per të kundershtuar demontimin në vendin tonë të armeve kimike. Sigurisht, kjo gjë nuk duket se ka shqetesuar aspak subjektet politikë per sa kohe që kjo gjë I ka shërbyer imazhit të tyre elektoral, duke i mbajtur të rinjtë larg vendimmarrjes dhe perfaqesimit në parlament, pa u prokupuar aspak per demët e thelbesorë që ka shkaktuar kjo formë perqasjeje.
Por nese vendet e tjera kanë instuticione të forta dhe demokraci të konsoliduar, vendi ynë nuk e ka luksin që të privohet nga angazhimi esencial I të rinjve në ceshtjet publike.
Për më shumë, duket e tepert të tregojmë me tutje problemet të cilat dihen nga të githë, dhe të ofrosh argumenta per rëndësinë e të qenit aktiv pasi kjo gjë normalisht është e prezumuar. Por për ironi shpesh gjendesh duke e argumentuar qendrimet idealiste pasi sic duket prezumimi ka kaluar në anën tjetër.
Eshtë e natyrshme të pyesesh vete se farë ka ndodhur? Edhe pse per një pjese të të rinjve të cilëve është referuar studimi nuk kishin lindur, ose nuk e mbajnë mend ose e mbajnë mend fare pak, periudhën e ndryshimit të regjimeve në 90, imazhet televizive janë të perseritura, në atë kohë të rinjtë ose të paktën pjesa më e madhë e të rinjve u përfshinë në levizje masive me idealizëm, me idealizmin e një shqipërie europiane. Zhvillimet e mëvonshme sic perseri e dimë, zhgënjyen.
Cfarë ndodh nese në mënyrë të vazhdueshme qeveritë dështojnë të permbushin qoftë dhe një perqindje të ulet, pritshmerite e larta qe u krijojnë qytetarëve në fushatat elektorale? Në këtë rast prodhohet ajo cka njihet si cinizem social, njerezit nuk besojnë më në instrumentet ligjorë publik per realizimin e interesave te tyre në bashkësi, nga kjo rrjedh qe ata më së shumti u perqasen politikës në terma të perfitimit konkret personal.
Në pergjigjie të kësaj mendesie politika është treguar mjaft fleksibel, duke vazhduar të premtojë shumë, duke u ofruar personave të duhur perfitime konkrete. Elementi me perfaqesues I kesaj pergjigjie te politikës është korrupsioni, pushteti ekonomik është ngushtësisht I lidhur me atë politik me të cilin kontrollojnë gjithcka në emer të pushtetit madje duke ofruar pranë vetës edhe subjekt ndaj të cileve ekzistojnë dyshime të forta per lidhje me krimin.
Nga ky kendveshtrim, problemi I raportit të të rinjve me politikën në fakt është problemi I raportit të të gjithë shoqërisë me politikën. Ajo cka vret ne këtë rast është se nga të rinjtë pritet shumë, pritet qe te ndryshojnë mentalitetin.
Por sa është e mundur, që të rinjte qe jetojnë në një mjedis të vështirë social sic është Shqipëria, me probleme te theksuara ekonomike dhe të punësimit, me invazion diplomash por me edukim të manget te reagojë në menyrë inteligjente ndaj kesaj forme të perfshirjes në politikë? Sigurisht, në këtë rast cështja mbetet në dorën e elementve me të mire, dhe elementet me të mirë janë ata të rinj që punojnë ne punë cfarëdo për të mbajtur veten dhe familjet e tyre duke vazhduar njekohësisht dhe studimet edhe pse I shikojnë të errta shanset e punësimit në profesjon, që në fakt perbejne pjesen më të madhe të të rinjve . Ata te rinj që janë proaktiv per të kerkuar më të miren per veten e tyre dhe mjediset sociale ku punjnë e jetojnë.
Duke e parë cështjen nga ky këndveshtrim, do të guxoja thoja se në fakt këta të rinj janë perfaqesues të pjesës dërrmuese të shoqërisë që e parë në rrafsh historik, zeri I tyre nuk është dëgjuar ndonjehere. Per me teper, nese ka ndonje vlere gjithe investimi e sakrificat e familjeve per shkollimin, është se pari aftësimi per të mbrojtur të drejtat e komuniteteve në të cilat këta të rinj bejnë pjese. Dhe nese ka një gjë parësore qe nuk ka të bejë fare me ndonjë idealizëm abstrakt është kerkimi I zbatimit të një shoqerie me rregulla te barabarta loje dhe me shumë transparence dhe nga ana tjeter nese ka nje gje që është me e keqe se materjalizmi është idealizmi abstrakt cka ne fakt do te thote vetëmashtrim dhe rjedhimisht zhgenjim. Celesi është te materjalizohen idete në kauza konkrete që ndikojnë drejtperdrejtë në permirësimin e realitetit te prekshëm. Në vazhdim të argumentit duhen më shumë organizim dhe koordinim dhe mbi të gjitha të fillohet të komunikohet në mënyrën e duhur ndermjet të rinjve.
Nga ana tjeter është gjithmonë shembulli i perfitimit të shpejtë, pa mund, pa garë dhe në një vend të vogel si I yni ku maredhenjet interpersonale janë elemnti bazë per zgjidhjen e problemeve është shumë e lehte te zgjidhesh rrugen më të lehtë dhe nuk mund të behët asgjë në nivel individual.
Ajo cka mund të bëhet është të forcohen mekanizmat për shmangien e kësaj dhe kjo gjë duhët të kerkohet nga ata të rinj të cilët disadvantazhohen nga ky sistem interpersonal I zgjidhjes së problemeve dmth të rinjtë që iu referova më lart.
Ernest Becker në librin e tij The Denial of Death konkludon se cdo sistem kulturoro/shoqëror është fakt një sistem heronjsh kjo bazuar në narcizimin personal të njeriut dmth. në nevojën e gjithësecilit për tu ndjerë hero.
Cilët është sistemi I heronjve në sistemin tonë kulturor? Nuk do të ekzagjeronim aspak nese do thonim se është ai që ka arritur pasuri, pavarësisht se si I ka arritur ato dhe qe gezon privilegje publike pavarësisht nese I meriton apo jo. Do apo nuk do ne ende nuk kemi arritur të shohim pertej formës.
Sfida e shoqërisë tonë do të jetë edhe sfidë e ndryshimit të sistemit të heronjve, ata duhet të perfaqësojnë pjesën më të madhe të shoqërisë dhe të ndihmojë që kombi ynë të vendoset në marrëdhenje autentike me veten e tij pavarësisht ëndrrës europiane.