E shtune, 26.07.2025, 01:11 AM (GMT+1)

Editorial

Sami Repishti: Zani i ndergjegjes refuzon heshtjen

E shtune, 03.10.2015, 09:29 PM


ZANI I NDERGJEGJES REFUZON HESHTJEN

Nga Prof. Sami Repishti

Ridgefield, CT.USA.- Keto vitet e fundit, ne Republiken e Rusise, ka fillue nji levizje mbarpopullore qe synon inkurajimin per nji diskutim te krimeve komuniste gjate periudhes ma te keqe te historise ruse, vitet e satrapit aziatik, J.V.Stalin. Levizja ka perqafue nji “Projekt” per nderimin e kujtimit te viktimave.

. Ky “Projekt” ka marre emnin “Adresa e fundit,”disponon mjete modeste, e perbahet nga vullnetare, aktiviste, gazetare, profesore, artiste, studente qe kane marre persiper si mision me zgjue opinionin publik rus nga letargjia e harreses, ngritjen e ndergjegjes qytetare, e ringjalljen e kujteses per viktimat e stalinizmit, sidomos ata te pastrimit masiv, kriminel, dhe te padenuem te viteve 1937-38 (te njohun ne histori si “terrori i madh”). Besohet se vetem ne qytetin Shen Petersburg (ish Leningrad) gjate atyne viteve jane ekzekutue rreth 48.000 viktima te pafajshme me gjyq-- shumica pa gjyq. Numri i pergjithshem i viktimave per 16 muejt e “spastrimit te madh” arrin shumen 740.000 qytetare te ish Bashkimit Sovjetik. Me gjithe enormitetin e kesaj masakre,  nuk duhet harrue “denimi me vdekje nga uria” e viteve 1927-28, sidomos ne Ukraine. Numri i viktimave fshatare e familjet e tyne arrine ne 7-8 miljone qytetare te pafajshem., Trashegimi stalinian ka qene jashte çdo proporcioni, nji monstruositet qe denon sistemin dhe sherbyeset e tij, anetare te PK(b) te BS. Fatkeqsisht, ky sistem u perqafue nga komunistet shqiptare…!

Ndermarrja thellesisht njerezore e “Projektit”, “Adresa e fundit” qe fisnikeron popullin rus ashte relativisht e thjeshte. Ne banesen e fundit ku ka jetue viktima, vendoset nji pllake e vogel me emnin, datelindjen, daten e arrestimit, ekzekutimit ose daljes nga gulagu per ata qe mbijetuen  Ne shume raste ky akt kujtimi qe vendoset ne murin ose deren e shtepise se fundit te viktimes ngjall shpresen se popullsia rreth e rrotull baneses do te filloje “dialogun” mbi te kaluemen kriminale, dhe do te mesoj ma shume per kete periudhe perbindeshe qe u mbajt sekret per shumicen e popullsise se thjeshte. Keshtu sensi i mdergjegjes qytetare te popullsive vendese do te ngrihet, sensibilizohet, dhe eventualisht mobilizohet per veprim.

Qellimi i fundit ? Kurr ma diktature, çfardo ngjyre qofte!

Kjo nisme fisnike ka perballue rezistence te madhe. Shumica e popullsise ruse nuk e ndjen veten te qete, qofte nga kujtimet e frikes se madhe te se kaluemes, qofte per arsye se kane “perkrahe” rregjimin e terrorit stalinian, bashke-udhetare me dhune ose  me deshire, dhe ndjehen te turpnuem qe kane mbajte heshtjen gjate diteve kur ishte moralisht imperative me ngrite zanin e protestes. Shoqenia ruse, gjithashtu, ashte  jo tolerante kur bie fjala per “lavdine e ish Bashkimit Sovjetik”. “Na kemi fitue ‘Luften e Madhe Patritotike’ kunder nazismit. Nuk ashte nevoja te pakesojme lavdine e kesaj lufte me tregimin e abuzimeve te atyne viteve…” Nji logjike e ketill perverse shihet edhe tek disa  shqiptare ne interpretimin e LANCL.  Une i quej “hijet e zeza”.

“Qellimi i jone,”  deklaron nji nga organizatoret, Sergei Porkhomenko, “nuk ashte me mbulue te gjithe vendin me pllaka perkujtimore, por me bashkue te gjithe popullsine”. Ai filloi kete levizje mbasi kishte vizitue Gjermanine ku luftohet pa meshire nazismi dhe rregjimi i tij ne çdo vend, çdo dite e ma shume. Simbas tij, kjo nisme nuk pati perkrahjen fillestare sepse filloi ne nji kohe kur Rusia ishte ne vitet e kaosit per arsye ekonomike, pabarazise frikesuese ne mes vorfenise dhe pasurive  marramendese te korrupsionit masiv,dhe nga nji sens depresioni qe mbuloi vendin mbas prishjes. devolucionit te Perandorise sovjetike. Ne pergjithesi, “…edhe sot shoqenia ruse jeton ne nji atmosfere apathie dhe me mentalitetin e atyne qe kane humbe individualitetin e  tyne si pjesetare te ish-perandorise”: shkruente rishtas gazetarja Sabrina Tavernese, ne The New York Times.

Vete Presidenti i  Republikes se Rusise, V. Putin, deklaronte: ”…shkaterrimi i perandorise sovjetike ka qene tragjedia ma e madhe e shekullit 20”. Z. Putin nuk konsideron si fitore historike per te gjithe popujt e ish-B.S. ramjen e diktatures ma te urryeme ne historine e te gjitha koheve dhe ne te gjitha vendet., dhe fillimin e  nji jete te re per nji bote te re, relativisht te lire per afer 300 miljone qenie njerezore. Nji mentalitet  i ketille e ban ate nji shkeles me dhune te vullnetit te popullit rus, dhe te 15  republikave te ish B.S. ,sot te pavaruna.

“Adresa e fundit” shikohet edhe si perpjekje e individit me kundershtue histerine nacionaliste te kolektivit rus me ane te tregimeve te krimeve te se kaluemes jo te larget, simbas deshmive te viktimave qe e kane perjetue. Familjaret e viktimave paguejne afersisht 50 dollare per nji pllake te vogel qe ne pergjithesi ashte mjaft e thjeshte. Vetem viktimat e konfirmueme me dokumentacion kane te drejten e pllakes perkujtimore qe vendoset ne deren/murin e nderteses. Kjo veprimtari kryehet nga vullnetare ish te perndjekun.

Shpesh here, ngjan qe ish te ekzekutuemet kane qene denoncue nga shoket, fqinjte, ose te panjohunit qe per motivet ma te uleta, kane perfitue objektet e paisjet shtepiake te konfiskueme nga “shteti”: nji pallto dimni, nji pale rroba, kemisha, kravata, nji sahat dore, kepuce ose nji karrike… Nji informator me emnin “televizioni” sepse raportonte çdo dite nji fatkeq ne Polici, mori nji apartment, dhe nji racion buke ma shume gjate viteve te luftes. Tjere informatore moren te holla. Viktimat e “televizionit” kane qene 127 intelektuale te arrestuem.

Zbulimi e demaskimi i krimeve staliniste nuk ashte nji subjekt qe kenaqe te gjithe popullsine ruse; perkundrazi, shume persona preferojne me mbajte heshtjen: le te vdese e kaluemja me harrese! Ajo qe kambengulin aktivistet e “Adresa e fundit” ashte denoncimi i heshtjes, zbulimi i te gjithe krimeve sepse ”…jane pjese e asaje qe na jemi, jane  pjese e pandame e historise sone” thote nji aktiviste. Me luftue grupet qe kundershtojne “Projektin” qe kane mbeshtetjen jo te hapet te Qeverise, ashte ne vetevete nji lufte me mbrojte identitetin e rezistences anti-komuniste, per te gjithe viktimet; ashte nji perpjekje me detyrue Qeverine me thye heshtjen qe vret, e me ndermarre shqyrtimin e krimeve staliniane. Te ashtuquejtunat “ditet e mira me Stalinin” jane ndertue faktikisht mbi kufomat e miljona qytetareve, mbi gjakun e derdhun nga ata qe kundershtuen “te Keqen”, pergjigjen ish te persekutuemet qe punojne me evitue vdekjen e tyne te dyte: harresen….

Natyrisht, per shume familjare pllaka e kujtimit sherben edhe si pllake vorri, sepse shumica e viktimave nuk kane pase varrim dinjitoz, dhe gjurmet e kufomes tyne i ka zhduke koha, ose dora e pameshireshme e kriminelit. Me kete rast, bashke me vendosjen e pllakes “Adresa e  fundit” disa familje ruse te persekutueme shtrojne tryeze per miq e te aferm me rikujtue dreken e ngushellimeve ne kohet normale, e ne shoqenite e qytetnueme. “Ne kujtim te atyne qe vdiqen pa faj!” ashte pershendetja e zakonshme. Dhe “ka qene nji burre /grue me talent” per ata qe jane  shque ne jeten e tyne publike.

Shume te tjere vizitojne, shikojne, luten e largohen me lote ne sy. Vdekja nuk lejon kthim! Gjate nji ceremonie te ketille, nji zonje 66 vjeçare, mbante kater karafile ne kujtim te babes te denuem pa faj. “Mbas luftes baba ankohej per mosperfilljen e jetes se miljona te rinjeve rus qe u masakruen gjate luftes. Ai fliste per sakrificat e panevojshme per vdekjet ‘pa kuptim’. Ishin urdhnat e Stalinit me sulmue kur nuk kishte asnji kuptim!” Por ajo qe vret zemren e kesaj plake  jane thanjet e njerezve te thjeshte, pa arsim, pa kulture, te shnjerezuem nga propaganda komuniste e qe perserisin:” Asnji krim nga ata qe fliten, nuk ka ngja!” Ky ashte grushti i fundit…! Keto jane “hijet e zeza”.

********

Heshtja e sotme edhe ne Shqiperi ka korruptue fitoren morale te popullit tone deri ne nji pike sa me ba te pamundun njohjen e natyres represive te nji rregjimi, te pamundun me projektue jeten per te ardhmen. Edhe Muzeumi ruejtes i vuejtjeve universale dhe historise se nji kombi nuk mjafton me ngjalle ndjenjen e dhimbjes per viktimat e terrorit, te nji bote te paimagjinueshme ku kemi jetue. Me kalimin e kohes, dhe me kalimin e nji breznie qe jetoi tragjedine kombetare e njerezore, pergjegjsia per transferimin e eksperiences dhe mesimeve te marruna nga kjo brezni tek ajo qe vjen, do te mbetet barre e arsimtareve te te gjitha niveleve te shkollave tona. Roli kryesor qe luen Muzeumi ne arritjen e nji qellimi te perbashket- kujtesa e se kaluemes dhe formulimi i se ardhmes- mund te kete sukses vetem me perpjekje kunder diskriminacionit te çdo natyre qofte, dhe denimi i tij, si dhe mbrojtja e  te drejtave te njeriut, e demokracia.

Karakteritika dalluese e ngjarjeve te vitit 1989 ne Gjermani ashte fakti se ata qe rrezuen Murin e Berlinit nuk kishin asnji deshire me e rindertue. Komunizmi kishte humbe apelin e tij “mesianik”(sic!) qe genjeu miljona njerez qellim mire. E kur masat e popujve te zgjuem sulmuen “Bastille-t” e terrorit te kuq nuk doli njeri –as edhe nji njeri i vetem!- te kundershtoje, aq ma pak te sakrifikohet ne altarin e nji perendie false dhe kriminale…!

Pyetja e perhereshme qe na ka lane fenomeni “Holokaust”, pyetja mbi cilesite e natyres njerezore dhe subjekti i marredhanjeve ne mes te nji Perendie plot meshire dhe se “Keqes” qe vizitoi boten tone dendsohen kur bie fjala tek “i pa fajshmi”. Cilesia qe predominoi viktimat shqiptare te komunizmit ka qene “pafajsia”. Mungesa e mbrojtjes se tyne nga cilido dhe si do qe te ishte e mundun ashte faktori shqetesues… Nuk ashte ma nji problem shifrash sa do te medha qe te jene ato; ashte natyra e vete aktit vrases qe dominon mendimin tone – dhe dialogun ne mes nesh. Ashte pothuejse e pamundun me fillue nji jete te re qe ka kuptim! Shkrimtari italian, Primo Levi, nuk e duroi torturen e jetes mbas kampit nazist; ndjeu veten ‘fajtor’. Bani vetevrasje, si akti final i rebelimit qe nuk qetesohet.

“Nuk mund te shikojme perpara ne se nuk hjedhim syte mbi te kaluemen, persa kohe qe nuk kemi kuptue si u bame keshtu, per derisa te kuptojme se kemi humbe kuptimin e jetes, te qenies gjalle….” (Rosenbaum)

J.V.Stalini konsideronte disa grupe ethnike qe jetojshin mbrenda perandorise sovjetike “si te pabesueshem gjenetikisht – anmiq te klases, per arsye te kombesise se tyne” (N.Ferguson) prandej duhen eliminue… nji atmosfere qe e kemi perjetute gjate pushtimit serbo-jugosllav te Kosoves (1912-1999) Ne vitin 1947, ne bisede me Milovan Gjilas, nenpresident i Jugosllavise titiste,  Stalini deklaroi: ”Shqiptaret jane si Çuvaket tone, qen besnike…!” jo njerz me dinjitet, prandej edhe i çfarosi.

Shpesh here me shkon mendja tek Stalini i jone liliputian, “nji bretkoce qe deshi te fryhet si kau”. A kishte Enver Hoxha urrejtje per “maloket” e

Geget e Veriut?  Dyshoj shume! Megjithate, qe nga viti 1997 deri ne vitin 2005 me tri qeverite e para socialiste (trashegimtare te PPSH-se)mbas ramjes se komunizmit ne Shqiperi nuk ka pase qofte edhe nji “malok” nga Geget e Veriut te Shqiperise.  As qe bahet fjale per seksionin ma te persekutuem te shoqenise shqiptare, popullsine katolike, qe u mjanue krejtesisht sikur te ishin femijte e njerkes e jo te Nanes Shqiperi. Keshtu nuk ndertohet Shqiperia , atdheu i perbashket i te gjithe qytetareve. Kjo gjendje shume shqetesuese arrihet vetem kur harrohet e kaluemja kriminale, harrohen viktimat e se kaluemes sone kriminale. Kjo,  ashte nji rruge pa krye!

Gjate nji vizite ne Shtetet e Bashkueme te ish kryeministrit Ilir Meta, une e pyeta publikisht:

“Si ashte e mundun qe nuk ka ne Qeveri nji minister nga Veriu?”

Ai qeshi me qesendi, dhe u pergjegj: “ Kemi, kemi, ja ku kemi Arben Imamin…Ka nenen nga Shkodra” (sic!)

Une heshta!

P.S. Autori ashte veprimtar per te drejtat e njeriut.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx