E enjte, 03.10.2024, 06:38 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Marjan Sebaj-Sopi: Letër e Nënës drejtuar fëmiut që e abortoi!

E merkure, 09.09.2015, 08:11 PM


Letër e Nënës drejtuar fëmiut që e abortoi!

Nga Marjan Sebaj-Sopi

Një nënë e cila sot është 24 vjeçare, dhe ka një vajzë 7 vjeçare, në zemrën e saj kishte mbajt dhe mbanë një plagë të madhe e të pashërueshme siç deklaron ajo. Mirëpo, pas 10 viteve vuajtje shpirtërore dhe ndjenjë fajësie kishte vendosur që ajo e cila e mundon të ma thot, dhe gjithë ajo që kishte pas ndodhur vitin 2005 e kishte hudhë edhe në letër. Këto ditë ajo më dorëzoi letrën ku shpreh ndjenjat e saj, keqardhjën, dhimbjen dhe kërkim faljen ndaj fëmiut të saj të palindur. Këtu do iu sjellë letrën në tërësi të përkthyer nga gjermanishta në shqip dhe letrën origjinale në dorëshkrim.

Ju lus që ta lexoni me kujdes këtë letër drejtuar një qënie engjëllore të pafaj. Të gjithë miqëve ju preferoi ta shpërndani sa më shumë këtë letër. Veçmas lus vajëzat e reja, nënat, femrat në përgjithësi, të lexojnë dhe mendojnë mbi këtë fat të cilin e pati edhe ka kjo nënë e re e cila nuk mund të harroj çka bëri, dhe as të qetësohet siç thot vet, askurrë.

Pra, lexojeni e shpërndajeni këtë letër:

03.06.2012

Këtë letër ia dedikoj foshnjës sime të palindur – ENGJULLIT TIM!

R.I.P 21.12.2005

„Nuk më urren kur tanimë Ti nga lart më shiqon, sepse po të kisha mundësi do të merrja (tërheqisha) Ty tek unë këtu në tokë (poshtë).

Pandërpre unë mendoj në Ty, dhe mendoi si qëndroj me vendimin tim që e mora atëherë, a bëra mirë?! Por një të lus; mos mendo, që Ti për mua nuk ishe e rëndësishëme. Atëherë (atë kohë), kisha shumë probleme dhe isha fare e re.

Nga zemra të kërkoi që të ma falësh. Unë qaj me çdo rresht që shkruaj, nuk ka dhëmbje më të madhe se kjo që ndiej.

Atëherë isha vetëm 13 vjeçare dhe nuk dija si t’ia bëjë, të vendos, kurse gjysma e familjes sime më këshillonin e thonin që Ty të të abortoi.

Unë isha krejtësisht e thyer dhe nëna ime kishte frikë për mua.

Unë isha atëherë e papërvojë, a do të mund të ma falësh ti këtë? Shpeshherë e paramendojë se si Ti do të dukesh, dhe shpeshherë e pyes vetvetën, pse Ty të kam dorëzuar?!

Por, të lutëm mos mendo që ishte lehtë për mua, merre gjithë këtë në konsideratë, sepse mendoj se si qënrdoje  Ti në krahërorin tim (zemrën time), dhe me sa gëzim do të shiqoja duke lozur.

Këtë letër ta dedikoj (shkruaj) ty engjëlli im, dhe mund të më falësh! Shpresoj se do të ma falësh edhe vetëm nëse them; më vjenë shumë keq!

Nëse Ti kështu fluturon (largohesh), dije dhe mos mendo që këtu nuk ishte asnjë dhimbje, sepse nga atëherë që unë Ty të lëshova, mua më u hjek (shkëput) një pjesë e zemrës time.

Kjo është letra dedikuar Ty dhe shpresoj që kjo do të të mbajë në ngrohtësi.

Unë do të të mbaja Ty po të kisha mundësi, secili rri zgjuar në krahët e mi.

Të lutëm më kupto dhe më falë, atëherë unë më nuk mund të flija, unë qëndroja zgjuar. E din isha e sëmuarë, si e paralizuar, unë kësaj (lindje) nuk i isha e sigurtë, për atë që vendosa, mendoja se bëja diç mirë. Megjithatë, unë isha vet një fëmijë, prandaj e mendoja se si do të duhesha Ty të të jap gji?! Kështuqë, unë nuk isha e përgatitur që të merrja një përgjegjësi të tillë. Poashtu, unë nuk isha e sigurtë, a do t´i tejkaloja ditët e shiut (e lotit)?

Engjulli im, të lutem mos më gjyko, nuk pata zgjidhje tjetër. Do të dëshiroja që kjo të ishte vetëm një ëndërr e keqe dhe Ty të të shoh edhe një herë.

Nëse je duke qëndruar Ti engjëlli im ulur diku atje lartë në ndonjë mjegullë të shkëlqyer (parajsë), dua të them: Ty nuk kam dashur të të lëndoja! Në fakt sa të barta nën krahërorë (zemër) dëshiroja (ëndërroja) për Ty vetëm më të mirën, kurse tanimë pandërpre mendoj e them se; si do të ndihesha po të kisha ende Ty? Ti je engjulli im, je diku në këtë kozmos, por besoi se do të vij dita kur prap do të shohë Ty. Kurse e vetmja që më mbetët mua është të shpresoj në këtë. Tani po të marr me mall në përqafimin tim dhe po T’i dhuroi 100. 000 puthje dhe të them; Unë jam këtu!

R.I.P

Jam tek Ti e me Ty dhe Ti tek unë.

Të dua Ty, ylli im!“     (S.K)

Letra origjinale në dorëshkrim:

Fq. 1

Fq. 2



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora