Shtesë » Shoqëria
Fiqri Shahinllari: A janë të famshmit supersticioze?
E enjte, 15.08.2013, 07:18 PM
A jane njerzit e famshem supersticioze?
Nga Fiqri Shahinllari
Nga ç’kam përjetuar, dëgjuar dhe lexuar vetë më është krijuar bindja se feja është kulturë. Falja në objektet e kultit po edhe në shtëpi e kudo është edukim. Se ç’të ngjallen ca ndjenja nga të cilat burojnë mendime pozitive që nuk i ke njohur më parë, që të ngrohin zemrën. Supersticionit ESHTE bestytni, d. m.th. besim te zoti. Gjatë jetës njeriut i kolis të përjetojë ngjarje apo të njihet me fakte që nuk i shpjegon dot pse e si ndodhin ato.
Ai
mendohet e futet në supozime, por nuk ka takat të zbërthejë enigmën. Me që ra
fjala, a s’më thoni, të dashur lexues, nëse besimi në diçka të mbinatyrëshme
egziston vetëm në njerzit e thjeshtë të popullit apo edhe në mëndje e njerëz të
tjerë të ndritur? S’di se ku kam lexuar një episod, më ngjan se te
Me qe ra
fjala per Napoleonin le te rrime edhe nje cike tek ky personalitet. Nuk di te
them se ku e kam lexuar, turp te genjej, o tek "Lufta dhe Paqja" e
Tolstoit o tek " Napoleoni" i E. Tarlese se vete Napoleoni kishte
pikasur dicka te cuditeshme ne vetvete. Kur e ndjente se nuk do ta mbante
fjalen atij i leviste njera pulpe e kembes(flitej edhe per cilen pulpe te
djathten o te majten qe une nuk e mbaj mend, sigurisht). Ne nje bisede diplomatike, mbase per ndonje
armepushim, se me nje gjeneral a
adjutant te Kutuzovit se me nje te derguar nga pala angleze, Perandorit
Napoleon nga fundi i bisedes shpresedhenese per bashkebiseduesin dhe vete
Napoleonin, po i leviste muskuli i pulpes se kembes. Atehere Napoleoni i tha
vetes:" Ti nuk do ta mbash fjalen" I kishte ndodhur edhe here te
tjera keshtu.
Ju, miqte
e mij qe lexoni keto rrjeshta, me
ndihmoni dhe mos me lini te genjej nese u kujtohet nje pasazh i tille i shkruar
ne roman( kam bindjen 70 % se eshte tek "Lufta dhe Paqja" e Tolstoit
por nuk ve doren ne zjarr, gjithsesi.
Per ta
mbyllur me keto fakte nga letersia, po
tregoj edhe dicka qe me ka bere pershtypje te thelle. Dostojevski tek
"Vellezerit Karamazov" permes nje personazhi te tij i jep pergjigje
kesaj pyetjeje:
-"A
ka mundesi qe dy njerez te shikojne te njejten enderr?
-
Une dinja
nje rrefenje qe ma kishte treguar Murat Hyska, bashkeshorti i tezes sime ne
Kamenice te Korces. Por nuk kisha shkruar gje per te. Hezitoja. Me dukej e
pamundur. Dostojevski "me dha zemer" dhe une e hodha ne leter
rrefenjen me titull" Kur dy njerez shohin te njejten enderr". Dhe e
botova ne librin "Lis ne shkemb" Megjithese kjo pjese eshte botuar
nje here nje vit e ca perpara edhe tek" Bota e Re" .Nese nuk
bezdiseni po e percjell neser edhe nje here rrefenjen, me qe eshte rasti.