Shtesë » Shoqëria
Ismet Azizi: Rinia e Kosovës
E enjte, 04.07.2013, 07:44 PM
Rinia e Kosovës - Me sytë nga e ardhmja, me këmbë në tradita
Shkruan: Ismet Azizi
Rinia e
Kosovës - Me sytë nga e ardhmja, me këmbë në tradita është një hulumtim i
realizuar në vitin 2012 nga fondacioni Friedrich Ebert dhe nji kompani
profesionale hulumtimesh,
IDRA&Consulting.
Fondacioni
Fridrich Ebert, duke ndjekur shembullin
e studimeve mbi të rinjët të kryer në Gjermani, po bënë studime të njejta mbi të rinjtë edhe në vendet e tjera të Evropës
Jug-Lindore.
Nga
hulumtimi i kryer nga ky fondacion
mësojmë se për dallim nga shoqëritë tjera evropiane, në rininë Kosovare
familja ende ka ndikim të madh në jetën e përditshme të rinisë .
Poashtu
për dallim nga rinia evropiane , rinia jonë e shikojnë të ardhmëren e tyre të
martuar me familje relativisht të madhe., mandje rreth 60% të tyre dëshirojnë
të kenë tre ose më shum fëmijë dhe të martohen
në mes 24 dhe 26 vjeç.
Të rinjtë në Kosovë
Edhe pse
, pavarësisht prej problemeve , të rinjtë Kosovarë janë optimist për të
ardhmëren e tyre, dhe gati 90% e tyre shpresojnë se gjërat do të përmirësohen në 10 vitet e
arsdhme. Por, megjithate gati 30% e tyre
dëshirojnë të zhvendosen nga vendbanimi i tyre, dhe 55% e
të rinjëve nëse i’u ipet mundësia do të emigronin jasht vendit. Arsyet për të emigruar përfshijnë : dëshirën për
jetë më të mirë, aspiratë për t’u shkolluar dhe mundësi më të madhe punësimi.
Arsimimi është vlerë e rëndësishme për të rinjtë
Kosovarë. Pjesa dërmuese mbi 90% e nxënësëve
të shkollës së mesme planifikojnë
të vazhdojnë shkollimin universitar , tregojnë rezultatet e hulumtimit.
Edhe pse të rinjtë kan aspirata të mëdha për arsim, niveli i kënaqësisë me sistemin aktual të arsimit është
relativisht i ulët, dhe rezultatet tregojnë se vetëm 24% janë të knaqur me te,
mandje mbi 60 % nëse do t’iu ipet rasti do të studionin jasht vendit. Ata janë
shum të vetëdijshëm se fenomeni i blerjes së notave dhe provimeve është shum i
përhapur dhe nuk i qon askund. Kjo është
edhe arsyeja që të rinjtë e
intersuar për të fituar njohuri të
duhura , pothuajse gati gjysma e të anketuarëve pohojnë se ndjekin kurse
private.
Punësimi
është brenga më e madhe e të rinjëve. Shkalla e punësimit është e ulët. Vetëm
32% e të rinjëve që nuk janë aktualisht
në shkollë janë deklaruar se janë të punësuar me kohë të plotë apo të
pjesëshme. Hulumtimi ka treguar se të rinjtë
preferojnë administratën publike – 45% e tyre. Faktorët më të
rëndësishëm që ndikojnë në punësimin e tyre 50% e tyre deklarojnë se janë
Njohjet/Lidhjet, qoftë ato përsonale apo politike.
Edhe pse
nji pjesë e konsiderushme e të rinjëve (56%) shfaqin interesim për çështje politike, 51% e tyre nuk besojnë se
vota e tyre ndikon në mënyrën se si drejtohen institucionet nga qeveria lokale
apo qendrore.
Nga
hulumtimet e bëra shihet se të rinjtë janë relativisht të hutuar sa i përket
bindjeve të tyre politike.Pavarësisht se sa dinë për ( 22% nuk dinë) apo çfar dinë për se anaojnë nga e Majta apo
e Djathta 36% e tyre zgjedhin pozicionin neutral. Një e keqe edhe
më e madhe është se një pjesë e mirë e të rinjëve (64%) nuk ndihen të
përfaqësuar në politikë. Dhe në përgjithësi krejt kjo ka ndiku që besimi tek institucionet të jetë i ulët. Për
të rinjtë Kosovarë institucionet më të
besuara janë Policia, Drejtuesit fetarë
dhe deri diku Mediat. Ndërsa më së paku besim
Rinia
Kosovare edhe pse shprehet se ndjehet e
shqetësuar për Papunësinë dhe Rritjen e Varfërisë, mandej shprehin shqetësim
për mundësinë e “Ndarjes së territorit të
Kosovës” , “Ndotjes së Mjedisit”
, megjithate, pavarësisht problemeve të përceptuara janë në përgjithsi optimist
për të ardhmëren ekonomike të vendit. Por , kjo ndryshon për të rinjtë
serbë të Kosovës, të cilët shfaqin
parashikime të zymta, thuhet në këtë hulumtim. Rinia Kosovare, përkumdër
problemeve që po kalon Bashkimi Evropian, e mbështet fuqishëm bashkimin me të.
Pjesa dërmuese , 88% mendojnë që Kosova duhet të integrohet në BE, dhe rreth
50% të tyre shpresojnë se kjo do të
ndodhë brenda pesë viteve të ardhshme. Për shumicën e të rinjëve integrimi në
BE kuptohet si “ lëvizje e lirë dhe liberalizim i vizave”.
Televizioni,
muzika dhe vizita e rrjeteve sociale janë ato të cilat të rinjëve Kosovarë ua
merr një pjesë të mirë të kohës. Veqanarisht të rinjtë Kosovar dallohen me qasje të gjerë në internet dhe janë përdorues të mëdhenj të rrjeteve sociale
po aq sa pran TV-së.
Të rinjtë
Kosvarë “ Pamjen e Jashtme”, “Ushqimin e Shëndetshëm” e konsiderojnë si më në
modë, duke treguar një qëndrim modern të tyre, konstaton ky hulumtim.
Të rinjtë
Kosovarë janë të vetëdijshëm të
faktit që gjendja e vendit është akoma e pasigurtë. Për të rinjtë , të gjejnë
një punë të sigurtë dhe të kenë një jetë
të siguruar në Kosovë është shum larg të
qenit një mundësi e garantuar. Shum të rinjë joshen nga ideja që ta lënë
përkohësisht vendin për një edukim më të mirë dhe një karrierë profesionale në
një nga vendet më të zhvilluara Evropiane apo SHBA. Por gjithsesi është e
dukshme që ata janë të lidhur me vendin e tyre dhe që i përceptojnë rrënjët
e tyre familjare si thelbësore Ata
gjithashtu ndihen shum borxhlinj ndaj prindërve të tyre gjë që i bënë të
karakterizohen nga të rinjtë tjerë të Evropës. Hulumtimi vjenë në përfundim se nga përgjegjjet e tyre , krijohet përshtypja se sa të paduruar mund
të bëhen, nëse zhvillimet ekonomike dhe
politike në Kosovë nuk ecin në mënyrën e shpresuar. Dhashtë zoti që këtë hulumtim
ta marrin në duart e tyre përgjegjsit e politikës së sotme dhe ta analizojnë me vemendje, ndërsa neve na mbetet
të i faleminderohemi këtij fondacioni për punën e bërë.
Po e
përfundoj këtë shkrim me përshkrimin e
një debati të para disa ditëve të
organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir
Musliu” me temën “Stop Eksodit” i cili u përkrah nga nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung me
seli në Prishtinë ku me këtë rast u
tha se dukuria e ikjes së të rinjëve kohëve të fundit sidomos nga Anamorava, është tepër shqetësuese dhe
kërkon hapa praktikë nga institucionet Kosovare për të parandaluar këtë dukuri
negative.
Me këtë rast drejtori i fondacionit “Friedrich Erbert”, dr. Ëulf Lapius, tha se liberalizimi i vizave nuk e përmirëson ekonominë. Shumë vende nuk i kanë punët mirë, por nuk kishin ikje të njerëzve. “Ju keni autoudhë e nuk keni sigurim shëndetësor, autoudhat tuaja janë më të shtrenjtat në Evropë. Në Kosovë mund të bëhen politika të drejta ekonomike e sociale. Kosovës i duhen fusha ku mund njerëzit të specializohen e shembuj të mirë për këtë janë vendet baltike”, ka thënë Lapius.