Shtesë » Shoqëria
Ismet Azizi: Vullkani krijon ishull të ri
E premte, 22.11.2013, 07:06 PM
Shpërthimi vullkanik krijon ishull të ri në Japoni
Nga Ismet Azizi
Pas shpërthimit të vullkanit në ishullin e pabanuar Nishinoshima më 29 nëntor, u krijua Ishulli me diametër prej 200 metrash, rreth një mijë kilometra në jug të Tokios , në trevën e njohur, shumë aktive sizmike , të "Unazës së zjarrtë të Pacifikut "
AP Photo/Kyodo News
Shenjat e para të erupcionit vullkanik janë vërejtur qysh të marten më 19 nentor, kur janë vërejtur retë e dendura të tymit të zi, të përcjellura me shpërthimin e kraterit. Një ditë më vonë , në afërsi të Nishinoshima është vërejtë edhe një tjetër ishull , ishull i panjohur deri më tani , sipas "The Guardian " , duke u bazuar në burimet e Associated Press
AP Photo/Kyodo News
Vullkanollogu Kiros Ito , i cili e njeh shum mirë këtë zonë aktive sizmike , tha për FNN se është shumë e mundur që ishulli me kalimin e kohës do të zhduket përfundimisht për shkak të erozionit dhe qrregullimeve tektonike ."Por mund të mbetët aty aty edhe përgjithmonë , " tha ai, transmeton Gardian.
Krijimi i
këtij ishulli të ri zyrtarët në Japoni e
AP Photo/Kyodo News
"Nëse ky bëhet ishull i vërtetë, ne do të jemi të lumtur të emërtojmë territorin tonë të ri, " tha ai.
Shpërthim i fundit vullkanik në këtë zonë u regjistrua në mes të viteve shtatëdhjeta, dhe shumica e shpërthimeve deri më tani janë zhvilluar nën sipërfaqen e ujit .
Një situatë e ngjashme ndodhi në Pakistanin në muajin shtator , kur pas lëkundjes së tokës –tërmetit u krijua gjithashtu një ishull.