E shtune, 27.04.2024, 07:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Mustafë Rugova: Veç k'saj here s'folëm për dashni!

E diele, 02.08.2015, 09:41 AM


Mustafë Rugova

 

Veç k'saj here s'folem per dashni!

 

Sot Hajles time i rash kryq e terthore

Nuk lash hije as mriz bjeshkes pa u ndale

Veç nje "droje" kisha si gjithmone

Se mos n'pritë m'del naj zanë e bardhë

 

Tuj fole vet me veti e tuj mendue

zana e malit fap m'del perpara

Si bubullime e tuj murmurue

Hajde djal hajde e t'prifte e mbara

 

I thashe zan's, pak si i çuditur

pse moj e bekueme m'del  perpara

jam ora jote m'thote, more lum  djali

Kurre gajle mos ki,e  te paste ty zana

 

Tuj kqyrë me zanen e tuj ba kuvend

me ra ndermend per Bardhin e moçem

per njat Bardh Hysen trim e plot mend

Qe thone n'krejt Rugove se ka pase shoqin

 

Vec edhe ma azgan ish kane v'llau i tij

Ku dite per dite shkonte ne Shekullar

Atje prehej fyt me fyt me malazez e me shki

e naten  lufte me kulshedra pa ia nda

 

Zana e lume me ngjonte e s'mi ndante syte

Dhe paprimtas m'thote: mos iu trembni mejdanit

Ruanu fort se prej s'largu po vjen nje dreq i zi

Prejani ne rranx hovin e lajkat ketij shejtani!

 

Mos ngjoni perrala e qyfyre qe si hanë as qente

Ruajeni rracen Tuaj te bukur dhe te shenjte!

Interesant..., e shume me erdhi çudi

Sot, veç k'saj here s'folem per dashni!

./.

-Per ZemraShqiptare, nga Hollanda, 2 Gusht 2015-



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora