| E diele, 02.08.2015, 09:41 AM |
Mustafë Rugova
Veç k'saj here s'folem per dashni!
Sot Hajles time i rash kryq e terthore
Nuk lash hije as mriz bjeshkes pa u ndale
Veç nje "droje" kisha si gjithmone
Se mos n'pritë m'del naj zanë e bardhë
Tuj fole vet me veti e tuj mendue
zana e malit fap m'del perpara
Si bubullime e tuj murmurue
Hajde djal hajde e t'prifte e mbara
I thashe zan's, pak si i çuditur
pse moj e bekueme m'del perpara
jam ora jote m'thote, more lum djali
Kurre gajle mos ki,e te paste ty zana
Tuj kqyrë me zanen e tuj ba kuvend
me ra ndermend per Bardhin e moçem
per njat Bardh Hysen trim e plot mend
Qe thone n'krejt Rugove se ka pase shoqin
Vec edhe ma azgan ish kane v'llau i tij
Ku dite per dite shkonte ne Shekullar
Atje prehej fyt me fyt me malazez e me shki
e naten lufte me kulshedra pa ia nda
Zana e lume me ngjonte e s'mi ndante syte
Dhe paprimtas m'thote: mos iu trembni mejdanit
Ruanu
Prejani ne rranx hovin e lajkat ketij shejtani!
Mos ngjoni perrala e qyfyre qe si hanë as qente
Ruajeni rracen Tuaj te bukur dhe te shenjte!
Interesant..., e shume me erdhi çudi
Sot, veç k'saj here s'folem per dashni!
./.
-Per ZemraShqiptare, nga Hollanda, 2 Gusht 2015-