E enjte, 24.07.2025, 09:48 PM (GMT+1)

Mendime

Viktor Mërkuri: Greqia votoi Jo!

E merkure, 08.07.2015, 07:42 PM


Greqia votoi Jo – Çfarë vjen më pas?

Nga Viktor Mërkuri

Populli grek votoi jo. Pas një jave të gjatë spekullimesh, kërcënimesh, demonstratash pro dhe kundër marrëveshjes, rezultatet treguan se 61 % e populllit grek votuan kundër kushteve dhe masave shtrënguese që kreditorët e greqis kërkuan në këmbim për fond shtesë. Kjo është një fitore për partinë në pushtet Syriza, e cila e bëri fushatën e saj në favor të përgjigjes jo, por ky është një rezultat I cili ndoshta do të vijë me një çmim të lartë për Greqinë. Ndërsa kryeministri Aleksis Tsipras deklaroi se ai do të kthehet në tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje me kreditorët, shumica e qeverive në eurozonë kanë thënë se nuk do të ofrojë kushte më të mira për Athinën. Më e rëndësishme është se rezultati i referendumit do të krijojë edhe më shumë pasiguri për të ardhmen e sektorit bankar të vendit. Kreu i opozitës dhe ish-kryeministër Antonis Samaras , sëbashku me Ministrin e Financave Gianis Varufakis dhanë dorëheqjen ditën e hënë në mëngjes.

Lëvizja e pare e Athinës do të jetë ti kërkojë menjëherë Bankës Qendrore Evropiane ndihmë në likuiditet shtesë për bankat greke. Bankat greke kanë qenë të varura ndaj likuiditetit emergjent ofruara nga Banka Qendrore Evropiane që nga fillimi i vitit. Likuiditeti emergjent varet nga vlerësimi i BQE-së kundrejt sistemit bankar grek pasi ndihma do të ofrohet vetëm bër bankat e “tretura” greke. Tsipras njoftoi futjen e kontrolleve të kapitalit në 28 qershor, duke premtuar se këto masa nuk do të kenë jetgjatësi të shkurtër. Por pasiguria aktuale politike dhe financiare e bën të pamundur që Athina të heqë kontrollet e kapitalit së shpejti.

Tek bankat greke po mbarojnë paratë ditë pas dite, dhe ato nuk mund të mbijetojnë pa ndihmën e jashtme nga BQE-ja. Nëse BQE-ja nuk pranon ti japë bankave greke paratë që ata kanë nevojë, Greqia do të ketë dy opsione. Mundësia e parë përfshin marjen e një pjese të depozitave për të mbështetur bankat, i njohur si “bail-in”, e cila ka një precedent të drejtpërdrejtë në krizën qipriote të vitit 2013. Mundësia e dytë është edhe më drastike: Kthimi në monedhën e tyre para euros , Dhrahmin, për të rikapitalizuar bankat me printimin e parave.

Tashmë qeveria greke ka më shumë se kurë nevojë pët të rifilluar negociatat me Parisin,Berlinin dhe Brukselin. Athina është duke kërkuar lehtësim të borxhit, por ky është një koncesion i vështirë për tu pranuar nga kreditorët. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka sugjeruar në mënyrë të përsëritur një tjetër ulje të borxhit grek, por shumica e vendeve të eurozonës e kundërshtojnë këtë ide. Falja e borxhit është e papëlqyeshme në vendet veriore evropiane si Gjermania dhe Finlanda, ndërsa disa qeveri në Europën Jugore, sidomos Spanja dhe Portugalia, refuzuan dhënien e koncesioneve ndaj qeverisë së majtë greke vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve. Portugalia do të mbajë zgjedhjet në tetor, Spanjë në nëntor apo dhjetor, dhe qeveritë konservatore në Lisbonë dhe Madrid janë të shqetësuar se duke bërë lëshime tek qeveria e Greqisë, kjo gjë do të forconte opozitën e krahut të majtë në vendet e tyre. Referendumi grek po vendos në provë tregjet financiare evropiane. Për tre vitet e fundit, vendet e Evropës Jugore ishin në gjendje të mernin hua me kosto të ulët për shkak të premtimit të ndërhyrjes së Bankës Qëndrore europiane. Duke filluar nga data 5 korrik, ky premtim do të testohet. Ironikisht, kriza greke mund të çojë në një dobësim të euros, e cila do ta bënte eksportet e eurozonës më konkurruese.

Gajtë pesë viteve të krizës ekonomike, votuesit grekë kanë kundërshtuar vazhdimësinë e masave shtrënguese. Me zhvillimin e referendumit, Greqia është duke lëvizur përtej negociatave dhe në një përplasjedirekte me huadhënësit e saj.

Nga ana tjetër , po afrohet data 20 korrik, kur Greqia duhet të paguajë shumën prej  3.5 miliard € tek Banka Qëndrore Europiane. Për shumë persona në BE, ky me të vërtetë është afati i fundit. Mospagimi i borxhit në këtë rastë do të ketë pasoja shumë më katastrofike sesa mospagimi i borxhit javës së kaluar kundrejt FMN-së. Nëse Greqia dëashton tek pagimi i borxhit tek BQE-ja, institucioni Frankfurt , përgjegjës për greqin, me shumë gjasa do të ndalojë të gjitha mbështetjet e likuiditetit ndaj bankave Greke. Si pasojë bankat do të shemben, Greqia do të detyrohet të dalë nga eurozona dhe marrëdhëniet me pjesën tjetër të Europës mund të bëhet edhe më keq.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx