Mendime
Demaku: Qyteteti i Torontos dhe rrëfimi i shkodranes
E premte, 03.07.2015, 07:55 PM
QYTETI I BUKUR I TORONTOS DHE
RRËFIMI I SHKODRANES
Udhëpërshkrim nga Dibran Demaku
Aeroplani i linjes ajrore Varshavë-Toronto do të ateronte në aeroportin e madh në pasditen e 31 majit.Pista e aeroporiti si dhe vetë qyteti i Torontos ishin të lagur nga shiu që kishte rënë tërë atë paradite.Të afërmit tanë, tek të cilët do të qëndronim për disa ditë kishin dalur të na prisnin në aeroport.E nesërmja do të agonte me një qiell të kaltër dhe pa asnjë re dhe nën diellin e një qershorit Metropoli kanadez do të shkëlqente me tërë madhështinë e tij! I ndërtuar në brigjet Liqenit Ontario dhe rreth tij, Toronto ngjante me një qytet përrallor.Si kryeqytet i Provincës Ontario me afro tre milionë banorë Toronto është qyteti dhe metropoli më i madh i shtetit të Kanadës.Vetë Provinca e Ontarios, është ndër Provincat më të populluara të Kanadës, me mbi tetë milionë banorë, nga 34 milionë banorët sa ka shteti kanadez me katërmëdhjetë provincat e veta.Mbase ky mbi popullim i Torontos dhe i Ontarios vjen edhe për shkakun se klimës së butë, falë edhe liqenit Ontario, në krahasim me provincat e tjera të Kanadasë që kanë një klimë më të egër dhe që gjatë pjesës më të madhe të vitit janë të mbuluara me borë.
Nga ndërtimet më të reja që shihen në të katër anët e Torontos secili vizitor vjen në përfundimin se Toronto është një kantier i pandalur ndërtimi.Ngado të kalosh, nëpër autostradat e gjëra dhe të reja që kalojnë pothuajse nëpër të gjitha pjesët e qytetit, do të shohësh shumëkate që me majat e tyre prekun qiellin.Krejt e veçantë është qendra e Torontos, aty ku rrokaqiejt bëjnë gara se cili do të jetë më i lartë se tjetri! Nëse Parisi e kullën e tij Ajfel të njohur në krejt botën, nëse Londra e ka Rrotën e biqikletës gjithmonë në lëvizje dhe nga ku mund ta shohësh mbi gjysmen e saj;nëse Nju Jorku e ka Statujën e vetë të Lirisë; nëse Stambolli e ka Urën e njohur të Gallatës, Toronto e ka CN-Towerit të njohur, që para se në Dubaj të ngritej Kulla mbi tetqindmetërshe dhe e cila për momentin është maja më e lartë në rruzullin toksor, ishte ajo vetë më e larta.Nëse thuhet se vizitori që ka vizituar Parisin dhe nuk është ngjitur në majën e kullës së Ajfelit, nuk ka parë dhe shijuar Parisin e vërtetë;nëse thuhet se vizitori që ka vizituar Nju Jorkun dhe nuk e ka vizituar Statujën e lirisë, nuk ka parë asgjë;nëse thuhet se vizitori që ka vizituar Londrën nuk është ngjitur në Rrotën gjigante të biqikletës gjithnjë në lëvizje, nuk e ka parë dhe shijuar Londrën, po ashu mund të thuhet për vizitorin që ka vizituar Toronton dhe nuk është ngjitur në majen e CN-Towerit!...
Ngjitja në majën e CN-Towerit është një ndjenë dhe një ngjarje e paharruar në jetën e njeriut.Nga atje shihet qyteti i Torontos pothuajse si në shuplakë të dorës! Ngjarje dhe ndjenë e paharruar do të mbetët në jetën e secilit kur është ngjitur në kullën e lartë dhe do të shkojë e të ecën mbi platformën me xhama, nga ku shihet fundi i kullës dhe vetë toka.Secili njeri që ka shkelur për herë të parë mbi ata xhama, sado trim që do t`i ketë thënë vetës, në brendësinë e tij do të ketë ndjerë një lloj frike se athua a do ta mbajnë peshën e tij ata xhama, që tregojnë një thellësi afro pesqindmetërshe.Një ndjenjë të tillë e ka provuar edhe autori i këtij shkrimi!...
Pas
zbritjes nga maja e lartë, së bashku me mikpritësit tanë, Faikun, Besën e
Besëartën ecim e ecim në këmbë, për ta shijuar dhe prekur sam ë shumë që të
jetë e mundur! Është pasdite e vonë dhe dielli ka anuar andej nga perëndimi dhe
nën rrezet e tij qyteti i Torontos ka marrë një pamje magjepësëse që ngjanë me
ngjyrën e artë.Një pamje magjike që ngjanë me ngjyrë të artë ka marrë edhe
Liqeni i
Sipas
mikpritësve tanë, në qytetin e Torontos, me rrethinë jetojnë mbi 40 shqiptarë, të
ardhur nga viset etnike shqiptare në faza dhe etapa të ndryshme.Nga beseda me
ta mësojmë se askush nga shqiptarët e sotëm nuk e di se cili ishte shqiptari i
parë që kishte shkelur në Toronto apo në tokën kanadeze, dhe i cili sot do të
shënohej si sdhqiptari i parë që ka zbuluar Kanadanë, ashtu si Ameriko Vespuqi
e kishte zbuluar Amerikën në vitin 1492! Por, kjo mbase nuk ka rëndësi.E
rëndësishme është se shqiptarët e „zbritur“ në Kanada dhe në Toronto, në cilën
do fazë të „zbritjes“ së tyre, falë punës së tyre kanë ndërtuar një jetë të
standardit kanadez.Kur ulesh e bisedon me ta, gati nga të gjithë do të dëgjosh
se ata me punën e tyre kanë blerë apo kanë ndërtuar shtëpitë në të cilat
jetojnë.Sipas tyre biznesi më i njohur me të cilën mirren shqiptarët e sotëm me
banim në Toronto dhe në Kanada është shitblerja e shtëpive, sepse sipoas tyre
nëse e ke blerë një shtëpi vitin e kaluar, nëse e shet atë këtë vit, në konton
tënde do të jetë një fitim prej afri 100 000 dollarësh! Dhe nëse kjo është e
vërtetë, për të cilën nuk kemi pse të dyshojmë, shqiptarët me banim në
Shqiptarët e Torontos, dhe të Kanadasë, ashtu si shqiptarët e tjerë në vende të ndryshme të botës, e kalojnë jetën e tyre të shpërndarë e të përqarë?! Derisa komunitetet tjera, si ai grek, portugez, italian etj, në qytetin e Torontos kishin themeluar lagje të tëra ku jetonin së bashku, kjo nuk mund të thuhet edhe për shqiptarët.Shqiptarët, secili sipas interesit dhe llogarisë së tij kishin blerëapo ndërtuar shtëpi në lagje të ndryshme të Torontos, larg njëri-tjetrit!Ky fenomen të bënë të brengosesh, se ata shqiptarët të ngulur nëpër lagje të ndryshme të Torontos, pa asnjë bashkëvendas afër, do të asimilohen shumë shpejt! Kur kësaj t`i shtohet edhe e dhëna tjetër mjaft brengosëse, se në shumë familje shqiptarësh komunikimi në mes të prindërve dhe fëmijëve zhvillohej në gjuhën e vendit, dukelënë anash gjuhën shqipe, domosdo se brenga e asimilimit të tyre bëhej edhe më e madhe! Përse shqiptarët kanë zgjedhur një rrugë të tillë, të jetojnë të ndarë dhe të shpërndarë gjithandej Torontos, e jo si komunitetet tjera që kanë krijuar lagje të tëra etnike, nuk di ta thotë askush, dhe që është edhe më brengosëse për një fenomen të tillë nuk flet asnjë shqiptar i vetëm! Lind pyetja se athua ne shqiptarët kemi arritur në një fazë të tillë të zhvillimit, ku nuk mund ta durojmë njëri-tjetrin dhe jetën e ndërtojmë larg njëri-tjetrit?!...Vite më parë autori i këtij shkrimi e pat takuar në një plazh të Dubrovnikut një shqiptar të Kosovës me banim në Norveqhi.Pas përshëndetjes së zakonshme në mes shqiptarësh, autori e kishte pyetrur shqiptarin e ardhur nga Norvegjia se a kishte shumë shqiptarë me banim në Norvegji.Shqiptari i ardhur nga Norvegjia, njëherë e kishte matur mirë me shikim bashkëbiseduesin, dhe pastaj ishte përgjigjur:-„Në Norvegji ka shqiptarë sa të dush! Vetëm dua të tat hem një fjalë:As nuk bën me t aas nuk bënë pa ta!“…Se çfarë e kishin hidhëruar shqiptarët bashkëvendasin me banim në Norvegji, autori i këtij shkrimi nuk e kishte mësuar asnjëherë, por përgjigja e tij për raportin ne mes të shqiptarëve linte shumë për të dëshiruar!...
Gjatë
qëndrimit mbi tre javor në
Siç e
cekëm edhe më lartë çdo shqiptar me bani në
-„Si ja
kaloni këtej“!-da të pyeste pastaj autori i këtyre rreshtave…Ndërkaq Shkodranja,
ish mësuese e letërsisë në Shkodër e tash kamariere në një restorant të
Torontos do të përgjigjej:-„Çfarë të të them?!...