E enjte, 01.05.2025, 07:02 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: LDK-ja, dje shtetformuese, sot uzurpuese!

E diele, 05.07.2015, 04:31 PM


LDK-ja, dje shtetformuese, sot uzurpuese!

Shkruan Florim Zeqa

Janë disa terma që i shkojnë për shtati aktualitetit në LDK-në e sotme, si bie fjala; e kapur, e zaptuar, e zënë pëng apo e uzurpuar nga grupet e interesit. Fjala "zaptues", mbase do të ishte e mirë, dhe s'do të kishte lidhmëri me "kapje" të natyrave të tjera, që i japin kësaj foljeje edhe kuptime erotike, siç janë; "e kapën ethet e dashnisë", "e ka kap" (ka bërë seks me të), e kuptime të tjera, kur dikush e "shtie" dikë në dorë.

Megjithatë fjala "uzurpator", është më e përshtatshmja, më gjithëpërfshirëse dhe më ideale për LDK-në, nën kthetrat e mbeturinave të diktaturës komuniste.

Se vërtetë delegatët e kuvendit të VIII-të zgjedhor të LDK-së kanë qenë të shantazhuar dhe të joshur për poste dhe privilegje të tjera e dëshmon situata aktuale një muaj pas kuvendit,...ku në shumicën e degëve të LDK-së janë duke u shfaqur haptas pakënaqësitë lidhur me ndarjen e posteve qeveritare.

Sado megalomane që është Qeveria aktuale Mustafa-Thaçi 3, megjithatë po delë të jetë e vogël në përmbushjen e premtimeve të elektorale të liderit të LDK-së, ndaj të gjithë delegatëve që ngriten dorën për votimin e tij në kuvendin e VIII-të zgjedhor të kësaj partie !

Mospërmbushja e premtimeve apo më mirë me thënë mosndarja e posteve në mënyrë lineare, sipas meritokracisë ka shkaktuar pakënaqësi të shumta, të cilat nëpër disa degë janë shendrruar në situata shpërthyese.

Të privilegjuarit e liderit të LDK-së, servilët dhe puthadorët "ngarkohen" me nga 3-4 poste njikohësisht, përderisa më meritorët injorohen dhe anashkalohen në mënyrë të pa skrupullt.

Në vend që të shpërblehen ata që i sollën më së shumti vota këtij subjekti në zgjedhjet e fundit, intelektualët dhe veprimtarët më të devotshëm të saj,...me poste qeveritare "sajgisen" kryetarët e degëve, humbës të zgjedhjeve lokale, injorantët e të pashkollët.

Njërin nga delegatët e shantazhuar (i joshur për një vend pune në qeveri), që e kishte ngritur dorën në kuvend pro liderit Mustafa (tani i mbetur me duar bosh dhe në një gjendje të vështirë ekonomike), kur e pyeta se si e ndjenë vetën pas mashtrimit ?

Ja çfarë ishte përgjigja; "Nuke e kam ngritur krejt dorën,...vetëm gjysmën", duke u munduar t'i lë "gajretin" vetës për dështimin e gjahut !

Në vendin ku jetoj unë, ngritja e dorës në këndin 45 shkallë, është e barabart me ngritjen e gishtit të mesëm të dorës dhe ka një simbolikë fyese dhe  kundërshtuese njikohësisht.

Jam i bindur se nuk ishte ky rasti i vetëm i këtij delegati që ndjehet i zhgënjyer dhe tradhëtuar nga lideri aktual,...zëra këta, që në të ardhmën e afërt do të jenë më të shpeshtë dhe më të fuqishëm kundër diktatorit që ua vodhi dhe shpërdoroj besimin e delegatëve dhe elektoratit të LDK-së.

Siq duket "receptin" qeverisës, kryeministri aktual e ka kopjuar nga kryeministri tjetër në bashkqeverisje (kryediplomati) Thaçi, i cili kryetarët humbës të zgjedhjeve i emëronte ministra,...për dallim nga ky i fundit, lideri diktatorial i LDK-së, (si humbës serik i tri palë zgjedhjeve), i ka emëruar  zavendës ministra dhe këshillëtar humbësit e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit të 2015-s !

Ngjajshëm sikurse në qeverisjen e kaluar, sot zv.ministrat dhe këshilltarët e Mustafës vazhdojnë të mbajnë nga dy-tre poste njikohësisht; kryetar partie, zv, ministër dhe këshilltar në Asamble Komunale (një pagë në qeveri dhe një tjetër në pushtetin lokal) !

Nuk e di, mbase këta janë peshqi të "vegjël" për Gjykatën Kushtetuese, por e njëjta e ka për obligim të veproj njëjtë ndaj të gjitha rasteve njësoj, ndaj atyre  që shkaktojnë "konflikt" interesi apo që uzurpojnë nga dy-tri poste njikohësisht,...ashtu siq kishte vepruar ndaj presidentit Fatmir Sejdiu, të cilin e detyroj të jepë dorëheqje nga kjo detyrë edhe pse mbante të "ngrirë" postin e kryetarit të partisë !

Kështu siq është duke vepruar LDK-ja nën drejtimin e Mustafës me (keq) qeverisjen e vendit, është duke e humbur imazhin që kishte dikur si parti shtetformuese nën udhëheqjen e presidentit Rugova,...pra është duke u shëndrruar në uzurpatore të shtetit, rrënuese e vlerave dhe rendit demokratik në vend !

Po ndodhë pikërisht kështu, pasi kjo kast klanesh në LDK që moti e kanë ngulfatë demokracinë e mbrendshme, ua kanë zënë frymën reformave dhe ndryshimeve substanciale në këtë subjekt politik,...për të ardhur të pushteti në dëmë të shtetit,...dhe ja arritën qëllimit duke u bashkuar me të keqën më të madhe të vendit, duke thyer shpresat e qytetarëve për jetë në shtetin e tyre.

Një fjalë e urtë italiane thotë; "Çdo vend e ka qeverinë që e meriton"("Ogni paese ha il governo che si merità"). Kur jemi në këtë segment, tek gjendja e krijuar në Kosovë, na del përpara thënja e të madhit dhe të pa vdekshmit, profesorit Fehmi Agani; "Koha sjellë çka investojmë ne dhe sa arrijmë ne në kohë".

Ky mendim i logjikshëm na obligon të investojmë sa më shumë që është e mundur në realizimin e interesave të popullit dhe shtetit të Kosovës, si dhe në shfrytëzimin e kohës,si dhurata më e çmuar që na ofrohet çdo ditë nga i madhi Zot.

Prandaj si kurrë më parë, tani është koha që të largohemi nga e keqja që na ka mbërthyer. Të investojmë në angazhimin e shtresave të reja intelektuale, të pastra dhe të pakorruptuara që të dalin në krye të qeverisjes së shtetit, sepse vetëm në këtë mënyrë qytetarit të Kosovës do t'i kthehet dinjiteti i dikurshëm, vendit i garantohet e ardhmja e ndritshme dhe prosperuese.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx